ABIGAIL!
Ketu fillon debati (nderkohe qe une bisedoja me ty).
.................................................. .......
Abigail: Sipas teje kush eshte realiteti? Cila eshte ajo qe di ti ne lidhje me kete teme? Nuk me lekundet besimi aspak, sepse besimi im ka themele te thella, dhe nuk u lekund nga kaq e kaq gjera qe kalova ne jeten time, e jo me nga keto vogelsira....
................................................
Rapsodi: Realiteti per te cilen shoh ne Bibel qe me ben te enderoj sikur te isha nje femije i moshes 4-7 vjec.
Dhe te thuash per Biblen (qe sipas jush eshte liber qe te nderton frymerisht) "E thashe edhe me lart nuk me intereson shume kjo teme, sepse nuk me nderton frymerisht", me duket apsolutisht largim nga realiteti dhe kjo per t'ju shmangur nje lekundjeje ne besimin tend ndaj Bibles.
.................................................. ............
ABIGAIL: Une besoj shpjegimin e dyte, qe BIJTE E PERENDISE ishin njerezit besimtare, qe u martuan me vajzat e njerezve qe ishin te pa fe.
.................................................. ............
Rapsodi: Atehere kjo eshte pergjigja jote per kete teme, por eshte mese e PA PLOTE.
Bibla ne Zanafilla 6:2 flet per keto vajza vetem ne aspektin fizik te tyre ku thote: " djemtė e Perėndisė panė qė vajzat e njerėzve ishin tė bukura, dhe morėn pėr gra tė gjitha ato qė i zgjodhėn vetė", - pra nuk behet fjale ceshtja e besimit. Por edhe nese do ta marresh per ta komentuar nga ana shpirterore del krejt e kundert me pergjigjen tende sepse BUKURIA ne shpirt don te tregoje per BESIMIN dhe gjithashtu perderisa Djemte e Perendise "i zgjodhen vete" kjo do te thote se ata zgjodhen me besimtaret per veten e tyre. Gjithsesi, me i pranueshmi eshte tregimi ne konceptin fizik te "bukurise", pra nuk ka asnje argument ne Bibel qe te na tregoje " VAJZA te pafe". Nese do te argumentosh per VAJZAT e njerezve (e te pafeve) duke u mbeshtetur ne Vargun 7 te Zanafilles: "7 Kėshtu Zoti tha: "Unė do tė shfaros nga faqja e dheut njeriun qė kam krijuar, duke filluar nga njeriu deri te kafshėt, te rrėshqanorėt, te zogjtė e qiellit, sepse pendohem qė i kam krijuar". duhet te mos harrosh se edhe ata BIJ te Perendise ishin njerez. Bibla kur permend "do te shfaros nga faqja e dheut njeriun qe kam krijuar" do te thote te gjithe. Nese Noeu shpetoi nga kjo "shfarosje" Bibla thote:
8- Por Noeu gjeti hir nė sytė e Zotit.
dhe me poshte:
18 Por unė do tė caktoj besėlidhjen time me ty dhe ti do tė futesh nė arkėn: ti, fėmijėt e tu, gruaja jote dhe gratė e bijve tė tu.
Pra vetem femijet e Noeut shpetuan dhe besoj se Bijte e Perendise edhe pse ishin njerez besimtare nuk shpetuan dhe keta BIJ nuk ishin te Noeut.
I gjith ky pershkrim vetem me vetem per te te argumentuar se s'behet fjale per Vajza te pa fe dhe as per Vajze te te pafeve (njerezve nese do te ishte) por per vajzat e njerezve qe ishin te bukura.
Me nje fjale pergjigja jote bie.
Deshiron te shohesh me syte e tu se cdo te thote t'i largohesh realitetit nga frika se mos lekundet besimi yt ne Bibel?
Ja lexo se c'shkruan:
"Nese ti ke ndonje shpjegim tjeter thuaje, por mua nuk me intereson se eshte si ajo puna e dhelpres, e lagu bishtin apo se lagu?"
Ty nuk te intereson jo per shkak te historise se bishtit te dhelpres por nuk te intereson sepse kjo vjen nga nje musliman edhe pse pergjigja jote ishte mjaft e dobet per tu argumentuar. Pra ti nuk do te shohesh se c'ngjet ne Bibel dhe ky eshte largim nga realiteti.
ps/nese ke ndonje argument biblik se Vajzat e njerezve ishin vajzat e te pafeve urdhero e silli.
tjeter, te moderoni tema si ajo tjetra e imja "PAGEZIMI" do te thote se kini frike per BIBLEN gjithsesi keto i keni ne dore ju (ti me Iliria e para si moderator)
pershendetje!
Krijoni Kontakt