Close
Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 61 deri 70 prej 77
  1. #61
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Me ne fund po diskutohet...ja vlen tju uroj diskutim te mbare...

  2. #62
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Postuar mė parė nga Jola
    Shijaku si gjithmon vlersohesh per mendimet e tua.
    Jo shume per te thene se je njeri shume i mire.
    Jola

    Flm Jola
    Dhe ti je shume sweet.
    see ya

  3. #63
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-05-2003
    Vendndodhja
    Londer, BM
    Postime
    4
    Pershendetje te gjitheve!

    Do tu jepja pergjitgje atyre qe jane te interesuar per kryeredaktorin, por me te thene te drejten nderrova mendje. Nendoj se nuk ia vlen te merrem me ato dy tre veta qe shkruajne ketu pa qne asnjehere konkrete.
    Me vjen keq, por nuk dua te ofendoje ndonjerin nga ju, por nga stili i te shkruarit, mendoj se aty jane tre kokrra gjithsej qe vete shkruajne pergjigje dhe pyetjet, vetem nikname ndryshojne. Do te me pelqente te kishte nje deat me konkret, me profesional, me shqip dhe une do te isha me ju. Me pelqeu "Pompaciu". Vertete nese jeni kurioze, perse nuk e vizitoni vete redaksine e gazetes? Perse nuk e takoni vete kryeredaktorin qe te bisedoni dhe te mesoni me shume se kush eshte? Si mund te gjykoni keshtu te tjeret qe nuk i njihni, nese vertete nuk i njihni?
    Nje gje ju garantoje, se ai eshte shume i komunikueshem, edhe me njerez si puna e "anti-rrymes" apo "korrierit". Shpresoj qe ai te mos kete dijeni per keto gjera qe shkruhen ketu nga persona te tille. Me siguri qe nuk e inkurajon aspak nje debat i tille.

    Respekt per ata qe jane realiste dhe qe jane ketu ne kete forum per te diskutim te paster dhe jo per inate personale.
    Nga Petulla (jo petullush" sikurse ju nuk ju ve emra "fatmirush" apo ku ta di une)

  4. #64
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    01-06-2003
    Postime
    56
    Wauuuuuu!

    Shume eger ketu. Megjithate me pelqen debati pasi edhe une e lexoj kete gazete. Nuk marr vesh nga gazetaria por si lexues mendoj se eshte ku e ku me mire krahasuar me numrat e fillimit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jola : 01-06-2003 mė 19:49

  5. #65
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-05-2003
    Vendndodhja
    Londer, BM
    Postime
    4


    E/i dashur Triple-x!

    Nese je mik i kryeredaktorit, po te keshilloj se po e tepron me detajet e jetes se tij. Po te isha une do te kishe vertete shume probleme. Shpresoj qe ai vete te mos kete dijeni per nje forum te tille. Sigurisht qe do te mbetej shume i zhgenjyer nga mesazhe te tilla. Mbase eshte nje presion nga njeres dashakeqes qe ai te largohet fare nga nje nisme e tille si gazeta.

    Faleminderit per mirekuptimin
    Perndryshe, ti "Triple-x" me pelqen pasi nuk komenton per gjera qe nuk ke shume kurture per to, sic bejne ca te tjere qe kane mbaruar per elektricista dhe japin mend ne gazetari, na politike e gjithandej.

  6. #66
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    london
    Postime
    18
    Hej na erdhi edhe nje i ri sot. A duhet t'i urojme mireseardhjen....
    Nga nje gjykim i thjeshte del eshte rregjistruar qe te kryeje nje mision. Fatkeqesisht doli i deshtuar. Duke mos dashur te hyj me emra konkrete desha t'i them petullushit se ky fare kryeredaktori nuk njihet ne asnje ambjent gazetares shqiptar. Absolutisht pyeta shume dhe thoshin se eshte emer i padegjuar. Ju lutem vetem desha te di ne cilin e vit e ka mbaruar shkollen per gazetari? Cfare fushe ka mbuluar tek tvsh-ja ju lutem pasi nje emer i tille nuk i bie kerrkujt ndermend. Po si nuk ja pame fytyren ne ate emisionin qe u be nga TVSH-ja pra nga koleget e tij............. pak e cuditshme kjo apo jo aq me teper qe eshte edhe kryeredaktor dhe se koleget e tij po e benin kete emision dhe jo ndonje kanal tjeter........
    Eshte turp per juve dhe per ate fare kryeredaktori tuaj qe hyni me emra dhe cenoni dinjitete familjesh......
    I sygjeroj administratoreve ta heqin ate fraze, pasi per njerez te tille eshte e pakuptueshme se cfare bejne. Eshte shume pakj te quhen katundare njerez qe shkruajne ne menyre te tille. Nese ti i saporregjistruar dhe qe flet ne emer te kryeredaktorit.... nuk arrish te kuptosh ato qe ke shkruar eshte mire vertet qe te shkosh nga prifti a hoxha.... Historite mund te behen sipas qejfit tuaj por kurre nuk mund te cenoni dinjitetin e familjeve te tjera apo te prekni ne nderin e tyre. A...... e kam patur shoqe dhe gjerat jane me ndryshe gjithsesi me vjen ndot nga ju qe arrini deri ne kete pike..... Kjo deshmon karakterin tuaj, dinjitetin tuaj. Sa i perket atij kryeredaktorit mund te ju them o petullush se ke harruar shume gjera........ qe me vjen ndot te flas tani.....
    Nga te gjithe lexuesit eshte i kuptueshem misioni i anetarit te ri. Ndersa per Muhamedin desha te them ndofta duhet te tregohet pak me dinjitoz.....
    besoj se ne te ardhmen do te shkruaj edhe me gjate sa te vertetoj dicka
    flm
    Sa per meritat e kryeredaktorit po r shohim gazeten ..... flet vete....

  7. #67
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2003
    Vendndodhja
    uzbekistan
    Postime
    13
    Pershendetje!
    Nga gazeta tek kryeredaktori. ok.
    Ai kryeredaktori qofte edhe i biri i F.Nanos apo i Frrok Cupit nuk ka se si ta kryeje ndryshe rolin e tij ne sherbim te PS-se Londer.
    Duke qene se ai na paskash punuar tek tvsh-ja qe nuk me duket e pabesueshme pasi zakonisht aty shkojne me urdher nga lart dhe nuk duhet ndonje profesionalizem, pasi te gjithe e dime se si eshte TVSH-ja pse nuk doli tek TVSH-ja ne emisionin e fundit? Jo se ndodh qe dikush te punoje atje edhe 2 jave apo mund te punoje elektricist apo shofer dhe te thote qe kam qene gazetar tek TVSH-ja. nese do te na tregoni profesionalizmin e tij atehere ju lutem si eshte e mundur qe nje profesionist i tille pranon qe gazeta te cilen ai drejton te jete ne ate gjendje, si mund te pranoje qe te jete gazete qe arrin caqet e fletushkes. Por si gazete e PS-se eshte perpjekur te beje dicka. Por fatkeqesisht mergimtaret ketu nuk mund te jene pjese e PS-se dhe kur shohin Nanon ne nje nga faqet e saj gjejne ndonje menyre tjeter per te qeshur....

  8. #68
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Postuar mė parė nga ex-x
    Ndersa per Muhamedin desha te them ndofta duhet te tregohet pak me dinjitoz.....
    besoj se ne te ardhmen do te shkruaj edhe me gjate sa te vertetoj dicka
    flm
    Sa per meritat e kryeredaktorit po r shohim gazeten ..... flet vete.... [/B]

    Pershendetje ex-x
    Nuk me pelqejne komentet e teperta. Une e spjegova pozicionin tim qe ne fillim me dinjitet dhe me ndershmeri.
    Nuk kam ndermend te replikoj me njeri per punen e kesaj gazete.
    Nese u ka katandisur ashtu sic u ka katandisur nuk jam une shkaktari. Atje ka 2 botues nje kryeredaktor i cili paguhet nga botuesit dhe nese ata mendojne qe eshte i mire per punen qe ben kjo eshte end of the story.

    Une jam jashte Albanian Mail dhe sic jua thashe ne varesi te kohes qe kam ne dispozicion do te shkruaj.
    Nuk e di cfare do te thuash me Te treguarit me dinjitoz.

    Albanian Mail nuk eshte prona ime dhe nuk kam pse te sikletosem shume. Une e dhashe kontributin tim per aq kohe sa pata mundesi duke sjelle lajme nga emigracioni aktualitet nga Londra.Pra me pak fjale isha gjithmone i mendimit qe kjo gazete duhet te koncentrohet ne problemet dhe jeten e ketushme, pa harruar lajmet nga shqiperija kosova apo maqedonija.

    Le te vazhdojne koleget e tjere ta cojne punen time me para, dhe te bejne nje gazete ndryshe nga ajo qe une bera me bashkepuntoret e mij te nderuar Sami Islami, Profesor Gezim Ismaili, Gazetarin nga Shqiperija Zylyftar Bregu, dhe ata njerez te tjere qe kontribuan.

    Dhe njehere dua te theksoj se fjalet ne kete forum nuk do te ndryshojne asgje per mire, perderimsa ne nuk do te kete veprime konkrete takime me kryeredaktorin Tereziu qe keto qe thoni ne kete forum tja thoni ne balle perballe si burri burrit.

    Pastaj eshte ne doren e tij, ti llogjikoj shqetesimet e tuaja qe padyshim mendoj se do jene me vlere per te per te ndryshuar imazhin e gazetes ashtu sic e don komuniti yne, ku perbejme dhe ne qe debatojme ne kete forum.

    Kur do ju mund te shkruani, dicka por dhe njehere ju them se fjalet e shumta jane fukarallek.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Shijaksi-London : 01-06-2003 mė 15:49

  9. #69
    i/e regjistruar Maska e Pirro i Epirit
    Anėtarėsuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    Scotland
    Postime
    37
    ....Une nuk e kam pare akoma kete Gazete, por sa verej nga diskutimet dhe disa komente te personave qe e kane lexuar, kam pershtypjen qe i vjen era majtizem (tipik shqiptar se te ishte si ky majtizmi ketu eshte lule). Personat qe jane te implikuar ne kete gazete pretendojne te jete gazete e gjithe shqiptareve por duke ledhatuar pushtetin ne Shqiperi. Dihet boterisht qe pushtetaret e sotem te Shqiperise jane kundershtaret me te flakte te bashkimit te shqiptareve.
    Punoni te pakten qe kjo gazete ti bashkoje shqiptaret virtualisht. Gjithcka t'i sherbeje intersave mbarkombetare, dhe le ta gjene veten, te pakten ne kete gazete, te gjithe shqiptaret qe banojne ne UK.
    Botuesit mund te jene te shqetesuar per fitimet momentale, por te jene te sigurte qe nese ajo gazete do jete gazete e gjithe shqiptareve fitimi do jete i garantuar. Shikoni gazeten "Bota Sot" megjithese filloi botimin ne mergim ne nje vend te vogel sic eshte Zvicra eshte gazeta shqiptare me tirazhin me te madh ne bote, dhe me gjithe kercenimet dhe gjobat e njepasnjeshme qe paguan, ka nje sukses te jashtezakonshem.

    Do thote ndonjeri kollaj te kritikosh urdhero e kontribuo. !! Une njoh te pakten nje gazetar shume te njohur dhe serioz qe eshte larguar pas botimit te dy numrave te gazetes sepse dikujt nuk i kane pelqyer shkrimet e tij, por jam i sigurte qe shkrimet e tij ju pelqejne shumices se shqiptareve, dhe kane ndikuar ndjeshem ne shitjen e gazetes.

    Edhe emri Albanian Mail nuk me duket shume terheqes per shqiptaret pasi te gjitha gazetat tabloide te ketushme qe mbarojne me mail jane gazeta qe vjellin vrer ndaj shqiptareve te pakten cdo jave. Fare mire mund te quhesh Albania e Londres ose dicka tjeter po vetem ..mail jo.
    Pra qe ta mbyll kyci i suksesit eshte brendia kombetare.
    Ju uroj suksese
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pirro i Epirit : 01-06-2003 mė 16:26
    Liridashes

  10. #70
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Pershendetje...
    Ky eshte nje debat i tipit " dum baben"... qe filloi e spo e kuptoj qellimin pse filloi.

    Per mendimin tim, nuk eshte e thene te mbarosh per gazetari te besh gazetarin. Pasi te them te drejten bijte e gjeneralve, dhe perkthyesit e policise se londres qe kane mbaruar ne shqiperi per anglisht, dhe gjeografi, po bejne gazetari, madje edhe per BBC-ne. Problemi qendron tek kuptimi i atij misioni qe ka ai gazetar.
    Ju tregoj nje shembull. I nderuari Z. Agim DOCI ka mbaruar per inxh elektronike dhe mjaft mire ka shkruar dhe ka gezuar shume persona me poezite dhe tekstet e kengeve te tij,(te me Z. Agim DOCI qe po i permend emrin), dhe sipas disa ai nuk duhet te shkruante por te merrej me profesionin e tij( qe di qe e ka bere mjaft mire).
    Pra boll me idiotsirat dhe fyerje personale, flitni dreqin ta haje per frutet e punes qe te transformuarit ne "gazetare" po japin.

    O petull,,, qe besoj cdo njeri shpreh dicka me nick name qe vendos...cdo profesion eshte i nderuar, perderisa ka njerez qe merren me ate profesion. Ku do ta futesh thelle ne ate trurin tend te vockel, qe respektimi i individit, dhe i fjales se tij eshte parimi baze ne nje vend te lire.

Faqja 7 prej 8 FillimFillim ... 5678 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  4. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  5. Qėndrimi i shtypit tė huaj ndaj lidhjes sė Prizrenit
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-07-2006, 23:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •