Close
Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678
Duke shfaqur rezultatin 71 deri 77 prej 77
  1. #71
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    12-02-2003
    Vendndodhja
    England--OXFORD
    Postime
    56
    o po si eshte puna se nuk po marr gje vesh ketu pse gjithe ky debat per as gje
    se nuk kam, kohe per te nexuar te gjithe kete shkrim
    CA PINE CA DEHEN

  2. #72
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    22-04-2003
    Vendndodhja
    x
    Postime
    35
    Pershendetje te gjithe juve qe keni kontribuar ne shkrimet e juaja per kete teme.
    Jam vertete shume e gezuar qe numri i lexuesve te kesaj teme eshte mbi 1700 dhe dua te falenderoj posacerisht ata qe kane shkruar. Mendoj se eshte arritur misioni i kesaj teme. U pa qarte se kush eshte Albania Mail dhe nga shume komente u kuptua qarte se nga kush drejtohet dhe si financohet. Pervec ketyre nga te dhenat qe kam mundur te mbledh ashtu sic e deklaron edhe njeri nga drejtuesit e saj qe shkrojti ketu ALBANIA MAIL NUK ESHTE GAZETE E SHQIPTAREVE NE UK.
    Besoj se ky eshte perfundim i qarte edhe per te gjithe te tjeter qe hiqen me sofizma qe kalojne caqet e skizofrenise per ta trumetuar ate si nje gazete te shqiptarteve ne UK.
    Sic thote edhe nje nga drejtuesit qe "C'do njeri nga ne, c'do organizate, c'do biznes, c'do punetor dashje-padashje perfaqeson veten dhe kombin e tij ne nje vend tjeter! AlbanianMail nuk eshte shprehur qe jan te vetem perfaqesues te Shqiptareve ne Angli, gazetaret e tjere "profesionalista" ne fjale mund te organizohen dhe te hapin nje "fletushke" te tyren" del qarte kjo qe thame me siper.
    Me vjen keq qe disa kane kaluar caqet e etikes dhe kane shkuar deri ne fyerje madje duke cenuar edhe morale apo nderin e familjeve shqiptare dhe kjo eshte per te ardhur keq, aq me teper kur shkrime te tilla vijne ne emer te kryeredaktorit te gazetes.
    Pas nje bisede me ish-ambasadorin shqiptar qe besoj se drejtuesit e gazetes e njohin mire edhe si gazetare mesova vertet gjera shume trishtuese. Nuk ka asnje dyshim zoterinj drejtues qe me ato para qe ju keni fituar (qe jo vetem ju e dini menyren se si i keni fituar... pra ka edhe te tjeter) te keni te drejten per te bere cte doni me to. hapja e nje gazete shqiptare ne UK ka qene shprese per shqiptaret se ndofta do te mund te kene gazeten e tyre qe do te permbushe shijet dhe deshirat e tyre persa i perket informacionit dhe edukimit. Besoj se edhe vete ju jeni te vetedijshem se sa keni arritur ne kete pike.
    -Te me ndjeni zoterinj drejtues por nuk besoj se eshte e rruges qe te shfaqni nervozizem, apo te silleni ne menyrat me arrogante nga kritikat lexuesve te kesaj gazete. Nuk eshte fjala per sharjet qe per arsye etike nuk po i paraqes ketu ( eshte fjala per ato emailet qe pergjigjeni ju pra redaksia) apo per rrembimet tuaja kur preket e vertete. Nuk keni pse te rrevoltoheni kur njerezit jane totalisht te zhgenjyer nga ju, pasi ata kane shpresuar shume nga ju. Besoj se jeni ne djeni per ato qe po shkruhen per shqiptaret ne median britanike. E kush me mire se ju do te mund t'i kunderpergjigjej. Iu kam thene edhe ne fillim qe te merrni nje gazete turke dhe te shikoni se si ndertohet nje gazete. Besoj se braktisj qe me sa u pa iu eshte bere nga gazetaret ka nje arsye dhe kete e dini. Lexuesit dhe ata qe kane shkruar ketu jane te rrevoltuar me ju me te drejte zoterinj drejtues, pasi gazeta nuk eshte ashtu sic e publikoni ju ne faqe te pare si gazet e shqiptareve ne Londer dhe Irlande. Nuk kam ndermend te komentoj anen profesionale pasi e kuptoni edhe vete se si mund te behet nje gazete me 16 faqe me nje apo dy vete. Ne te vertete nuk eshte e gjitha mungese ekserience pasi zgjedhja e lajmeve ne internet nuk don shume kokcarje. Por objketivi juaj ishte krejt dicka tjeter.
    U tha se gazeta juaj eshte gazete e PS-se ne Londer. Kete nuk mund ta them por mund te theksoj se vetem e pavarur nuk mund te jete kjo gazete.
    -DHE AJO CFARE ESHTE ME KRYESORE AJO NUK ESHTE GAZETE E SHQIPTAREVE. NESE ZOTERINJ JU E KONSIDERONI SHQIPERINE
    vetem me te majtet apo disa shqiptar nga shqiperia zyrtare ju them se GABOHENI. Ne londer dhe Uk jetojne shqiptare nga te gjitha viset shqiptare qe nga shqiptare te Kosoves, Maqedonise, Camerise, shqiptaret e Malit te Zi, Presheves Bujanovcit me rrethine. Mesa pashe une lexuesit me shume se gjithcka i shqeteson fakti se ne faqe te pare te gazete eshte shkruar se kjo eshte gazete e shqiptareve ne UK dhe Ilande. Por edhe ju vete e pranoni qe nuk eshte e tille. Kjo mjafton per te kuptuar se kush jeni apo kujt i sherbeni. Edhe ne qofte se nuk ke lexuar asnje numer te gazetes dhe merr vesh prej jush se Zoti Nano mbeshtet greket per muri per ceshtjen came apo kur fytyra e Nanos dhe premtimet elektorale shfaqen ne faqen e dyte te kesaj gazete duket qarte pa folur per gjera te tjera qe jane te shumta dhe deshmojne misionin tuaj. Besoj do te ishte me e ndershme nga ju qe te deklaroni gazeten ne baze te misionit qe keni dhe per ata qe punoni. Nje sygjerim i thjeshte do te ishte psh qe ne vend te Albania Mail te vinit ZP Londer.
    Besoj se kjo teme u ezauruar dhe per mua eshte e mbyllur. Besoj se te ardhme do te shkruajme edhe me gjeresish per gazeten tuaj neper masmedian shqiptare.
    Flm per mirekuptimin.

  3. #73
    human
    Anėtarėsuar
    25-03-2003
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    47
    Se pari me vjen keq per faktin se Albanian Mail perfaqesohet ne kete forum me pseudonime pa pike fantazie dhe te marra nga ambiente guzhine. Se dyti, besoj se edhe sikur personave konkrete prapa tyre t'u vesh perpara nje liste me te metat dhe sugjerime per mbarevajtjen e gazetes, vetem falenderime nuk mund te marresh, megjithese shprehen sikur jane njerez "te komunikueshem".
    " E meta" jone eshte se nuk kemi mbaruar ne Sorbone, dhe nuk e kemi mesuar historine e shtypit ne frengjisht, por ne Shqip. E megjithese ata nuk e shkruajne gazeten e tyre ne frengjisht dhe nuk e botojne per parizienet e as per londinezet, por per shqiptaret, perseri jemi ne qe duhet t'u kerkojme te falur.
    Epo na falni!!
    Shijakso, me te vertete qe Fedja kaloi ne menyre te cuditshme nga Korrieri tek Shqiptarja, por se pari per hir te se vertetes duhet thene se ai nuk ka ndonje rol te rendesishem ne formimin e gazetes Korrieri, dhe ikja e tij nuk ndryshon asgje te pakten ne formen e Korrierit. Natyrisht qe ne cilesine e saj po. Por nga ana tjeter, ne kete kuader une do te vleresoja me shume largimin rreth nje vit me pare te fotoreporterit Armando babani, i cili kishte qene ne stafin e Alfred Pezes qysh ne fillim dhe kishte ndikuar goxha ne fytyren e asaj gazete. por sidoqofte, ajo qe besoj edhe ju e pranoni, eshte se keto ndryshime ne gazeten e cila tashme i ka kaluar dy vjet te suksesshem, nuk jane asgje perpara armates qe kane braktisur gazeten Ballkan, Dita, Sot si dhe Panorama, e ndonje tjeter. E kam fjalen per kryeredaktoret e deri edhe drejtoret e ketyre gazetave. Persona te cilet kane te drejten per te ndryshuar FAQOSJEN si dhe RENDITJEN E MATERIALEVE DHE RENDESINE E TYRE ne strukturen e nje gazete. Dhe te mendosh se te gjitha jane gazeta te reja, as gazeta Ballkan nuk e ka festuar 2 vjetorin e botimit. Natyrisht qe ju kishit vizionin tuaj per prezantimin e gazetes si kryeredaktor. Prandaj ndryshimi ne kreun e Albanian Mail natyrisht shoqerohet me ndryshime edhe ne formen e saj, pervec RRENIMIT ne permbajtje .
    jetoj jeten time, vetem sot

  4. #74
    human
    Anėtarėsuar
    25-03-2003
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    47
    Besoj se deshira e mire per te publikuar sa me pare gazeten shqipe ne Londer, ka qene perpara te gjitha te tjerave. Dhe natyrisht qe per kete, une perpara te gjitha verejtjeve do te vendosja nje MIRENJOHJE per ju Shijaksi- London, si dhe per stafin aktual.
    Megjithate te kesh kryer studimet ne vendin e famshem per vlerat ne kulinari, nuk do te thote qe edhe "malli" yt gazetaresk te mbaje era qepe. Perndryshe vere te shitet te ndonje kioske qoftexhiu. Sepse ne rast se kerkon ta shesesh ne stendat e shtypit, mos u cudit perse gazetat konkurente shiten me shume edhe pse me shtrenjte.
    jetoj jeten time, vetem sot

  5. #75
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-06-2003
    Postime
    56
    Pershendetje miq,

    Faleminderit Jola per nderhyrjen qe ke bere ne mesazhin tim pare.
    Ishte budallallek nga ana ime.
    Po me cudit edhe mua qe "kryeredaktori" s`po behet i gjalle. Une jam i sigurte se eshte ne dijeni te ketij forumi pasi shijaksi ia ka treguar te gjitha. Por me sa ma ha menja mua, shijaksi i ka kurdisur kete debat vete shume i pezmatuar pas largimit nga gazeta per paaftesi. Ai do te na mbushi mendjen se ka bere mrekulli vete dhe se te tjeret e paskan qelbur me pas. Pse se thau troc, shijakso. Pse kerkon telashe vete. Nese eshte vertete nje loje e tille, ben mire ta leshe me kaq. Mbase ai e di kete kete dhe s`do te merret me shijaksat fare ose ai qenka kaq mendjemadh sa ti percmoje te gjithe keta ne forum. Mbase eshte rast per ti bere reklame asaj gazetes se tyre.

    Dikush thoka se eshte "already here". Nuk me duket stili i tij tek "petulla". Edhe aty bie me shume era "shijaks".


    ...It`s getting hot in here/
    So get off your thoughts....

  6. #76
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Ej ti Triple-X qe ke vetem 2 dite dhe shkruan vetem ne kete teme, e di mire se kush je dhe nuk kam nder mend te debatoj me ty.

    Nuk kam asnje pezmatim per largimin tim nga gazeta, pezmatimi im me madh eshte se ajo gazete e cila eshte si nje foshnje e vogel dhe duhet te kujdesesh dita dites ta rrisessh ate , po "perdhunohet" perdite nga mosprofesionalizmi, dhe nga driteshkurtesia e atij mikut tuaj i cili i dika te gjitha.

    Pse ai nuk vjen ne kete forum vete, dhe te respektoje mendimet e ketyre antareve rreth gazetes?
    Apo dergoka delegate si puna jote?


    As qe kam hapur nje debat te tille, dhe as me intereson fare te hap debate te tilla.
    Akuza te tilla vine nga inati i te treguarit te vertetes nga ana ime, nga mos servilizmi dhe nga mosprofesionalizmi i kujdo qofte.

    Nuk kam ndermend te zgjatem ate qe kam dashur ta shpreh e kam shprehur haptas, me emrin tim dhe jo me Nickname sic e ben ti me kompani.

    Per sa kohe qe isha ne ate gazete( eshte gabim te them ne kryeredaktor i saj, sepse nuk mund te pretendosh te jesh kryeredaktor me 1 gazetare dhe tre bashkepuntor) kam punuar me gjithe shpirt dhe kete e veretetojne shkrimet e mija dhe te kolegeve te mij qe per nje arsyje apo tjetren e jane larguar nga Gazeta.

    Do jem shume i lumtur qe puna ime te cohet perpara.
    Por me sa shikoj une dhe me cfare ndigjoj nga miq te mij qe lexojne gazeten rregullisht duket se kryeredaktori i gazetes ka zgjedhur nje platforme krejt ndryshe ku ne plan te pare jane lajmet nga shqiperija si panaire qe u zhvilluan atje para 2 javeve, apo lajme politike.

    Kurse nese keni lexuar numrat e pare platforma e zgjedhur nga te gjithe ne ishte prioritet lajmeve qe kane te bejne me komunitetin shqiptare ne Britani.Dhe ate platyforme e beme dhe jemi te lumtur dhe krenar per kete.

    Fatemiresisht cdo kushi ka zgjedhje ne menune e shumellojshme te informacionit, keshtu qe mos debatoni pa bereqet.

    Te merret apo nuk te merret me me shijakas eshte puna e tij, por te garantoj triple X se kushdo qe don te hyj ne debat do dali i humbur. Jo se jam une kushedi se cfari, por puna ime flet vete, keshtu nuk merakosem nga ato qe thua ti dhe ndonje delegat i "Komitetit Qendror" vecse qesh dhe qesh dhe qesh.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shijaksi-London : 03-06-2003 mė 15:53

  7. #77
    Ulerime Maska e Jola
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    aty
    Postime
    261
    Kesaj teme i vjen fundi ketu.
    Acarimet tuaja me njeri-tjetrin jane tejkaluar, duke mos i lene vend diskutimit rreth temes.

    Ju lutem mos kaloni ne fyerje e probleme personale dhe shkruani me konstruktiv ne te ardhmen.
    Jola
    L'amore e' come la febbre, si guarisce a letto.

Faqja 8 prej 8 FillimFillim ... 678

Tema tė Ngjashme

  1. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  4. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  5. Qėndrimi i shtypit tė huaj ndaj lidhjes sė Prizrenit
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-07-2006, 23:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •