Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 23

Tema: Meditime

  1. #11
    Deri dje, ne tabeln time te vlerave te matjes budallain e kam perkufizuar si nje person qe perserit te njejtin gabim 2 here. Nese e perserit me shume se 2 here, po le te themi 3, 10, 1000 here at'here ai eshte mjeran.
    Ka ca kohe qe kam zbuluar nje budallallek ende me te madh. Kete lloj gafe cuditerisht e kryejne persona me zgjuarsi me te madhe se te paret. Gafa apo budallalleku qe kryejne te zgjuarit konsiston ne perdorimin e saj. Kam vene re se eshte shume e lehte te flasesh me zgjuarsi, teper e lehte bile. Kam pershtypjen se veshtirsia me e madhe eshte te flasesh mire, urte. Sa lehte qe mund te tronditen shtyllat qe mbajne ne kembe individin (apo dhe gjithe shoqerine). Shume lehte. Menyra e jeteses, besimi, ligjet, zakonet, traditat, shkenca, memorja, vertetesia etj etj... Te gjitha paskeshin qene shume te brishta. Ne te gjitha mund "te zgjasesh duart e t'i lekundesh sipas muskujve qe disponon", bile edhe t'i rrezosh po qe se je shume i zgjuar. Problemi qendron ne faktin se sa i afte je per t'i zevendesuar me gjera me te vlefshme. Po mire kur ia rrezon vetes, po kur ua rrezon dhe te tjereve?
    Zgjuarsia kur u perdorka e vetme mund te sjelle pasoja me fatale se budallalleku banal, shume here me gjigande...
    Sa lehte te flasesh zgjuar. Sa veshtire te flasesh urte.
    Sa lehte te pozosh si i urte ama sa veshtire te jesh vertet i tille.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 25-06-2003 mė 02:25

  2. #12
    Caesar Tulipanus Maska e Julius
    Anėtarėsuar
    21-05-2003
    Vendndodhja
    ne boten e cudirave.
    Postime
    1,767
    Sokol ajo e nevojtores ishte e me te vertete e bukur !!! te lumte!!!
    Ezekiel 25-17.

  3. #13

    Anthropologji

    Nje pedagog antropologjie tregonte sot per nje eksperiment qe nje grup shkencetaresh kishte zhvilluar vite me pare me disa majmune. I kishin marre majmunet, i kishin cuar ne nje banese te vendosur ne nje zone metropolitane dhe i kishin ekspozuar ndaj nje rregjimi intensiv 2 javor shume te ngjashem me ate qe ben nje banor i zakonshem i asaj zone. Dmth, i zgjonin me zile heret ne mengjes, u jepnin nga nje banane t'a mbllacisnin ne dore duke nxituar per diku, i vishnin, i shetisnin me makine neper trafik, i ekspozonin neper ambjente te asaj zone, ua jepnin dreken (natyrisht prape banane apo dicka qe hane majmunet) jashte, i sillnin prape me makine ne shtepi, u benin banje, i vinin para TV, u jepnin nga nje telekomande te nderronin stacionet si te donin, te degjonin c'muzike a stacion radio te donin, i vishnin prape, i nxirrnin naten klubeve, i shetisinin neper trafikun e dendur me drita verbuese, i vinin te flinin naten vone, i zgjonin perseri me zile ne mengjes etj... Ky rregjim per 2 jave. Ne fund iu bene analizat e majmunet na dolen me tension te larte e te stresuar.
    Sikur pedagogu te kishte pyetur "a e dini c'ndodhi me pas " isha bere gati t'i thosha : "Njeri nga majmunet vrau veten, tjetri u martua per t'u divorcuar pak me pas kurse i treti hyri ne politike". Majmuni i pare utopist e stoik deri ne fund, i dyti aleat deshtak i kohes, kurse i treti aleat stoik i saj.
    Padyshim qe ai nuk e permendi numrin e majmuneve, por fakti qe une majmunet i bera 3 me zor tregon qarte per tre alternativat e vetme qe i paraqiten individit te sotem e qe une desha t'a shnderroja ne teme bisede ne leksionin e Antropologjise . Mbase neser ato shtohen...

    (Mbase) per fat te mire, ai nuk pyeti por vazhdoi rrefimin duke na treguar rezultatet e eksperimentit te majmuneve qe rezultuan te stresuar dhe, mua m'u desh te pertypja fjalet qe i kisha ne maje te gjuhes.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 03-09-2003 mė 01:10
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  4. #14
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Postuar mė parė nga Sokoli
    Deri dje, ne tabeln time te vlerave te matjes budallain e kam perkufizuar si nje person qe perserit te njejtin gabim 2 here. Nese e perserit me shume se 2 here, po le te themi 3, 10, 1000 here at'here ai eshte mjeran.

    ...


    Kjo lart me pelqeu Sokol.

    Duke te lexuar kudo ne forum, kam krijuar pershtypjen se ti tek-tuk perdor fjale te vjetra tonat apo thene ndryshe "i zgjedh fjalet nga gura shqipe"

    Kurse tek mendimet e mesiperme (1, 2), u habita kur hasa ne nje fjalor prozaik jo aq te shqiperuar tendin.
    Si mjeshter i kalemit qe je, do te te ndjek perhere, por duke shpresuar te te lexoj ne shqip e jo ne nje kaēamak fjalesh ...

  5. #15
    Eni keshtu hyn ne skene gjithmone ti?
    Nga ke hup se na muarte malli.
    Ti e di qe ne kete teme me shume rendesi kane idete se menyra se si jane servirur, apo jo
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  6. #16
    - Kam vene lente kontakti sot e po me dhembin syte,- me tha pothuaj duke lotuar.
    - Mos u merzit se shpejt do te mesohesh e do te kaloje. Njerzit jane mesuar dhe me gjera shume here me bezdisese apo dhe me te tmerrshme se lentet e kontaktit.
    - Per shembull?
    - Ja me njeri - tjetrin psh.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 14-09-2003 mė 01:23
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  7. #17
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485
    Postuar mė parė nga Sokoli
    - Kam vene lente kontakti sot e po me dhembin syte,- me tha pothuaj duke lotuar.
    - Mos u merzit se shpejt do te kaloje, do mesohesh. Njerzit jane mesuar dhe me gjera shume here me bezdisese apo dhe me te tmerrshme se lentet e kontaktit.
    - Per shembull?
    - Ja me njeri - tjetrin psh.
    Great !



    [Shkruaj shqip tjeter here] - moderatori
    Where does a thought go when it's forgotten?

  8. #18
    Njerzit vuajne shume dhe kjo ka filluar te me beje pershtypje.

    Njerzit vuajne per te pasur.
    Njerzit vuajne per te ditur.
    Njerzit vuajne per te jetuar.
    Njerzit vuajne per te njohur.
    Njerzit vuajne per te kuptuar.
    Njerzit vuajne per te qene te lumtur.
    Njerzit vuajne per te triumfuar.
    Njerzit vuajne per te mos vuajtur.
    Cuditerisht, edhe perse njerzit gjenden gjate gjithe jetes se tyre se bashku ata vuajne dhe per njerez.
    Eh per sa gjera vuajne njerzit!

    Ajo qe me ben pershtypje eshte fakti qe njerzit nuk vuajne te shohin se sa meritojne te kene, te dine, te jetojne, te njohin, te kuptojne, te lumturohen, te triumfojne, te vuajne, te mos jene te vetmuar e keshtu pa fund...

    Ka ca kohe qe me eshte krijuar nje fare ideje e cuditshme e po me mundon paksa. Perkufizohet lehte:

    NJERZIT MERITOJNE TE ARRIJNE ATO QE KERKOJNE VEC KUR TE MOS UA KENE ME NEVOJEN

    Dhe kjo per faj te pjeses me te pjerdhur te natyres se tyre nevojtare.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Sokoli : 22-09-2003 mė 12:52
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

  9. #19
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925
    Ke shtuar mendime interesante tek kjo teme Sokol.
    Desha te ndalem tek thenia jote ne postimin e fundit:


    NJERZIT MERITOJNE TE ARRIJNE ATO QE KERKOJNE VEC KUR TE MOS UA KENE ME NEVOJEN


    Ne mendimin tim ngjan problematike dhe per kete po jap dy shembuj konkrete.


    Nje cift i cili deshiron te kete femije dhe shkaqet biologjike nuk po ia mundesojne dicka te tille. Ata pra kane nevojen te ndihen prinder e te kene trashegimtare per emrin dhe pasurine e tyre. Ndodh qe pas shume vitesh gruaja te mbetet shtatzene dhe te gezojne per kete femije. E ne kohen e shtatzanise ajo te pesoje dicka (e cilesdo forme qofte) qe e con ne vdekje. Pra vdes ajo dhe femija. Deri ne momentin para vdekjes ajo kish nevoje per femijen. Ne grahmat e fundit nevoja e saj zhduket, por a ka me vlere fakti se ajo ishte shtatzane dhe me ne fund po arrinte ate per te cilen kish pasur nevoje per aq shume kohe?




    Rast tjeter. Me ndihmen e shpejte ne nje rast aksidenti, ndihme qe te vjen shume vone, ne momentin para vdekjes kur nuk ka me shprese per shpetim. Ajo pra te vjen kur nuk ke me nevoje per te. A eshte dicka qe njeriu do ta meritonte? Mendo psh. qe ky njeri te ishte kryefamiljar ne nje familje me 10 femije te vegjel qe kane nevoje per buke.

  10. #20
    Gezohem shume cilter qe u ndale ketu Dita.

    Nuk do te desha te pranoj publikisht qe ai perkufizim eshte universal, se njerzit tremben lehte, ndaj po te them qe aty nuk flas per fate njerzish por per veti, ndienja, epitete... Flas pra per dashurine, urtesine, dijen, shoqerine e c'do lloj pasurie tjeter.
    • Mėndjen nė mėndje e zemrėn nė zemėr.


    • Tė mirėn bėje e hidhe nė det,
      po s'e diti peshku e di Zoti vetė.

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Meditime...mes vetes, pėr veten.
    Nga FLOWER nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 38
    Postimi i Fundit: 14-02-2012, 13:36
  2. Meditime tė krishtera
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 135
    Postimi i Fundit: 16-06-2007, 18:36
  3. Meditime mbi te qenit
    Nga Cupke_pe_Korce nė forumin Ditari i meditimeve
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 19-01-2007, 01:42
  4. Meditime mbi kuptimin e vdekjes
    Nga toni77_toni nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 29-10-2006, 13:52
  5. Meditime te fatos lubonjes..
    Nga Brari nė forumin Aktualitete shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 15-09-2004, 02:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •