Analisti Serwer i bėn thirrje administratės amerikane tė paraqesė njė kandidaturė pėr postin e shefit tė UNMIK-ut


Nga Arben Xhixho



Tė mėrkurėn nė Kongresin amerikan, Komisioni i Dhomės sė Pėrfaqėsuesve pėr Marrėdhėniet me Jashtė organizoi njė seancė pėr tė diskutuar mbi tė ardhmen e Kosovės. Dje ne ju njohėm me qėndrimin e Departamentit tė Shtetit, se koha pėr hapjen e bisedimeve nuk ka ardhur ende dhe se udhėheqėsit shqiptarė duhet tė pėrmbushin mė parė standartet para statusit. Nė seancė ishin ftuar pėr tė dhėnė mendimet e tyre edhe disa analistė tė njohur tė Ballkanit.


Ndoshta mbrojtja mė e mirė politikės amerikane, ndaj kėrkesave tė disa ligjvenėsve, qė statusi i Kosovės tė pėrcaktohet tani, nė njė seancė qė u cilėsua nga disa, si e mbizotėruar nga folėsa qė ishin pro pavarėsisė sė Kosovės, i erdhi nga dy analistėt e njohur, Daniel Serwer i Institutit Amerikan tė Paqes dhe James O’Brian, i Grupit studimor Albright. James O’Brian ka qėnė i dėrguar i posaēėm i administratės sė presidentit Klinton pėr Ballkanin.


Sipas zotit O’Brian politika e standarteve para statusit ėshtė njė politikė e zgjuar qė ndoqi komuniteti ndėrkombėtar pėr t’u bėrė trysni si shqiptarėve edhe serbėve. Tė dyja palėt thotė zoti O’Brian, nė njė farė mėnyre e kanė filluar procesin e statusit duke bėrė tė ditur qėndrimin e tyre maksimalist para fillimit tė bisedimeve dhe me shpresė qė pala tjetėr mund tė bėjė ndonjė lėshim qė para fillimit tė tyre.

“Nė kėtė mjedis negociatash, komuniteti ndėrkombėtar bėri njė veprim tė zgjuar, e kuptoi se ndikimi i tij do tė shtohej nė se ai mbante nė dorė ēelėsin e kohės tė hapjes sė bisedimeve Dhe ajo qė bėri Michael Steiner, njė diplomat mjaft i aftė, ėshtė qė ai tha: unė do ta pėrdor kėtė mjet pėr tė arritur pėrparim nė Kosovė para se ta hedh ēėshtjen e statusit nė tryezėn e bisedimeve”, tha zoti O’Brian.

Sot, tha zoti O’Brian komuniteti ndėrkombėtar nuk duhet tė bėjė gabimin qė bėri nė vitet ’90 duke vėnė afate. Afatet, tha ai, i vijnė pėr shtat palėve qė nuk janė dakort pasi ato mund t’i zvarrisin gjerat deri sa tė kalojė koha e afatit. Prandaj, tha analisti, vėnia e njė afati pėr plotėsimin e standarteve nuk ėshtė njė politikė e zgjuar.

Nga ana e tij Daniel Serwer, Drejtor i Nismės Ballkanke nė Institutin Amerikan tė Paqes, theksoi se zgjidhja e vetme pėr Kosovėn janė negociatat midis Beogradit dhe Prishtinės. Analisti paralajmėron qė “zgjidhja pėrfundimtare nuk do tė pėrmbushė kėrkesat maksimale as tė shqiptarėve edhe as serbėve. Tė dyja palėt duhet tė bėjnė lėshime. Negociatat duan pėrgatitje paraprake midis Beogradit dhe Prishtinės pėr ēėshtjet praktike. Bisedimet duhet tė fillojnė nėn organizimin e pėrbashkėt tė Shteteve tė Bashkuara dhe Bashkimit Evropian deri nė vitin 2005 me synimin pėr t’i pėrfunduar brenda dy vjetėsh, dhe sė fundi, Shtetet e Bashkuara duhet tė jenė njė pjesėtar i domosdoshėm nė procesin e vendosjes pėr statusin pėrfundimtar”.

Zoti Serwer i bėri thirrje administratės amerikane tė luajė njė rol mė tė madh tani qė po afrohet koha pėr statusin e Kosovės. Evropės thotė ai, i mungon besueshmėria e duhur pėr ta zgjidhur vetė ēėshtjen e Kosovės dhe evropianėt shton ai, janė nė pritje tė njė sinjali se Amerika ėshtė gati tė angazhohet pėr zgjidhjen e kėsaj ēėshtjeje.


“Sinjali mund tė vijė me caktimin e shefit tė ri tė UNMIK-ut, njė detyrė qė ėshtė mbajtur nga njė evropian qė nga viti 1999. Nė se Shtetet e Bashkuara janė serioze pėr tė pėrgatitur Kosovėn pėr negociatat pėr statusin pėrfundimtar, Uashingtoni duhet tė caktojė njė kandidat amerikan pėr tė kryesuar misionin e OKB-sė nė Kosovė”, tha zoti Sewer.

Kandidati i pėrshtatshėm amerikan thotė zoti Serwer do tė bėnte atė qė nuk e bėjnė dot evropianėt: tė bindte shqiptarėt se rruga e vetme pėr statusin pėrfundimtar ėshtė trajtimi korrekt i serbėve dhe pakicave tė tjera.

Ndėrsa duke iu drejtuar drejtėpėrdrejt ligjvenėsve nė Kongres zoti Serwer theksoi se sinjalet qė po dėrgon Kongresi me rezolutat per pavarėsine e Kosovės, dėgjohen qartė si nė Prishtinė edhe nė Beograd, por jo gjithmonė kuptohen si duhet. Kongresi, tha ai, duhet t’ia bėjė tė qartė si Beogradit edhe Prishtinės qė statusi i Kosovės nuk do tė zgjidhet nga Kongresin amerikan por nga autoritetet e Beogradit dhe Prishtinės. Do tė ishte mirė, tha zoti Serwer, qė nė seancė tė ishte dėgjuar edhe mendimi serb.


Mendimi i palės shqiptare nė seancė u paraqit nga Xho Dioguardi dhe Shirley Cloyes tė Ligės Civile Shqiptaro-Amerikane dhe Martin Vulaj i Kėshillit Kombėtar Shqiptaro-Amerikan.


Opinioni serb nė seancė mungonte, por ligjvenėsi Don Burton lexoi letrėn e serbo-amerikanit Michael Xhorxheviē. Zoti Xhorxheviē shprehte pakėnaqėsinė e tij qė gjatė kėsaj seance tė Komisionit pėr Marrėdhėniet me jashtė nuk ishte ftuar asnjė serb pėr tė paraqitur pikėpamjen serbe.