Deri dje, ne tabeln time te vlerave te matjes budallain e kam perkufizuar si nje person qe perserit te njejtin gabim 2 here. Nese e perserit me shume se 2 here, po le te themi 3, 10, 1000 here at'here ai eshte mjeran.
Ka ca kohe qe kam zbuluar nje budallallek ende me te madh. Kete lloj gafe cuditerisht e kryejne persona me zgjuarsi me te madhe se te paret. Gafa apo budallalleku qe kryejne te zgjuarit konsiston ne perdorimin e saj. Kam vene re se eshte shume e lehte te flasesh me zgjuarsi, teper e lehte bile. Kam pershtypjen se veshtirsia me e madhe eshte te flasesh mire, urte. Sa lehte qe mund te tronditen shtyllat qe mbajne ne kembe individin (apo dhe gjithe shoqerine). Shume lehte. Menyra e jeteses, besimi, ligjet, zakonet, traditat, shkenca, memorja, vertetesia etj etj... Te gjitha paskeshin qene shume te brishta. Ne te gjitha mund "te zgjasesh duart e t'i lekundesh sipas muskujve qe disponon", bile edhe t'i rrezosh po qe se je shume i zgjuar. Problemi qendron ne faktin se sa i afte je per t'i zevendesuar me gjera me te vlefshme. Po mire kur ia rrezon vetes, po kur ua rrezon dhe te tjereve?
Zgjuarsia kur u perdorka e vetme mund te sjelle pasoja me fatale se budallalleku banal, shume here me gjigande...
Sa lehte te flasesh zgjuar. Sa veshtire te flasesh urte.
Sa lehte te pozosh si i urte ama sa veshtire te jesh vertet i tille.
Krijoni Kontakt