Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 13
  1. #1

    KOSOVA, DESHI APO NUK DESHI UNMIK-u OSE BEOGRADI, DO TĖ JETĖ E PAVARUR

    Nė Kosovė populli dhe liderėte saj kanė kėrkuar njohjen e pavarėsisė sė Kosovės, njė Kosovė stabile, pa krime, pa vrasje me motive politike dhe njė Kosovė tė sigurtė pėr tė gjithė. Por sot, tė kėrkosh njohjen e pavarėsisė sė Kosovės nga UNMIK-u e Shtajneri ėshtė ngjashėm sikur njė gjė tė tillė tė kėrkosh nga Beogradi, sepse asnjėri prej tyre nuk janė kompetent qė tė vendosin pėr fatin e Kosovės. Kėrkesa pėr njohjen (formale) tė pavarėsisė sė Kosovės nga OKB-ja ėshtė akt demokratik qė nuk kundėrshtohet nga ligjet dhe konventat ndėrkombėtare, qė e mbėshtet karta e OKB-sė duke u mundėsuar popujve etnikė tė drejtėn e vet legjitime pėr vetėvendosje. Por, nėse deri dje diktatori Millosheviē ishte pėrpjekur tė izolonte Kosovėn me botėn, njė bllokim i ngjashėm i shefit tė UNMIK-ut tė ndėrmarrė ditėve tė fundit ndaj institucioneve tė Kosovės tė zgjedhura nga populli dhe tė njohura nderkombėtarisht, dėmton nė rend tė parė karrierėn e tij dhe kredibilitetin e OKB-sė, kur dihet se ai nė Prishtinė nuk ėshtė i dėrguar i Millosheviēit ta izolojė Kosovėn, por nga Kofi Anan pėr ta integruar Kosovėn nė Evropė kur dihet fakti se shqiptarėt ishin kundėr diktaturave dhe regjimeve tė egra tė kriminelėve Millosheviē dhe Husein.

    Shkruan mes tjerash nė tėrė faqen e "B. sot" e 19 majit 2003
    NEFAIL MALIQI
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-04-2003
    Postime
    197
    deshi apo s'deshi kosova pavaresia e saj varet vetem nga okb.

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    58

    Olsen

    Deshe apo sdeshe ti,ja fryfsh b****n ujkut!
    Ne cdo shkrim tendin e te shen almilos po e shoh se sa e paskeni thyer cafen.

  4. #4
    Olsen!
    OKB ėshtė organizatė amorfe qė ėshtė shndėrruar nė birokraci qė vetėm shpenzon paratė e taksapaguesėve pėr nėpunėsit e saj mė tepėr se edhe pėr ēėshtje humanitare. Ajo askund nuk ka kontribuar pėr tė mirė. Sa pėr OKB ende kishin vazhduar vallet vampireske - gjakpirėse e shovinistėve e e kriminelėve serbė nė Bosnjė e nė Kosovė. Millosheviqi kishte qenė ende nė pozitė dhe Kosova kishte qenė e masakruar totalisht dhe e serbizuar. Sa pėr OKB. ende kishte qenė edhe muri i Berlinit dhe nuk e kishte marrė tatpjetėn komunizmi. Pavarėsia e Kosovės mė sė shumti varet prej aftėsive tė politikanėve shqiptarė tė Kosovės, prej SHBA dhe aleatėve tė saj.
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    58

    Per te gjithe "intelektualet"

    C'beni keshtu, o Ju, qe s'jeni historiane!


    Historia eshte data e ngjarje, dokumenta e argumenta, eshte shkence qe shkruhet prej shkencetareve dhe jo hamendje letraresh apo politikanesh

    Nga Prof.dr. Muzafer KORKUTI

    Ne etapen e tranzicionit te Shqiperise, ne keto 10-12 vjet, ne mediat e shkruara apo elektronike, jane shtuar ca si shume lloj-lloj mendimesh e pikepamjesh edhe per probleme te Historise se lashte e te re, per ngjarjet e medha, per figurat kombetare, etj.

    Sigurisht ky "diversitet" mendimesh e pikepamjesh, ka vlera, po historine e shkruajne historianet, sepse historia eshte data e ngjarje, eshte dokumenta e argumenta, eshte shkence qe shkruhet prej studjuesve te historise dhe nuk eshte hamendje "letraresh", a "politikanesh".

    I obliguar para te vertetes historike te studjuesit, qe ka punuar 42 vjet ne arkeologjine shqiptare dhe tashme, i futur ne rrethin e historianeve te njohur te vendit, nuk mund te mos me shqetesojne "hedhurinat" apo "brockullat"e disa "letrareve" a "politikaneve", qe duan t'i servirin opinionit publik hamendje alucinative per ngjarje e figura te historise.

    Si mund te arrish te mendosh e jo me te shkruash dhe te vesh ne dyshim, se shqiptaret nuk qenkan pasardhes te ilireve, duke shtremberuar keshtu nje teze tashme te vertetuar e te pranuar jo vetem nga shkenca shqiptare, por dhe nga shume historiane e albanologe te huaj.

    Si mund ta nxeje goja e si mund ta marre mendja, e te marresh guximin te shkruash qe Heroi yne Kombetar, Gjergj Kastrioti, Skenderbeu, nuk paska patur integritet e dinjitet, kur per 25 vjet mbrojti Shqiperine, mbrojti krishterimin europian nga sundimi osman?

    Si mund te "fshish" e te "nxish" figuren e Fan Nolit ne politiken shqiptare, kur Ai ishte nje nga Kryeministrat me me kulture ne Europen e atyre viteve?

    Po kush arrin t'i mendoje e kush merr kurajon t'i shkruaj keto brockulla ogurzeza?! Eshte paradoksale, po ja Shqiperia jone "fatkeqe" nga disa pjella te saj, qe per fat te mire nuk jane historiane e as autoritete te kultures shqiptare, por "sojseze", te cilet nuk kane arritur dot te botojne qofte dhe nje artikull a studim ne revista shkencore, por ne faqe gazetash ia futin me hamendje deri per probleme kardinale te historise, duke u marre keshtu, me shkencen e historise ata qe nuk kane mundur te japin provimin e Historise se Shqiperise. Apo edhe intelektuale me shkolle te mesme, qe shprehen publikisht se Akademia e Shkencave duhet te shkrihet! Na ruaj Zot, nga mendje te tilla!.

    Shkruajne per veprimtarine e te tjereve, zakonisht ata qe nuk jane te afte te merren me punet e tyre, ata qe duan te behen te njohur duke "share" apo duke fyer njerez te shkences, akademiket tane, qe i kemi si ujet e paket, aq me teper duke i treguar Akademise se Shkencave deri dhe "turpin", sikur flasin me nje burre apo me nje grua te perdale, duke rene ne pozita ordinere, sikur te ishin ne klube llafazanesh.

    Shkruajne keshtu ata qe vuajne nga psikologjia e hasetit, ata qe vuajne nga psikologjia e cmires, duke u perpjekur te terheqin vemendjen e te tjereve, per te thene shikoni "sa i madh" apo "sa e madhe jam une", qe arrij te kritikoj dhe profesoret apo akademiket, me idene e delirit te madheshtise dhe si argumente citojne emrin e miqve te tyre, por nuk njohin veprat themelore te tyre (citojne "Bibliohraphia Ilyrica"). Apo me femijerore kur permendin epoken e paleolitit, (kohen e majmunit njeri) dhe nxjerrin perfundime per gabimet ne trajtimin e etnogjenezes se shqiptareve. Shkruajne keshtu te gjithe ata qe nuk e njohin veten, por qe duan te maten me "hijen e mengjezit", qe mendojne se "i dine te gjitha", nuk kane lene figure kombetare, pa hedhur "balte", e cila nuk mund te ngjiti ne "bronzin" e figurave, te Skenderbeut, Abdyl Frasherit, Ismail Qemalit, Fan Nolit e te tjereve. Pra, shkruajne keshtu, pikerisht ata qe nuk lene dot asnje gjurme me vlere ne Historine e vendit, ata qe lirine e shtypit e kthejne ne liri te shpifjes.

    C'beni keshtu, o Ju, qe s'jeni historiane, qe nuk kini dhene as nje ore mesimi ne lenden e historise, ne asnje lloj shkolle? Pse nuk merreni me mire me ato punet e zakonshme tuajat per te cilat dhe paguheni?

    Po kuadrot e reja si guxoni t'i ofendoni, kur shkruan se jane mare ne pune per t'i komanduar ("Korrieri" 20 korrik). Faktet flasin me mire. Ne Institutin e Arkeologjise nga viti 1998 e sot jane marre 14 arkeologe te rinj te cilet kane kryer kursin special te arkeologjise ne Universitetin e Tiranes. Kane qene nje vit ne Universitetin e Norvicit (Angli), kane marre pjese cdo vere ne ekspedita dhe sot vazhdojne studimet e thelluara pas universitare (3 ne U.T. Tirane, 6 ne Angli, 2 ne France, 2 ne SHBA). Keta jane brezi i arkeologeve te rinj qe po pergatitet teorikisht dhe praktikisht me dijet e shkolles arkeologjike shqiptare dhe me pervojen e shkollave te huaja franceze, angleze, italiane, amerikane. Instituti i Arkeologjise sot eshte shembull per te gjithe institucionet kerkimore shkencore ne pergatitjen e kuadrove te reja. Turpi i takon atyre qe te verteten duan ta nxijne si veten e tyre.

    Keta tipa nuk kuptojne dot as thelbin e kesaj shoqerie, ku jemi futur te gjithe me deshire per progres, qe arrihet nepermjet konkurimit e konkurences ne te gjitha fushat e jetes, ne ekonomi, ne politike, ne drejtimin e institucioneve, aq me teper ne ato shkencore ku pozita e drejtorit eshte autoritet e vlera shkencore. Por ngaqe tipa te tille nuk jane te afte te perballojne konkurimin profesional, sipas kritereve shkencore, fillojne e germojne per te gjetur "yckla" per ata qe fitojne ne konkurencen e hapur, sipas kritereve te statutit te Akademise se Shkencave. Eshte e njohur ideja e shkrimtarit te madh, Kadare, lufta e te paafteve per te ngrene te aftet, duke tjerre, shpifje e deri intriga, duke shkruar se ne Akademine e Shkencave na qenka "nje rrjet merimange", se ai qe ka fituar me konkurim, pas asnje vote kundet, na paska "pushtuar" Institutin e Arkeologjise.

    Por per fatin e keq te ketyre tipave, historianeve u buzeqeshin veprat, kurse te paditurve u ngelen llafet prane filxhanit te kafese "pa sheqer", ashtu sic u ngelet te larguarve nga puna, emri i "te paaftit". Keta tipa ngaterrestaresh e delirante duan te ngaterrojne deri dhe gjenezen e shqiptareve: Parailiret-iliret-arberit-shqiptaret, duke shfaqur delirin e "Kokes se madhe", qe shoqeria dhe shteti ende nuk po e "zbulojne".

    Historianet, ashtu si njerezit e ditur e fushave te tjera, kane kulturen dhe vetedijen e nevojshme kombetare per t'i sjelle dobi shkences dhe Historise se Shqiperise, duke trajtuar probleme themelore te historise, analizuar e zberthyer veprimtarine e figurave te medha te tij, prandaj dhe i studjojne ato e i ngrene ne piedestalin e Historise se Kombit, te Shtetit e te popullit te vet. Madje, studjuesit dhe kur kane mosperputhje mendimesh dine te merren vesh, sepse logjika e tyre bazohet tek dokumenti e argumenti, tek debati shkencor, ata dine te dallojne mire vlerat nga antivlerat, veprat shkencore nga artikujt gazetaresk.

  6. #6
    Zana...
    Nė rregull deridiku ėshtė opinioni i Pr. dr. M. Korkutit, por si i bėhėt halli i historianėve tė gjeneratės sė tij, /nuk e di a ka marrė pjesė ai nė shkruarjen e saj!?/ qė e kanė shkruar versionin nga pikėpamjet komuniste, tė "Historisė sė popullit shqiptar"! A edhe ata i ēmon si kompetent dhe tė ndershėm???!!! Sigurisht se profesori nuk lexon kėtu por e di se Historia e jonė ka nevojė tė shkruhet pėrsėri nė versionin qė bazohet vetėm nė tė Vėrtetėn dhe nė fakte, jo me premisa ideologjike apo /ruana Zot/ ashtu siē e dėshirojnė tė shkruar armiqtė tanė, e ndėr ne mund tė gjinden edhe "historianė" tė tillė qė tė nisur nga egoizmi e interesi personal kishin me u prostitutuar, siē bėjnė edhe shumica e politikanėve tanė...
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-08-2002
    Vendndodhja
    Michigan
    Postime
    58

    Mistik

    Jam dakord me cka thua.
    Historia e shqiperise,ka shume per tu shtuar.Une nuk jam historiane,dhe nuk me takon te hy ne disa rruge qe su dal dot ne krye.
    Po kete ta bejne ata qe duhet ta bejne dhe qe dine ta bejne.
    Me bejne te vjell(me fal shume per shprehjen,ti dhe te gjithe ata qe e lexojne),ca tipa te "prostituar"(sic i quan ti),ose te shitur qe
    vine e thone ketu se nga i humbka pavaresia Kosoves,apo pavaresia e Kosoves u mvarka nga Beogradi.
    Eshte me shume se turp,eshte me shume se krim,te luash me gjakun e mijera e mijera kosovareve,sot e dyqind vjet.Eshte turp e me shume se krim te luash me qindra e mijera shqiptar te Kosoves te shperngulur qysh pasi u shkrua "nacalltanje".
    Dhe kush ta beje: -Ata qe deri dje nuk e dinin se Kosova ishte fshat apo qytet?
    Eshte e vetmja here ketu qe kam humb aresyen e te shprehurit me qetesi.
    Kosova ka mbi 100 vjet qe e therret kete dite,here me lot,here me gjak,here me shperngulje,dhe nuk ka zot qe e kthen atje ku ishte pa deshiren e saj,deshen apo sdeshen serbet,deshen apo sdeshen francezet,deshen apo sdeshen shenaaaat e olsenet!
    Kosova e ka shkruar historin dhe fatin e saj me GJAK dhe askush nuk guxon ta marre ate neper goje!

  8. #8
    Zana...
    Duhet tė mos shqetėsohemi dhe tė nevrikosemi, sepse si pasojė e okupimeve mijėravjeēare, na ka hyrė nė gjak dhe jemi ende tė trullosur dhe bėjmė sherr edhe me vetveten. Ende vlenė konstatimi i tė madhit Konica ...-se armiqtė e shqiptarėve janė vetė shqiptarėt!- Ky shekull do jetė i yni! Po afrohet koha e daljes nė dritė e nė liri e shqiptarėve. Nuk do kenė sukses forcat e errėta nė mes nesh qė ta mbajnė nė terr Kombin!
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-04-2003
    Postime
    197
    une moj zana dhe mistiku sic e dini ju jam nga shqiperia dhe tirana ,qyteti me i bukur i te gjithe shqipetareve,pervaqeso ketu kosoven dhe maqedonine.une do deshiroja jasht mase qe kosova te behej sa me shpejt e pavarur dhe me vone te bashkohej me shqiperine ,sepse ajo ne interesin e te gjithe shqiptareve do ishte.por realiteti eshte se kosova nuk mund te behet e pavarur pa vulen e okb'se.me thuani te dy ju mua ,si do behet e pavarur kosova? do e shpalli vete pavaresine?po mijerat e ushtareve te huaj qe ndodhen ne kosove do i perzini jashte? mos flisni perralla me mbret ,sepse ne e dime qe pa vulen e okb'se nuk shpallet e pavarur kosova,sado qe te nderhyje amerika ,gje qe nuk do e bej.dueht te keni pak durim sepse sic i thone asaj shprehje ,cdo gur do shkoj ne vendin e vet....

  10. #10
    Olsen, me iniciativen e OKB asgjė nuk ėshtė zgjidhur. Dihet se anėtarėt e saj me ndikim nisin iniciativa dhe pėrvehtėsohen nė organet e saj. Le tė na pranojė SHBA p. sh. dhe unė do isha i lumtur dhe nuk isha shqetėsuar aspak edhe sikur tė mos na pranojė OKB. OKB qe kundėr rrėzimit tė diktaturės sė Huseinit nė Irak, por ajo ndodhi.
    Ini, bėhuni, pėrhapni dhe jetoni dashuri!

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parė i Republikės sė Kosovės
    Nga Albanino nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Besim Krasniqi mbi " Programin kombetar te LDK-s"
    Nga Brari nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 30-06-2009, 03:23
  3. Kosova nė udhėkryq
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 01-03-2009, 11:52
  4. Adem Demaci: Eksperimenti politik ndėrkombėtar me Kosovėn
    Nga ARIANI_TB nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 20-04-2006, 18:39
  5. Demaēi themelon "Forumi Qytetar i Kosoves"
    Nga mani nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 37
    Postimi i Fundit: 20-03-2004, 13:33

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •