Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513

    Nis "levizja cartiste" kunder pemeve te Rames

    Nis "levizja cartiste" kunder pemeve te Rames
    Ne Rrugen e "Kavajes" dhe ne Bulevardin "Zogu i Pare", jane shkulur peme, rrethore metalike dhe kosha mbeturinash. Bashkiaket mendojne se eshte nje "sulm" i militanteve te opozites kunder kryebashkiakut Rama. Telefonata kercenuese, ne zyrat e Bashkise

    Denisa XHOGA

    Pemet e sapo mbjella ne Rrugen e "Kavajes", ne kryeqytet, nuk kane patur fatin qe te jetojne gjate. Jane prere disa peme dhe jane shkulur disa kosha mbeturinash, te vendosura anash trotuarit. Ndersa perpara ish-Pasticeri Flores, eshte shkulur edhe nje stol hekuri. Sipas Bashkise po dje ne oret e para te mengjesit ne Rrugen e "Kavajes" dhe ne Bulevardin "Zogu I" persona te paidentifikuar jane shkulur koshat metalike, rrethoret metalike dhe drunjte mbajtes te pemeve ne keto rruge, ndersa gjate diteve te meparshme, ne rruget e tjera jane thyer edhe peme. Drejtuesit e Pushtetit Lokal te Tiranes, mendojne se kjo eshte "levizja cartiste" kunder Rames e bere nga kundershtaret politike opozitare. Nese "levizja cartiste" thyente e shkaterronte makinat e te pasurve, ne kete rast pasi s'kane c'i bejne Rames, thyejne pemet dhe vjedhin koshat e vendosur gjate muajve te fundit. Sipas drejtorit te Ndermarrjes Numer 1 te Qytetit, Afrim Qendro, demtime te tilla te qellimshme kane ndodhur jo vetem dje por edhe gjate diteve te fundit. Sipas inspektimeve te bera nga kjo ndermarje demet jane kryer ne rrugen e "Kavajes", ku jane shkulur dje naten, 35 zhalone, rrethore metalike te pemeve, jane hequr dhe jane shkelur me kembe 27 kosha metalike, nderkohe qe 6 kumbulla te kuqe jane thyer gjate diteve te meparshme. Ne Rrugen Zogu I, jane vjedhur dhe demtuar 100 zhalome. Por, jo vetem gjelberimi ne bulevardin, Zogu i Pare jane demtuar edhe kabujt elektrik. Ne kete rruge, 675 metra linear tel i tensionit te ulet dhe 8 panele elektrike jane vjedhur gjate diteve te fundit. Ne rruget e tjera jane bere disa deme gjate diteve te fundit. Ne Rrugen "Komuna e Parisit" jane thyer ne mese 7 peme ligustra dhe ne Rrugen e Kombinatit jane vjedhur 50 zhalone dhe 15-20 fidaneve te pemeve u eshte hequr levorja. Ne fakt ky nuk eshte rasti i pare qe vidhen dhe shkaterrohen koshat e pleherave ne rruget e Tiranes. Per gjate gjithe ketyre dhjete viteve sapo bashkia ve koshat e plehrave, ato ose vidhen nga njerezit dhe shiten per hekur, ose shkaterrohen dhe shkulen nga makinat qe bejne aksidente automobilistike. Por, kete here nuk u shkulen vetem koshat e plehrave, por edhe pemet.
    Just God Can Judge Me

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Vinush... ti shume mire e di kush i organizon kta "cartisto-Maoistat"?

    Dihet kush ka resurset qe te organizoje nen hundet e Ram-Luan policit e Ram-Edush Bashkiakut e Klos-Gjinush Shikut e Kadri Rosh- Violet-Manush-Dodbibaveave e militanteve qe i ke ne cdo cep rruge e ne cdo qoshe kafeneje e pubi e dritareje e balkoni me veshet pipez e syt Shqiponje te degjojne c'thuhet e c'behet kunder Pushtetit Llopullor socialist.
    Ta ha mendja ty se ne bulevardet kryesore ku shtepite i kane KQ Qendrorasit e pensionistet ish shefa kuadri ministrish e ndermarrjesh qe mbushin PPS-ne (sic thot vet Nano) te mos kene pare se cilet shkulin Pemet e Partise?

    Kjo eshte loja e radhes qe ben Luan-Erion-Bracja me ata qindra debatikas te Bandave Hakmarrja te Freshit e me ata mijra ekspert te KGB-se qe realizon kto turpe.

    Eh sa jane gati te bejne Nomenklatura Miljonere te mos leshojne Pushtetin..
    Mjere njerzit e ndershem..

    Terrori ka kohe qe duket ne Horizont.

    PS do beje poshtersi mbas poshtersish per te mbuluar Vjedhjet..

    I lumte..jane te zot..



    ...

  3. #3
    i pavarur
    Anėtarėsuar
    03-07-2002
    Vendndodhja
    EU
    Postime
    513
    Brari!
    Ky eshte nje artikull qe e solla nga Korrieri dhe se kam shkrojtur une keshtu qe mundohu te diskutosh per temen e jo te me drejtohesh mua!
    Per sa i perket kredibilitetit te mediave, dhe artikujve qe shkruhen ne to eshte teme qe eshte hapur ketu ne forum.
    Une per vete skam dhene asnje mendim per kete teme vetem kopjova nje artikull qe mund te behet objekt diskutimi per pjesemarresit e forumit.
    Per te vertetuar keto qe thuhen sigurisht duhet nje inspektim nga ana e policise po dhe ajo nuk eshte kredibel ne Shqiperi, hetusia po ashtu, gjykata....keshtu qe i bije te mos diskutojme asgje ketu.
    Qe nje pjese e socialisteve jane hajdute, te korruptuar.....ashtu si dhe nje pjese e partive te tjera te pozites apo te opozites kete e dime te gjithe po sma do mendja qe kjo duhet te na pengoje te diskutojme per tema te tjera.
    Pershendetje
    Just God Can Judge Me

  4. #4
    _____________ Maska e ornament
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Postime
    872
    Ne fakt dhe une mendoj si Brari. S'ma ha mendja qe ne Tiranen e sotme, pas gati 13 vjet kapitalizem te eger, te kete dikush qe shkul pemet per te nxjerre dufin primitiv. Keto lidhen me zgjedhjet e aferta ne shqiperi si dhe manipulimi opinionit publik. Per te njejten gje u krijua dhe "komisioni parlamentar Berisha", kjo eshte kunderpergjigja e pozites. Ne fakt asnjerit nuk i intereson Tirana dhe banoret e saj, por vetem pushteti.

    Une them qe populli i Tiranes, Ne po ashtu, ne kete afere, per kedo afere, duhet te udhehiqemi vetem nga orientimet e intelektualeve te Tiranes, asnjeriut tjeter.
    Ligjerimet e tyre (Kadarese me shoke) duhet te behen busull orientuese. Te pakten ata hallet e tyre me "pushtetin" ka kohe qe i kane zgjidh. Te tjeret veēse fitim kane.

  5. #5
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Nuk deshiroj te flas pa fakte apo prova por mendoj se veprime te tilla pervecse demtojne pronen publike kerkojne te zhvendosin, ashtu si dhe disa ngjarje te tjera te stisura apo zhvarrosura gjate diteve te fundit, vemendjen nga hetimet per korrupsion ndaj edi rames tek vandalizmat qe viktimizojne <> e tij apo qe na tregojne histori me zhdukje personash te ndodhur 8 vjet me pare.

    Ajo qe vlen te theksohet eshte se veprimi ka qene i organizuar dhe ka ndodhur ne mes te kryeqytetit apo te qendrave te banuara dhe eshte e cuditshme sesi policia nuk ka arrestuar askend apo te pakten nuk ka shpallur linja hetimi tek gazeta shqiptare. Me sa duket po i jep kohe opinionit te reflektoje.

    Per mua per aq kohe sa nuk gjenden fajtoret faji qendron siper atyre qe nuk sigurojne rendin.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet nė Bllog
    22
    Ne doni te mesoni arsyen perse ato peme jane shkulur, interesohuni te mesoni vleren monetare qe bashkia ka harxhuar per cdo peme te mbjelle ne rruget e Tiranes. Eshte me e madhe se te ardhurat vjetore te nje familje buxhetore shqiptare.

    Eshte e njejta arsye perse irakianet shkaterruan e plackiten pallatet luksoze te Sadam Husein.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  7. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Albo ..pamvaresisht sa eshte harxhuar per nje Peme...pema duhet lene ne Toke sepse pema nuk ka parti.

    ata qe vrapojne te vjedhin pallate SADAMI ose magazina nuk jan ata qe kane pjese ne ato pasuri.
    Jo aspak. Vjedhesit jane ata qe skan asnji pjese kerkund.

    Psh..

    Privatizohen Objekte te ndryshme nga KOKO KOKOKODHIMA..

    Kokokokodhima ska vene nje tulle ne Shtetin Shqiptar ne te gjitha Kohet.
    Ai ishte llapazan i organizatave te Rinise se kohes se llapazanllekut enverist dhe u gradua funksionar komitetesh Rinije.
    Me ardhjen e Ajdin Sejdise ( ai i GROPES) ai u be sekretar i tije dhe ne xhepat e KOKOKOKDhimes mbeten milionat e piramides se pare qe hapi Ajdin Sejdia me ndihmen e Ramiz Alise.
    Me vone Kokokokodhima bleu ngadal ngadal gjysmen e Shqiperise.
    Dyshja Ed Rama-Kokokokodhima jane dy pashallaret e Shqiperise dhe PS sherbetore e felliqur e tyre.


    Edi shkuli pishat ne Bulevard para ca kohesh dhe e justifikoi se ato pisha ishin te vjetra.
    Tash une e kuptoj pse beri Edi ashtu.

    Ai ka gjuajtur cdo mundesi per te "bere dicka" sepse keto "dickat-e" paskan qene miniere milionash per ate dhe banden e tije.

    Me shkuljen e pishave ai kopil vriste dy zogj me nje gure..

    Pra.. Rruante miliona per shkulje e rruante miliona per mbjellje.. Pra ne nje grop ne Trotuar ai Shkul e ngul peme e mbush xhepat me miliona. Paska qen mjeshter i madh..

    Nje shembull..

    Po Abedin Cici agranomi legjendar i Frutikultures qe ka mbjelle 50 vjet rresht miliona peme..a ka sot ndoj lek ne xhep me pi nje kafe?

    Jooooo..

    Nje pem shkul Edi...i behet mercedes i Blinduar.. Nje kiosk pastron Kokokokodhima me Fadrom fut 200 milion ne Xhep.

    Prandaj kapitalizmi Berishan duhet Korigjuar sepse per kapitalizem qe ben kapitalist hajdutet e Ramiz Alise nuk ishim keq ne..

    qashtu..

  8. #8
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Vendndodhja
    Oslo , Norway
    Postime
    472
    Cfarė koicidence!!

    "Levizja cartiste" ka arritė edhe nė kryeqytetin e Norvegjisė. Para ca ditėsh lexova nė mediat vendėse se dikush po i nxjerr drunjtė e mbjellė pėrbri rrugėve, aleve dhe kopshtėve tė Oslos.

    Pos mediave dhe organėve tė hetuesisė qė u muarr me kėtė problem, tė tjerėt nuk bėzanė. Askund nuk u pėrmend se po nxirren (vjedhen) drunjtė pėr inat tė prefektit tė qytetit, as pėr inat tė kryeministrit, mbretit, mbretėreshės, princit a princeshės, kryeministrit apo partive.

    Thjesht pati shqetėsime mediash dhe sigurisht u regjistruan nė dosjet e organeve tė hetuesisė.

    Edhe kėtu do mbahen zhgjedhjet lokale, mirėpo asnjė parti pėr be nuk shfrytėzoj kėtė rast pėr marketing politik.

    Policia nuk arriti t'i kapė vandalet, mirėpo arriti ta denojė me 500$ (3500 korona) njė deputet qė nuk respektoj rregullat e komunikacionit ( nuk priti tė hapet ngjyra e gjelbėrt nė semafor por i grahi nė tė kuqe) dhe denoj njė deputet tjetėr para ca muajsh duke i konfiskuar patenten e shoferit sepse i grahi vetures mė shumė se 126 km. nė orė (u denua edhe me 15 ditė burgim me kusht dhe njė gjobė tė majme me tė holla).

    Asnjė qytetar nuk reagoj kunder policisė se pse u denuan deputetėt. Nuk reaguan as kur qeveria nuk i ndau mė shumė buxhet stallės private tė kuajve tė mbretit. Stalla u deklarue konkurs (insolvent) d.m.th likuidim. Kuajt e gjorė, tė mbetur pa tagji, zoti e din se nė cilen kasaphane kanė pėrfunduar!!

    Qytetarėve as qė u interesoj tė merren me ato probleme. Mė shumė u interesonte se me sa % do bėhej ulja e kamatave nga Banka Shtetėrore dhe preokupimet se cila parti do paraqet nė programet zgjedhore uljen e taksave, librat gratis shkollor dhe kushte mė tė mira pėr vogėlush nė cerdhet e fėmijėve.

    "Cartistat" nuk po pėrmenden mė, drunjė po i mbjellin ditėn e dikush po ua prish natėn.

    Athue kanė arritur "opozicionaret" shqiptarė tė bėjnė sherre edhe deri kėtu!!!!

    hahahaha

    qashtu....
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga lum lumi : 29-05-2003 mė 12:39

  9. #9
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    Po jane naive njerezit andej lart ua hedh gurin dhe fsheh doren para syve dhe nuk e kuptojne. Ketu qe jane te zgjuar e hedhin vete gurin dhe tregojne doren tende ..... hahahah

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Lum Lumi halle shumi
    ke te drejt ti per cka fole
    Por Oslloja me Tiranen
    Ndryshojn si dhija me dashin me b..e.


    -----

    Ja kush e inicoi kte parullen kinse opozita po ban "Cartizem" kunder Edit.

    gazeta Tema shkruan:

    ----------------


    Qendro, i dėnuar pėr hapje tė digės, i del nė krah Edi Ramės

    Hapėsi i Digės tani zhdukės pemėsh

    Ende pa u tharė boja mbi vendimin e gjykatės pėr lirimin nga paraburgimi dhe ndjekja penale pėr nė gjendje tė lirė tė njėrit prej pėrmbytėsve tė Tiranės pas hapjes sė digės, Afrim Qėndro nxitoi tė bėjė kamikazin e Edi Ramės duke u rreshtuar pėrkrah tij. Nė njė kohė kur gati e kishim harruar, ai u shfaq nė televizion nė njė kronikė qė bėnte fjalė pėr ca kosha plehrash tė shkulur, tė cilat i paraqiti si akte vandale dhe sabotime tė militantėve tė opozitės. Nuk dihet sa kosha plehrash janė shkulur, nuk dihet nėse janė shkulur vėrtet ashtu siē dhe nuk dihet se cili ka qenė personi qė e ka kryer kėtė veprim, megjithatė ai nxitoi t'ia ngarkojė opozitės, madje pohoi se ndihej i kėrcėnuar nga telefonatat anonime.

    Deklarimet e Qėndros vijnė menjėherė pas pėrgatitjes sė dosjes sė komisionit hetimor parlamentar pėr shkeljet e kryebashkiakut dhe tė nėpunėsve tė tij si dhe pas ngutjes sė Edi Ramės pėr tė detyruar punonjėsit qė tė dalin publikisht nė mbrojtje tė tij. Zyrtari i penalizuar si njė ndėr pėrgjegjėsit mė kryesorė, sė bashku me ish Nėnkryetarin Blendi Gonxhe, nė shkaktimin e pėrmbytjes sė njė pjese tė konsiderueshme tė Tiranės, ka qenė i shėnuar nė grafikun e pėrgatitur nga Edi Rama pėr tė dalė njė herė nė muaj duke sulmuar opozitėn.

    Ajo qė tė bėn pėrshtypje ėshtė nxitimi pėr tė bėrė kamikazin mbrojtės tė Edi Ramės, ashtu siē e bėri dhe disa muaj mė parė kur pranoi tė shkonte nė burg nė vend tė tij. Ajo qė tė mbetet nė mend pas kronikės Qėndro nuk ėshtė fati i koshave tė prishur, pasi pėrditė prishen tė tillė dhe s'besoj se i prish vetėm opozita, por guximi qė merr ky njeri qė tė dalė e tė na bėjė karshillėk nė media kur ende ėshtė nė gjykim pėr njė ēėshtje jo tė lehtė nga e cila Rama mund t'i japė vetėm garanci tė pėrkohshme shpėtimi. Kjo nuk ka shpjegim tjetėr veē atij tė pagimit tė borxhit qė i ka Edvin Ramės pėr lirimin nga qelitė pak kohė mė parė.


    -----------------------------------------


    Edi cdo dite do fabrikoje nga nje Shpifje dhe ne kte pune e ndihmon krejt Komiteti qendror ZP-ist.
    Cdo dite do degjojme shpifje te reja njeren me te llahtarshme se tjetra.

    Edi e ka quajtur Sali Berishen.."doktor rrumpalla."

    Mirpo per shumicen Shqiptare Saliu eshte NJERIU qe ndryshoj epokat.
    T'ja fyesh Saliun disave ne Shqiperi ( kta disa mund te jene 100 ose 100 000 ose 1 milion...ska rendesi) do te thote te hedhesh M-ut mbi kockat e atyre qe u pushkatuan e u groposen gerxheve ne vitet staliniste e ti besh hymn Krimit.
    Te fyesh Saliun do te thote te fyesh nje plejade Rilindasish qe i zuri gjalle 1945 -sa dhe qe perfunduan birucave te KGB-se se PPSH-se e te ngresh ne piedestal ata cobane te pa shkolle qe i rrahen, torturuan dhe pushkatuan ata qindra e mijra intelektuale me diploma Harvardi, Sorbone e Vjene.
    Pra ceshtja SALIut eshte ceshtje e Dinjitetit te Shqiptarit.
    Saliu flaku nje Epoke qe mbolli Luften e klasave qe mbolli shtetin pa AVOKAT..Shtetin pa Kisha..shtetin e izoluar, Shtetin bujkrob ..shtetin anti-Kart HELSINKI..

    E kush jane keta qe Shajne Saliun?

    Te dali pader Meshkalla i famshem ose Mithad Frasheri ose Fan Noli ose Doktor Shiroka e te shajne Saliun epo hajde de..se coc do ket bere..
    Por ne tashme e dime se kush e urren SALIUN..

    E urrejne Kosovaret Enveristo-maoiste qe ne Shtepi varnin portretin e Baces Ver e per te jetuar nuk e donin kooperativen enveriste te Lapardhase por Gjermanine e Helmut Kolit.

    E urrejne Qoset e Demacat qe ishin mesue me u perkedhel nga PPSH-ja.

    E urrejne spiunet e fshatrave dhe prokuroret e gjyqeve pa avokat qe denonin me pushkatim per dy fjal goje Shqiptarin e roberuar.

    Nje nga fyersit e hershem te Sali Berishes eshte dhe Edi Rama.

    Olldashi po verteton se Sali Berisha mund te jete RRumpallle ..pra nje rremujaxhi qe sdi te mbaj Rregull por se fyersi i tije ED RAMA eshte bandit i tmershem me nje mafie te fuqishme qe gllaberon Miliarda dhe nji faktor i shkaqeve qe grate fukaresha pin Fotoksine...
    Ne se nje pushtetar Vjedh Miliona eshte krejt normale qe qindra fukarej do ngelin pa buke.

    E ky lloj Normaliteti Socialist eshte i papranueshem..

    Pra qofte per ate se fyen Saliun...qofte se vjedh milionat..Edush Ramushi e vlen te demaskohet...dhe te shkoje ne Biruc.

    Dashuria per Saliun eshte dashuri pa interes..eshte thjesht dashuri per NJERIUn e mire... qofte ai dhe rrumpallaxhi..

    Saliu i duhet perseri Popullit tone te sakatosur..te pakten pjeses me te mire te atij Populli..
    Pjesa kriminale le ti duan idolet e tyre qe i kane duart me Gjak..


    qashtu..

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Mocioni, Berisha flet pėr gjithēka, por jo pėr Fazlliē
    Nga njemik nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 47
    Postimi i Fundit: 19-12-2008, 10:44
  2. Rrymat politike katolike shqiptare
    Nga ~Geri~ nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 74
    Postimi i Fundit: 30-04-2006, 04:33
  3. Gjergj Kastrioti sipas pikėpamjeve antishqiptare
    Nga Davius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 77
    Postimi i Fundit: 28-04-2006, 12:45
  4. Kryeministri i Kosovės jep dorėheqjen
    Nga rudo nė forumin Portali i forumit
    Pėrgjigje: 227
    Postimi i Fundit: 14-11-2005, 08:52

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •