Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 25
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Fjalimi i Presidentit tė Kosovės Dr.Ibrahim Rugova para Kuvendit tė Kosovės

    nga trepcanet


    Fjalimi vjetor i Presidentit tė Kosovės Dr.Ibrahim Rugova para Kuvendit tė Kosovės mė 22 janar 2004




    ---------------------------------------------------

    Prishtinė, 22 janar 2004 - Po e japim fjalimin e plotė tė Presidentit tė Kosovės Dr.Ibrahim Rugova, tė cilin e mbajti sot, mė 22 janar 2004, para Kuvendit tė Kosovės.

    - Ndihem shumė i nderuar qė kam mundėsi tė bėjė kėtė Fjalim Vjetor para Kuvendit tė Kosovės, kėtij institucioni tė lartė tė vendit tonė.

    Nė fillim dėshiroj t'Ju njoftoj se kam vendosur qė Fjalimi Vjetor i Presidentit tė Kosovės tė mbahet ēdo vit nė formė tradicionale tė enjten e parafundit tė janarit.


    Fjalimi i Presidentit do tė bėhet nė formė solemne nė frymė tė vlerėsimit tė gjendjes dhe tė vizionit pėr kombin nė fillim tė vitit.


    Zonja dhe Zotėrinj,

    Nė kėto katėr vjet e gjysmė nė liri Kosova ka pasur njė progres tė madh nė tė gjitha fushat e jetės. Mund tė themi se kėto ishin vite tė forcimit tė lirisė, tė sigurisė, tė ekonomisė dhe tė demokracisė. Ndėrsa sot, pas afėr dy vjetėsh tė ndėrtimit tė institucioneve shtetėrore tė Kosovės, do thėnė se kėto institucione kanė funksionuar me sukses.

    Kjo ishte njė periudhė e konsolidimit tė institucioneve nacionale tė Kosovės. Me kėtė rast do tė veēoja punėn e Kuvendit tė Kosovės, i cili ka miratuar me dhjetėra ligje sistemore bazike dhe ligje tė tjera si dhe rezoluta e deklarata tė ndryshme nė interes tė qytetarėve tė vendit tonė. Mendoj se gjatė kėsaj kohe Kuvendi i Kosovės ka kultivuar frymėn dhe funksionimin demokratik tė institucionit.

    Po ashtu edhe Qeveria me tė gjitha ministritė ka funksionuar mirė dhe ka arritur tė jetė njė ekzekutiv i qėndrueshėm. Presidenti i Kosovės ėshtė kujdesur pėr funksionimin e institucioneve dhe i ka ndihmuar ato me ide e propozime dhe ka luajtur rolin reprezentativ tė popullit dhe tė gjithė qytetarėve nė vend dhe jashtė. Prioritet kryesor ka qenė ruajtja dhe forcimi i stabilitetit politik dhe shtetėror tė vendit. Mund tė themi se kemi fituar njė pėrvojė tė mirė nė funksionimin e pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe reprezentativ si dhe tė vendosjes sė shtetit ligjor.

    Do pėrmendim kėtu edhe funksionimin e mirė tė pushtetit lokal tė vendit, qė gjithnjė e mė shumė po forcohet, e qė ka gėzuar pėrkrahjen tonė.


    Deputetė tė nderuar,

    Nė planin ekonomik Kosova ka pasur progres. Ėshtė forcuar sektori privat nė tė gjitha fushat, qė sot pėrbėn gjysmėn e ekonomisė. Gjatė kėsaj kohe kosovarėt kanė treguar shpirtin e tyre ndėrmarrės dhe dinamik. Element me rėndėsi ėshtė edhe buxheti i Kosovės, qė mblidhet nga tė ardhurat vetanake, ēfarė tregon se Kosova ėshtė nė gjendje tė funksionojė si shtet. Euro ka ndikuar nė stabilitetin monetar dhe ekonomik. Qė dy vjet kemi pasur suficit qė do ta pėrdorim nė mėnyrė racionale.

    Herave tė tjera duhet tė kujdesemi qė buxheti tė realizohet me kohė, sepse paraja e shpenzuar nė kohėn e duhur, ka vlerėn mė tė madhe. Segment me rėndėsi nė fushėn financiare ėshtė konsolidimi i bankave nė sektorin privat, tė cilat duhet tė lidhen me bankat ndėrkombėtare dhe tė ndihmojnė ekonominė e Kosovės dhe qytetarėt pėrmes kredive tė ndryshme pėr prodhim. Do tė bėjmė mė shumė nė stimulimin e eksportit tė prodhimeve kosovare nė tregjet ndėrkombėtare dhe t'i zvogėlojmė barrierat e ndryshme, qė e pengojnė kėtė veprimtari.

    Nė masė tė madhe ėshtė pėrmirėsuar infrastruktura e pėrgjithshme dhe infrastruktura rrugore nacionale e lokale, ku do tė realizohen projekte tė rėndėsishme, si pjesa kosovare e Autostradės Prishtinė - Durrės qė ka edhe karakter ndėrkombėtar. Edhe trafiku ajror i Kosovės ka pasur sukses nga kompanitė e ndryshme, e sidomos me themelimin e kompanisė ajrore kosovare dhe me modernizimin e aeroportit tė Prishtinės dhe sė shpejti tė aeroportit tė Gjakovės. Nė fushėn e telekomunikacionit ka pasur progres nė telefoninė mobile e fikse dhe tash po hyjmė nė fazėn e konkurrencės. Do tė forcohet sistemi i internetit.


    Zonja dhe Zotėrinj,

    Gjatė kėsaj kohe ėshtė forcuar siguria publike. Policia e Kosovės sot ka njė kontigjent tė qėndrueshėm, qė duhet tė specializohet pėr detyra tė ndryshme. Trupat mbrojtėse tė Kosovės kanė arritur fazėn e organizimit dhe do tė kenė pėrkrahjen tonė nė konsolidimin dhe profesionalizimin e tyre, qė tė jenė forcė e aftėsuar pėr detyrat e veta dhe forcė mbrojtėse nė tė ardhmen.

    Nė fushėn e arsimit po realizohet procesi i reformave, qė tė kemi njė arsim kompatibil me zhvillimet ekonomike dhe demokratike tė vendit. Do tė angazhohemi pėr njė kompjuterizim tė shkollave, qė ēdo fėmijė tė ketė qasje dhe tė mėsojė gjuhėn angleze qė po bėhet gjuhė e dytė nė Kosovė.

    Shėndetėsia gjendet nė etapėn e reformimit dhe do tė ndihmojmė qė kjo fushė e rėndėsishme tė stimulohet dhe do tė bėjmė pėrpjekje pėr vendosjen e mjekėsisė sė lartė. Edhe farmaceutika kosovare ka arritur qė tė anėtarėsohet nė kėtė fushė ndėrkombėtare.

    Ēėshtjet sociale kanė qenė preokupim pėr kujdesin ndaj grupeve tė caktuara sociale pėr punėsimin e tyre dhe ndihma. Ne duhet tė shikojmė mundėsitė e konsolidimit tė Fondit tė pensioneve e tė invalidėve tė punės e tė luftės.

    Sektori i bujqėsisė ka pasur pėrparime dhe do tė angazhohemi pėr stimulimin dhe subvencionimin e projekteve nė kėtė degė, siē veprohet nė BE dhe nė SHBA si dhe nė vende tė tjera. Kosova ka njė tokė fertile, qė ėshtė nė gjendje tė ushqejė popullin e vet.

    Nė fushėn e mbrojtjes sė ambientit ka pasur njė kujdes tė shtuar dhe duhet tė bėjmė pėrpjekje pėr hartimin e planeve hapėsinore nga komunat pėr tė gjitha qytetet dhe vendbanimet nė harmoni me planin global hapsinor tė vendit tonė, qė ėshtė nė pėrgatitje e sipėr.

    Gjatė kėtyre viteve ėshtė punuar nė fushėn e sportit, po duhet tė angazhohemi mė shumė nė ndėrtimin e infrastrukturės sportive dhe tė kultivohet fryma e garės dhe e miqėsisė midis tė rinjve. Do theksuar se disa federata sportive janė anėtarėsuar nė federatat ndėrkombėtare, si sukses i punės sė tyre.

    Nė fushėn e kulturės kemi pasur pėrparime tė qėndrueshme dhe do tė bėjmė mė shumė pėr financimin e kėtij segmenti me vlerė tė vendit tonė dhe afirmimit tė kėtyre vlerave kosovare nė botė.

    Kujdes tė veēantė kemi pasur dhe mė shumė do tė kemi pėr diasporėn kosovare nė SHBA dhe nė Europė, qė t'i ndihmojmė nė fushėn e komunikimit me atdheun dhe t'u ofrojmė mundėsi pėr investime nė Kosovė, qė tashmė disa i kanė filluar me sukses.

    Nė mėnyrė tė veēantė do tė theksoja se gjatė kėsaj periudhe ėshtė forcuar mendimi pėr njohjen formale tė pavarėsisė sė Kosovės.


    Tė nderuar deputetė,

    Viti nė tė cilin kemi hyrė do tė jetė vit i progresit mė tė madh tė Kosovės nė tė gjitha fushat, sepse kemi krijuar njė bazė tė mirė tė zhvillimit. Institucionet e Kosovės do tė koncentrohen mė shumė nė zhvillimin ekonomik, nė procesin e privatizimit, nė sigurimin e investimeve dhe nė pėrkrahjen e sektorit privat dhe nė krijimin e vendeve tė reja tė punės pėr tė rinjtė e vendit tonė, qė duhet tė krijojnė familje tė reja.

    Nė do t'i kushtojmė mė shumė vėmendje zgjidhjes sė problemit energjetik qė ėshtė element kyē pėr zhvillimin ekonomik tė Kosovės. Duhet tė shikojmė mundėsinė e koncesioneve, qė besojmė sė shpejti ky Kuvend do tė miratojė Ligjin pėr Koncesione qė do tė hapė perspektiva tė reja. Ne duhet tė mendojmė edhe pėr forma tė tjera tė energjisė alternative.

    Nė planin e brendshėm do tė vazhdojmė tė punojmė nė integrimin e grupeve etnike apo minoriteteve nė shoqėrinė dhe shtetin e Kosovės dhe nė garantimin dhe mbrojtjen e tyre. Njėherėsh e dėshirojmė njė vullnet mė tė madh tė minoriteteve pėr integrim nė shoqėrinė dhe shtetin e Kosovės.


    Zonja dhe Zotėrinj,

    Njė kujdes tė veēantė do tė kemi pėr mundėsitė e pėrfaqėsimit tė Kosovės, pėrmes hapjes sė zyrave nė botėn e jashtme apo formave tė tjera. Nė vitin 2002 kemi bėrė njė hap nė kėtė plan me emėrimin e mikut tė madh tė Kosovės Senatorit Dole Ambasador nderi tė Kosovės nė SHBA. Kjo ėshtė njė ēėshtje vitale pėr Kosovėn nė kėtė fazė tė zhvillimit. Ne do tė kėrkojmė njė liberalizim tė vizave, sidomos pėr njerėzit e biznesit tė Kosovės me vendet e BE dhe me SHBA.

    Njė veprim tė pėrbashkėt do tė bėjmė me UNMIK-un rreth bartjes sė kompetencave, me qėllim tė shtimit tė efikasitetit tė institucioneve tė Kosovės. Ky ėshtė njė proces qė duhet ta zhvillojmė sė bashku.


    Zonja dhe Zotėrinj,

    Njė element tjetėr me rėndėsi do tė jetė puna nė vlerėsimin e standardeve tė paraqitura, tė atyre qė i kemi pėrmbushur dhe tė atyre qė do t'i pėrmbushim nė bashkėpunim me UNMIK-un, OSBE-nė dhe me KFOR-in. Ne mendojmė se kėto standarde janė nė tė mirė tė zhvillimit dhe tė prosperitetit tė vendit tonė, e jo punė e nisur prej fillimit, sepse tė gjithė e kemi pranuar se Kosova ka pasur progres, tė cilin duhet fuqizuar.


    Deputetė tė nderuar,

    Njėherėsh ne do tė punojmė dhe insistojmė nė njohjen formale tė pavarėsisė sė Kosovės, e cila gjė do tė shpejtonte dhe stabilizonte proceset e brendshme ekonomike e demokratike dhe do tė qetėsonte kėtė pjesė tė Europės e tė botės dhe popullin e Kosovės.

    Njė Kosovė e pavarur, demokratike e paqėsore e integruar nė BE, nė NATO dhe nė miqėsi permanente me SHBA qė ėshtė vullnet politik i popullit dhe i qytetarėve. Vėmendje tė veēantė do t'i kushtojmė kultivimit tė marrėdhėnieve tė mira me fqinjtė e vendit tonė dhe t'i pėrparojmė ato, ēfarė ėshtė politikė nacionale e Kosovės.


    Tė nderuar deputetė,

    Nė vjeshtė na presin zgjedhjet e dyta nacionale tė Kosovės sė lirė. Ne jemi tė bindur se do tė kemi zgjedhje tė mira e tė qeta, sepse tash kemi njė eksperiencė tė mirė nė kėtė plan. Tė gjithė duhet tė kontribuojmė nė kėtė drejtim. Kosova e ka dhėnė tashmė kėtė provim. Do thėnė se Kosova po hyn nė fazėn e njė vendi normal dhe ėshtė e gatshme t'i pranojė obligimet ndėrkombėtare.


    Zonja dhe Zotėrinj,

    Do tė shikojmė tė gjitha mundėsitė e angazhimit tonė nė ndriēimin e fatit tė tė zhdukurve.
    Njėherėsh sot i kujtojmė me pietet tė lartė tė gjithė ata qė ranė pėr lirinė, pavarėsinė dhe demokracinė e vendit tonė.


    Zonja dhe Zotėrinj,

    Me kėtė rast e pėrshėndesim Zotin Harri Holkeri dhe UNMIK-un, Ambasador Fieschin dhe OSBE-nė si dhe Gjeneralin Kammerhoff dhe NATO-KFOR-in, qė po bėjnė njė punė eksellente nė mbrojtjen dhe sigurinė e Kosovės. Po ashtu pėrshėndesim Korin Diplomatik nė Kryeqytetin e Kosovės nė Prishtinė. Njėherėsh i pėrshėndesim institucionet ndėrkombėtare e financiare nė Prishtinė dhe donatorėt qė po e ndihmojnė Kosovėn.


    Zonja dhe Zotėrinj,

    Nga kjo Seancė Solemne e Kuvendit tė Kosovės i pėrshėndesim Presidentin Bush, Kryeministrin Blair, Presidentin Chirac, Kancelarin Schröder dhe Kryeministrin Berlusconi qė vazhdimisht e pėrkrahin Kosovėn.

    Pėrshėndetje tė veēantė i bėjmė Atit tė Shenjtė Papa Gjon Pali II, qė gjithmonė lutet pėr Kosovėn.


    I nderuari Kryetar Daci,

    Nė fund tė kėtij Fjalimi dėshiroj t'Ju njoftoj se sė shpejti do tė fillojmė ndėrtimin e Pallatit Presidencial Shtėpisė sė Bardhė tė Kosovės dhe do t'Ju ftoj sė bashku me deputetėt e nderuar nė kėtė ceremoni solemne e tė rėndėsishme pėr vendin tonė.

    Shpresoj se sė shpejti do tė takohemi nė pėrurimin e Sallės Solemne tė Kuvendit tė Kosovės, qė po i pėrfundon punimet kėto ditė dhe Ju deputet tė nderuar do tė keni mė shumė kushte pėr punė edhe mė tė suksesshme.

    Zoti Ju bekoftė.
    Zoti e bekoftė Kuvendin e Kosovės.
    Zoti e bekoftė Kosovėn.
    Ju falemnderit.

    Dr. Ibrahim Rugova
    President i Kosovės

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anėtarėsuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    PDK DHE AAK TĖ PAKĖNAQURA ME FJALIMIN E KRYETARIT RUGOVA NĖ KUVEND

    KUVENDI


    Grupi parlamentar i Partisė Demokratike, pėrmes njė kumtese pėr media, ka publikuar qėndrimin lidhur me fjalėn e kryetarit Ibrahim Rugova, nė Kuvend. PDK-ja vlerėson se fjala e paraqitur sot do tė duhej te ishte raport tė cilin ai sipas Kornizės Kushtetuese do tė duhej t’ia paraqiste Kuvendit mbi gjendjen e pėrgjithshme nė Kosovė, sė paku njė herė nė vit.

    Sipas kėsaj partie, ky obligim kushtetuese as sot nuk u pėrmbush. “Funksioni kushtetues i tij nuk ėshtė duke u respektuar pėrderisa ai vazhdon tė jetė edhe kryetar i njė partie, fakt ky qė ėshtė i papajtueshėm me funksionin e tij si pėrfaqėsues i unitetit tė popullit” thotė grupi parlamentar i PDK-sė, i cili gjithashtu konsideron se kryetari i ka tejkaluar dhe keqpėrdorur kompetencat kushtetuese me rastin e promovimit dhe pėrdorimit nė manifestimet publike tė simboleve private dhe partiake nė vend tė simboleve kombėtare nė kohėn e mosekzistimit tė njė ligji tė Kuvendit tė Kosovės pėr simbolet e vendit. Imponimi dhe favorizimet e simboleve vetėm partiake, thotė PDK-ja, po krijojnė dilema dhe pėrēarje tek qytetarėt dhe nuk janė nė funksion tė ndėrtimit tė institucioneve shtetėrore tė Kosovės.
    Ndėrkohė, Aleanca pėr Ardhmėrinė e Kosovės, pėrmes shefit tė grupit parlamentar Bujar Dugolli poashtu ėshtė shprehur e pakėnaqur me fjalimin dhe punėn e kryetarit.

    “Pėrveē shkeljeve kushtetuese ai nuk ka paraqitur as raportin vjetor para Kuvendit siē prashihet me Kornizė. Ai ka pranuar poste tė dyfishta qė ėshtė nė kundėrshtim me Kornizė”.

    “Mitrovica, drejtėsia, lufta ndaj krimit tė organizuar, ēėshtja e tė zhdukurve etj” , janė ēėshtje ku ai ka dėshtuar tha Dugolli.

    Dugolli, nė njė konferencė pėr shtyp, pėrmendi edhe siē tha, mosangazhimin e kryetarit pėr ēėshtje ekonomike si privatizimi, investimet, gjendja nė PTK etj, por edhe nė bashkėpunimin me jashtė dhe platformėn pėr pavarėsinė.
    “Kryetari nuk ka platformė pėr jetėsimin e deklarimit tė popullit pėr pavarėsinė e Kosovės dhe nuk ka pasur gadishmėri pėr pėrkrahjen e iniciativave tė Kuvendit rreth pavarėsisė. Kryetari ka qenė i obliguar tė bashkėpunojė dhe t’iu prijė takimeve me nenshkruesit e bashkėqeverisjes, takimeve tė cilave ai iu ka ikur; tri takime tė thirrura nga kryeministri pėr hartimin e strategjisė bashkėqeverisėse kryetari nuk iu ka pėrgjigjur “.
    Prandaj, Aleanca tha Dugolli, vlerėson se nė kėto dhe ēėshtje tjera kryetari ka dėshtuar nė punėn e vet. Partia Demokratike dhe Aleanca kanė kritikuar edhe kryeparlamentarin Nexhat Daci i cili, sipas tyre, nuk ka lejuar hapjen e debatit nė parlament. (RADIO kOSOVA
    Do t“i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nėpėr Botė
    Postime
    528
    Shiheni mjerimin e deputetėve tė PDK-sė sė Thaēit dhe AAK-sė sė Ramushit si dhe aleancėn e kėtyre me '' kthimin '' sėrb kundėr dr.Rugovės :-

    Lamjė

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nėpėr Botė
    Postime
    528
    Kjo fotografi mė ariti para disa ditėsh nė postė elektronike ,nga njė militant i LPK-sė .
    Pra kėtu tregojnė fare kjartė se ēka janė e ēka mendojnė ata, si ata e shohin vetėn dhe se si e paramendojnė dr. Rugovėn dhe Akad. Dacin .




  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Arb
    Anėtarėsuar
    06-12-2002
    Vendndodhja
    Little Albania, NY
    Postime
    1,723

    Presidenti Rugova i drejtohet Kuvendit tė Kosovės

    Presidenti Rugova: Nė katėr vjet e gjysmė nė liri Kosova ka pasur njė progres tė madh nė tė gjitha fushat e jetės



    Prishitnė, 22 janar - Presidenti i Kosovės Dr. Ibrahim Rugova nė seancėn e sotme tė Kuvendit tė Kosovės mbajti fjalimin vjetor.

    Nė fillim tė fjalimit tė tij, Presidenti Rugova vlerėsoi se nė kėto katėr vjet e gjysmė nė liri Kosova ka pasur njė progres tė madh nė tė gjitha fushat e jetės, duke shtuar se kėto ishin vite tė forcimit tė lirisė, tė sigurisė, tė ekonomisė dhe tė demokracisė.

    Ndėrkaq, duke folur pėr periudhėn dyvjeēare tė ndėrtimit tė institucioneve shtetėrore tė Kosovės, ai tha se se kėto institucione kanė funksionuar me sukses. "Kjo ishte njė periudhė e konsolidimit tė institucioneve nacionale tė Kosovės", tha Presidenti Rugova, duke veēuar punėn e Kuvendit tė Kosovės qė ka miratuar me dhjetėra ligje sistemore dhe ligje tė tjera si dhe rezoluta e deklarata tė ndryshme nė interes tė qytetarėve tė vendit tonė.

    Njėherit theksoi se gjatė kėsaj kohe Kuvendi i Kosovės ka kultivuar frymėn dhe funksionimin demokratik tė institucionit. Gjithashtu ai tha se edhe Qeveria me tė gjitha ministritė ka funksionuar mirė dhe ka arritur tė jetė njė ekzekutiv i qėndrueshėm.

    "Presidenti i Kosovės ėshtė kujdesur pėr funksionimin e institucioneve dhe i ka ndihmuar ato me ide e propozime dhe ka luajtur rolin reprezentativ tė popullit dhe tė gjithė qytetarėve nė vend dhe jashtė. Prioritet kryesor ka qenė ruajtja dhe forcimi i stabilitetit politik dhe shtetėror tė vendit. Mund tė themi se kemi fituar njė pėrvojė tė mirė nė funksionimin e pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe reprezentativ si dhe tė vendosjes sė shtetit ligjor", theksoi Presidenti Rugova.

    Nė vazhdim tė fjalimit tė tij, Presidenti i Kosovės foli pėr aspektin ekonomik, nė tė cilin, siē tha, Kosova ka pasur progres, duke veēuar sektorin privat nė tė gjitha fushat, i cili pėrbėn gjysmėn e ekonomisė. "Gjatė kėsaj kohe kosovarėt kanė treguar shpirtin e tyre ndėrmarrės dhe dinamik. Element me rėndėsi ėshtė edhe buxheti i Kosovės, qė mblidhet nga tė ardhurat vetjake, ēfarė tregon se Kosova ėshtė nė gjendje tė funksionojė si shtet", nėnvizoi Dr.Rugova.

    Si segment me rėndėsi nė fushėn financiare Presidenti theksoi konsolidimin e bankave nė sektorin privat, pėr tė cilat tha se duhet tė lidhen me bankat ndėrkombėtare dhe tė ndihmojnė ekonominė e Kosovės dhe qytetarėt pėrmes kredive tė ndryshme pėr prodhim. "Do tė bėjmė mė shumė nė stimulimin e eksportit tė prodhimeve kosovare nė tregjet ndėrkombėtare dhe t'i zvogėlojmė barrierat e ndryshme, qė e pengojnė kėtė veprimtari", tha Presidenti.

    Pasi vlerėsoi pėrmirėsimin e infrastrukturės sė pėrgjithshme rrugore, ai veēoi si prioritet realizimin e projekteve tė rėndėsishme, si pjesėn kosovare tė Autostradės Prishtinė B Durrės qė ka edhe karakter ndėrkombėtar, ndėrkaq nė trafikun ajror veēoi themelimin e kompanisė ajrore kosovare dhe me modernizimin e aeroportit tė Prishtinės.

    Nė vazhdim tė fjalimit tė tij, Presidenti Rugova tha se ėshtė forcuar siguria publike. "Policia e Kosovės sot ka njė kontigjent tė qėndrueshėm, qė duhet tė specializohet pėr detyra tė ndryshme. Trupat Mbrojtėse tė Kosovės kanė arritur fazėn e organizimit dhe do tė kenė pėrkrahjen tonė nė konsolidimin dhe profesionalizimin e tyre, qė tė jenė forcė e aftėsuar pėr detyrat e veta dhe forcė mbrojtėse nė tė ardhmen", nėnvizoi Presidenti i Kosovės.

    Presidenti pastaj foli veē e veē pėr fushat e ndryshme tė jetės nė Kosovė, pėr arsimin, shėndetėsinė, ēėshtjet sociale, tė bujqėsisė, tė mbrojtjes sė ambientit, tė sportit e tė kulturės, pėr tė theksuar: "Nė mėnyrė tė veēantė do tė theksoja se gjatė kėsaj periudhe ėshtė forcuar mendimi pėr njohjen formale tė pavarėsisė sė Kosovės".

    Duke folur pėr periudhėn e ardhshme tė zhvillimit tė Kosovės, Presidenti Rugova tha se gjatė kėtij institucionet e Kosovės do tė koncentrohen mė shumė nė zhvillimin ekonomik, nė procesin e privatizimit, nė sigurimin e investimeve dhe nė pėrkrahjen e sektorit privat dhe nė krijimin e vendeve tė reja tė punės pėr tė rinjtė e vendit. Vemendje tė veēantė, tha ai, do t'i kushtohet zgjidhjes sė problemit tė energjetikės qė ėshtė element kyē pėr zhvillimin ekonomik tė Kosovės, duke shtuar se duhet menduar edhe pėr forma tė tjera tė energjisė alternative.

    "Nė planin e brendshėm do tė vazhdojmė tė punojmė nė integrimin e grupeve etnike apo minoriteteve nė shoqėrinė dhe shtetin e Kosovės dhe nė garantimin dhe mbrojtjen e tyre. Njėherėsh e dėshirojmė njė vullnet mė tė madh tė minoriteteve pėr integrim nė shoqėrinė dhe shtetin e Kosovės", theksoi Presideti Rugova.

    Ndėrkaq, nė planin e prezentimit tė Kosovės nė botė, Dr. Rugova tha se njė kujdes tė veēantė do tė ketė pėr mundėsitė e pėrfaqėsimit tė Kosovės, pėrmes hapjes sė zyrave nė botėn e jashtme apo formave tė tjera, sepse, si tha, kjo ėshtė njė ēėshtje vitale pėr Kosovėn nė kėtė fazė tė zhvillimit. "Ne do tė kėrkojmė njė liberalizim tė vizave, sidomos pėr njerėzit e biznesit tė Kosovės me vendet e BE dhe me SHBA", tha ai.

    Ndėrkaq, duke folur pėr bartjen e kompetencave, Presidenti tha se kjo do tė bėhet me njė veprim tė pėrbashkėt me UNMIK-un me qėllim tė shtimit tė efikasitetit tė institucioneve tė Kosovės dhe ky do tė jetė njė proces qė duhet zhvilluar sė bashku, tha ai dhe shtoi:

    "Njė element tjetėr me rėndėsi do tė jetė puna nė vlerėsimin e standardeve tė paraqitura, tė atyre qė i kemi pėrmbushur dhe tė atyre qė do t=i pėrmbushim nė bashkėpunim me UNMIK-un, OSBE-nė dhe me KFOR-in. Ne mendojmė se kėto standarde janė nė tė mirė tė zhvillimit dhe tė prosperitetit tė vendit tonė, e jo punė e nisur prej fillimit, sepse tė gjithė e kemi pranuar se Kosova ka pasur progres, tė cilin duhet fuqizuar", theksoi Presidenti Rugova pėr tė nėnvizuar: "Njėherėsh ne do tė punojmė dhe insistojmė nė njohjen formale tė pavarėsisė sė Kosovės, e cila gjė do tė shpejtonte dhe stabilizonte proceset e brendshme ekonomike e demokratike dhe do tė qetėsonte kėtė pjesė tė Europės e tė botės dhe popullin e Kosovės. Njė Kosovė e pavarur, demokratike e paqėsore e integruar nė BE, nė NATO dhe nė miqėsi permanente me SHBA qė ėshtė vullnet politik i popullit dhe i qytetarėve. Vėmendje tė veēantė do t'i kushtojmė kultivimit tė marrėdhėnieve tė mira me fqinjėtė e vendit tonė dhe t'i pėrparojmė ato, ēfarė ėshtė politikė nacionale e Kosovės".

    Duke folur pėr zgjedhjet e dyta nacionale nė Kosovė qė do tė mbahen nė vjeshtė, Presidenti shprehu bindjen se ato do tė jenė zgjedhje tė mira e tė qeta, sepse tash Kosova ka njė eksperiencė tė mirė nė kėtė plan, duke bėrė thirrje qė tė gjithė tė kontribuojmė nė kėtė drejtim. "Kosova e ka dhėnė tashmė kėtė provim. Do thėnė se Kosova po hyn nė fazėn e njė vendi normal dhe ėshtė e gatshme t'i pranojė obligimet ndėrkombėtare", theksoi Presidenti i Kosovės. Gjithashtu tha se duhet angazhuar nė ndriēimin e fatit tė tė zhdukurve, duke pėrkujtuar me pietet tė lartė tė gjithė ata qė ranė pėr lirinė, pavarėsinė dhe demokracinė e vendit tonė, the mes tjerash nė fjalmin e tij para deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės, Presidenti Ibrahim Rugova.

    Burimi: QIK-u
    Talent wins games, but teamwork wins championships.
    Micheal Jordan

  6. #6
    ZANĖ MALI Maska e DIDIBE
    Anėtarėsuar
    10-05-2003
    Vendndodhja
    PRISHTINA
    Postime
    71
    MĖ NĖ FUND PAS DY VITEVE KRYETARI GJETI KOHĖ TA QEL GOJĖN NĖ PARLAMENT(TĖ FLAS E JO TĖBUZĖQESHETQARAVESHET).
    KRYETARI THOT SE ESHTE ARRITUR NJE PROGRES I MADH,NJE SIGURI E LART PAS KETYRE VITEVE PAS LUFTE ,E HARRON KRYETAR ZIU SE MITROVICA EDHE PAS 4VITEVE PAS LUFTE MBETET E NDAR ,KRYETAR PIJANECI NUK I SHKON NDER MEND TI PERMEND TE ZHDUKURIT QE EDHE PAS KATER VITEVE ASGJE NUK DIHET PER FATIN E TYRE.
    KRYETARI NUK MUNDOHET TE ZE NE GOJE QESHTJEN E PAPUNSIS QE KA PERFSHIR KOSOVEN E SIDOMOS TE RINJET.
    SI NUK I SHKOJ NDERMEND NDONJEHER QE TA PERMEND EMRIN E TE PA VDEKSHMIT UKSHIN HOTI , APO NDOSHTA KA FRIG KRYETARI SE MOS DEL GJALL BACA UKSHIN E PASTAJ NGA TI JA MBAJ KRYETAR ZIU.
    O KRYETAR O KRYETAR ATYRE DUARTROKITJEVE NE PARLAMENT I'U MUNGOJ VETEM REFRENI PARTI ENVER,PARTI ENVER...
    DENIANA

  7. #7
    Katunari shqipėtar
    Anėtarėsuar
    09-02-2003
    Postime
    42
    Fjala e Rugovės nė Parlament

    Rugova ma nė fund u paraqit nė parlament,por jo pėr tė raportuar,pėr punėt e (pa)kruyera nga ai,por pėr tė paraqit tė ashtuquajturat tė arritura mbrenda kohės sa ai ėshtė krytar i Kosovės,po jo edhe dobėsit.Aq ma keq,pas pėrfondimit tė fjalės sė tij u largu nga frika e kritikave qė do ti vinin,nga ata qė nuk i duartorokiten si nė mbledhjet e partis komuniste.Fjala e tij ishte nė stilin e njejt tė komunistėve tė Titos,besa me prezantimin e tė arriturave tė kosovės nė fushėn e ekonomisė i pėrngjante fort komunistėve tė xhaxhit Enver.Njėmendėsia komuniste nuk hiqet let nga koka e disa politikanve tan me mosh mbi 50 vjeqare se ata jan brumos me atė politikė dhe vėshtir e kan tė dalin nga ai mentalitet.Po edhe Daci tregoi se s'ėshtė gjė tjetėr pos njė prototip i komunistėve kryefort tė tipit Ali Shukrisa,kam than njėher edhe nuk mund tė mė ndalin as tenkat ta ndrroj mendjen.
    Ju lumt komunistave tė Totos veē vazhdoni se mir jeni nisė nė drejtim tė pamvarėsisė formale se edhe ashtu formal jeni.

    Pėrshėndetje

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-12-2003
    Vendndodhja
    Kosovė
    Postime
    6
    Te lumte o Petrit se njemend i'a ke qelluar.
    Ha ha se ē'pune te madhe ka bere dje Rugova..................
    Rugova me sharmin e tij demode edhe kesaj radhe i iku kritikave dhe leshoj sallen e parlamentit menjehere pas fjalimit, sepse i frikohej realitetit. Edhe fjalimin vjetor nuk e di se si ka vendosur ta mbaj, meqe ai kurre nuk e sheh te arsyeshme te jep pergjegjesi dhe llogari para popullit (por sigurisht ndonjeri nga keshilltaret e tij e ka bindur te paraqitet)
    Nuk e di se a ka pasur informacione te sakta nga sukseset e Qeverise, pasi qe me ministrat te cilet nuk i ka zgjedhur vet dihet se nuk ka kurrfar bashkepunimi.
    Sepse ai koperon me shume me Povratakun se sa me perfaqesuesit (ministrat) e subjekteve tjera politike shqiptare.
    Megjithate asgje nuk na befason nga ai qe eshte pjelle e sistemit Komunist.

    Po nuk ka faj ai por populli yn i papjekur dhe pa vizion i cili krijon idhuj edhe ne shek 21, duke u'a dhene voten njerezve tashme te shpenzuar.

    pershendetje
    sirena_t

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-03-2003
    Vendndodhja
    Diku nėpėr Botė
    Postime
    528

    Re: Presidenti Rugova i drejtohet Kuvendit tė Kosovės

    Postuar mė parė nga Arb
    Presidenti Rugova:

    Duke folur pėr periudhėn e ardhshme tė zhvillimit tė Kosovės, Presidenti Rugova tha se gjatė kėtij institucionet e Kosovės do tė koncentrohen mė shumė nė zhvillimin ekonomik, nė procesin e privatizimit, nė sigurimin e investimeve dhe nė pėrkrahjen e sektorit privat dhe nė krijimin e vendeve tė reja tė punės pėr tė rinjtė e vendit.

    Gjithashtu tha se duhet angazhuar nė ndriēimin e fatit tė tė zhdukurve, duke pėrkujtuar me pietet tė lartė tė gjithė ata qė ranė pėr lirinė, pavarėsinė dhe demokracinė e vendit tonė, the mes tjerash nė fjalmin e tij para deputetėve tė Kuvendit tė Kosovės, Presidenti Ibrahim Rugova.

    Burimi: QIK-u

    Ky citim i mė lartė ,ėshtė vetėm pėr DIDIBE ,se sikur duket ka qenur shkrimi i gjatė dhe nuk ka mundur ti mban mend , pėr ēka ankohet se kryetari Rugova nuk i paska pėrmendur .


    Eh more Brari !

    Ėshtė ekonomia e tregut more mik ,e sėrbia pasi mer kredi nga bota ( po edhe me nuk marė fare ) ,pak kacidhe edhe ndan veēan pėr vėllezėrit e Adem Demaēit ( se fukaraja rehet me pak e pėr pak ) .
    Porandaj mos u ēudit ,pėrse parolla // proletarė shqiptar bashkohuni me '' kthimin '' // ėshtė aktuale nė Kosovė sa herė ėshtė e nxehtė klima poltike .

    Disa paskan pritur qė kryetari Rugova edhe tiu zgėrdhihet apo bėn grimasa gjatė fjalimit nga foltorja !.
    Por edhe me iu dhėnė pėrgjigje koxha analfabetėve nė parlament ,kur ata vetė nuk e respektuan pėr kryetar .
    Kėtu shihet serioziteti i tyre nda institucioneve tė Kosovės dhe vetė Kosovės ,dhe mė e ēudia po tė njetit e akuzojnė Dr. Rugovėn pėr pėrēarės !!!!!!!!!
    Sigurisht paskan pritur qė Dr.Rugova tė shkon e ti pėrqafon me rend e ma ju thėnė falm. pėr tė gjitha ,, tė mirat '' qė mi keni bėrė ( mbi njėzet vrasje aktivistėsh, kryetarė e deputet tė LDK-sė ) .

    Pa le edhe kanė hall tė flasin ( kallash deputetėt e Kosovės ) ,e nuk qenė tė zotėt tė qeverisin Kosovėn pėr njė vjet tė vetėm .
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga DriniM : 23-01-2004 mė 08:16

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Drini
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Dukagjin
    Postime
    50
    PDK, AAK, KTHIMI tė njejtin qėndrim

    23 janar 2004 / TN

    I. L. / Evropė

    PDK, AAK, KTHIMI te njejtin qendrim ne fjalimin e presidentit
    PDK, AAK, KTHIMI te njejtin qendrim ne zgjedhjen e presidentit
    A nuk i thuhet kesaj kualicion ??

    Sot pash nje turp te madh ne parlamentin e Kosoves. Sot para parlamentit foli kryetari i shtetit Ibrahim Rugova. Se a eshte i mire apo a e meriton ate pozite eshte nje gje tjeter. Une nuk them se a ka merita apo jo, por nje gje e kuptova se Kosova udheheqet me inate te cilat edhe per femijet e vegjel do te ishte nje turp i madh. Kur presidenti mbaroj fjalimin perveq anetaret e e LDK-s asnje nuk u qua ne kembe.

    As 21 antaret e PDK-s, as 8 antaret e AAK dhe as 12 antaret e KTHIMIT. Ndaj ketyre te fundit nuk u qudita sepse keta bojkotojn gjithqka qe eshte Kosove, por keta atedhetaret ton nga PDK dhe AAK edhe pse nuk pajtohet me politiken e Rugoves apo personalitetin e tij ata duhet te pajtohen qe aji eshte kryetari i Kosoves dhe turpi te mos i len ulur.

    Para tri kater ditve foli para kongresit edhe Bushi por edhe pse ka vetem 42%republikan qe e perkrahin (jo shumicen) ne kongres ne fund aty te gjith u quan ne kemb dhe duartrokiten. Ajo eshte nje shebull e nje shteti te fort edhe eshte fakt.

    Edhe njeher nuk kundershtoj as nuk po e lavderoj fjalimin e Rugoves, por veprimin e deputetve ne opozite e quaj qyqar dhe te turpshme.

    Ju pershendes
    --------------------------------------------------


    Militantet e PDKs dhe AAKs, pervec qe konfirmuan koalicionin me Povratakun, kesaj radhe edhe nje here deshmuan se vetedija e tyre shteterore eshte nen cdo nivel.
    Komunistet edhe m.... qe e bejne vet mundohen te na e servojne si desert patriotik

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Fatmir Sejdiu
    Nga YlliRiaN nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 18-05-2010, 18:47
  2. Kongresi i LDK zgjedh Fatmir Sejdiun si kryetar tė partisė
    Nga Arb nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 365
    Postimi i Fundit: 30-01-2010, 07:52
  3. Moisiu: Nuk nėnshkruaj shkarkimin e kryeprokurorit Sollaku
    Nga Antimafia nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 192
    Postimi i Fundit: 30-09-2007, 18:11
  4. A po realizohet teoria e konspiracionit hebre?
    Nga DEN_Bossi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 20-11-2006, 12:27
  5. Papa Gjon Pali II, ndėrron jetė
    Nga Brari nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 152
    Postimi i Fundit: 24-05-2005, 07:13

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •