FITNETE REXHA NGA SHTRAT I SPITALIT
"I kėndova Baba Fajės, Xhani tė kujtohet pėr mua"
Odeta Halili
TIRANE
Para 20 e kusur vitesh, kur ajo kėndonte "Moj dashnore t'gjykoftė Perėndia", spektatorėt i thoshin nėn hove duartrokitjesh, "Pėr Zotin, me qenė sėmurė ti tė shėron". Karafilėt fluturonin nė skenė. Sot Fitnete Rexha shtrihet nė njė nga krevatėt e Kardiologjisė, nė njė gotė uji mbi komodinė karafili i kuq nuk shpėrndan mė "frymėnxjerrje" erėmira, po vyshket. Ajo hedh sytė mbi shtratin pėrbri, ku fqinja shkodrane, njė grua fisnike me sy tė ēelėt, i thotė "Ah bre Fitnet me t'u shkri kocat kur nigjojshim "Lulishten e Tranafilave". Gruaja e kėngėve merr frymė thellė, nė sy ka ende shkėlqimin e zbehtė tė ditėve tė lėngatės. Megjithatė thotė se ndihet mė mirė, "ia hodha dhe kėtė herė mė duket". Nuk i ndjen mė rrahjet e ērregullta tė zemrės, qė mend i dilte nga kraharori para ca ditėsh kur e sollėn me urgjencė e e ngjitėn nė krahė nė reanimacionin e tė sėmurėve prej zemrės. "Eh, mosha bėn tė vetėn", kėngėtarja mbėshtetet pėrgjysmė mbi jastėk, si pėr tė kundėrshtuar atė qė sapo tha, ėshtė ende e fortė pėr t'ia marrė prapė vėndēe "Martaneshin s'un e shtroj", ah ta dėgjonte dhe njė herė ministri Xhani, kur ajo t'i kėndojė tė atit, Baba Fajės sė Martaneshit, ashtu siē ka bėrė dikur "Madje njė e afėrme s'ka dy ditė qė ia ka kujtuar kėtė ministrit tė shėndetėsisė, mbase ai do tė bėjė diēka pėr Fitnetin", thotė nusja, Matilda. "Artistėt duhen trajtuar ndryshe", thotė ajo do tė kishte shumė dėshirė qė e vjehrra tė kurohej jashtė, megjithėqė para nja katėr muajsh Fitneti nuk pati shumė pretendime, ua "dorėzoi" veshkėn kirurgėve tė Urologjisė. Ajo pėr vete nuk kėrkon ndonjė gjė tė madhe "veē ato qė mė bėjnė hyzmet tė jenė infermiere tė reja e tė bukura, kėshtu janė tė gjitha", thotė me tė qeshur. Kur 6 muaj mė parė iu desh tė kalonte ca ditėnet nė kirurgji, operoi veshkėn, qe mė ndryshe. Magnetofoni dėgjohej korridoreve dhe Fitnete Rexha iu shpėrndante fansave, pacientė, mjekė e infermiere kasetat popullorēe. Dje nuk e kishte mė te koka magnetofonin. Matilda qė i ka ndenjur pranė gjithė kėto ditė nxitoi tė thoshte "nuk e kemi sjellė, ajo emocionohet shumė po t'i dėgjojė kėngėt dhe kjo mund t'ia ērregullojė ritmin e zemrės. Edhe doktorėt kėshtu na kanė kėshilluar", Matilda kujdeset t'i fshijė djersėt e t'ia fshehė nėn batanije drobitjen, ndėrkohė dėgjohen trokitje. Nė prag duket njė vajzė e re, thotė se quhet Stela dhe se ėshtė studente e Mjekėsisė. Ka ardhur me porosi tė prindėrve tė pėrqafojė kėngėtaren e t'i urojė tė shkuara. Nė dorė ka njė buqetė karafilash krejt tė freskėt
--------------------
-------------------------
Oj sharki e lehte si era , a ka ardhur ne shqiperi pranvera?
Krijoni Kontakt