"Shkunde pemën" ("Shake the tree")!-Shkruan Agim Vuniçi
Përpjekja e Thaçit për të lëkundur pozicionin politik të faktorit politik shqiptar që është statik dhe pa invencion përputhet me modelin amerikan "shake the tree" "shkunde pemën" që përmendi këshilltarja për siguri nacionale dr. Condoleezza Rice gjatë dëshmisë nën betim para Komisionit të Pavarur Nacional, gjatë dëgjimit lidhur me ngjarjet gjatë shtatorit 2001 dhe ngjarjet politike në botë. Një propozim i tillë edhe pse nuk ka ofertën koncensuale të institucioneve të Kosovës sfidon jo vetëm palën shqiptare, atë serbe, por edhe bashkësinë ndërkombëtare, për të ndërruar kursin e deritanishëm politik që bazohet në bisedimet e shpeshta të UNMIK-ut me qeverinë serbe, duke përçuar zërin e zyrtarëve të Beogradit dhe të UNMIK-ut në OKB, e aspak të palës shqiptare.
Nuk është aspak e arsyeshme që në Kosovë të vazhdojë gjendja e tanishme e status quos, ngase stabiliteti politik është shumë vështirë të mbahet, meqë situata shumë e vështirë ekonomike mund të gjenerojë krizë sociale me efekte të përshkallëzimit konfliktuoz të marrëdhënieve në shoqëri, duke mos anashkaluar aspak përkeqësimin e mundshëm të raporteve ndëretnike.
Është plotësisht e qartë që pa ndërhyrjen e drejtpërdrejtë të diplomacisë amerikane nuk do të ketë zgjidhje të asnjë problemi në botë e aq më pak të Kosovës, meqë SHBA-ja ka investuar kredibilitetin politik, ushtarak dhe moral në ndërtimin e demokracisë së njëmendët në Kosovë.
Meqë diplomacia amerikane dalngadalë do të shkarkohet nga problemi në Irak me transferimin e kompetencave, nga administrata zyrtare e partnerëve të koalicionit në këshillin e përkohshëm qeveritar të Irakut dhe njëherit rivendosjen e sovranitetit shtetëror në Irak, do të hapë mundësitë që Uashingtoni zyrtar të rikthejë vëmendjen edhe në Ballkanin gjithnjë të trazuar në përgjithësi dhe Kosovën në veçanti.
Dorëheqja e Holkerit edhe pse i referohet përkeqësimit të gjendjes së tij shëndetësore, nuk mund të mbetet jashtë kontekstit politik meqë "pushimi" politik i finlandezit finok arsyetohet me çertifikatën mjekësore-politike, edhe pse për dorëheqjen e të cilit nuk është deklaruar ende shefi i tij, Anan.
Edhe pse nuk ka ndonjë domethënie të veçantë distanca gjeografike në mes të Prishtinës, Shkupit, Tiranës, Beogradit me Athinën, para dhe gjatë lojërave olimpike fiton nje dimension të ri politik. Athina që ka investuar shumë në këto lojëra, angazhohet që të ketë qetësi në rajon, ngaqë kështu do të rriteshin gjasat për një siguri me të madhe gjatë lojërave olimpike. Për këtë qëllim kanë siguruar edhe përkrahjen e forcave të NATO-s, sigurisht që nuk do të mungojë edhe prezenca e përkushtuar e amerikanëve. Prandaj sigurisht që brenda këtij konteksti politiko-diplomatik do të përcillen edhe lëvizjet politike dhe ngjarjet në Kosovë.
Pozicioni i paqartë politik i shqiptarëve domosdo determinon edhe marrjen e inciativave për të ndryshuar gjendjen apatike në të cilen gjenden shqiptarët dhe Kosova. Iniciativa e re e Thaçit është më tepër zgjim nga letargjia politike dhe ofertë që u drejtohet serbëve vendorë për të relaksuar marrëdhëniet ndëretnike, pas ngjarjeve të përgjakshme të marsit. Një propozim i tillë edhe pse nuk ka ofertën koncensuale të institucioneve të Kosovës sfidon jo vetëm palën shqiptare, atë serbe, por edhe bashkësinë ndërkombëtare, për të ndërruar kursin e deritanishëm politik që bazohet në bisedimet e shpeshta të UNMIK-ut me qeverinë serbe, duke përçuar zërin e zyrtarëve të Beogradit dhe të UNMIK-ut në OKB, e aspak të palës shqiptare.
Sigurisht që edhe Thaçi e ka të qartë se Marrëveshja e Ohrit nuk është model për zgjidhjen e problemit të Kosovës që më tepër është problem kolonial se sa ndëretnik. Në këtë kontekst nuk kishtë ndonjë peshë politike deklarata e kryeparlamentarit Daci para kryebashkiakëve të Kosovës, se problemi i Kosovës nuk mund të zgjidhet me modele ballkanike, përkundrazi modeli i Ohrit ishtë sponsoruar nga amerikanët dhe BE-ja, dhe kishte për qëllim uljen e tensioneve ndëretnike dhe ndërprerjen e menjëhershme të luftimeve në mes të forcave të ligjshme vetëmbrojtëse të shqiptarëve dhe forcave qeveritare të VMRO-DPMNE-së. Oferta e Thaçit drejtuar serbëve vendorë, por edhe të gjitha palëve të interesuara përmban edhe diç pozitive, meqë në këtë rast do të duhej pranuar subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës, pastaj çfarëdo marrëveshje që do të nënshkruhej do të kishtë karakter ndërkombëtar, dhe se një marrëveshje e tillë do t'ia lehtësonte punën edhe bashkësisë ndërkombëtare për zgjidhjen e statusit politik të Kosovës. Kuptohet që një marrëveshje e tillë e mundshme do të largonte ndikimin politik të Beogradit nga Kosova dhe do t'i linte hapësirë Serbisë për t'u demokratizuar, dhe për të përmbushur kushtet e parashtruara, bashkëpunimin me Gjykatën e Hagës dhe reformat ekonomike në vend.
Sigurisht që edhe kjo ofertë nuk do t'i entuziazmojë shumë qytetarët e Kosovës, të cilët edhe ashtu janë të margjinalizuar, por dosido bile i ka nxitur zyrtarët politikë të japin deklarata mohuese ndaj kësaj inciative për të ripërsëritur slloganin e pranimit formal të pavarësisë, pa bërë asnjëherë operacionalizimin kohor dhe politik.
Përpjekja e Thaçit per të lëkundur pozicionin politik të faktorit politik shqiptar që është statik dhe pa invencion përputhet me modelin amerikan "shake the tree"- "shkunde pemën" që përmendi këshilltarja për siguri nacionale Condoleezza Rice gjatë dëshmisë nën betim para Komisionit të Pavarur Nacional, gjatë dëgjimit lidhur me ngjarjet gjatë shtatorit 2001 dhe ngjarjet politike në botë (burimi: transkripti i dëshmisë së dr. Rice para komisionit) të publikuar në CNN.
*(burimi: http://www.cnn.com/2004/ALLPOLITICS/...ce.transcript/)
Krijoni Kontakt