Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    london
    Postime
    18

    Kosova në marrëdhëniet ndërkombëtare

    Kosova ne marredheniet nderkombetare
    Nga Hashim THACI/ Klithet per pavaresi me tendenca privatizimi dhe primati nga politikane te caktuar, e ne te njejten kohe, te tillet, vec konsumit te brendshem, nuk kane guximin intelektual e njerezor, qe madje nje here ne emer te institucionit qe perfaqesojne, te bejne kerkesen zyrtare per njohje "formale" te saj

    Ne boten e lire e te integruar, nuk ka ceshtje ekonomike, politike, shoqerore, apo ne fushat e edukimit, sigurise, mbrojtjes, informacionit, shendetesise, sportit, turizmit etj., e cila nuk eshte e lidhur me politiken e jashtme. Kosova sot, nuk ka politike te jashtme. UNMIK-u, ne baze te Kornizes Kushtetuese, e ruan te drejten e rezervuar qe te angazhohet ne rrafshin e marredhenieve nderkombetare, sigurise, mbrojtjes, gjykates kushtetuese, buxhetit, drejtesise etj. Duke i anashkaluar institucionet kosovare, po krijohet nje hendek i panevojshem, por me pasoja midis administrates se OKB-se dhe perfaqesuesve legjitime te Kosoves. Pasojat me te medha po i bartin kosovaret.

    Gjendja e sotme eshte ne kontrast paradoksal me te kaluaren jo te larget (larg dhe e pa qene qofte cdo nostalgji per ate periudhe). Kosova me Kushtetuten e vitit 1974, kishte disa lidhje deri diku bashkepunimi direkt me komunitetin nderkombetar, por jo autonom nga Beogradi. Nga fillimvitet e nentedhjeta shenohet fillimi i nje kontakti direkt me mekanizmat e bashkesise nderkombetare nga perfaqesuesit e formacioneve politike te Prishtines.

    Megjithate, rezistenca politiko-ushtarake e UCK-se, diplomacia aktive dhe efektive e perfaqesuesve te saj dhe e personaliteteve te tjera publike dhe politike ne Kosove, SHBA dhe Evrope, i dha Kosoves dimensionin e rendesishem te te konsideruarit te saj si faktor me rendesi ne marrjen e vendimeve ne lidhje me te ardhmen e saj. Shembulli me i mire dhe me i qarte i ketij faktorizimi eshte organizimi dhe pjesemarrja e kosovareve ne Konferencen e Rambujese. Ne Rambuje, ndodhi pjesemarrja e drejteperdrejte dhe per here te pare nga Perendimi u njoh e drejta e perfaqesuesve te Kosoves per te dialoguar dhe vendosur per fatin e saj. Nderkombetaret respektuan perfaqesuesit e Kosoves si pale te barabarte e partnere ne marrjen e vendimeve kyce ne lidhje me te ardhmen e Kosoves.

    Baze e te gjithe dokumenteve te tjera qendron Platforma e Rambujese, e cila percakton qarte kete te drejte te Kosoves per te vendosur per vete. Nuk them se marreveshja e nenshkruar ne Rambuje - Paris ishte e perkryer, por ajo ishte zgjidhja me e mire per kohen. Pa ate marreveshje nuk do te ndodhte bombardimi i Aleances Veriatlantike. Liria e Kosoves do te vonohej. Perendimi do te largohej nga kosovaret. Me apo pa vetedije, do te vetizoloheshim. Pasojat, do te ishin tragjike per qytetaret e Kosoves dhe perspektiven e saj.

    Por, gjate gjithe periudhes se pasluftes, Kosova vazhdon te mbetet vendi me i paperfaqesuar, i anashkaluar dhe izoluar ne rajon. Pse ndodh keshtu? Kosova, e cila u pyet per fatin e vet, nuk po pyetet me tej per gjera qe jane jetike per te? Kujt i intereson kjo gje? Eshte e sigurte, kjo nuk i sherben Kosoves dhe procesit demokratik.

    Kosova, me e paperfaqesuara ne rajon

    Kosova nuk ka institucione te cilat e perfaqesojne ate ne marredheniet nderkombetare. Ajo ka prezencen me te madhe nderkombetare ushtarake dhe humanitare ne rajon, por nuk ka mekanizmin e duhur per t'i rregulluar marredheniet midis Kosoves e kesaj prezence dhe shteteve nga vijne ato kontigjente, organizatave joqeveritare etj. Mungesa e ketyre instituticoneve behet e ndjeshme kur shihet se Kosova nuk flet me nje ze dhe nuk ka koordinim te veprimeve dhe te pozicioneve politike.

    Ky problem ka dale shume me teper ne drite pas zgjedhjeve te pergjithshme dhe pasi Parlamenti dhe qeveria u konstituuan. Parlamenti po hesht. Te gjitha shtetet perreth po zhvillojne kontakte direkte bashkepunimi dypaleshe, tripaleshe e shumepaleshe. Bartesit e institucioneve tona ose kane frike per bashkepunim me fqinjet ose jane te paafte per te punuar ne kete drejtim. Edhe kur marrin pjese, niveli i perfaqesimit eshte aq sa ai i nje perfaqesuesi te ndonje organizate joqeveritare.

    Kosoves i duhet politika e jashtme me vendet ne rajon. Ajo gjithashtu nuk ka bashkepunim direkt me asnje shtet te Evropes Juglindore e as atyre perendimore.

    Kosoves i duhet politika e jashtme per ekonomine. Ne kemi rreth 700.000 bashkatdhetare "ekonomike" e "politike", te cilet jetojne e punojne ne boten perendimore. Asnje institucion apo dikaster qeverises nuk punon per t'u ndihmuar e ofruar sherbime te mjaftueshme atyre. Tregtia e dendur dhe e gjalle me vendet e tjera eshte e demtuar rende nga mungesa e institucioneve, te cilat do te rregullonin dhe mbronin qytetaret e Kosoves ne vendet e caktuara, duke u krijuar mundesi bashkepunimi e afarizmi.

    Duke u kthyer ne nje problem shume te ndjeshem, i gjithe aktiviteti i zhvilluar ekonomik deri me tani eshte bazuar ne import dhe tregti. Eshte momenti i ktheses kyce, ku edhe bashkepunimi ekonomik i Kosoves duhet te ngrihet ne nivele me te larta te investimeve dhe bashkepunimit perendimor. Zhvillimi ekonomik nuk duhet te jete peng i mendesise provinciale te dikujt, qe synon ta lidhe ate me statusin e papercaktuar te Kosoves.

    Jostabiliteti ekonomik eshte burim i krizave. Dihet pervoja e vendeve kudo ne bote, aty ku mungon mireqenia ekonomike lindin kriza politike, ekonomike dhe dukuri te rrezikshme negative per vendin dhe shoqerine. Kahet e zhvillimit ekonomik duhet te shihen si shtigje per te ndjekur mundesine e anetaresimit te Kosoves ne mekanizmat dhe institucionet nderkombetare, te cilat me politiken e tyre do te kishin mundesuar qe Kosova te aftesohet ne proceset e integrimeve, qe e karakterizojne kete periudhe te integrimeve dhe globalizimit.

    Perparesi per integrimin nderkombetar

    Aplikimi dhe pranimi i Kosoves ne Organizata Nderkombetare duhet te jete nje politike prioritare e institucioneve te Kosoves. Partia Demokratike e Kosoves po i ndihmon institucionet e perkohshme dhe UNMIK-un, per te gjetur rruge legjitime per realizimin e kesaj politike, ne dobi te banoreve te Kosoves dhe ne perputhje me Rezoluten 1244, me objektiv per krijimin e realiteteve me te avancuara politike dhe qytetare.

    Kosova dhe institucionet e saj duhet te shqyrtojne ne menyre emergjente rruget per t'u anetaresuar ne Organizaten Boterore te Tregtise. Pjesemarrja e Kosoves ne OBT eshte nje domosdoshmeri per zhvillimin e plote ekonomik. Kjo pjesemarrje mundesohet nga Marreveshja e Pergjithshme per Tarifat dhe Tregtine, e cila ne menyre specifike lejon pranimin e territoreve doganore. UNMIK-u ne Kosove ka vite qe ka krijuar dhe administron nje territor te njesuar doganor. Bazuar ne kete realitet, Qeveria e Kosoves duhet te kerkoje dhe te realizoje anetaresimin ne OBT.

    Ne kemi zyrat e Bankes Boterore ne Prishtine, por duhet kerkuar qe te njihet identiteti i Kosoves dhe te jemi ne gjendje te perfitimit te drejtperdrejte nga projektet e kredite e Bankes Boterore. Fondi Monetar Nderkombetar (FMN), si institucion per perkrahje financiare vendeve ne zhvillim dhe atyre ne kriza, eshte shume i rendesishem per Kosoven dhe sistemin e saj bankar - ekonomik. Banka Evropiane per Rindertim dhe Zhvillim (BERZH), mundeson huazimin dhe kreditimin e vendeve ne zhvillim per rindertimin dhe ringjalljen ekonomike.

    Kycja ne te gjitha segmentet e veprimit te Paktit te Stabilitetit eshte me rendesi te vecante, sepse ky Pakt kuptohet si gjenerator i iniciativave dhe zhvillimeve per stabilizimin e rajonit.

    Kosova duhet te shqyrtoje ne menyre te shpejte dhe serioze rruget per t'u njohur si vezhguese ose si partnere e OSBE-se ne kushtet e paqartesise lidhur me statusin perfundimtar te Kosoves. E vleresoj me shume perparesi statusin e vezhguesit te perhershem. Statusi i partnerit u eshte akorduar zakonisht vendeve jo-evropiane, por mendoj se nje rruge e tille mund te shfrytezohet per t'i mundesuar Kosoves nje pjesemarrje aktive ne proceset e OSBE-se dhe per t'a integruar Kosoven ne menyre kuptimplote ne proceset evropiane.

    Kosova do duhej te pranohet me statusin e vezhguesit ne dy institucione te Keshillit te Evropes: ne Keshillin e Ministrave te Keshillit te Evropes dhe ne Asamblene Parlamentare te Keshillit te Evropes.

    Kosova duhet te pranohet si anetare e plote ne nje institucion te trete te Keshillit te Evropes: ne Kongresin e Autoriteteve Lokale dhe Rajonale, institucion ky qe ka dhene ndihmese te rendesishme ne Kosove, lidhur me punen e komunave. Ne perspektiven jo te larget, Kuvendi i Kosoves duhet te shqyrtoje te gjitha mundesite e pranimit te Kosoves si vezhguese ne Asamblene Parlamentare te NATO-s. Statusi i vezhguesit do te ishte nje fillim i mbare per Kosoven ne procesin e integrimit te saj te plote ne strukturat euro-atlantike te sigurimit, fillimisht ne Nismen e Partneritetit per Paqe.

    Cfare duhet bere?

    "Paqja ne bote permes paqes, bashkepunimit dhe zhvillimit ekonomik".

    Premisa mbi te cilen duhet t'i afrohemi problemit te politikes se jashtme eshte se Rezoluta 1244 nuk nenkupton izolim, por interpretim per hapje dhe integrim te Kosoves. Nuk duhet lejuar komoditeti i vetizolimit, ne shikim te pare te pahetueshem sot, por mjaft te rrezikshem per te ardhmen.

    Parimi themelor i angazhimit ne kete fushe duhet te jete respektimi i maksimes PAQJA NE BOTE PERMES PAQES, BASHKEPUNIMIT DHE ZHVILLIMIT EKONOMIK. Ne kete kontekst permes kohes se moratoriumit (afatizimit) nga institucionet duhet te ndertohet, perpunohet dhe aprovohet strategjia e mendimit dhe veprimit konkret politik te Kosoves. Si subjekt i vecante - larg hijes se krijeses se Bashkimit Serbi dhe Mal i Zi apo bashkimeve te tjera, duhet te filloje beteja e hapave te ndertimit te shtetit te Kosoves dhe marrjes se pergjegjesive unike politike nga tere potenciali politik, intelektual dhe njerezor i vendit ne realizimin e tij, duke pasur parasysh rolin primar te faktorit unik vendor dhe partneritetit taktiko-strategjegjik me bashkesine nderkombetare - qendrat vendosese, duke i bindur permes rolit te brendshem unik ne marrjen e pergjegjesive dhe realizimin e detyrimeve, qe dalin nga kjo njohje.

    Ne te njejten kohe do duhej pasur parasysh edhe ndertimin e raportit te afrueshem dhe arsyeshem me fqinjet. Keto relacione te jene me teper bindes dhe imponuese me rrethana reale, qe do te ndikojne ne rrezimin e hipotezave negative dhe ne demaskimin e paragjykimeve sipas taktikes se ankesave per gjoja mossiguri, duke shtensionuar keshtu situaten e sigurise ne Kosove.

    Udheheqesit e institucioneve duhet te kerkojne nga te gjithe mekanizmat e rendesishem nderkombetare pranim te bashkepunimit reciprok prej niveleve baze te grupeve punuese, keshillave perfaqesuese e deri te prania fuqiplote e Kosoves ne ato mekanizma, ne menyre legjitime dhe zyrtare. Deri me sot, per nevoja marketingu politik, klithet per pavaresi me tendenca privatizimi dhe primati nga politikane te caktuar, e ne te njejten kohe, te tillet, vec konsumit te brendshem, nuk kane guximin intelektual e njerezor, qe madje nje here ne emer te institucionit qe perfaqesojne te bejne kerkesen zyrtare per njohje bile "formale" te saj, e mos te flasim per hapa konkrete ne jetesimin e ndonje segmenti te shtetesise se Kosoves.

    Ne rajon flitet dhe punohet shume ne kuader te stabilitetit per marreveshje te tregtise se lire dhe liberalizim tregtar, mirepo ajo qe po ndodhe eshte anashkalimi i Kosoves.

    Kosova ka perfituar nga mekanizma ekonomike nderkombetare dhe duhet te jemi vazhdimisht mirenjohes ndaj Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Bashkimit Evropian dhe ndihmave te shteteve, vec e vec. Por, vendi nuk prosperon vetem me ndihma. Per te ndodhur zhvillimi ekonomik i Kosoves duhet te behet institucionalizimi i marredhenieve midis institucioneve te ndryshme ndershteterore, private nderkombetare dhe institucioneve te zgjedhura vendore.

    Kosova eshte gatshme per pergjegjesi demokratike

    Rreziku me i madh per rendin demokratik vjen nga ata (vendore), qe deshirojne te ndalin hyrjen e vendeve te rajonit (Ballkanit) ne strukturat perendimore, dhe ne anen tjeter, nga ata perendimore, te cilet ngadalesojne integrimin e rajonit ne realizimin e standardeve te civilizimit boteror. Kosova eshte gatshme per pergjegjesi demokratike dhe per integrim.

    Per integrim ne strukturat euro-atlantike rolin me te rendesishem mund t'a luaje puna e qeverise, administrata dhe opinioni publik.

    Kosova deri me sot, nuk ka asnje marreveshje bashkepunimi me asnje shtet fqinje apo te rajonit me perjashtim te deklaratave mosbesuese ndaj tyre, madje disa (ne Prishtine) kooperimin fqinjesor e shohin edhe si kapitullim. Per fat te keq, ky mentalitet i frikes (paranojes) apo hezitimit, ishte i pranishem vetem para disa vitesh, edhe kur shtrohej ceshtja e bashkepunimit me Perendimin, pa dashur te beje ndonje krahasim.

    Sot institucionet e Kosoves do duhej te angazhoheshin per bashkepunim dhe pjesmarrje efektive me shtetet e Bashkesise Evropiane ne zbatimin e kritereve perendimore, si parafaze per hapjen e rruges per Marreveshjen Stabilizim-Asociimit dhe me vone hapjen e negociatave per integrim te plote ne BE. Procesi i integrimit te rajonit ne mekanizmat perendimor-eshte ireversibil, te gjithe jane (duhet te jene) te barabarte para kritereve, varet se kush i permbush ato me shpejt apo me ngadale. Duhet te thyhet status-quoa-ja.

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    12-03-2003
    Vendndodhja
    ceki
    Postime
    88
    Kosova dhe disa vjete sa te iki kjo klase politike do te kete probleme.Dhe tani per tani smunde te flasim per te tille tema.
    E vetmja gje qe i duhet Kosoves te beje eshte:SHKOLLIMI I BREZIT TE RI.

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22
    Hashim Thaci ne analizen e tij evidenton nje problem sic eshte ai i mungeses se angazhimit direkt te institucioneve shqiptare ne Kosove ne arenen nderkombetare. Nga ana tjeter ai nuk ofron asnje menyre rruge konkrete per ti dhene zgjidhje ketij problemi por vetem perdor nje dogme te vjeter tashme: "Paqja ne bote permes paqes, bashkepunimit dhe zhvillimit ekonomik". Ajo qe bie ne sy ne analizen e tij eshte fakti se ai flet per PDK-ne por nuk ze ne goje gati fare institucionet legjitime te Kosoves qe edhe pse mund te kene pushtet te kufizuar ne Perendim, kane pushtet te palimituar brenda per brenda Kosoves.

    1. Institucionet e zgjedhura te Kosoves gezojne mandatin politik

    Te gjitha perpjekjet e fundit te liderit te PDK-se kane ngjallur dyshime dhe shqetesime serioze pasi ato ne nje fare menyre minojne institucionet e brishta demokratike te Kosoves. Ideja e hedhur pak kohe me pare per moratoriumin, apo shtyrrjen e pavaresise se Kosoves ne kohe, thirrjet per bashkebisedime direkte me Beogradin, kontaktet e PDK-se me qeverine e Beogradit, kane rritur ndjeshem tensionin politik ne Prishtine dhe ne mbare ambientet shqiptare qe i ndjekin me interes te vecante zhvillimet ne Kosove.

    Arsyet perse qendrimet e fundit te Thacit jane shqetesuese lidhen me faktin se ato nuk behen ne kuadrin e institucioneve, nuk behen ne parlamentin e Kosoves por ne media, nuk u serviren as kryesministrit Rrexhepi qe i perket PDK-se, as presidentit Rugova, por behet ne menyre te befasishme ne media. Keto qendrime kane bere qe unisioni politik i tre partive me te medha shqiptare ne Kosove te prishet dhe nese deri dje te tre partite kerkonin njohjen sa me pare te pavaresise se Kosoves, sot Thaci dhe partia e tij e kane distancuar vetveten nga ky qendrim i perbashket duke zhveleresuar ndjeshem perpara opinionin publik nderkombetar te gjitha perpjekjet e deritanishme te ndermarra nga kreret e institucioneve shqiptare per te avancuar zgjidhjen perfundimtare te statusit te Kosoves.

    Qendrimet e fundit te Thacit, pavaresisht nga motivet e tij qe mendohet te jene te pasterta politike, u kane ardhur per shtat interesave serbe dhe te gjithe atyre vendeve europiane qe tradicionalisht nuk kane dashur kurre te shohin nje Kosove te pavarur. Reagimi i UNMIK ishte pozitiv per idene e moratoriumit pasi ne kete menyre edhe UMNIK fiton kohe per tu perballur me te paevitueshem, transferimin e pushtetit te plote te pushtetit institucioneve shqiptare.

    Ajo qe zoti Thaci ben mire te mbaje parasysh eshte fakti se mandatin politik per te perfaqesuar dhe negociuar te ardhmen e Kosoves nuk e ka asnje parti politike dhe as nje lider politik, e kane vetem kreret e institucioneve shqiptare: kuvend, qeveri, presidence. Ne kushtet ne te cilat eshte Kosova, asnje politikan shqiptar i shkalles se njohjes qe zoti Thaci gezon nuk duhet tia lejoje vetes prezantimin e ideve te tilla ne media, pa u konsultuar me pare me kreret e institucioneve dhe kreret e partive te tjera shqiptare ne Kosove. Cdo insiative qe nuk kalon ne procedurat e mesiperme qe une zura ne goje nuk eshte nje inisiative ne interes te Kosoves por nje insiative me interes personal politik. Eshte e natyrshme per nje politikan te nderrmari inisiativa te tilla ne kohe paqe, por jo kur flitet per sovranitetin e popullit te tij. Asgje nuk qendron me lart se interesat kombetare te shqiptareve.

    2. Shteti i Kosoves ka nje politike te jashtme por nuk ka nje perfaqesimi diplomatik

    Thaci gjithashtu e ngaterron mungesen e nje perfaqesimi diplomatik me mungesen e nje politike te jashtme. Kosova ka institucionet e saj demokratike dhe keto institucione sa here qe u eshte dhene mundesia, here me deklarata per shtyp, here me rezoluta parlamentare, here me vizitat zyrtare ne Perendim, e kane mbrojtur dhe bere mese te qarte qendrimin e institucioneve shqiptare qe deri dje ka qene ne unison. Gjej vend te shpreh respektin tim per te tre kreret e institucioneve shqiptare, kryeministrin Rrexhepi, kryeparlamentarin Daci, dhe presidentin Rugova per mirekuptimin e treguar ne daljen me nje ze perpara komunitetit nderkombetar per nevojen emergjente e zgjidhjes se statusit final te Kosoves.

    Ajo qe i mungon Kosoves eshte perfaqesimi i saj diplomatik ne arenen nderkombetare dhe kjo ka krijuar jo pak probleme. Problemet kryesore jane ato te karakterit social ku shtetasit shqiptare te Kosoves ende jane detyruar te mbajne pashaporta serbe dhe nuk kane asnje mundesi per te kerkuar ndihme ne vendet perendimore ku jetojne pasi mungojne perfaqesite diplomatike te Kosoves. Njohja e perfaqesimit diplomatik eshte nje akt burokratik qe vjen menjehere pas njohjes zyrtare te sovranitetit te Kosoves si nje shtet i ri i pavarur ne Ballkan.

    Deri me sot perfaqesimin diplomatik te Kosoves e ka luajtur UNMIK dhe kreu i saj qe gezon mandatin e rezolutes 1244 te OKB-se. Pavaresisht nga ky fakt, UNMIK nuk ka asnje diktat mbi maredheniet bilaterale qe institucionet e Kosoves kane ngritur me vende te vecanta sic eshte rasti i SHBA-se. Roli i UNMIK eshte vetem nje rol monitorues dhe mbeshtetes i institucioneve te brishta ne Kosove ne rrugen e tyre te gjate te reformave ne vend.

    3. Perpara integrimit vjen shtetformimi

    Pavaresia e Kosoves asnjehere nuk ka per te ardhur fale integrimit. Pavaresia e Kosoves do te vije vetem fale procesit shtetformues ne vend qe po zhvillohet nga dita ne dite. Ngritja e institucioneve, konsolidimi i elektoratit, pervetesimi i kultures se re demokratike, permbushja e te gjitha sugjerimeve dhe keshillave te organizatave nderkombetare do te bejne qe institucionet shteterore ne Kosove te hedhin themele te forta. Sa me shume forcohen institucionet, aq me shume permiresohet gjendja ne vend pasi keto institucione do te jene ne gjendje tu japin zgjidhje problemeve me shqetesuese shoqerore. Kjo do te coje ne nje rritje te efikasitetit te punes se ketyre institucioneve dhe detyrimisht, do te fitoje me shume autoritet ne syte e shqiptareve dhe perendimit.

    Te jesh nje shtet i pavarur do te thote qe institucionet shteterore shqiptare te jene ne gjendje qe te mbartin mbi supe pergjegjesine e sigurise, rendit dhe tu japin zgjidhje te gjitha problemeve me emergjente te shoqerise. Kuptohet qe mundesite financiare te shtetit te ri shqiptar jane te kufizuara dhe nuk mund te pretendosh qe te gjitha problemet te gjejne zgjidhje. Por ajo qe duhet ti deshmojme botes se qyteteruar eshte perkushtimi dhe vendosmeria e jone per te ndertuar nje shtet te forte multiethnik demokratik ne Kosove. Kjo eshte ajo qe Perendimi pret te shohi ne Kosove, kjo eshte edhe zgjidhja me e mire per Kosoven dhe me gjere.

    Ne kete kuader, te gjitha grupimet politike ne Kosove kane nje detyrim historik qe te bashkerendojne veprimet dhe te bashkepunojne ngushtesisht per te forcuar institucionet dhe per te rritur autoritetin e ketyre institucioneve ne popull. Vrasjet e njepasnjeshme politike, mungesa e komunikimit direkt midis rivaleve politike, implikimi i njerezve me pushtet ne trafiqe dhe rrjete kriminale, kane demtuar ndjeshem autoritetin e institucioneve shqiptare, imazhin e saj ne bote ashtu sic kane goditur rende edhe inspiratat per pavaresi te shqiptareve ne Kosove. Hasmerite politike ne Kosove jane aq te thella dhe evidente aqsa shqiptaret tashme i tremben idese se nje Kosove te pavarur nen terrorin e hakmarrjeve politike. Te gjithe partite dhe lideret politike te Kosoves duhet te denojne krimet me motive politike dhe te distancojne veten nga te gjitha ato segmente kriminale qe i kryejne te tilla akte. Jane pikerisht keto segmente qe minojne te ardhmen e Kosoves.

    4. Integrimi i Kosoves fillon me shtetin Am

    .....
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kosova dhe fqinjët
    E kaluara duhet të na mësojë se çka nuk duhet të ndodhë kurrë më mes nesh


    Vetëm integrimet
    paralele
    rajonale dhe
    perëndimore janë
    bazë, garancë e
    mirë dhe e sigurtë për
    ngadhënjimin e vlerave
    thelbësore të
    globalizmit edhe
    në hapësirat
    tona: Lirisë,
    Drejtësisë dhe
    solidaritetit të përbashkët / Thaçi

    NGA HASHIM THAÇI
    Procesi i demokratizimit dhe pavarësisë së Kosovës nuk
    mund të shihet dhe kuptohet i shkëputur apo i izoluar nga
    rrjedhat e përgjithshme politike, ekonomike dhe sociale të
    botës. Përgjegjësitë dhe angazhimet e institucioneve të
    Kosovës, duhet të fokusohen në drejtim të forcimit të rolit të
    komunikimit dhe bashkëpunimit me vendet e rajonit dhe
    Perëndimit, në fushat institucionale e shoqërore.

    ME SHQIPËRINË:

    Angazhimi për thellimin e bashkëpunimit në të gjitha sferat
    institucionale dhe të integrimeve kombëtare.
    -Përshpejtimi dhe thellimi i lidhjeve arsimore, shkencore dhe
    kulturore në të gjitha fushat dhe nivelet.
    -Rivënia në funksion (nga qeveria e Kosovës) e Zyrës ndërlidhëse
    të Kosovës në Tiranë.
    - Gradualisht të fillojë vënia në jetë e projektit ende ideor për
    ndërtimin e rrugës (autostradës) Prishtinë-Morinë - Durrës.
    - Shqyrtimi i mundësisë për krijimin i një zone të lirë tregtare
    në të dy anët e kufirit me Shqipërinë, për të krijuar impulse
    zhvillimi në zonën perëndimore të Kosovës dhe për t'i shfrytëzuar
    lidhjet e natyrshme gjeografike dhe të biznesit.
    - Rishikimi i politikave doganore në mënyrë që këto politika
    të pasqyrojnë realitetet ekonomike dhe politike dhe të mos
    bëhen pengesë për zhvillimin e tregtisë së lirë ndërmjet dy
    vendeve.
    -Koordinimi i planeve (Prishtinë - Tiranë) për një korridor
    transporti ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, si domosdoshmëri
    për t'u krijuar hapësirë ekonomike bizneseve, për t'i
    shkurtuar kostot e eksportit dhe zbatuar politikat evropiane
    në rajon për forcimin e lidhjeve tregtare dhe integrimin
    ekonomik.
    -Krijimi i mundësive më të lehta për qarkullimin e lirë për
    qytetarët e Kosovës në territorin e Shqipërisë, pavarësisht
    nga problemet specifike që ka Kosova me dokumentacionin
    e duhur për qarkullim ndërkombëtar.
    - Krijimi i bazës ligjore dhe mekanizmave efikas që mundësojnë
    njohjen reciproke të statusit të beneficuar të organizatave
    joqeveritare të Kosovës dhe Shqipërisë.
    - Themelimi i mekanizmave relevant nga institucionet për
    promovimin e tregtisë dypalëshe- një mekanizmi të Kosovës
    në Tiranë dhe një të Shqipërisë në Prishtinë.
    - Shqyrtimi i mundësive për caktimin e fondeve të posaçme
    buxhetore në të dy vendet për promovimin e turizmit.
    -Thellimi i bashkëpunimit në sektorin e mediave - krijimi i
    bazës ligjore për lejimin e shkëmbimeve televizive dhe liberalizimi
    praktik i licensimit të mediave në të dy vendet.

    ME MAQEDONINË:

    - Angazhimi për tejkalimin e divergjencave rreth problemeve
    që lidhën me të kaluarën dhe të tashmën e dy
    vendeve, përmes bashkëpunimit dhe mirëkuptimit, me një
    dialog të drejtpërdrejtë, aktiv dhe transparent. Kjo do të
    ndikojë që të zbutën apo hiqen krejtësisht paragjykimet nga
    e kaluara, ku rreziku dhe problemet e brendshme në
    mënyrë përmanente shiheshin te fqinjët (sindrom ballkanas).
    -Reflektime pozitive, demokratike të gjithaneshme për njëritjetrin
    dhe për qytetarët e të dy vendeve në nivel të institucioneve.
    -Mbështetje e Marrëveshjes së Ohrit nga institucionet e
    Kosovës dhe vendosmëri e mekanizmave relevant për përshpejtimin
    dhe implementimin e saj. Jetësimi i kësaj marrëveshjeje
    hap përspektivë për paqe të qëndrueshme dhe
    më tepër drejtesi në Maqedoni, por nënkupton edhe më
    tepër stabilitet në tërë rajonin.
    - Institucionet e Maqedonisë të reflektojne drejt për njohjen
    e vullnetit të qytetarëve të Kosovës, për statusin politik.
    - Të hapen zyrat e ndërlidhjes në Shkup dhe Prishtinë.
    Përshëndetet heqja e vizave për qytetarët kosovarë që
    dëshirojnë të lëvizin nëpër Maqedoni, por duhet të ndodhë
    liberalizimi i plotë dhe efektiv i kalimeve ndërkufitare.
    -Orientimet e përbashkëta për integrime në struktuarat euro
    atlantike duhet ta forcojnë bashkëpunimin në drejtim të
    hapjes se kufijve ndërmjet vendeve tona, ta rrisim tolerancën
    ndërnacionale dhe ta shtyjnë përpara ecjen drejt thellimit
    të proceseve demokratike. Është e ditur dhe e përjetuar
    se mbyllja në vetvete, paragjykimet dhe nxitja e mosbesimit
    reciprok, e frenojnë progresin e përgjithshëm.
    -Çështja e kufijve nuk duhet të jetë "mollë sherri". Kufijtë
    duhet të hapën, të liberalizohen dhe të kthehen në pika-vija
    kontakti dhe të mirëkuptimit. Duhet të ketë lëvizje të lirë të
    mallrave dhe qytetarëve. Hapja e kufijve duhet t'i afrojë dhe
    miqësojë, e assesi t'i armiqësojë vendet dhe popujt tanë.
    Sot, kufijtë nuk garantojnë sigurinë e pavarësisë së një
    vendi.
    - Të hapën bisedimet për regjimin doganor ndërmjet dy
    vendeve në mënyrë që kjo bazë të pasqyrojë realisht nevojat
    dhe të drejtën e Kosovës, të mos ketë ndikime negative
    për ekonominë e Kosovës.
    - Qeveritë të krijojnë mekanizmat përkatëse, të përbashkëta
    kosovaro-maqedonase për mbikëqyrjen e verifikimit të
    origjinës së mallrave në kuadrin e marrëveshjes për tregti të
    lirë ndërmjet Maqedonisë dhe "Jugosllavisë" - Serbisë dhe
    Mali të Zi.
    -Të shqyrtohen mundësitë për normalizimin dhe intensfikimin
    e transportit hekurudhor ndërmjet dy vendeve.
    -Forcimi i lidhjeve dhe këmbimeve shkencore e edukative,
    do ta rrisë shkallën e njohjes se njëri-tjetrit, duke nxjerr në
    pah vlerat e përbashkëta, vlerat universale.
    -Lufta e përbashkët kundër dukurive negative bën që
    hapësirat tona të mos bëhen strehë ose vende tranziti për
    forma ilegale të trafiqeve nërmjet lindjes dhe perëndimit.
    Bashkëpunimin me fqinjët, as Maqedonia e as Kosova, nuk
    duhet ta ndërtojnë mbi baza të "koalicioneve rajonale" anti-
    Prishtinë apo Shkup.

    ME MALIN E ZI

    -Solidariteti i treguar gjatë periudhës kur populli shqiptar i
    Kosovës ballafaqohej me politikën genocidale të Beogradit
    1998/99, pa dyshim, ka krijuar një bazë të mirë për konsolidimin
    dhe thellimin e besimit ndërmjet dy popujve dhe
    vendeve, të dyja në përpjekje të zgjidhjes përfundimtare të
    statusit politik.
    -Të dy vendet udhëhiqen nga qeveri demokratike, të dalura
    nga vota e lirë dhe si të tilla, kemi bindjen se do të vazhdohet
    të zbatohet politika e respektimit të normave
    demokratike, e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit për një
    fqinjësi më të mirë.
    -Të zhvillohen takime dhe kontakte të drejtpërdrejta dhe
    transparente ndërmjet të institucioneve dhe personaliteteve
    publike të Prishtinës dhe Podgoricës.
    - Lidershipi politik dhe bartësit e institucioneve të Kosovës t'i
    vizitojnë dhe inkurajojnë refugjatët (qytetarë të Kosovës), të
    cilët janë të strehuar në këtë vend për kthim vullnetar dhe
    individual në shtëpitë dhe pronat e tyre.
    -Hapja e zyrave të komunikimit në Podgoricë dhe Prishtine
    do të krijonte mundësinë e komunikimit normal dhe të
    bashkëpunimeve bilaterale.
    -Qarkullimi i lirë i mallrave dhe njerëzve
    - Këmbimi i përvojave demokratike në lëmitë e ndryshme të
    jetës politike, ekonomike, sociale, arsimore dhe shkencore,
    si vende në tranzicion demokratik.
    -Bashkërendimi i luftës ndaj fenomeneve negative: kundër
    korrupcionit, kontrabandës dhe krimit të organizuar, që
    deformon dhe vonon procesin e demokratizimit të vendeve
    dhe popujve tanë.
    -Nxitja e turizmit kërkon një mbështetje institucionale, sepse
    përmes turizmit qytetarët tanë vendosin kontakte dhe
    mirëkuptim më të drejtpërdrejtë ndërmjet tyre.
    -Institucionet dhe qytetarët e Kosovës duhet të respektojnë
    të drejtën e qytetarëve të Malit të Zi për të vendosur rreth
    statusit përfundimtar të kësaj republike. Kemi besim se një
    respekt dhe njohje reciproke do të ndodhë edhe ndaj aspiratave
    të drejta të qytetarëve të Kosovës, nga qeveria dhe qytetarët malazez.
    -Institucionet e Kosoves duhet të mbështesin përpjekjet e
    Malit të Zi, për integrim në strukturat evroatlantike dhe anasjelltas.

    ME SERBINË:

    - Si dy vende dhe popuj me një të kaluar tragjike, e kaluara
    duhet të na mësojë se çka nuk duhet të ndodhë kurrë me
    mes nesh.
    -Serbia duhet t'i kërkojë të falur Kosovës dhe të masakruarve,
    jo nga fakti politik, por, nga nevoja e përspektivës
    ndërmjet dy vendeve, ashtu siç bënë shtetet e mëdha
    - Të zhvillohet bashkëpunim për nevoja dhe për fqinjësi të
    respektit reciprok.
    -Pas ndryshimeve (rënies se Milosheviqit) në Beograd,
    shpresojmë se ky vend nuk do të vazhdojë të jetë destabilizues
    i Ballkanit, pra nuk do të vazhdojë të shkelë të drejtat
    e komuniteteve (hungarezëve, shqiptarëve (Lugina e
    Preshevës), boshnjakëve etj.) dhe të mbetet kryeqendra e
    krimit të organizuar në rajon.
    -Shpresojmë që autoritetet e reja në Beograd, do ta qartësojnë
    çështjen e shqiptarëve të zhdukur dhe atyre të marrë
    peng.
    -Shpresojmë që Beogradi, do t'i kuptojë drejt angazhimet
    tona (të Qeverisë së Kosovës) për zgjidhjen e çështjes së
    refugjatëve (serbë qytetarë të Kosovës), për krijmin e
    kushteve për kthim (Rezoluta për Kthimin, Kuvendi i
    Kosovës, maj 2002), do t'i ndalë manipulimet dhe politizimin
    e këtij procesi.
    -Duke respektuar parimin për një fqinjësi të mirë, duhet të
    ndodhë ofrimi i ofertave në nivele të barabarta nga të dy
    palët për bashkëpunim në baza të intersave reciproke dhe
    realizimit të vlerave perëndimore në rajon.
    -Kembimi i përvojave shkencore, i kuadrove akademike dhe
    botës civile, do të ndikonte në krijimin e rrethanave më të
    përshtatshme për tejkalimin ndarjeve etnike.
    - Në favor të bashkëpunimit fqinjësor, do duhej hapur zyrat
    e ndërlidhjes në Beograd dhe Prishtinë.
    - Është në interesin e të dy vendeve dhe popujve të zhvillohen
    takime transparente të njerëzve qëllimmirë, që si përcaktim
    kanë ndërtimin e një të ardhme jo të izoluar dhe
    armiqësore, por demokratike, kooperuese dhe të hapur.
    -Duhet të fillojë bashkëpunimi ndërkufitar.
    - Bashkëpunimi me institucionet ndërkombëtare të drejtësisë
    do të përshpejtojë ngadhënjimin e drejtësisë, mbi krimin
    dhe do të kontribuojë në krijimin e rendit dhe hapësirës
    demokratike ndërvendore dhe rajonale.
    -Është i domosdoshëm krijimi i komisioneve të ekspertëve
    për të shqyrtuar çështjen e suksesionit, që ka të bëjë me
    Kosovën si pjesë e ish-federatës jugosllave, si dhe rreth
    dëmshpërblimit për shkatërrimet dhe plaçkitjet e Kosovës.
    -Të gjitha këto angazhime dhe projekte serioze për t'u
    implementuar, kërkojnë përgjegjësi të lartë nga vendorët
    dhe mbështetje të plotë nga bashkësia ndërkombetare,
    sepse vetëm integrimet paralele rajonale dhe perëndimore
    janë bazë, garancë e mirë dhe e sigurtë për ngadhënjimin e
    vlerave thelbësore të globalizmit edhe në hapësirat tona:
    Lirisë, Drejtësisë dhe solidaritetit të përbashkët.

    epoka
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347
    Albo , kush e ka shkruar ate Analizen qe ke postuar ti?

    Eshte e mrekullueshme.


    Qe te kuptosh llafollogjine e Thaqit duhet kuptuar fakti se Thaqi i ka lyer duart me gjak shqiptar.
    Dikush e pompon Thaqin kto dite qe te dale me teori te reja pseudo europiane.
    Atij, Thaqit, nuk i intereson reagimi i brendeshem sepse antaresine e tij ne PDK e ka si vehten, pra te inkriminuar totalisht ne vrasje e vjedhje kurse per antaresine e Partive tjera ai ka kallashin si pergjigje.
    Prandaj Thaqi nuk do tja dije per ato cka prallis.
    E vetmja gje qe i duhet Thaqit eshte: te fitoj pike ku te mundet ne organizmat nderkombetare por jo pike per Kosoven por per hallatet e veta.
    Ky eshte THAQI SOT.



    Nuk mund te pritet asgja e mire nga nje gangster, vrases, mashtrues e mik i PS-se.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  6. #6
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22
    Server: kinezët dhe rusët kanë arsyet e tyre për të kundërshtuar pavarësinë e Kosovës

    Daniel Serwer, drejtor i Nismës Ballkanike pranë Institutit Amerikan të Paqes, thotë se nëse shqiptarët e Kosovës kërkojnë një të ardhme të begatë dhe demokratike, kjo do të arrihet, me mbështetje të BE-së dhe SHBA-ve. "Vetëm një zgjidhje e negociuar është e mundshme dhe në negociata është po aq e rëndësishme të kuptosh interesat e kundërshtarëve sa edhe interesat tuaja", tha Server në një intervistë për gazetën "Bota sot". "Përkundër qëndrimit zyrtar, që bën thirrje për shtyrjen e kësaj çështjeje, mendoj se shumë njerëz në Qeverinë amerikane po e kuptojnë se po vjen koha për t'u përgatitur për negociata", thotë ai. I pyetur se si e komenton seancën e dëgjimit për pavarësinë e Kosovës në Kongresin amerikan, Daniel Server tha: "Seanca në Kongresin amerikan ishte e dobishme, veçanërisht për ata që angazhohen për pavarësine e Kosovës, mirëpo ishte e pabalancuar. Pikëpamjet serbe nuk u prezantuan aty. Vetëm një zgjidhje e negociuar është e mundshme dhe në negociata është po aq e rëndësishme të kuptosh interesat e kundërshtarëve sa edhe interesat tuaja. Kështu, që është tejet e rëndësishme si për Kongresin amerikan ashtu edhe për shqiptarët e Kosovës, që të dëgjojnë pikëvështrimin serb. Është gabim të paramendohet, ashtu siç duket se po bëjnë disa, që qeveria amerikane do të njohë pavarësinë e Kosovës në mënyrë unilaterale. Kjo nuk do to ndodhë". Server thotë se ai ka mbështetur idenë që një amerikan të jetë Përfaqësuesi i ardhshëm Special i Sekretarit të Përgjithshëm në Kosovë. "Ky do të ishte një sinjal i qartë se ne kemi për synim të përgatitemi për negociata rreth statusit final", tha Server.

    Daniel Server tha se "kinezët dhe rusët ka kohë që kanë arsyet e tyre për të kundërshtuar pavarësinë e Kosovës: “kinezët brengosen rreth lëvizjes për pavarësi në Tibet dhe rusët brengosen rreth Çeçenisë", por për të është e paqartë se cili është pozicioni francez.



    Soros: Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës

    Xhorxh Soros, biznesmen amerikan me prejardhje hungareze, deklaroi dje në Beograd se Serbia duhet ta njohë pavarësinë e Kosovës për t'iu bërë e mundshme hyrja e shpejtë në Bashkimin Evropian. Soros para gazetarëve tha se personalisht ka ardhur në Beograd për ta njohur opinionin serb me propozimin e vet që Bashkimi Evropian ta fillojë procesin e zgjidhjes së statusit të Kosovës, i cili në fund do të çojë deri te pavarësia e Kosovës. "Kosova nuk mund të jetë përsëri pjesë e Serbisë", tha Soros. "Asgjë nuk është kundër Serbisë, por dëshira që t'i ndihmohet Serbisë që rruga e saj për në BE të jetë më e shpejtë se deri më tani. Duhet të jeni realistë dhe ta kuptoni se Serbia nuk do t'i bashkohet BE-së derisa të mos zgjidhet çështja e kufijve", tha Soros.

    Soros tha se është takuar me kryeministrin e Serbisë Zoran Zhivkoviqin, cili nuk ëshët pajtuar me qëndrimin për pavarësinë e Kosovës. Gjithashtu Soros ka thënë se pavarësia e Kosovë nuk do të ishte e pakushtëzuar dhe që më parë do të duhej të arrihen standardet e caktuara të cilat kanë të bëjnë me sigurinë e pjesëtarëve të pakicave.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  7. #7
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,968
    Postimet në Bllog
    22
    Kosova duhet të bëhet shtet

    Raporti i Qendrës për Studime Strategjike Ndërkombëtare (CSIS)

    CHRISTIAN BOURGE\UPI

    WASHINGTON - Kosova e pavarur është e vetmja zgjidhje për një stabilitet afatgjatë në Ballkan dhe kjo duhet të merret parasysh, mbështetur në një raport të kohëve të fundit të bërë nga Qendra për Studime Strategjike Ndërkombëtare (CSIS), me seli në Washington. "Duhet t'ia vëmë kapakun kësaj pune dhe t'i ulim gjakrat", ka thënë Paul Williams, profesor në American University, bashkautor i raportit. "Forma e vetme për ta bërë këtë është përmes një lloj pavarësimi me faza", i ka deklaruar ai agjencisë United Press International. Në raportin "Arritja e zgjidhjes së statusit final të Kosovës" Williams dhe autori tjetër - Janusz Bugajski, drejtor i Projektit për Evropën Lindore të CSIS-së, si dhe R. Bruce Hitchner, udhëheqës i projektit për Marrëveshjen e Daytonit - thonë se shtyrja e vazhdueshme ndërkombëtare dhe ambiguiteti rreth statusit final të Kosovës jo vetëm që i acaron tensionet etnike në rajon, por edhe kontribuon në stagnimin politik dhe ekonomik të Ballkanit. Ata thonë se qeveria e zgjedhur me votën e lirë në Kosovë do të zvogëlonte potencialin për trazira sociale në rajon midis shqiptarëve dhe serbëve dhe kosovarëve. Pos kësaj, ata thonë se një hap i tillë do të promovonte sundimin e ligjit dhe pluralizmin duke e bërë Kosovën entitet sovran dhe jo duke e lënë si protektorat të komunitetit ndërkombëtar.

    James Dobbins, drejtor i Qendrës për Politikë të Mbrojtes dhe Sigurisë Ndërkombëtare nga Rand Corporation, i cili po ashtu ka qenë sekretar shteti në kohën e administratës së Clintonit, ka thënë se hapi drejt pavarësisë është shtyrë pas luftës në Kosovë për shkak se rajoni kishte mbetur i trazuar. Dobbins, i cili ka qenë mbikëqyrës i operacioneve paqeruajtëse, ka thënë se atëherë ka ekzistuar droja se përpjekjet për ta shndërruar Kosovën në shtet të pavarur do ta mbanin në këmbë regjimin e Milosheviçit. "Kjo do të shkaktonte luftë civile në Maqedoni dhe do ta bënte rajonin përgjithësisht më të destabilizuar", ka thënë ai dhe ka shtuar se "mendon se tani ato çështje janë shqyrtuar dhe janë kaluar". Ai ka vënë në pah se Serbia ka pasur tranzicion demokratik të qeverisë dhe se lufta në Maqedoni është mbyllur.

    Megjithatë, natyra e pazgjidhur e statusit të Kosovës si shtet potencial vazhdon të jetë pengesë për arritjen e pajtimit midis grupeve etnike në rajon. Pos kësaj, ai ka tërhequr vërejtjen se Kosova si protektorat mbetet e varur nga ndihmat e mëdha ndërkombëtare me kusht që të mbijetojë. "Ne i kemi dhënë ca kohë procesit të pasluftës dhe me siguri që ia vlen t'i kthehemi problemit të Kosovës", ka thënë Dobbins. "Nuk do të thoja se nuk ka ende shqetësime, por tani rajoni është i pacifizuar". Gjithmonë kam besuar se rezultati i vetëm që do të kënaqte shumicën e njerëzve do të ishte një lloj forme e pavarësisë". Specifikisht, në raport thuhet se pavarësimi i Kosovës është i mundur vetëm nëse ka një përkrahje më të madhe ndërkombëtare për një shtet të Serbisë të pavarur prej Kosovës dhe Malit të Zi. Në këtë drejtim Serbisë do t'i bëheshin disa favore me kusht që të heqë dorë prej synimit që të kontrollojë territorin e Kosovës.

    Raporti po ashtu bën thirrje për implementimin e së ashtuquajturës kornizë kohore për avancimin e standardeve qeverisëse dhe ndërtimin e institucioneve në Kosovë, bashkë me hapat e qartë për negocimin e pavarësisë. Pos kësaj, Kosova do të kishte nevojë për asistencë më të madhe ndërkombëtare, në veçanti nga BE-ja, e cila duhet të ndërlidhet më aktivisht në proces. Williams ka thënë se procesi duhet të jetë gradual, dhe se pavarësimi i menjëhershëm nuk do të ishte i mundur sepse vetëm do t'i acaronte tensionet ndëretnike. Ai po ashtu ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të jetë e gatshme që të dëshmojë se po arrin progres në mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të minoriteteve duke u dhënë edhe përfaqësim adekuat në strukturat qeverisëse atyre, para se të mund të fitojë sovranitetin mbi Kosovën. Një problem tjetër përsa i përket ecjes drejt pavarësimit të Kosovës në këtë periudhë është se rajoni mund të jetë stabil ndoshta vetëm për shkak se atje ka prezencë ndërkombëtare dhe ndihmë ndërkombëtare dhe situata monitorohet për së afërmi.

    Williams mendon se derisa negociatat duhet të kenë fokus ndërkombëtar, SHBA-ja duhet të udhëheqë procesin pasi që Evropa është dëshmuar e paaftë për t'u ballafaquar me problemet e Ballkanit. "Ne nuk guxojmë t'ua lëmë në dorë atyre (Evropës) këtë çështje, ne kemi marrë mësim prej tyre për tetë vjet (1992-2000)", ka thënë ai duke shtuar se "evropianët nuk janë të aftë që të merren me këtë çështje në mënyrë efektive".

    Por rekomandimet për të ecur përpara me pavarësimin e Kosovës nuk janë pa kritikë, të cilët mendojnë se nuk është koha e duhur dhe negociatat mund të sjellin pasoja të rrezikshme. Përkundër përkrahjes për këtë ide, Dobbins mendon se një faktor që duhet të merret parasysh është se Kosova e pavarur mund të bëhet forcë destabilizuese për Maqedoninë.

    John Hulsman, hulumtues në Fondacionin Heritage, mendon ndërkaq se propozimet e CSIS-it vënë në pah verbëri ndaj realiteteve të tanishme dhe gjeopolitikës në Evropë. Ai ka thënë se duke e pasur parasysh raportin midis SHBA-së dhe aleatëve evropianë rreth Irakut, perspektiva e zgjidhjes së këtij problemi është e kufizuar. Për rrjedhojë, ka shtuar ai, edhe pse mungesa e progresit drejt realizimit të pavarësisë së Kosovës mund të çojë përfundimisht drejt destabilizimit në Ballkan, nuk mund të vërejë probleme të mëdha në të ardhmen e afërt. "Në shtigje të gjata ne duhet ta shqyrtojmë mundësinë e pavarësisë, por tani nuk e kemi në rrugë këtë punë", ka thënë ai. "Ideja se kjo çështje (Kosova dhe pavarësimi i saj) do të ishin në krye të axhendës së prioriteteve të politikës së jashtme amerikane është qesharake".
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Përshtypjet e Sekretares së Shtetit në takimin e Rambujesë.



    KUJTIMET E MEDLLIN OLLBRAJT



    · Enigmatiku Rugova, njeriu që dhuronte gurë

    · Problematiku Thaçi, që sillej „si një student i shkelqyer, por që dorezonte me vonesë detyrat e shtëpisë“

    · Për "Sjelljet e Rugovës shpesh të tërbonin..."

    · Ngurrimi iThaçit për të firmosur në Rambuje dhe refuzimi final me lot në sy ..

    · Pragmatiku Surroi dhe „dredhia“, që i punon liderit të UÇK-së dhe Xhejms Rubinit

    · Telefonata e Ollbrajt, që kërcënon Demaçin. Dhe përgjigja e „Baces“ : „Nësë për lirinë, duhet të vritemi tridhjetë mijë shqiptarë, ashtu qoftë„!


    Marr nga Revista „Klan“



    Asgjë nuk do të kishte shkuar pro shqiptarëve në Kosovë, nëse Millosheviçi nuk do të duronte dot për të bërë masakrën e tij të radhës. Medllin Ollbrajt kujton kështu ditën kur merr vesh për Raçakun: “Disa njerez zgjohen në mëngjes nga makina e kafesë, ose nga orët me alarm. Qytetarët e Uashingtonit, zgjohen me buletinin e lajmeve të radios. Meqë ishte e shtunë, 16 janar 1999, e kisha kurdisur radion pak më vonë se zakonisht, gjithsesi shumë më shpejt sesa të agonte. Degjova për masakrën nëntë mijë kilometra larg Amerikës. “Këtu ka shumë kufoma, komentonte i tronditur në mikrofon, ambasadori i OSBE Uollker, “Këta burra janë vrarë në mënyra të ndryshme, por shumica në distancë të afërt”. Kufomat ishin 45, të gjithë burra, të gjithë shqiptarë, në Raçak të Kosovës, disa të hedhur mbi borë, të tjerë të bërë pirg, të gjithë me plagë të tmerrshme, njeri prej tyre me kokën të prerë. Kur u pyet nga gazetarët se kush ishin autorët, Uollker u përgjigj pa hezitim: “Policia serbe”. Ndoshta misioni verifikues Uollker, nuk kishte mundur të ndalonte masakrën e radhës, por sigurisht që nuk kishte lejuar që autorët ta bënin në mënyrë sekrete dhe pa u marrë vesh. Ndryshe nga parashikimet në Uashington “pranvera ne Kosove kishte ardhur me heret”. Ky është mesazhi që Ollbrajt i përcolli edhe liderëve të tjerë europianë. Pas shumë ecejakesh në linjen Uashington-Londër-Bruksel-Moskë-Beograd, Medlin Ollbrajt duket se po triumfonte në planin e saj për një konferencë ndërkombëtare për Kosovën dhe fillimin e negociatave me ndërmjetës Grupin e Konaktit, mes shqiptarëve dhe serbëve, nën kërcënimin e përdorimit të operacioneve ushtarake të NATO-s, për të bindur Millosheviçin të ulej në tavolinë.

    Me 29 janar në Londër Ollbrajt deklaron publikisht mbajtjen e konferencës në Rambuje të Francës, me 6 shkurt. Të dyja palët do të presoheshin të nënshkruanin një marrëveshje, që do t`i siguronte autonominë popullit të Kosovës, marrëveshje që do të zbatohej nga një forcë 28 mijë vetëshe, e udhëhequr nga NATO. Statusi i Kosovës do të konsultohej pas tre vjetësh të marrëveshjes dhe do të respektohej mes faktorëve të tjerë, edhe vullneti i popullit. Plani ynë thotë Ollbrajt, ishte të bindnim të dyja palët të thonin “Po”. Me te, këtë radhë u bashkua edhe ministri i jashtëm rus, Ivanov. Por shpejt në Rambuje, Ollbrajt ndeshet me realitetin e galerisë së personazheve shqiptare dhe jo rrallë do të befasohej prej tyre.



    Rugova, “disidenti” që dhuronte gurë !



    “Delegacioni shqiptar prej 16 vetësh përfshinte liderin e moderuar politik Ibrahim Rugova, botuesin e respektuar Veton Surroi, akademikun Rexhep Qosja, përfaqesues të partive të tjera politike, të pavarur dhe UÇK-në. Në një lëvizje të papritur përfaqësuesit zgjodhën si kryetar, komandantin 29 vjeçar të UÇK-së, Hashim Thaçi, me të cilin më parë kishim patur kontakte fare të pakta. Emërimi i Thaçit në krye të delegacionit shqiptar, refelkonte rrënimin e vazhdueshëm të pozicionit të Rugovës, i cili perballë kësaj situate, thuajse nuk reagoi fare. Pyetjes së një prej diplomatëve amerikanë se përse qëndronte kaq inert, Rugova iu pergjigj: “Ky eshte stili im”!!.

    Në fakt Ollbrajt në një pjesë tjetër të librit, shënon pikërisht këtë stil të Rugovës “ky burrë me maniera të buta dhe gjithmonë me një shall në qafe”, që sipas saj bëri që statusi i tij të rifitonte pikë tek shqiptarët gjaknxehtë. Rugova kishte humbur shumë pikë, kur kishte shkuar në Beograd për të takuar Millosheviçin me 1998. “Qellimisht gazetat srbe kishin botuar të gjitha një foto të madhe të tijën, duke qeshur me Millosheviçin, në një kohë kur shqiptarët po vriteshin e plaçkiteshin nga policia serbe në Kosovë. Ne u përpoqem të riparonim dëmin, duke e ftuar zyrtarisht në Uashington”!!, kujton Ollbrajt, sjelljet e çudtishme të liderit shqiptar!! Gjatë këtij takimi u dekurajuam nga reagimet e pjesëtarëve të tjerë të delegacionit shqiptar, që tundnin kokat në shenjë zhgënjimi, pas çdo fjale që ai thoshte. Megjithatë Rugova ishte i drejtpërdrejtë. Ai tha se situata në Kosove po përkeqësohej përditë dhe bëri thirje për ngritjen e një zone ndalim-fluturimi për helikopterët serbë. Ai më tha se shqiptarët donin pavaresinë, porse do të pranonin edhe një status të përkohshëm protektorati nderkombëtar, bile ( kujton sekretarja amerikane në librin e saj ) ai shtoi me shaka, se shqiptarët do të pranonin statusin e shtetit te 51-të amerikan”.

    Ndërsa takimi mbaroi, Rugova i bën Ollbrajt, një dhuratë të çuditshme, një gur të çmuar, të papërpunuar minerar nga Kosova. “Një nga veset e liderit shqiptar -, kujton Ollbrajt, “ishte se ai dhuronte gurë. Një ditë më parë, i kishte dhuruar në dorë presidentit Klinton një kuarc me shumë se një kilogram të rëndë. Kam njohur shumë disidentë në Europën lindore dhe më gjërë dhe Rugova paraqiste pa dyshim një anomali. Por, megjithëse sjelljet e tij shpesh të tërbonin, ngadale u binda se një nga fuqitë e tij të fshehta ishte se ai nënvleftësohej nga të tjerët. Njerëzit e përçmonin, por ai nuk largohej. Qendronte aty dhe kur vinte puna per t`u votuar, Kosovarët i jepnin atij gjithmonë më shume se kujtdo tjetër” (Ishte kjo në stilin e ruajtjes dhe mos shpenzimit të energjis së vetë për të korr rezultatet e të tjerëve,stil ky gati si i Hijenave)!!



    Rambuje, zbulimi quhet Hashim Thaçi



    Ndërkohë delegacioni serb përbehej prej avokatësh të njohur, përfshire edhe një numër sllavësh myslimanë, turqish dhe romësh, të zgjedhur nga Millosheviç për të treguar vendosmërinë e tij pro diversitetit etnik. Në fund të javës së parë diplomatët amerikan i raportuan zonjës Ollbrajt se delegacioni serb nuk po i merrte negociatat seriozisht, ndërsa shqiptarët këmbëngulnin në të drejtën për të mbajtur një referendum ku në menyre eksplicite t`i kerkohej popullsisë së Kosovës të shprehej mbi pavaresinë e saj. “Shqiptarët po tregohen kokëfortë si mushkat” ! mbërrin mesazhi në Uashington. Ambasadori Kris Hill i kërkon sekretares Ollbrajt të shpejtoje ardhjen e saj ne Rambuje.

    “Kur mberrita kisha dy qëllime, - shkruan Ollbrajt në memoarin e saj, “ I pari të bindja serbët se arritja e marrëveshjes ishte në interes të tyre, një gjë në të cilën unë vërtet besoja. E dyta ishte të bindja shqiptarët të pranonin marrëveshjen e propozuar nga Grupi i Kontaktit¡”.

    Fillimisht takimi me “mëkëmbësin” e Millosheviçit, Milan Milutinoviç rezulton i pafrytshëm, perveç një rrëfimi të sinqertë të tij, kur Ollbrajt i thotë se “ ushtria serbe në Kosovë, ishte argumenti më i fortë për rritjen e UÇK-së”. “Jo zonjë, unë besoj se ky percaktim i përket më shumë forcave policore paramilitare serbe”.

    Natyrisht maratona më interesante e takimeve të zonjës Ollbrajt ka qenë me perfaqesuesit shqiptarë. Fjala “larami” ndoshta është shpikur për të cilësuar pikërisht këtë grup shqiptarësh që ishte mbledhur në Rambuje, nga enigmatiku Rugova, tek pragmatiku Surroi, e deri tek problematiku Thaçi. Asnjë prej tyre nuk kishte marrë pjesë në negociata komplekse më parë, aq më pak në shkallë botërore, dhe kishin shumë mosmarrëveshje të thella mes tyre. E vetmja gjë që konstatova me kënaqesi ishte se shqiptarët kishin pranuar të konsultoheshin nga një grup këshilltarësh amerikanë të jashtem, ku përfshihej edhe ish-ambasadori Morton Abramovitc, një miku im i vjetër dhe një avokat i zjarrtë i të drejtave të njeriut “ - shkruan Ollbrajt në librin e saj.

    Mesazhi i Ollbrajt për shqiptarët ishte : “Ju jeni liderë, ju jeni zgjedhur të përfaqësoni shqiptarët këtu. Ndaj mendohuni mirë para se të dënoni njerezit tuaj të luftojnë pa mbarim. Marrëveshja që ju propozojmë do t`ju japë vetë-qeverisje, mbrojtje nga NATO, ndihmë ekonomike, të drejtën e arsimit në shqip për fëmijët tuaj dhe aftësinë për të patur kontroll mbi jetën tuaj. Nëse e pranoni marrëveshjen, ju do të shkoni me shpejt drejt një të ardhmjeje begatie, demokracie dhe integrimi me Europën. Nëse refuzoni pasoja do të jetë një luftë, që do ta humbni së bashku me mbeshtetjen nderkombetare”.

    Shumeë pjesetarë të delegacionit shqiptar e kuptuan mesazhin tim se ata më në fund nuk ishin vetëm në duart e Europianëve dhe se Shtetet e Bashkuara do të merrnin pjesë eventualisht, në një forcë ndërkombëtare implentuese të paqes. Rugova theksoi se për shqiptarët gjithmonë siguria ka patur barazvlerë me pavaresinë dhe se keshtu vullneti i tyre për të vonuar lëvizjet për pavaresi, me pranimin e një periudhe të përkohshme tranzicioni, duhej konsideruar si lëshim që po bënin shqiptarët. Të gjithë ishin në një mendje për nevojën në të ardhmen të një referendumi për pavaresinë. Përndryshe siç i thotë një shqiptar zonjës Ollbrajt në Rambuje: “Do ta gjejmë veten të kyçur përjetësisht brenda Serbisë” !

    Zonja Ollbrajt në këtë kapitull të librit të saj me kujtime, i kushton një hapësirë të veçantë raportit të saj ato ditë me Hashim Thaçin, me të cilin është takuar së pari, pas takimit të përgjithshëm me gjithë delegacionin. “Në takimet e mëvonshme unë konstatova se po befasohesha nga mungesa e tij e përvojës, që e bënte atë njëkohësisht kokëfortë dhe të prirur për t`u përkedhelur. Me Rugoven ndjehesha se po i drejtohesha një kolegu akademik ekscentrik. Thaçi ishte si ai studenti i shkelqyer, por që i dorëzonte me vonesë detyrat e shtëpisë”, shkruan Ollbrajt.

    Marrëveshja parashikonte çaramatimin e UÇK-së dhe ndërprerjen e të gjitha operacioneve të saj të pavarura ushtarake. Ollbrajt e ndjeu se kjo nuk do të pranohej lehtë nga Thaçi, megjithë premtimin se NATO do të mbushte vakumin e sigurisë. Në atë takim të parë Ollbrajt bën presion mbi Thaçin, që ai të nisë të mendojë transformimin e UÇK-së, në një parti politike. Thaçi përgjigjet se marrëveshja me gjasë do të nënshkruhej nga delegacioni shqiptar, porse ushtrisë shqiptare dot t`i duhej kohë të përshtatej sipas saj. Ollbrajt tenton të përfitojë nga fjalia e parë e parashikimit të Thaçit: “Jam e kënaqur që ju keni vullnetin të nënshkruani marrëveshjen”. Por lideri i ri ia pret hovin në mes: “Mendoj se mund të arrihet një marrëveshje, por këtë nuk e vendos unë, as UÇK, bile as i gjithë delegacioni. Mund të dalin vështirësi”.

    Javën e dytë të negociatave Ollbrajt kthehet në Uashington, ndërsa kishin mbetur dy vështiresi: dëshira eksplicite e shqiptarëve për një referendum për pavaresinë, një pikë ku Sekretarja e Shtetit mendonte se kishte hapesirë për ndërhyrje dhe zbutje. E dyta, kundërshtia serbe ndaj një pranie ndërkombëtare ushtarake në Kosovë, tepër e vështirë për t`u kapërcyer në negociata, pasi në fund të fundit, i vetmi që mund të vendoste për këtë, ishte Millosheviçi.

    “Telefonata me te, zgjati njëzet minuta - kujton Ollbrajt. “Në fund e binda që ambasadori Hill të shkonte në Beograd që ta sqaronte Sllobodanin në detaje mbi marrëveshjen”. Ndërkohë edhe serbët po jepnin shenja dhe ju përgjigjën me disa vërejtje draftit të marrëveshjes dhe sektorit politik të saj. Kjo inkurajoi amerikanët, por solli një zhvillim të paparashikuar: rritjen e nervozizmit të shqiptarëve, të cilët konstatuan me xhelozi, se avokatët e Grupit te Kontaktit po kalonin shumë më tepër orë me anetarët e delegacionit serb.

    “Gjatë javës unë mora Thaçin në telefon dhe ai më thotë se dëshironte që sugjerimet e shqiptarëve të merreshin me shumë në konsideratë. Por ai në përgjithësi mbetej optimist, -kujton Ollbrajt.

    “Te shtunën në darkë, kur u ktheva në Francë zhvillova takime me shqiptarët, të cilët më thanë se do ta mbështesnin marrëveshjen, pasdite, kur të mblidhej Grupi i Kontaktit i ministrave të jashtëm. Përderisa serbët nuk kishin reaguar ndaj çeshtjeve të sigurisë, Kosovarët kishin një shans të artë për të izoluar Millosheviçin dhe unë prisja që ata ta shfrytëzonin këtë mundësi”, kujton Ollbrajt. Por gjërat do të merrnin një rrjedhë tjetër.



    Thaçi, shqiptari kokëfortë



    Takimi u zhvillua në një dhomë të vogël dhe salla ishte mbushur plot. Ministrat e jashtëm u ulën në një panel, si gjykatës mesjetarë dhe Ollbrajt thote se që në fillim takimi mori një atmosferë inkuizicioni. “Atmosfera u duk e tensiouar, që kur në vumë kufjet e përkthimit. Pyetja ishte një: a e pranonin shqiptarët marreveshjen ? Megjithë premtimin se përgjigja do të ishte pozitive, pikërisht kur erdhi ai moment, Thaçi nuk dha një përgjigje direkte. Kjo i dha mundësinë ministrit të jashtem italian Lamberto Dini, i cili edhe me parë kishte reaguar ashpër kundër UÇK-së, të sulmonte shqiptarët. “Lamberto Dini i bëri hapur presion Thaçit të pranonte marrëveshjen, bile duke hequr dorë edhe nga kërkesa për referendum për pavaresinë. Kjo ishte e pandershme - shkruan Ollbrajt - “pasi ne i kerkonim kosovarëve të vononin, por jo të hiqnin dorë nga aspiratat e tyre për pavarësi”.

    Sërish dhe sërish Lamberto Dini i bëri presion Thaçit të përgjigjej po ose jo, për një propozim që natyrisht ai nuk mund të pranonte.Si rezultat Thaçi as nuk e refuzonte marrëveshjen, por as nuk jepte një përgjigje direkte. Kolëget e tij të delegacionit shqiptar, qëndronin të palëvizur si statuja; Surroi që e ndjente se nuk i takonte të fliste, Rugova se “ky ishte stili i tij”, Qosja që mendonte se Thaçi po bënte gjënë e duhur”.



    Medlin Ollbrajt heq kufjet e përkthimit dhe i përplas në tavolinë !!



    “Shqiptarët me kishin premtuar një përgjigje pozitive, dhe zhvillimet e mëvonshme provuan se ata e mbajten fjalën, por ndërkohë dëmi ishte bërë - kujton Ollbrajt - “për momentin Millosheviçi nuk ra në grep”.

    Bisedimet shtyhen edhe për tre ditë të tjera. Tani jo vetëm Thaçi, por edhe një pjesë e madhe e delegacionit shqiptar nuk ndjehej komod me kohën e madhe që avokatët e Grupit të Konktaktit kishin shpenzuar me serbët. “Shqiptarët po dëgjonin gjithnjë e më shumë njerëz jashtë kështjellës që u thonin të mos na besonin neve. Ata ndruanin se gjuha me të cilën ishte shkruar marrëveshja, largonte gjithnjë e më shumë aspiratat për pavaresi, ndërkohë që nuk kishte asnjë pikë vullneti për të pranuar çarmatimin” - shkruan Ollbrajt.

    “Nje faktor që ndikoi negativisht ishte dhe ai se francezët nuk lejuan oficerë të NATO-s në kështjellë, që mund t`u shpjegonin shqiptarëve detaje të planit ushtarak të Aleancës për Kosovën”. Në të kundërt, brifingu ushtarak u drejtua nga një avokat i Grupit të Kontaktit dhe një oficer amerikan, që kishte arritur të fuste vjedhurazi në kështjellë, uniformën e tij ushtarake. Gjenerali Klark fluturon nga Brukseli dhe informon delegacionin shqiptar në një bazë të NATO-s jashtë Rambujesë, se vendosmëria e NATO-s për të marrë në dorë sigurinë e Kosovës pas nënshkrimit të marrëveshjes, tashmë ishte e pakthyeshme.

    “Ne nxitëm qeverinë e Shqipërisë dhe shqiptarë nga e gjithë bota që t`i komunikonin delegacionit, mbështetjen e tyre për marrëveshjen, përveçse përvesha mëngët dhe u mora vetë, personalisht me ta” - shkruan Ollbrajt.

    Rezultati ishte progres i dukshem. Kështu ndërsa të shtunën në darkë, nëntë pjesetarë të delegacionit ishin kundër, të hënën i vetmi që kundërshtonte, ishte Hashim Thaçi. „Problemi me te vështiresohej, pasi nuk ishte e lehtë të diskutojë në detaje problemin - kujton Ollbrajt - „ishte e qartë se pavendosmëria e tij nuk ishte rrjedhojë e ideologjisë, apo e presionit të anëtarëve të tjerë të delegacionit. Ai thjesht po ruante kurrizin e tij. UÇK nuk ishte një organizatë monolite. Në gjirin e saj kishte shpërthyer një luftë për pushtet mes komandantëve të saj dhe figurave të errëta që e financonin me armë dhe para.(Ishte koha kur në skenë kishte dal edhe FARK) Kjo shpjegonte telefonatat pa fund në celular të Thaçit dhe ndihmësve të tij ” - shkruan Ollbrajt. Të vetmit që i tha diçka ishte Xhejms Rubin, me të cilin Thaçi kishte vendosur një lidhje të veçantë. “Ai i tha Xhejmit se kishte frikë për jetën e tij” - kujton Ollbrajt ne librin e saj “Madam Secretary”.

    Për Sekretaren e Shtetit fillon ndeshja e veshtirë personale me personalitetin e liderit politik të UÇK. Fillimisht i thote se ai kishten një potencial të madh për të qenë lider, pastaj kur shihte se kjo nuk i ecte, e kërcenonte se SHBA dhe NATO nuk do të sulmonin ushtarakisht, pa firmen e shqiptareve mbi marrëveshje.

    “Thaçi m`u përgjigj se qëllimi i vetëm pse luftonte UÇK, ishte pavarësia dhe se nuk ishte e lehtë të hiqej dorë prej saj. Unë i thashe se jo domosdoshmërisht po i kerkohej një gjë e tillë, porse shqiptarët duhet të bëheshin realistë. Marrëveshja ishte për tre vjet dhe se Millosheviçi ishte problemi i vërtetë. Por kjo mund të ndryshonte deri atëherë. Ky ështe shansi Juaj. Merreni se ndoshta kurrë nuk do të keni me tjetër. Thaçi i prekur, me lot në sy, jep përgjigje negative”!



    Thaçi, Demaçi dhe “dredhia” me Rubinin



    E hëna mbetej dita e fundit dhe Grupi i Kontaktit kishte vënë afat orën tre të pasditës. Sekretarja e shtetit konstaton se gjendja po bëhej e padurueshme edhe nga sjelljet e anëtareve të delegacioneve, që duket u kishte pëlqyer klima dhe vera në kështjellë.

    “Dikush në drekë, bile u ankua se përse nuk u kishin sjellë pjatën me djathëra” - kujton Ollbrajt. Pasi vlerëson se cili mund të ndikonte UÇK-në, Medlin Ollbrajt merr në telefon Adem Demaçin. “Ai ishte një nacionalist i vjetër kosovar dhe radhitej mes atyre që i bënin presion Thaçit, të mbante linjën e ashpër. “Kur e mora në telefon ai ishte në Slloveni. I kërkova të inkurajonte Thaçin të pranonte marrëveshjen” - kujton e zemëruar Ollbrajt. Ai i thotë asaj se nuk mund të binte dakort, pa u takuar personalisht me te dhe e fton zonjen Ollbrajt të vijë e ta takojë atë në Slloveni: “Unë i thashë se negociatat po vazhdonin prej dy javësh dhe se afati mbaronte pas pak orësh. Ju ftoj të inkurajoni Thaçin të pranojë marrëveshjen. Nëse nuk e bëni këtë, kjo do t`ju ndjekë si fantazëm në vitet që vijnë, ndërsa do të shihni shqiptarët të vriten çdo ditë e me shumë”.

    Por Demaçi ka ruajtur qetësinë: “Zonja Olbrajt, ne vleresojmë perpjekjet tuaja, por nuk na nxiton asgje. Nëse është e nevojshme të vritemi tridhjetë mijë shqiptarë, kështu qoftë, por nuk mund të ulim armët vetëm për premtime. Asnjëherë nuk do të heqim dorë nga ëndrra për të qenë të lirë”.

    “Unë i thashë se marrëveshja nuk parashikonte heqjen dorë nga kjo ëndërr dhe se shqiptarët duhet ta rrembenin këtë mundësi paqeje. Thuajini Thaçit se marrëveshja ka mbështetjen tuaj” - kujton Ollbrajt. Por “baca” i përgjigjet shkurt: “Kjo, nuk është e mundur”. “Ishte nga telefonatat më të tensionuara të jetës time”, kujton Ollbrajt.

    Megjithatë duket se të frustruar me Thaçin, kishte edhe brenda delegacionit shqiptar, shumica e të cilëve tashmë dukeshin të bindur se marrëveshja ishte favorizuese dhe se do të merrte mbështetjen e shumicës së kosovarëve. Ndersa po afrohej frikshëm ora tre e pasditës, Thaçi ende ishte problem, por Veton Surroi, “ministri i jashtëm” i delegacionit, mori situatën në dorë, duke propozuar një deklaratë të shkurtër, në të cilën të thuhej se delegacioni ishte dakort me marrëveshjen dhe se do ta nënshkruante pas dy javësh, pasi të konsultohej me popullin e Kosovës.

    Ndërsa Surroi dhe të tjerët punonin, situata u tensionua pasi Thaçi nuk binte dakort me tekstin dhe ndryshimet sipas tij të versioneve nga shqip në anglisht. Surroi thote se teksti mund të arrihej vetëm nëse Thaçi bindej të linte dhomën për disa minuta. Juristi i palës amerikane Xhim O`brejen propozon se e vetmja mënyrë, që ai ta bënte atë, ishte nëse e thërriste Xhejms Rubin. Kështu ndërsa Xhim dhe Hashimi shkojnë të kërkojnë Xhejmsin ( i cili natyrisht nuk gjendej, se ndërkohë ishte në konferencë shtypi ) Veton Surroi thotë se deklarata tashmë ishte gati dhe se Thaçi duhej, për t`i vënë firmën. Nderkohë Thaçi sapo kishte gjetur Rubinin dhe kishte nisur me te një bisedë, kur ndjeu ta tërhiqte prej krahu O`brejen. “S`na dhatë kohë as për një cigare”, ankohet Rubin. Por në fakt kohë nuk kish. Ishin momente historike. Megjithë një përpjekje finale të Thaçit për të ndryshuar diçka në tekst, tash më kokëforti ishte Veton Surroi. Deklarata u nënshkrua edhe prej tij dhe iu dorëzua ministrave të jashtëm të Grupit të Kontaktit. Xhejms Rubin nxitoi të bënte lajmin publik.



    Paqja, zgjedhja e shqiptareve



    „Kështu megjithë përplasjet, kthimet prapa ne u larguam nga Rambuje, pasi realizuam shumicën e gjërave që donim“, kujton Ollbrajt. „Tashme pak a shume ja kishim arritur të bashkonim delegacionin shqiptar dhe kishim një vizion më të qartë se si do të dukej në të ardhmen një Kosovë demokratike. Shqiptarët u grinden dhe hezituan, por ne fund, zgjodhën paqen“, perfundon Ollbrajt.

    Me 15 mars delegacioni Kosovar me në krye Hashim Thaçin firmosen zyrtarisht në një ceremoni që zgjati më pak se pesëmdhjet minuta, që u bojkotua nga delegacioni jugosllav dhe negociatori rus. Brenda tetë ditëve zhvillimet ishin dramatike. CIA njofton për fillimin e operacionit përfundimtar serb në Kosovë. Diplomacia amerikane filloi aktivitetin në Uashington për të bindur parlamentin në Capitol Hill, të mbështeste ndërhyrjen ushtarake në Kosovë.(Ndërhyrja ushtarake nuk mvarej vetëm nga nënshkrimi i Delegacionit Kosova por edhe nga vendimi i Parlamenteve dhe Kshillit të NATO-s. Me 19 mars ekipi i politikave të jashtme takon presidentin Klinton.

    “Po shihja sytë e trishtuar të presidentit. I thashë se reagimi ndaj Millosheviçit ishte çështje kohe. Ndoshta në Maqedoni, apo sërish në Bosnje. Këtë luftë po e zgjidhte Millosheviçi dhe nuk mund të lejonim që ai ta fitonte atë. Klinton bie dakort, publikisht para kamerave thote: “Me diktatorin e Ballkanit nuk ka kompromis, nëse hezitoni, u jep licensën për të vrarë”.

    Një përpjekje e fundit e Hollbruk në Beograd, dështon, ndaj ai urdhërohet të largohet për në Uashington. Al Gore njofton kryeministrin rus Primakov, i cili po udhëtonte për një vizitë zyrtare në Uashington, për fillimin e sulmeve të NATO-s, premieri rus i tërbuar urdhëron avionin mbi Atlantik, të kthehej drejt Moskës. Pak orë më vonë, në mbrëmjen e 23 marsit 1999, Sekretari i Përgjithshem i NATO-s Havier Solana, urdheron Gjeneralin Klark, të nisë operacionet ushtarake, dhe luftën e dytë në historinë e Aleancës së Atlantikut të Veriut.

    Ishte mesnatë, kur e lodhur, mbërrita në shtëpi dhe hapa TV që të ndiqja lajmet. Kur po përgjumesha - shkruan Ollbrajt - “më ra telefoni i shtëpisë. Ishte Presidenti Klinton. Më tha në fund së Shtetet e Bashkuara po bënin një gjë të drejtë. Po zoti president, i thashë, po bëjmë një gjë të drejtë”.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  9. #9
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Xhaferi:Propozimi i Thaçit ka peshë strategjike


    Shkup, 25 maj (Kosovapress) Time: 11 : 25

    Kryetari i PDSH-së, Arbër Xhaferi, tha të hënën në Shkup se propozimi i kreut të PDK-së, Hashim Thaçi, për një variant të marrëveshjes së Ohrit edhe në Kosovë për ta zgjidhur çështjen e minoritetit serb, ka peshë strategjike përmes të cilës anulohen tentimet e palës serbe për të paralizuar Kosovën. Kreu i PDSH-së kërkon që propozimi i Thaçit të mos shikohet nga këndi partiak, por në kuadër të një strategjie të përbashkët kombëtare. "Unë do të thoja se para të refuzohet ose të pranohet, duhet të lexohet dhe të analizohet mirë kjo marrëveshje,"pohon Xhaferi.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e Llapi
    Anëtarësuar
    08-08-2002
    Postime
    10,979
    Kuçi:Marrëveshja e modifikuar e Ohrit siguron mosndarjen e mundshme të Kosovës


    Prishtinë, 25 maj (Kosovapress) Time: 08 : 40

    Nënkryetari i PDK-së, Hajredin Kuqi, në një intervistë për numrin e së martës të "Kohës ditore" ka thënë se propozimi i PDK-së për një lloj të modifikuar të marrëveshjes sikurse ajo e Ohrit edhe në Kosovë, ka qenë një qëllim i kësaj partie për t'i bërë një ofertë bashkësisë ndërkombëtare dhe minoritetit serb. Si shembull me këtë rast ai merr përfaqësimin e minoritetit që mund të jetë i drejtpërdrejtë ose i ngjashëm me atë që bëhet në Maqedoni, pastaj pushteti lokal që mund të jetë formë e decentralizimit që po kërkohet, mandej çështja e rregullimit të përdorimit të gjuhës. Kuçi me këtë rast përmend se gjuha shqipe në Maqedoni është gjuhë zyrtare vetëm në vendet me mbi 20 për qind shqiptare, ndërsa në Kosovë gjuha serbe është zyrtare edhe në vendet ku nuk ka fare serbë, si Skënderaj e Drenas.
    Do t´i luftoj spiunet dhe tradhtaret e kombit deri ne vdekje.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Dardani apo Kosovë
    Nga Statovci në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 15-06-2018, 11:31
  2. Kombin shqiptar 7 milionësh në Ballkan e kanë mbuluar retë e zeza
    Nga Davius në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 29
    Postimi i Fundit: 01-08-2010, 13:18
  3. Kosova: unjust politics
    Nga bqato në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 06-10-2006, 08:07
  4. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52
  5. ICG: - UNMIK-u ka lejuar ndarjen e Kosovës
    Nga kosovar në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 10-06-2002, 06:51

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •