Close
Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 51 deri 60 prej 77
  1. #51
    human
    Anėtarėsuar
    25-03-2003
    Vendndodhja
    Angli
    Postime
    47
    Njekohesisht askush nuk u ka mohuar pershendetjen inisiatoreve dhe pjesemarresve te deritanishem te Albanian Mail. Por profesionistet dhe dashamiret e shtypit shqiptar do te kishin deshire qe per me teper ajo, e cila merr persiper detyren delikate per te organizuar dhe perfaqesuar bashkesine tone ne nje ambient te mbytur nga paragjykimet angleze dhe shfryrjet burracake shqiptare te tipit "do kalosh nga lagja ime po s'ta mbusha koken me gunga", te ishte pergatitur ne menyren me te mire perpara se te kerkonte tregun. Por paradoksi i stendave te shtypit ne Shqiperine qe kemi lene, domethene botimi i panderprere i titujve te rinj kur te gjithe mendojne se nuk ka me vend as per te vjetrit, duket se po na ndjek edhe ketu. Kjo vjen se pari pikerisht nga bindja e botuesve se "perfeksioni vjen me kalimin e kohes". Duke qene pjesemarres ne botimin e dy gazetave ne Shqiperi, mund te them se me teper sesa shpejtimi i numrit te pare, ne mbarevajtjen e gazetes ka rendesi organizimi deri ne detaje i te gjitha gjerave perpara se te ballafaqohesh me publikun. Gazeta Korrieri nuk ka ndryshime themelore ne staf qysh nga dita e pare e saj, dhe po ecen me sukses ne treg. Ndersa, per shembull, gazetat Dita, Ballkan, Sot, apo Panorama, duke dale rremujshem, vazhdojne te "kerkojne perfeksionin" duke nderruar vazhdimisht drejtoret, kryeredaktoret dhe pjesetare te tjere te rendesishem te stafeve. ...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jola : 31-05-2003 mė 14:25
    jetoj jeten time, vetem sot

  2. #52
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    london
    Postime
    18
    Pompaciu!
    Mendoj se problemi kryesor lidhur me kete (gazete fletushke) qendron tek mosprofesionalizmi, mungesa e nje vizioni te qarte ne lidhje me misionin e saj.
    Te lutem nese kjo gazete eshte informativo-kulturoro-artistike me thuaj ne cilin numer i ka plotesuar keto? Eshte apo nuk eshte gazete e shqiptareve ne UK apo thjesht gazete shoqate apo dicka me pak.
    Besoj se Agimi ose Tony duhet t'i kene llogaritur mire keto gjera. Duke qene se thuhet se kjo gazete eshte e shqiptareve ne UK atehere kemi te drejten tone te fjales.
    Perpiqu te jesh me serioz ne trajtimin e ketyre cceshtjeve dhe mos harro se kjo gazete del ne UK ne njeren prej superfuqive me te medha te botes dhe jo ne Afrike te Jugut apo ne Indonezi.
    Eshte vertet turp per ju dhe disa te tjere qe perdhosin emrin shqiptar per hir te interesave meskine.
    Ju keshilloj te lexoni dicka mbi gazeten dituria te biotuar rreth 100 vjet me pare. MEs te tjerash ajo publikonte te gjitha ato qe ishin thene per shqiperine nga te huajt. Por duket se Fletushka eshte e zene me mbrojtjen e Nanos dhe te klaneve te tij mafioze qe ndodhen ketu, prej te cilave po turperohet cdo shqiptar.
    Nese neper shtypin anglez po e sheh se si po shkruhet ndaj shqiptareve, atehere me te drejte pretendojme qe me ane te kesaj gazete qe ka dy faqe ne anglisht te thuhet dicka. Por u gabuam se misioni i saj ishte i kundert. Nje faqe anglisht botohet ne faqe 5 dhe nje ne fund. Dhe ato lajme te marra nga interneti dhe thuajse nuk kane asnje rendesi.
    Gjithsesi si pjestar i ketyre klaneve edhe ti do te vazhdosh misionin tend, por mos harro se ky eshte turp dhe nuk ke te drejten me te vogel qofte edhe morale qe te flasesh per shqiptaret ne UK...... turp...... per ju.../

  3. #53
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    Reporter pershendetje dhe te pergezoj per mendimin tuaj tejet te vlefshem.

    Problemi qendron se te kesh nje gazete profesionale duhet te investosh ne te, dhe jo te presesh qe te marresh fitime qe ne numrat e pare.
    Gazeta del me fitim kut botuesi arrin te ket nje staf kompakt, nje shperndarje te mire, dhe nje menaxher te zot reklame.
    Me sa pashe une nga puna ne kete gazete, reklama ne UK eshte nje problem. Kemi takuar dhe shume biznesmen shqiptare dhe i kemi ftuar ata te vene reklamat e tyre ne kete gazete. Por pergjigja ka qene e vaket.

    Qe te kesh nje gazete te mire duhet te kesh nje staf profesional, me ide te reja qe lexuesi mos te merzitet. Duhet nje larmi e lajmeve se sic dhe ju e dini "Jajmi eshte mbreti i gazetes".
    Por realisht dua tju them se nuk ka qene e lehte per botusit e gazetes dhe per mua per kohen qe e drejtova ate te zgjidhim keto problem e me efikasitet.

    Ata gazetare qe u afruan kishin deshire te bashkepunin me ne kundrejt nje page te caktuar.
    Por kishte edhe nga ata qe shkruani shkrime per Robin Hudin apo shkrime njesoj sic u kishin mesuar ti shkruanin per fjalimet e kryetareve te koprativave dhe per keto shkrime kerkonin £100.
    Kjo eshte e pa tolerushme do te thoja, dhe perballe kesaj situate une dhe botuesit ishim ne nje pozite te veshtire.

    Shpresoj se e kalimin e kohes gjerat do te ndryshojne per mire, gazeta do te fuqizohet ekonomikisht dhe me shume gazetare te te tjere profesioniste do ti afrohen.
    Per momentin ne kemi deshire te lexojme me shume ne te, por mundesite jane te pakta.

    Le te shhpresojne qe nga numri ne numer Albanian Mail do te jete ne ato nivele per te na kenaqur te gjitheve.
    Kjo gazete ka te ardhme, dhe jam optimist se ajo do te behet nje mjet i fuqishem informacioni per komunitetin tone dhe njekohesisht do te permbushi misionin e saj me te cilin doli.

    PS-Gazeta Korrieri ka bere shume ndryshime ne redaksi. Ose me sakte shume gazetare jane larguar.
    Ferdinand Dervishi ka shkuar ke G-Shqiptare.

  4. #54
    Artiste Maska e Kuntakinta
    Anėtarėsuar
    18-01-2003
    Vendndodhja
    Bregu Lumit High Street
    Postime
    180
    Opinioni im ndaj gazetes shqiptare pa dashur te ofendoj apo fyej askend eshte qe gazeta le shume per te deshiruar. Gjithesesi, vleresoj mundimin dhe deshiren e atyre qe punojne per ate gazete dhe shpresoj qe me kohe gjerat te ndryshojne per mire.
    :-)

  5. #55
    fly with me... Maska e POMPACIU
    Anėtarėsuar
    08-06-2002
    Postime
    10

    Post

    Pershendetje

    ok, si fillim disa prej jush kane koncepte te gabuara kur shprehen "fletushte" pasi AlbanianMail eshte nje gazete me 16-faqe dhe per profesionalistet e vet'emeruar duhet te dine mire se fletushka perfaqeson nje faqe te vetme! Koncepte te gabuar si ky ka shume ne mesazhet qe ju drejtoni gjoja per ankese drejt redaksise qe lene shume per te kuptuar.

    Gjithsesi, per ex-x nuk e di se kujt liste i referohet zotniu ne fjale per gjoja profesionalizem ne gazetari, por deri tani nuk eshte ofruar ndihma e asnjerit nga cilido i cili thjeshte nga deshira patriotike te japi kontributin e tij per gazeten e vetme Shqiptare ne UK.

    Stafi aktual i AlbanianMail eshte i specializuar dhe per c'dokend i cili eshte kurioz te shohi specialitetin e tyre si ne fushen e gazetarise ose ne ndonje fushe tjeter mund te drejtohet ne redaksi ku do t'i shuhet kurioziteti per shume gjera qe akoma jane jasht horizontit te tyre.

    I dashur ex-x persona si ti jane gjithmone kunder rrymes, duan gjithmone te prishin, te shkaterrojne, te shajne e te ofendojne ne menyra te ndryshme qofshin keto forume apo chate, virtuale apo reale nqs i cenohen interesat e tyre, qe per kete rast aktual me ben te kuptoj qe je ndonje ish i punesuar ne AlbanianMail qe dikur dergoje shkrime ne redaksi per shekullin e 30'te edhe kerkon te paguhesh £300 deri ne £400 pound!!!! absurde, ose si nje tjeter kundra rrymes i cili shkruante per "Piktoret e rruges ne Londer", u botonte nje jave para ne faqet e rrjetit dhe me pas sillej ne redaksi kundrejt nje shume qesharake!!! me thuj ti i dashur zotniu ex-x, mos valle keto per ty quhen gazetare profesioniste!!!?

    C'do njeri nga ne, c'do organizate, c'do biznes, c'do punetor dashje-padashje perfaqeson veten dhe kombin e tij ne nje vend tjeter! AlbanianMail nuk eshte shprehur qe jan te vetem perfaqesues te Shqiptareve ne Angli, gazetaret e tjere "profesionalista" ne fjale mund te organizohen dhe te hapin nje "fletushke" te tyren.

    Persa i perket informacionit, ka dy gjera qe me ēudisin me menyren qe arsyeton ex-x, sepse nese je i verber dhe nuk dallon faqet nga aktualiteti, sporti, humori, intervista, analiza, shkenca, historia, etj nga njera-tjetra atehere te keshilloj te vizitohesh tek ndonje doktor per problemin e syve, oseee nqs nuk deshiron ta pranosh, anasjelltas ta luftosh realitetin te sygjeroj ndonje doktor psikolog te freskoje idete e tua!!

    Nuk dua te zgjatem me teper, pervecse ti kujtoj Shqiptareve te cilet e duan kombin e tyre te organizohen dhe te japin ndihmesen e tyre ne c'do aspekt apo fushe per ta ngritur dhe paraqitur Shqiperine sa me mire drejt syve te huaj. C'do gje, qofte gazete, biznes, me shume se sharjeve e fjaleve pa vlere te personave po ashtu pa vlere kerkon mbeshtetjen qofte edhe te ketyre personave qe te gjithe sebashku te arrisin nje nivel kombetar per paraqitjen sa me mire e me vlera te Shqiperise ne "Bote".
    Sido qė mund tė mendoj pėr jetėn
    Ajo mbetet vetėm njė kėshtjelle rėre
    Dhe kurorat e guaskave janė gėzimet e saj.

  6. #56
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    london
    Postime
    18
    Pershendeje!

    Duket se ju ka marre pompa ajer o pompaci! Keshtu qe me duket se keni ngaterruar person.....
    Nese ju mendoni se gazeta juaj eshte ne kulmin e saj pra qe nuk ka si behet me mire ky eshte mendimi juaj dhe e drejta juaj per ta shprehur. Nese o pompaci kerkon te besh qorr apo ta cilesosh te marre nje person nuk mund ta thuash kete per te gjithe shqiptaret e Londres qe kane braktisur gazeten tuaj, gje e keni pranuar edhe vete apo jo....
    Mundohem qe ta kuptojme dhimbjen tuaj per braktisjen qe i eshte bere kesaj gazete jo me nga gazetaret por edhe nga lexuesit. Por natyrisht qe arsyen nuk do te mund ta gjeni tek shqiptaret e Londres por tek ajo qe ju pasqyroni ne gazeten tuaj.
    Te lutem do te isha shume i lumtur nese do te tregonit dicka mbi stafin tuaj. Perderisa petullushi nuk u tha asgje lexuesit per kryeredatorin apo stafin te lutem ti thuaje. le ta dime se kush na qenkan keta profesioniste, por nga ata emra qe shkruhen asnje nuk eshte i njohur si gazetar dhe kete mund ta shikosh sapo te shikosh shkrimet e tyre.
    A eshte profesionalizem per ju qe as lajmet nga interneti qe i merrni nuk arrini qe t'i pershtasni per fletushken tuaj.
    Te lutem me ler te te kujtoj se vetem ne numrin e fundit qe nuk di se cfare kishte aty pervecse shefit tuaj dmh. Zotit Nano ne faqen e dyte dhe disa lajme sikur te ardhura me porosi nga zyrat e largeta te Tiranes. Nese ju pretendoni se kjo eshte gazete e shqiptareve ne Uk atehere uhet te ishit pak me te kujdesshem per zgjedhjen e tyre. Nuk di se per cfare ofrimesh e paskeni fjalen zoteri per cfare pagash apo justifikmesh pewr braktisjes qe i jane bere gazetes suaj.
    Cdo lexues i thjeshte qe i ka rene ne dore kjo gazete qofte nuk do te besonte as ne pavarsine e saj, as ne misionin e publikuar apo ne permbajtjen e saj. A mund te na toni se ne cilin numer ka patur dicka per shqiptaret e UK-se. Ku na qenkan keto analiza qe ne nuk i paskam pare. patjeter qe ju nuk e keni idene me te vogel se kujt i thone lajm, editorial,koment, aq me teper analize.
    Fjalimet e raportuara pa ndryshime pikesore te nanos nuk mund te jene ne cdo rast analiza zoteri. Natyrisht qe do te ishte mire qe ju si fillim te merrnit ca leksione gazetarie dhe me pas te zbritnit prej gomareve te donkishotit dhe t'i shikoni me realisht keto gjera. Nese ju merrni mundimin te flisni ne emer te botuesit ju them se gaboheni zoterinj, pasi nuk e keni idene me te vogel se si ndertohet nje gazete. Abslutisht nese dikush tjeter ju urdheron ta beni kete qe te permbushni nje mision atehere kjo eshte tjeter por do te ishte me e ndershme qe ta cilesonit fletushken tuaj si organ i shoqates i deges se PS-se Londer etj etj. Mungesa e idese sesi ndertohet nje gazete ju ka cuar deri ketu. Kam mesuar se ne ate gazete paska qene edhe njefare Muhamed qe na qenkash larguar per arsye qe (sic thote ai ne nje dialog me lulen 9) per arsye qe qenka shume i zene. Kjo ben te dyshosh qe dicka calon aty dhe jo vetem kaq.
    Mendoj se puna e pare qe do te benit do te ishte cilesimin e fletushkes si te partise suaj apo te deshmonit realisht misionin qe ka pasi dhe vete besoj se e keni kuptuar se keni deshtuar per te maskuar kete misoion. Natyrisht zoti pompaci se do ta keni te veshtire te manovroni ne kete menyre dhe kjo eshte mese e qarte. Stokun e gazetave qe sic edhe e thoni shpesh (.... madje ju revolton...) vjen pikerisht nga ky shkak. Besoj se jni shume i vetedijshem se ajo fletushke nuk mund te jete kurresesi gazete e shqiptareve ne UK. Mendoj se keni deshtuar edhe ne misionin tjeter... duhet te gjeni metoda dhe platforma te tjera pasi miqte tuaj. Dhe kujdes se kur merr ere nje pune....

  7. #57
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    22-04-2003
    Vendndodhja
    x
    Postime
    35
    Nuk mendoj se dikush do te merzitej per disa gjera qe dihen. Me vjen keq qe pompaciu qenka nervrikosur kaq shume. I sygjeroj te jete me i qete, ashtu isc vertet ndjej keqardhje te madhe vertet per ex-x. Jo vetem ex-x por edhe shume shqiptare te tjere kane shpresuar qe te kene nje gazete te tyre ne UK.
    Pashe qe gazeta kishte ndryshuar pak, ishte kthyer me leter normale. Nuk mu duk shenje e mire pasi vertet ajo lete eshte me pak e kushtueshme por kjo nuk do te thote se mund te mos jete shitur aq shume apo kushedi nga botuesi ka ndonje plan tjeter. ndofta ju si drejtues do te mund te na tregoni.
    Kur u mbroni rryma te caktuara duhet qe ta deklaroni dhe gjithcka behet e qarte.
    Nuk besoj se Shqiperia do te mund te perfaqesohet keshtu ne metropolin britanik. Perkundrazi kjo mendoj se perben nje antirreklame me te kete per shqiperine.
    Ju lutem ckuptim kane lajmet ne anglisht ne faqen 5....
    kete nu ke kisha pare kurre. Ashtu sic e keni pranuar gazeta juaj nuk eshte per te gjithe shqiptaret ne Uk.
    Duket se ajo eshte nje argetim i vogel per nanushet e Londres dhe kaq. Kjo eshte mese e qarte qe ne njefare menyre eshte deklaruar edhe nga ju. Ju si drejtues kujdesuni vetem per mjekrrat.......
    Persa i perket aspektit profesional besoj se e dini edhe vete se ne cfare niveli eshte.
    Bye

  8. #58
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2003
    Vendndodhja
    uzbekistan
    Postime
    13
    Aman po kush na qenka ky njeri qe ka fytyre e faqe dhe flet me aq kompetenca. (Ne fakt u interesova dhe zbulova... )
    O pompaci o asgje. Po vetem tre hartime ke ne te gjithe gazeten dhe e quan me 16.
    Ju mund te bei edhe nje gazete me 66 faqe por...
    Hej me mire boto nje liber te nanos me urdherat e tij dhekjo do te ishte me e mire.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Jola : 31-05-2003 mė 15:47

  9. #59
    Erzeni Maska e Shijaksi-London
    Anėtarėsuar
    10-11-2002
    Vendndodhja
    ke kodra kuqe
    Postime
    778
    [QUOTE]Postuar mė parė nga ex-x
    [B]Pershendeje!

    Kam mesuar se ne ate gazete paska qene edhe njefare Muhamed qe na qenkash larguar per arsye qe (sic thote ai ne nje dialog me lulen 9) per arsye qe qenka shume i zene. Kjo ben te dyshosh qe dicka calon aty dhe jo vetem kaq.


    I ndruar ex-x dhe njehere dua thu them se nga Albanian Mail jam larguar se jam i ngarkuar me preukupime te tjera. Tani punoj si korrespondent i Londres per tre organe te ndryshme.
    Gazeten Shqiptare ne Teirane, Televizionin e ri shqiptar News -24, si dhe per revisten mujore Shqip.
    Te drejtosh nje gazete ne londer me pal burime informacioni eshte tejet e veshtire.
    Por kjo nuk do te thete te jete e pamundur per te bere nje gazete.
    Une ne varesi te kohes qe do te kem ne dispozicion do shkruaj per kete gazete.
    Do te ishte e mira qe te gjithe ne sebashku te shkruajme ne ate gazete te japim mendimin tone, sesa te debatojme ne kete forum .
    Le te takohemi nje dite te gjithe meqenese jemi te interesuar per kete gazete dhe te diskutojme me botuesit dhe kryeredaktorin e tanishem se cfare mund te permiresohet dhe ndryshoj ene kete gazete.

  10. #60
    Ulerime Maska e Jola
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    aty
    Postime
    261
    Shijaku si gjithmon vlersohesh per mendimet e tua.
    Jo shume per te thene se je njeri shume i mire.
    Jola
    L'amore e' come la febbre, si guarisce a letto.

Faqja 6 prej 8 FillimFillim ... 45678 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  4. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  5. Qėndrimi i shtypit tė huaj ndaj lidhjes sė Prizrenit
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-07-2006, 23:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •