Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 16
  1. #1
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Cila eshte ajo zgjidhje e drejte e ēeshtjes shqiptare...

    Cila eshte ajo zgjidhje e drejte dhe e perhershme e ēeshtjes shqiptare ?
    Cila eshte ajo zgjidhje e ēeshtjes shqiptare, qe edhe popullin shqiptar, me ne fund e ben te barabarte me popujt e tjere ballkanike ?
    Cila eshte ajo zgjidhje qe duke qene zgjidhje e ēeshtjes shqipetare, behet njekohesisht edhe zgjidhje e ēeshtjes ballkanike ?
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    E drejta dhe ligji

    Zgjidhja e drejte duhet kerkuar ne rradhe te pare tek perkufizimi i se drejtes.

    Meqenese bota e madhe i ka marre masat me kohe dhe i ka bere gati tashme keto perkufizime nuk na ngelet gje tjeter vecse ti njohim dhe ti shfrytezojme per veten tone

    Mendoj se te vesh ne dyshim drejtesine e kartes se Kombeve te Bashkuara dhe madje ta kundershtosh duhet te kesh nje fuqi aq te madhe sa jane te gjithe kombet qe e kane nenshkruar kete marreveshje

    Kjo karte i njeh cdo populli te drejtat e veta.

    Problemi kryesor eshte ai i identifikimit te se drejtes.

    Dmth, duhet te jesh nje subjekt qe kerkon nje te drejte qe t'a jep karta. Kjo eshte e para

    Psh, Republika e Shqiperise eshte shtet sovran dhe nga karta e Kombeve te Bashkuara gezon te gjitha te drejtat qe i njeh kjo karte.

    Palestina, nuk eshte shtet dhe nuk perfiton nga te drejtat qe karta u njeh kombeve.

    Izraeli, eshte shtet dhe perfiton nga karta e Kombeve te Bashkuara

    Kurdistani, nuk eshte shtet dhe nuk perfiton nga e drejta qe u njeh karta kombeve

    Turqia, eshte shtet dhe perfiton nga e drejta qe karta u njeh kombeve

    Republika e Kosoves, nuk eshte shtet dhe nuk perifton nga te drejtat qe u njeh karta kombeve

    Problemi i njohjes se nje te drejte eshte nje akt ligjor i cili ka per protagoniste Kombet e Bashkuara dhe vendin ne fjale, psh Kosoven

    Akti ligjor vertet eshte i tille porse njohja vete eshte nje proces

    Qe te arrish deri tek akti i njohjes duhen bere disa veprime dhe si rezultat i ketyre veprimeve duhet te vije njohja.

    Cfare jane keto veprime. Keto veprime jane ato te identifikimit dhe dokumentimit te kosoves dhe kosovareve si subjekt tek Kombet e Bashkuara.

    Para luftes ne Kosove, individet qe jetonin ne keto territore per Kombet e Bashkuara ishin Jugosllavi

    Porse Kombet e Bashkuara kane detyrime jo vetem ndaj shqiptareve porse edhe ndja kombeve te tjera

    Pra Kombet e Bashkuara kane detyrime ndaj Jugosllavise. Jugosllavia e shkeli karten dhe per kete Kombet e Bashkuara nderhyne per te cuar te drejten ne vend

    Dhe kjo e drejte lejonte Kombet e Bashkuara qe te mbronte kosovaret por jo te prishte Jugosllavine

    Keshtu qe Kombet e Bashkuara nderhyne ne konflikt.

    Pasi u zgjidh konflikti u hap terreni per probleme te tjera qe jane me te lehta per tu identifikuar ne nje demokraci.

    Tashme rruga e zgjedhur nga kosovaret per tu paraqitur si Kosovare ka kuptimin e paraqitjes se nje subjekti konform rregullave te Kombeve te Bashkuara

    Pasi Kombet e Bashkuara te njohin kete subjekt ne barazi me subjektet e tjera tashme te njohura prej saj lind natyrshem e drejta e ketij subjekti te ri per te vendosur bashkimin me pjesen tjeter te shqiptareve ne Republiken e Shqiperise.

    Pra sic e shoh une ata qe po e drejtojne sot Kosoven po e drejtojne mire dhe drejt per te arritur tek fitimi i te drejtes.

    Probleme te tjera qe jane edhe me te veshtira jane ai i shqiptareve ne Maqedoni, MAl te Zi dhe Greqi
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga baobabi : 28-05-2002 mė 12:51

  3. #3
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    FILLIMI NE FUND

    e cka duhet bere pikerisht me shqiptaret ne Maqedonin, nen Malin e zi, nen Greqine - per Camerine e Kosoven Lindore qe harrove?

    Ketu eshte ceshtja... se detyrat e kartit te OKB dihen, por nuk po dihet a duam te veprojme si komb, apo vetem ta ndegjojme hymnin e KB? Kujto Bosnjen (dy shtete, qe shpejt do te asgjasohen ne Kroaci e Serbi), pse hyne ato ne ata kartin e KB?

    Cka duhet bere qe edhe shqiptaret te behen nje shtet e te njohen nga karta e KB? Apo ua lame gjeneratave te ardhshme, gjithmone guri ne qafe????

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407
    Pjesa qe ka theksuar Iliriani nuk eshte e harruar dhe nuk eshte trajtuar prej meje.

    Me pak fjale ajo eshte pjese e nje te tere

    Une bashkimin e shqiperise e shikoj si nje menyre evidente e jetes se shqiptarit ne komunitetin evropian qe po integrohet.

    Une jam kunder shume tezave si psh kur te integrohet evropa do bashkohet shqiperia etj si keto

    Bashkimi i shqiptareve nuk behet pasi te integrohet evropa porse eshte pjese e integrimit

    Evropa tashme ka percaktuar edhe kufijte e vet lindore ku perfshihet madje edhe Turqia, historia e se ciles lidhet me Evropen vetem 500 vjetet e fundit

    Trojet ku banojne shqiptare ne Vende te tjera si Maqedonia, Greqia dhe Mali i Zi do te integrohen se bashku me pjeset me te medha qe jane Republika e Shqiperise dhe ajo e Kosoves.

    Si do behet kjo. Psh problemi i Maqedonise eshte mjaft i mprehte dhe shume delikat per Kombet e Bashkuara

    Maqedonia (FRYOM) eshte shtet i njohur nga OKB keshtu qe ka detyrime OKB perkundrejt ketij shteti

    Ne rast se ata qe drejtojne Maqedonine do te vazhdojne te shkelin parimet baze te kartes sic jane te drejtat e njeriut dhe nacionale atehere Kombet e Bashkuara do jete te detyruar qe te vene sanksione

    Keshtu qe do sdo klika e Maqedonise do respektoje keto parime, ne rast te kundert problemi do perfundoje ne menyre te ngjashme me Kosoven

    Por sic shihet puna ka levizur dhe duket se do vazhdoje ne kahjen e pare. Pra nuk do akselerohet ekstremizmi. Kete une e konsideroj pozitive sepse kjo do te rrise kontaktet e shqiptareve te maqedonise dhe shqiperise e kosoves.

    Gjate kesaj kohe urat e bashkimit duhet te hidhen dhe me hapa te shpejta

    Mire eshte te fillohet nga ato qe nuk duan institucione te kushtueshme dhe kortezira

    Te tilla ka plot dhe artikulli i ilirianit kishte piketa te qarta

    Politikanet dhe forumet e zgjedhura le te bejne punen e tyre
    Jeta e nje populli nuk eshte politika. Politika eshte nje pjese e rendesishme porse komunikimi me anen e fushave te tjera ska pse te prese

    Madje ai mund te avancoje me ritme me te shpejta

    Edhe ideja e ndertimit te nje organizmi bashkepunimi ne internet apo edhe me ndikime te tjera eshte e shkelqyer

  5. #5
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Bashkimi....

    Bashkimi i shqiptareve padyshim, eshte e drejte legjitime dhe demokratike e popullit shqiptar. E drejte mjerisht shume e vonuar dhe mjerisht ende e penguar, por siē u behet edhe te tjereve gjithje e me qarte, politikisht dhe moralisht e arsyeshme, kurse historikisht e pashmangshme.

    Bashkimi i shiqptareve pergjysem te ndare si deri tani mund te jete edhe me tej i penguar prej duqise por jo prej drejtesise.

    Ne perpjekjet per sendertimin e se drejtes se tyre shiqiptaret nuk mund te harrojne me te gjithe popujt qe jetojne ne Ballkan kane vetem nje Ballkan dhe me te gjithe ata do te jene fqinje gjithmone.

    Eshte se terpermi e qarte qe : interesat e fqinjeve ballkanike jane sendertuar dikur ne dem te interesave jetesore te popullit shqiptar.

    Logjika politike dhe morale, logjika historike, ka vetem nje pergjigje ne keto pyetje te bera ne shkrimen e kaluar:
    kerkesat e shqipaterve jane te drejta

    Derisa te ekzistoje ceshtja shqiptare ne trajten dhe me permbajtjen e sotme shqiptaret do te jene te denuarit e ballkanit, ndersa Jugosllavia (serbia dhe mali i zi) dhe Maqedonia do te jene te semurit e Ballkanit.

    Ciao
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  6. #6
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    He Bravo

    Mallengjehem kur lexoj te tilla shkrime

    Bravo

  7. #7
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Eh mer baobabi

    Jane bashkuar dy Gjermanite e ndara, pse mos te bashkohen shqiptaret e ndare?
    Do te bashkohen dy Korete e ndara, pse mos te bashkohen shqiptaret e ndare ?

    Bashkimi Kombetar. Kjo do te ishte e vetmja zgjidhje e drejte dhe e vetmja zgjidhje e perhershme e ceshtjes Shqiptare. Sepse, kjo do ishte zgjidhje e teresishme e ceshtjes shqiptare. Por, pikerisht pse eshte e drejte dhe e perhershme kjo zgjidhje duket aq e veshtire!
    Idene e bashkimit te shqiptareve sot e kundershtojne fort ,Serbet, maqedonasit, grekerit, edhe malazezet.

    Per mendimin tim gjeja me e pafalshme per politikanet shqiptare te periudhes se tranzicionit eshte angazhimi per mos ndryshimin e kufijve, deklarimi kunder ndryshimit te kufijve.
    Ky eshte nje qendrim absurd dhe antihistorik. Sic thashe mesiper : U bashkuan dy Gjermanite, u nda Cekia nga Sllovakia, u shperbe ish Bashkimi Sovjetik dhe Karta e Helsinkit perkatesisht shporta e mosndryshimit te kufijve nuk ekzistone me. Vetem politikanet shqiptare perfaqesues te te vetmit popull te ndare ne Europe, premtojne se kufijte nuk mund te ndryshohen.

    Pastaj Evropa nuk mund te quhet e bashkuar ne qofte se shqiptaret do te jene te ndare. Me zgjidhjen e drejte te ēeshtjes shqiptare , domethene, me bashkimin e shqiptareve do te zgjidhej njera prej padrejtesive me te medha ne Evrope, qe i rendon marredheniet politike te vendeve ballkanike, qe e rendon ndergjegjen e vendeve te medha evropiane me vendimet e te cilave eshte bere ajo padrejtesi.

    Me respekt
    Redi
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e baobabi
    Anėtarėsuar
    08-05-2002
    Postime
    407

    Hapa po hidhen

    Hapa po hidhen megjithese me ngadale
    Me shume perparim ka bere Kosova. Shume faktore te jashtem ndikuan porse vete veprimtaria e Kosovareve eshte me e spikatura ne arritjen e statusit qe ka sot Kosova
    Ky eshte nje hap i rendesishem
    Propaganda e qeverive te Republikes se Shqiperise per mos ndryshim kufijsh ka bazen e vet. Kjo i tregon botes dhe OKB se shqiptaret i zbatojne rregullat.

    Porse rregulli dhe ligji nuk e ndalon ndryshimin e kufijve. Ai ia ndalon dhunes ndryshimin. Pra ka nje element te rendesishem qe shqiptaret e kane kuptuar dhe po e zbatojne.
    Mundet qe te ishin me te rafinuar dhe te proklamonin njekohesisht se kerkonin ne nje te ardhme rishikimin me menyra demokratike.

    Edhe Gjermanite keshtu u bashkuan. Pra me paqe. Rusia kishte ne gjermanine lindore mijera trupa dhe mjete te renda.

    Po gjermanet e blene gjithcka. 80 miliarde dollare iu falen qeverise ruse ne kohen e bashkimit te dy gjermanive. Gjermanet more persiper edhe koston e transferimit te trupave dhe mjeteve te ruseve.
    Madje krijuan takse te posacme per integrimin e pjese lindore

    Shqiperia ska kapacitet financiar ta beje ate qe beri gjermania, qe eshte superfuqi e Evropes, porse mund te beje aq sa ka.

    Porse edhe krijimi i dy shteteve shqiptare mua nuk me cudit.

    Me mire me dy shtete shqiptare se sa vetem me nje gjysem

    Po te arrije Kosova qe te fitoje statusin e shtetit sovran kjo eshte nje fitore historike e kombit shqiptar.

    Bashkimi ne nje shtet te vetem mund te realizohet edhe me vone dhe madje mund te marre edhe shume kohe.

    Kjo varet nga perpjekjet e evete shqiptareve per unifikimin e identiteteve

    Une kam besim se shqiptaret e Kosoves dhe Shqiperise do arrijne qe te bashkohen shpejt.

    Ku e shoh une kete

    Ne rradhe te pare e shoh tek Kosova dhe tek lideret e saj, Rugova, Thaci etj.

    Personaliteti i tyre me bind. Qe ketej nxjerr se keta perfaqesues do e inspirojne edhe pjesen tjeter.

    Eshte e vertete se Republika e Shqiperise mund te kete pasur rolin e memes, porse ka mundesi kete rol e ka Kosova sot.

    Fryma pozitiviste qe me kane sjelle nga Kosova ma ka perforcuar kete mendim. Njerezit jane duke e shijuar lirine dhe jane te mbushur me shprese per nje te ardhme me te mire, gje qe nuk e ka shqiperia.

    Kjo eshte nje pasuri qe nuk krijohet kollaj dhe ate Kosova e ka.

    Nje bashkepunim me taktika te zgjuara me Ameriken, Evropen dhe OKB do tu rriste piket shqiptareve dhe do te arrihej me shpejt tek njohja si shtet.

    Edhe vete serbeve po u mbushet mendja se po e pretenojne me kot Kosoven. Madje edhe ne Maqedoni po mendojne per ndarjen.

    OKB dhe bota duan stabilitetin dhe kjo e vonon pak procesin

    Sa te kete demokraci shqiptari e ka rrugen e hapur.

    Kete e kuptoi Rugova i pari, dhe themeloi LDK.

    Eshte kontribut shume i madh ky i Rugoves.

    Do shihni se koha do i jape Rugoves me shume ne te ardhmen, kur te kuptohen permasat e ketij kontributi

    Edhe djemte qe rrembyen pushken kane vend ne piedestalin e fitores. Lufta e tyre nuk u kuptua nga bota si lufte terroristesh sic u mundua qe te paraqitej nga qarqet serbe apo te tjera.

    Veprime te gabuara mund te jene bere porse kjo nuk e njollosi levizjen. Edhe hapat politike qe u ndermorren e treguan pjekurine e shqiptareve. Te gjithe e dine se me pizevenga nuk lufton dot per komb e ideal.

  9. #9
    Perjashtuar Maska e illiriani
    Anėtarėsuar
    06-05-2002
    Postime
    655

    FJALA QE KA FRYTE TE TERHEQE

    Bidesa e tille e frytshme te imponon te thuash dy fjale

    E verteta eshte: toka shqiptare ballkanike ishin pa zotshtepie dhe si meree thone, gjithkush rrethit grabiti aqe sa iu lejua fatkeqesisht edhe nga 'drejtesia' e fuqive. Eshte nje gje me e keqe se sa padrejtesia, ajo eshte drejtesia pa shpaten e saj!Ndamja jo e drejte eshte me e keqe se sa e padrejta, padrejtesia! Pushtimet e gjata shekullore, tokat shqiptare i lane meree, toke e gjithkujt (bjeri kush e ka), ngase shqiptaret nuk ishin te organizuar nga politikajt e kohes. Bejlere e pashallare, bajraktare e spahij - ishin kuadrot shqiptare me shekuj - besnike per te huajt dhe e zeza e vitit dhe e popullit tone.
    Inteligjenicia e paster e tretur e vdekur rrugeve te pa krye te botes.Atdheun sundonin te huajt tok me veglat e tyre. Kah te mbaje populli bujqesor e blegetor, hamall i te veteve e ure e te huajve. Shkolla shqipe gjithshqiptare formonte kuadro per boten
    sepse nuk kishin vend atdhedashesit neper teha thikash...

    Deri pas L2B, te vetmit shpetimtare e udherrefyes te lirise ishin rilindasit tane. Edhe ata me bote ne sy. Edhe te diskriminuar nga regjimet politike te kohes, sepse nuk donin metutje te mbeten vegla uzurpatoresh e tradhetoresh, mashe armiqesh nuk doni te beheshin dhe perfunduan ashtu si e dijme mire...

    Sot k kuadro shumedimenzionale shqiptare, por fatkeqesisht edhe sot jane pjesa dermuese neper bote, pa i sherbyer atdheut
    ne gjiun e tij, ne turmat e popullit. Me 1949 doli gjenerata e pare
    e gjimnazisteve te Prishtines.

    Theme diplome kishin kete: 'E don me te vertete, vendin e vet dhe njerezimin, ai qe perpiqet qe shkenca e dituria te depertojne ne turmat e popullit, per zhvillimin e tij ekonomik, politik e kulturor'!

    Theme e gjate a? Por, kur lexuam punimet e gjinmazisteve te pare, ne revisten letrare "JETA E RE"1/1949 (qe u ribotua s numer jubilar ne 30 vjetorin e saj, me 1979), dhe po te njejten theme, ua dhashe studenteve per diplome edhe tjereve si provim i pjekurise, me 1979/80 e sotekesaj dite, vleresimi ne mes gjimnazisteve te pare (1949) dhe ketyre te derisotem, me plote kuptimin e fjales, mund te thuash, se keta te diplomuarit e sotem
    jane vetem nxenes te atyreve, me 1949. Fuqia shprehese universale secilin vit shkollor (sidomos pas vitit shk. 1979/80) eshte renie katastrofale, ku mund t'inumrosh ne gishta, studentet
    qe kishin dhe kane lexuar dhe lexojne edhe sot - mbi 10 vepra te rendesishme kombetare e boterore... Provimin e diplomes (1949),
    kur iu lexova studenteve me 1980-1990, keta studentet e fundit, nuk kishin kapacitet as ta pershkruanin drejte ate te parin, se lene ma ta krijonin nje te tille...Cka do te thote kjo?

    Dola pak nga thema, qe te shohim korelacionin e fuqise shprehese perpara dhe derisot. Mjafton vetem te lexos letrat e rilindasve tane, qe shkembyen me njeritjetrin e me te huajt (...)
    sot ato jane punime shkencore per shume shkenctare tane!

    Kush e bjen bashkimin e kombit, pervec inteligjencise? Jo politikajt, as qe kane bere kurre bashkim kombesh te tyre!

    Nuk e dij, si mund te mos kuptohet sot, kur ceshtja politike dhe ceshtja kombetare jane dy koncepte krejt te ndryshme!
    Eshte nje FORCE kombetare qe e shtyne dhe e detyron politiken vetem ndihmoje bashkimin e kombit. Eshte nje force tjeter qe e ven ne levizje bashkimin kombetar. Partickat politike
    jovetem qe demtuan dhe vetpenguan bashkimin kombetar, por as qe guxojne sot ta zbatojne nje nen statuti politik te tyre mbi bashkimin e kombit! E cfare presim nga djathtista e majtista per bashkimin e kombit? Cka? Cka presim nga lideret politik te kotareve politike shqiptare ne pese shtete?

    Nuk e dij se si edhe sotekesaj dite disa shpresojne ne poltikajt, per bashkimin e kombit? Te gjithe ata qe jane kunorezuar me nje parti politike, thjeshte faljau dreqit, per angazhimin e tyre perbashkimin kombetar! Nuk behet bashkimi kombetar me particka politike! Ceshtja kombetare eshte krejt tjeter!!!

    me vijua...
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga illiriani : 05-06-2002 mė 23:51

  10. #10
    Bordi Drejtues Maska e Ingenuous
    Anėtarėsuar
    13-05-2002
    Vendndodhja
    Shqipėri
    Postime
    974

    Mese e drejte Illiriani...

    Per mua keni shume te drejte ku thoni qe politika, nuk po ben as se beri ate qe duhet te beje.

    Politikanet shqiptare kane shume gabime, siē e kam theksuar tek shkrimi i mesiper.

    Por dua te theme dy fjale per politikanet Kosovare:
    Mendoj se gabimi me i rende ishte krijimi i partive dhe hyrja ne nje gare per pushtet, ende pa e krijuar shtetin.
    Ne teorine e politikes (une studioj shkenca politike), dhe eksperiencen e poltikes eshte vertetuar se popujt nen "pushtim" kane nevoje per levizje dhe aleanca te gjera, jo per parti.

    Modeli gandist qe zgjodhi I.Rugova per te shpetuar kosoven nuk kishte kurrfare analogjie me pacifizmin e Ghandit ne Indi, ne mos per tjeter, per faktin e rendesishem se durimi i dy-treqind milione indiane kundrejt 200 mije britanike nuk mund te ishte njesoj si durimi i dy milioneve shqiptareve kundrejt tete milone serbeve.

    Nje nga absurditet me te medha te politikes se Rugoves ka qene percaktimi se ēeshtja shqiptare do te zgjidhet duke ēkomunizuar Shqiperine dhe duke demokratizuar Serbine.

    Vetem naivet mund te harrojne se trojet shqiptare u ndane ne nje kohe kur komunizmi ishe ende nje utopi e larget dhe se kufiri ndermjet shqiptareve nuk ishte nje ēeshtje sistemesh.

    Shpresoj te keme qene i qarte

    Me respekt
    Redi
    "Askush nuk eshte perfekt, une jam askushi"

  11. #11
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Iluzionet e humbura.

    Me falni po kush i merr vendimet?

    Pse kot kemi president e qeveri?

    Zgjidhja e drejte do te ishte:

    Sot dy vjet pavaresi e Kosoves

    Sot tre vjet referendum ne dy anet e kufirit e bashkim i saj me RSH.

    KAQ


    Anton

    PS
    Por keto jane endrra ne diell.

    Askush nuk thote se Ceshtja Kombetare eshte perjashtimisht e politikes , por politika eshte ajo qe merr vendime.
    Kot eshte ministria e jashteme?
    Nejse.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  12. #12
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Per mua sot detyra themelore e cdo shqipatri qe i thote vetes
    nacionalist eshte te jape ndihmesen e tij per te arritur pavaresine e
    Kosoves.

    Qellimi afat mesem i cdo nacionalisti shqiptar eshte Bashkimi i RSH me
    Kosoven.

    Kur te kemi arritur keto qellime e te kemi ndertuar nje shtet normal
    demokratik shqiptar atehere do te mund ti drejtohemi zgjidhjes se
    problemeve te shqiptareve ne Maqedoni dhe ne Greqi e ne Mal te zi e
    ne Serbi.

    Problemi i shqiptareve ne Maqedoni per mendimin tim zgjidhet pa
    derdhur asnje pike gjak , zgjidhja me e mire sot per sot derisa te
    arrijme aty dy qellimet e tjera strategjike duhet te jete arritja e
    barazise kushtetuese ndermjet popullsise shqiptare dhe maqedonase.

    Qellimi strategjik mendoj te mos te jete shkaterrimi i Maqedonise e
    bashkimi i tokava te banuara nga shqiptaret por krijimi i nje
    konfederate shqiptaro-maqedonase.

    Por mbi te gjitha detyra e cdo nacionalisti shqiptar eshte ulja e
    ndikimit grek ne RSH , bile duhet ta themi hapur se mbas 1997 RSH
    eshte nje koloni e fshehte greke.

    Ky eshte problemi me i madh qe kane nacionalistet sot ne RSH, plus
    problemet me ata pseudonacionalistet qe e shperdorin nacionalizmin.

    I takon partive politike te djathta qe te behen perfaqesuese te
    nacionalizmit shqiptar, por ato nuk mund ta luajne ate funksion ne
    rast se jane te percara.

    Mendimi eshte sa i thjeshte aq i parealizueshem:

    Nacionalizmi shqiptar do te arrije te shkoje ne nivelet te atij te
    Rilindjes vetem ne rast se forcat e djathta do te arrijne te
    bashkohen ne nje parti te vetme me djathtash PD-s.

    Une gjithmone kam parasysh Heroin tone Kombetar ne shtratin e vdekjes
    kur i kerkon dashamiresve te thyejne shkopinjte nje nga nje e me pas
    te thyejne disa shkopinj te gjithe bashke.

    Mire shqiptaret ne pergjithesi, por pse shqiptaret qe i thone vetes
    te djathte e nacionalista nuk e kane kuptuar kete amanet te Heroit
    tone Kombetar Gjergj Kastrioti?


    Anton Ashta
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  13. #13
    Shqipetare e krenare Maska e Eda H
    Anėtarėsuar
    22-04-2002
    Vendndodhja
    Fizikisht ne Massachussetts, me shpirt e zemer e mendje ne Shqiperi. A-MER-IK. kjo eshte amerika e perkthyer ne shqip
    Postime
    477
    Pershendetje. te shuhet nje ere e mire fara kumuniste e cila me duket e pa mundur e pa hariteshme, pasi i ka rrenjet shume te thella e shume te fshheta..... po nuk u hoq kjo fare nuk ka permisim shqiperia, ne shqipri do te lozen vetem lojra, por gjithmon me tema e me idera te reja, po ama gjithmon lojra e vetem lojra.... pra duhet zhdukur mafja. po kush do ta luftoje qeveria qe eshte vete mafja.... gjithe antaret e qeveris pa perjashtim jan mafjoza, te cilet e marin postin jo per detyren por per te mushur xhepat e tyre e te grupit te tyre te shokeve e shoqeve te grupit... e here bejen sikur zihen e her bejn sikur pajtohen, here armiq e here miq....... teater kukellash....
    shqipra duhet te bashkohet te behet e madhe, edhe kjo prap duket a pa ralizushme, pasi qeveria e qeveritaret shqipetare kan borxh te shesin e te japin edhe keto toke qe e kemi ne dore vetem per ca para e per interesat personale.....
    me shume respekt
    eda

  14. #14
    i/e regjistruar Maska e safinator
    Anėtarėsuar
    29-06-2011
    Postime
    711
    Do ishte mire sikur te merrnim te gjitha territoret qe na perkisnin, por ne nje fare menyre do ishte me mire sikur lufterat ne Ballkan te ishin mbyllur.

  15. #15
    Djalė Drenice Maska e Lexuesi_
    Anėtarėsuar
    18-06-2010
    Vendndodhja
    Ne vendin e ngjarjeve
    Postime
    6,014
    Zgjidhja me e drejt do te ishte kjo.

    Te jemi keshtu siq jemi Shqipera 1 shtet Kosova 1 shtet 2 shtete shqiptare po bejn. Por te luftohet ne menyre diplomatike per te drejtat e shqiptareve ku do qe jan si Qameri, Presheve Medvegje Bujanofc, Mal te Zi, Maqedoni etj etj. Edhe jo vetem me goje te kerkojn te drejtat e tyre por te financohen keto vende vazhdimisht ne mesimin e gjuhes shqipe dhe mos te lihen te asimilohen ne kombesit ku ata jetojn. Ne ne Kosove 1 miljon e 800 mij banor 1 vit bem me zgjedhje jo i vjedhe jo si vjedhe, nese bashkohemi me shqiperi 2 vite shkojn per zgjedhje.

  16. #16
    i/e regjistruar Maska e Antiproanti
    Anėtarėsuar
    28-07-2011
    Postime
    6,033
    Cila eshte ajo zgjidhje e drejte e ēeshtjes shqiptare...
    Bashkimi sa me i shpejte i te gjitha trojeve, te cilat mund te bashkohen.

Tema tė Ngjashme

  1. Theofan Stilian Noli: Jeta dhe veprat e tij
    Nga ILovePejaa nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 85
    Postimi i Fundit: 15-11-2022, 22:39
  2. Ēfarė mendoni pėr Ahmet Zogun?
    Nga honzik nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 242
    Postimi i Fundit: 03-03-2014, 08:03
  3. Video e ushtarėve grekė nė Internet indinjon shqiptarėt
    Nga Ingenuous nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 207
    Postimi i Fundit: 22-09-2011, 14:58
  4. Ortodoksia Shqiptare sot
    Nga Orientalist nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 08-09-2010, 10:11
  5. Drafti pėr Unitet
    Nga Modesti nė forumin Bashkėpatriotėt e mi nė botė
    Pėrgjigje: 39
    Postimi i Fundit: 04-08-2010, 16:10

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •