Close
Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 77
  1. #11
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    22-04-2003
    Vendndodhja
    x
    Postime
    35
    Nuk desha te hyj me njerez konkrete po thjesht perderisa i hyre kesaj pune, ju lutem znj.Jola a mund te na thuash nje emer gazetari(qofte edhe nje) qe punon ne ate gazete, dhe une po te tregoj ty mbi pese gazetare qe ndodhen ne UK qe nuk denjojne te punojne ne gazete. eshte fjala per gazetare te afirmuar qe njihen ne rrethet gazetareske. Arsyen lype tek ladi apo ladushet. Dje e lexova numrin e fundit. Mendoj se eshte pak te thuhet turp. Ju lutem nese doni te beni qofte edhe nje krahasim merrni nje gazete tjeter cilado qofte ajo. madje edhe ato gazetat e shoqatave te vogla apo ojq-ve qe jane ne prag te falimentimit dhe krahasojeni. besoj se do te bindeni. ju lutem me thuani cfare kishte aktualitet per shqiptaret e UK-se ne numrin e fundit?
    Lajmet nga atsh-apo agjenci te tjera zene gjihe aktualitetin dhe as qe behet fjale per nonje shkrim qe te permbushe misionin e kesaj gazete sic eshte publikuar prej atyre ladusheve. pyeti njehere ladushet se pse nuk vijne gazetaret apo qofte edhe intelektualet te shkruajne ne Albania Mail dhe pastaj do te besosh se si jane punet e dashur znj.Jola. mundesh te pyesesh edhe pse iku ai qe e mbante gjalle gazeten M.V
    flm

  2. #12
    Ulerime Maska e Jola
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    aty
    Postime
    261
    Lule9 ti mendimin tend the, megjithse duhet te kesh parasysh se kjo gazete eshte ne hapat e para te saj.
    Mendoj se duhet me shume kohe dhe gazetare me me eksperience qe kjo gazete te arrije standartet e kohes.
    Ndoshta ne te ardhmen shpresoj se te gjitha ato qe ke permendur me siper te arrijn nivelin e duhur.
    L'amore e' come la febbre, si guarisce a letto.

  3. #13
    Zog Shqiponje Maska e Iceberg
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Vendndodhja
    Larg Atdheut
    Postime
    212
    A mund te me thote ndonje se cfare thuhet ne nr e pare te asaj gazete?

    Kush e drejton?

    Cili eshte qellimi i gazetes? A ka qellim te informoje shqiptaret qe ndodhen ne MB se c'ndodhe me shqiptaret ne diaspore? ..sepse se c'ndodh ne Shqiperi pothuajse te gjithe e dine permes satelitit.

    Nje gazete, radio apo mjet tjeter informimi duhet te kete qellim te organizoje shqiptaret qe ndodhen ketu pasi deri tani jemi komuniteti me i c'organizuar (edhe jevgjitet me sa di une kane shoqaten e tyre), te jete nje ze qe informon sakte opinionin shqiptar se cfare ndodh ketu dhe ti kundervihet sado pak fushates se zeze antishqiptare te ndermarre nga shtypi tabloid britanik.

    Nje gazete shqiptare ne Britani duhet te jete gazete jashte ndikimit te politikave shqiptare. Ne ate gazete duhet ta gjeje veten cdokush qe ndjen se ne dejet e tij qarkullon gjak shqiptari.

    Gazeta duhet te kete objektiv te pasqyroje (pervec atyre qe thashe me lart) problemet qe shqetesojne kombin tone ne te gjitha trojet ku banojne shqiptare.


    Shpresoj qe ata persona qe kane marre iniciativen te hapin kete gazete te mos i perkasin "klubit" te gazetareve qe shkruajne ne gazetat e majta ne Shqiperi qe per 5 leke jane ne gjendje qe te bardhen ta bejne te zeze dhe anasjelltas.

    Ne Londer ka mjaft mendje intelektuale qe ju dhimbset Shqiperia dhe fatet e kombit tone dhe Londra eshte vendi ideal per te shprehur mendimin intelektual te pavarur shqiptar (kujtoni Albanian e Konices) jashte ombrelles se gazetarise shqipfolese filogreke te Tiranes.
    Ju faleminderit
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Iceberg : 01-05-2003 mė 15:45
    Shqiperi te qofsha fale, te kam Nene e me ke djale

  4. #14
    SiMp^tIkJa Maska e Enkela B.
    Anėtarėsuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    550
    mu psh me vjen shume mire qe keni marre iniciativen per kete gazete, eshte ne hapat e para.. por besoj qe do te kete sukses...
    psh me pare do kisha ble albanian mail sesa kosovarja...

    po mire kush punon ne kete gazet?? e kam dit per redin... edhe ti jola me pilotin kontriboni ketu???

  5. #15
    Ulerime Maska e Jola
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    aty
    Postime
    261
    Enkela jo une vetem njoh kryeredaktorin Lavdrim e ka emrin.

    Iceberg jam plotsisht dakort me ty, prandaj po e perseris qe kjo gazete ka nevoje per intelektuale dhe gazetare me eksperience.
    Jepini kohe.
    L'amore e' come la febbre, si guarisce a letto.

  6. #16
    Radio Shoqeria DJ Maska e Piloti
    Anėtarėsuar
    08-09-2002
    Vendndodhja
    Radio Shoqeria
    Postime
    260
    Postuar mė parė nga Enkela B.
    mu psh me vjen shume mire qe keni marre iniciativen per kete gazete, eshte ne hapat e para.. por besoj qe do te kete sukses...
    psh me pare do kisha ble albanian mail sesa kosovarja...

    po mire kush punon ne kete gazet?? e kam dit per redin... edhe ti jola me pilotin kontriboni ketu???
    dhe une vetem njoh Redin ( e kam takuar nje here nepermjet takimit te forumistave te forumit shqiptar dhe kaq, do te kisha shume deshire te kuntriboja per kete gazete por me thene te drejten nga ja them nga gazetaria fare, keshtu qe ndihma ime sdo te jete e nevojshme
    nejse kush te kete eksperience ne kete pune, pse mos te iki dhe te kuntriboje per kete gazete?

  7. #17
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    22-04-2003
    Vendndodhja
    x
    Postime
    35
    Pershendetje te gjitheve!
    i lexova te ggjitha mesazhet tuaja dhe dua te ju falenderoj. Eshte vertet nje shqetesim i madh per te gjithe nje gazete apo me sakte nje prezantim sa me i mire i joni ketu ne UK, qe natyrisht me mire se nepermes medias nuk do te mund te gjejme ndonje rruge me te pershtatshme. Pra ka dale nje gazete qe quhet Albania Mail dhe nuk di nese pritja eshte e vetmja shprese qe dicka do te ndryshoje. Per cilesine e saj nuk dihet se edhe sa kohe do te mund te ngushellojhemi me "fillimin" e saj. Pra ajo eshte ne fillim dhe duhet te presim.. Ju siguroj qe qe ne numrin e pare kjo gazete vazhdoje te botoje ne cdo numer nje njoftin qe kerkon te punesoje gazetare, por gazetaret nuk po shihen. Atehere ose nuk ka gazetare ose dicka po ndodh. Ne fakt gazetare ka dhe nuk eshte nje numer i vogel. Se pse ata nuk po shkruajne tek kjo gazete ti e dashur Jola mund te pyesesh ate qe na qenkash kryeredaktor, megjithese ne baze te disa informatave qe kam ai eshte i vetmi. (kam deshiruar te komunikoj me ta por kam marre nje mesazh me te shara) per kete ju siguroj dhe ndofta nje dite do ta publikoj edhe ketu. Cilesia e letres se gazetes eshte fantastike pra ka leter reviste dhe une mendoj se nese do te kishte leter normale me kushedi sa faqe do te dilte. pra aspekti financiar nuk eshte problem, pasi faqet e gazetes nuk do te kishin dale me ngjyra dhe me leter te tille. fatkeqesisht nuk dihet se kur eshte fillimi apo sa i gjate do te jete ky fillim. me duket se ky qe do te dale do te jete numri i dhjete. dhe ka vetem nje emer qe del aty, nje qe ishte i mire iku pra redi, nuk po shihet te shkruaje me qe prej tre numrash..... Duke pare keto nuk mund te besosh aspak ne seriozitetin e kesaj gazete aq me teper ne misionin e saj. Cfare kishte per shqiptaret ne UK?
    Cfare kishte per ceshtjen tone kombetare? Po kam lexuar nje shkrim ku thuhet se Nano ua mblodhi grekerve dhe i ka vene me shpatulla per muri per ceshtjen e camerise.
    Une jam nje vajze nga vlora por e ndjej se ketu nuk ka vetem shqip te shqip, por edhe te kosoves maqedonise dhe trojeve te tjera etnike. asnje lajm nuk ka per keto, asnje shkrim?
    Atehere e dashur Jola ju mund te pyesni ate djalin e mire qe njihni ju dhe t'i sygjeroni qe ne gazete nuk duhet nje djem apo vajza te mira por duhen gazetare. nese ai nuk e ka idene me te vogel per gazetarine thuaj te zhbllokoje mekanizmin qe e ka ngritur vete qe bllokon penat e tjera gazetareske dhe intelektuale ne kete gazete. Sa per djeni une punoj aktualisht per Bota Sot dhe kam mbaruar per gazetari. Nganjehere me vjen TURPPPPPPPPPPP QE NJE GAZETE E TILLE del ne Uk dhe Ladushat si djeme te mire marrin gomarin e don kishotit dhe sic po e shohim jo vetem po e injorojne, por po e turperojne eliten shqiptare ketu.
    FLM dhe pershendetje te gjitheve.

  8. #18
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Lulja9- Boll fole me mllef edhe me urrejtje. Nuk ju shkoka fare per per shtat pasi te them te drejten ke folur shume po ske paraqitur asnje fakt qe edhe une ta "urreja" "perbuznja" nje gazete te tille. Mu duk sikur po i beje reklama vetes qe paske mbaruar per gazetari, edhe qe punonit tek BOTA-SOT.
    Gjate tere fjales tende folet e folet, edhe se kuptova ku qendronte problemi i gazetes. Qendronte tek mos maraqitja e realitetit, mungesa e larmise se lajmeve, apo "lajmet" e publikuara ne ate gazete(nese mund ta quajme te tille). Apo ne drejteshkrim?
    E dashur ben replika me njerzit e forumit qe te kundershtojne , edhe fyen dike ne nje forum, ne nje menyre jo te zakonshme per nje person te arsimuar, edhe qe pretendon qe me ato qe shkruan te paraqese kulture e dije.
    Nuk e di por nese paske mbaruar per gazetari duhet te dish te fshehtat e nje publikimi , qe mund te jene qellimi i publikimit, edhe fitimi i tij. Nese ai qe e boton i ve emrin GAZETA ME E MIRE SHQIPTARE, atehere kjo eshte zgjidhja e tij edhe qe nuk duhet te te shtoje urrejtjen edhe mllefin.
    Ne shqiperi botohet nje GAZETA SHQIPTARE(organin i SHIK, SHISH, e ARJAN CANI-t me sigurimsat e dikurshem), qe pretendon se eshte gazeta me e pavarur shqiptare. Tani mua sme pelqen se cfare botohet atje kjo zdo te thote qe te fyej e te urrej.
    Nese ju doni qe te tregoni nivelin tuaj mundohu qe "gazetaret" BBC te emeruar nga shqiperia te hapesh nje gazete qe te pasqyroje ato qe mungojne tek ajo "gazete" qe ju permendni, edhe te rrisesh nivelin si drejtshkrimor( qe te len per te deshiruar), ashtu edhe ate profesional gazetaresk.

    Jeto/puno vete leri edhe te tjeret te jetojne e punojne ashtu sikurse ata dine.

    Nderimet e mia ....

  9. #19
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    15-02-2003
    Vendndodhja
    UK
    Postime
    514
    Lulja9- Boll fole me mllef edhe me urrejtje. Nuk ju shkoka fare per per shtat pasi te them te drejten ke folur shume po ske paraqitur asnje fakt qe edhe une ta "urreja" "perbuznja" nje gazete te tille. Mu duk sikur po i beje reklama vetes qe paske mbaruar per gazetari, edhe qe punonit tek BOTA-SOT.
    Gjate tere fjales tende folet e folet, edhe se kuptova ku qendronte problemi i gazetes. Qendronte tek mos maraqitja e realitetit, mungesa e larmise se lajmeve, apo "lajmet" e publikuara ne ate gazete(nese mund ta quajme te tille). Apo ne drejteshkrim?
    E dashur ben replika me njerzit e forumit qe te kundershtojne , edhe fyen dike ne nje forum, ne nje menyre jo te zakonshme per nje person te arsimuar, edhe qe pretendon qe me ato qe shkruan te paraqese kulture e dije.
    Nuk e di por nese paske mbaruar per gazetari duhet te dish te fshehtat e nje publikimi , qe mund te jene qellimi i publikimit, edhe fitimi i tij. Nese ai qe e boton i ve emrin GAZETA ME E MIRE SHQIPTARE, atehere kjo eshte zgjidhja e tij edhe qe nuk duhet te te shtoje urrejtjen edhe mllefin.
    Ne shqiperi botohet nje GAZETA SHQIPTARE(organin i SHIK, SHISH, e ARJAN CANI-t me sigurimsat e dikurshem), qe pretendon se eshte gazeta me e pavarur shqiptare. Tani mua sme pelqen se cfare botohet atje kjo zdo te thote qe te fyej e te urrej.
    Nese ju doni qe te tregoni nivelin tuaj mundohu qe "gazetaret" BBC te emeruar nga shqiperia te hapesh nje gazete qe te pasqyroje ato qe mungojne tek ajo "gazete" qe ju permendni, edhe te rrisesh nivelin si drejtshkrimor( qe te len per te deshiruar), ashtu edhe ate profesional gazetaresk.

    Jeto/puno vete leri edhe te tjeret te jetojne e punojne ashtu sikurse ata dine.

    Nderimet e mia ....

  10. #20
    i/e larguar
    Anėtarėsuar
    22-04-2003
    Vendndodhja
    x
    Postime
    35
    I dashur zoteri!

    Nuk po arrij qe te kuptoj akrobacine tuaj, qe shkon deri ne percaktimin e pavarsise sa gazetave apo te disa bla bla-ve qe te kerkoj ndjese por nuk po arrij qe t'i kuptoj.
    Ajo per te cilen po flitet ketu dhe qe mendoj se eshte shqetesim i te gjithe atyre qe jetojne ne UK eshte Albania Mail.
    Te me ndjeni i nderuar zoteri por nuk jam edukuar e tille qe t'i them te zezes se bardhe. Nese juve ju duket se gazeta eshte e perktyer atehere pse arrini deri ne kete pike. Duke respektuar mendimin tuaj te lire me lejoni te them qe ajo Albania Mail qe ju me nje sofizem skizofrenik e mbroni eshte as me shume as me pak se turpi i elites shqiptare ketu ne UK. Besojse nese do te perpiqeni qe te dilni pak "jashte rrymes" (dhe te mos merrni mundimin te gjykoni pavarsine e gazetave te tjera e aq me teper te beheni sekser i tyre) dhe nese keni sadopak djeni mbi gazetarine sapo ta lexoni Albania Mail do te mund te arrini ne nje perfundim te tille. Duket se rryma juaj eshte kaq driteshkurtes sa nuk do te mund te ndaloje gjykimin e te tjereve mbi kete gazete. Nese i dashur zoteri mendoni se kjo gazete eshte medium i elites shqiptare ne Uk atehere me thuaj edhe nje emer te vetem gazetari apo thjesht edhe intelektuali (perjashtuar kryetaret e kooperativave apo ish- kalemxhinjte qe nuk arrijne te gjenje veten e tyre). Nuk perjashtohet mundesia i dashur zoteri qe ju te jeni nga ata qe po embani peng kete gazete. Kjo eshte e drejta juaj, por mos harronise nuk keni te drejten morale te vetquheni si medium i shqiptareve ne Uk. nuk keni te drejten te reklamoni ate me gjere se nje gazete e fisit tuaj (pasi e di qe dy mbiemra ka aty) thuaj i nderuar zoteri se pse mungon jo vetem pena e gazetareve. lerni menjane rrymat i dashur zoteri dhe mendoni gjate per misionin e madh qe ka kjo gazete. nese mendoni se per shqiptaret e UK-se eshte e mire nje gazete e tille gaboheni zoteri. Fatkeqesisht ketu ne Uk nuk ka vetem kryetar kooperativash apo mesues te leximit qe kane nostalgji per hartimet e klases se peste, por ka gazetare dhe intelektuale qe mesa duket kane vendosur te ju bojkotojne, derisa infrastruktura e gazetes suaj te jete e tille qe te gjithe te binden se Albania Mail eshte medium ishqiptareve ne UK. Nuk ka dyshim se e keni te veshtire te shmangeni rrymes suaj apo deshiren per te qene i qete dhe qe te tjeret te te lene te qete. Persa i perket arsimimit tim i nderuar zoteri me vjen keq te ju them por nuk kam mbaruar as per veterinari apo per ndonje dege tjeter te ngjashme me te por per gazetari.
    Nuk besoj qe urrejtja eshte ndjenje qe u demostrua me lart. Eshte nje kritike qe besoj edhe ju do ta benit sikur te ishit pak me larg rrymnes. Me vjen keq te ju them se me parullat tuaja per te ju lene te lire nuk do te mund te ecni jo vetem me gomarin e Don Kishotit qe keni marre por me asgje.
    Mendoj se do te ishte me mire te benit dicka me teper per te bere Albania mail nje gazete dhe jo fletushke.
    Flm per mirekuptimin

Faqja 2 prej 8 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Sulė Hotla (1875-1947), Njė Jetė Pėr Shqipėrinė
    Nga strong_07 nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 29-04-2019, 16:32
  2. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Identiteti evropian i shqiptarėve
    Nga Iliriani nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 572
    Postimi i Fundit: 02-05-2012, 15:45
  4. Plavė e Guci
    Nga Davius nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 05-10-2008, 23:36
  5. Qėndrimi i shtypit tė huaj ndaj lidhjes sė Prizrenit
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 09-07-2006, 23:28

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •