Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 5
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Shahin Nelaj, tė cilin ju nuk e njihni

    Shahin Nelaj, tė cilin ju nuk e njihni

    Alfred Lela

    Ēfarė ju kujton emri Shahin Nelaj? Gjasat janė asgjė. Gjasat janė, siē nuk ju kujtojnė asgjė tashmė as emrat e dy tė vrarėve nė Poliēan, as emri i grua sė therur nė periferi tė Tiranės. Pėr tė mos pėrmendur tė vrarė tė tjerė tė para pak javėsh, apo tė aksidentuarit e shumtė qė i lajnė nė gjak, ditė e natė e papushim, rrugėt e Shqipėrisė.

    E gjitha ka hyrė nė etapėn e rrezikshme ku njė emėr nuk ėshtė mė histori, por statistikė, ku njeriu kthehet nė numėr. Mė duket se Remarku, por ia atribuojnė edhe Stalinit, e pėrmend kėtė nė njė prej librave tė tij tė mrekullueshėm me subjekt Gjermaninė e prag apo gjatėluftės. Pra, jemi nė atė dekik tė kohės, nė atė kohė tė mos-o-zotit, ku emrat bashkė me portretet e historitė janė shfytyruar duke u kthyer nė lista emėrore (tė pėrzishme e bajate si ato qė botojnė gazetat e pėrditshme nė kėtė vend e ku lajmėrohen tė papunėt, tė pastrehėt, tė patokėt, tė palicencuarit, se janė bėrė me punė, strehė, tokė, licenca, tapi. Tash, sikur na hyn nė punė, sikur nuk na mjafton babėzia e pėrditshme e gjithkujt, kemi edhe njė hit-parade tė pasurive tė politikanėve qė na pėrthyhen nė media. A thua se nuk i kemi sytė: a thua na e ka hangėr dreqi edhe atė grimė tru qė na e lejon njė pikė gri sa pėr logjikėn).

    Duket se listat, tė gjitha bashkė, me tė aksidentuarit, tė vrarėt apo politikanėt e kamur sė rishti, janė njė kėrkim i gjatė i yni dhe shoqėrisė pėr antiheroin. E ravgojmė kėtė antihero ndoshta si shelbim pėr papėrsosmėrinė tonė; pėr batakun ku jemi. Me tė ngushėllohemi e themi: nuk qenkemi aq keq; ja, kėta qė vriten theren, e vjedhin. Por njė pjesė jona e kėrkon antiheroin pikėrisht se do ta modelojė veten sipas tij. Nė fakt, kjo ka ndodhur ndėrkohė. Pikėrisht pėr kėtė, edhe vrasjet edhe babėzitė e politikanėve vijnė e shkojnė rrėmbyeshėm brenda nxitimit tė njė dite. Pėr t’u harruar tė nesėrmen: deri nė krimin tjetėr dhe deri nė harrimin tjetėr qė po kthehet edhe vetė nė krim.

    Para nja 20 rreshtash, nė krye tė kėtij shkrimi, u pėrmend njė emėr: ai i Shahin Nelajt. (Ja, pra, loja e harresės). Kush ėshtė Shahin Nelaj nė tė vėrtetė? Njė elektricist; njė burrė nė moshė, nga ata qė i sheh shtyllave me ata kėmbalecėt si oktapodė. Njė prej atyre qė ndodh tė mbeten nė ato shtylla tė zėnė nė korrent dhe, dėgjoni ēudinė, nėse janė jashtė 8-orėshit, edhe pse i kanė thirrur tė paraqiten nė punė, kompania nuk u paguan pension sepse… kanė mbetur nė korrent jashtė orarit zyrtar!!!

    Por nuk ėshtė ky kėndi qė e bėn me histori Shahin Nelajn, epika qė e bėn njė emėr tė pėrveēėm, njė vuajtje, njė hero tė kohės sonė. Shahini ka 12 fėmijė, 6 prej tė cilėve janė tė vėllait tė tij tė vdekur. Pėr ata, pėr ato 12 gojė, Shahini u gjend njė ditė gushti nė fshatin Breg-lumė tė komunės Tėrthore nė qarkun e Kukėsit, me urdhrin qė t’u priste dritat debitorėve tė CEZ Shpėrndarjes. Skena ėshtė lehtėsisht e kapshme: Shahini, nja 60 kile burrė, para njė luzme fshatarėsh tė ndėrkryer nė njė zonė tė varfėr tė Veriut. Ai, bashkė me tė tjerė punonjės tė CEZ-it, nxirren nga makinat dhe rrihen paq.

    Shahini duhet tė ketė njė pagė diku te 30 mijė lekėshi. Pjesėtoje kėtė me 12 gojėt, plus burrė e grua qė duhet tė ushqejė. Nėse do tė ishte vrarė, ka gjasa qė kompania nuk do i kish lidhur pension. Nė fund, tė fundit ishte jashtė 8-orėshit.

    Shahin Nelaj nuk ėshtė bėrė, falė Zotit, pjesė e kasaphanės, por e shpjegon atė. Shpjegon padrejtėsitė qė ēojnė nė masakra qė kėta muaj vere kanė shpėrthyer duke u bėrė provė e qelbit nė trupin e shoqėrisė. Si pėr shembull, padrejtėsia e burrit qė lakmon gruan e tjetrit dhe don ta shtijė nė dorė me ēdo kusht; padrejtėsia e adoleshentit qė kėrkon sendet e tjetrės dhe e shkon nė thikė pėr to; padrejtėsia e CEZ-it qė, megjithėse ka pajtuar Pėrmbarues privatė, me maska, armė e burra tė fortė, dėrgon nė gojė tė ujkut Shahinin e shkretė, tė mpaktin Shahin qė e ka kryer drejtėsinė e tij para robit e Zotit: i ka marrė 6 fėmijėt e tė vėllait e i mban me bukė e me ėndrra. M’anė tjetėr, kushdo i lehtėson rrethanat qė 12 fėmijė tė mund tė mbesin jetimė, e meriton hakmarrjen. Tė robit e tė Zotit.






    MAPO

    -

  2. #2
    he mer se i kishin trembur bagetine

    Ka halabake gjithandej o brar, po kohet e fundit sikur jan shtuar ca si shume dhe nuk po pysin me as per ligj dhe as per maliq, leqe ky maliqi as qe po e ve ujin ne zjarr fare se c'po behet ane e kend shqiperise. U vrane, u prene, u vodhen, u korruptuan njerzit dhe vendi gjithandej. Ja shtepia ime kishte 2 muaj pa uje, as qe po i plas njeriu te mari masa, shkojne te varfrit te bashkia i thone kur te bjere shi do keni uje, mesjet o mesjete. Ai 24 uje nuk u be gje me duket, te pakten tua sjelli 24 ore ne jave se u qelbe mileti

    Prandaj them edhe une qe te privatizohet ujsjellsi si KESH dhe bie rahat njerzia, ohohoho sherbim cilsore dhe 24 ore pa nderprerje,.. eshte me shtrenjte po ama e ke 24 ore pa nderprerje, kursen nje cike dhe hopa ja hodhe lumit

    e kshu kshu puna e ati elektricistit te shkrete
    Revolution 1848

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    euro..ala nuk e kam lexue kte shahinin..
    vec e postova se mu duk interesant..

    kur ta lexoj do te komentoj..

  4. #4
    krenar qe jam malsor..... Maska e _MALSORI_
    Anėtarėsuar
    21-07-2005
    Vendndodhja
    diku neper bote
    Postime
    2,637
    Citim Postuar mė parė nga Brari Lexo Postimin
    euro..ala nuk e kam lexue kte shahinin..
    vec e postova se mu duk interesant..

    kur ta lexoj do te komentoj..
    mos e komento fare o brar..nuk ke pse ta komentosh..nuk besoj se e paskan rrahur kete shahinin ata fshataret e breg-lumit jo..e sidomos nje te moshuar..nuk jane kafshe kuksiantet te rrahin nje te pafajshem..sigurisht qe banoret e breg lumit nuk kane dashur ta lejojne shahinin tjua prese dritat por me duket shume e egzagjeruar rrahja paq e tij dhe e shokeve te tij..sigurisht konfrontim ka pasur e dime te gjithe ne por jo ne ate shkalle sa e paraqet alfredua..

    problemi nuk eshte ajo cka ka ndodhur ne fshatin breg-lumi te kukesit por eshte joprofesionalizmi i skajshem i gazetarise dhe i gazetareve shqiptare..perfundimisht jane bere krejtesisht te palexueshme gazetat shqiptare..mund te justifikohen gazetat partiake se mbajne llogoret e tyre por me te pabesueshme jane bere ato te ashtuquajturat '' shtupi i pavarur ''..sinqerisht jane bere me katolike se papa apo me sakte me partiake se partiaket..gazetaret hane buke me ato cka shkruajne por te jene kaq te papergjegjshem vetem ne shqiperi ndodh..

    dy artikuj po te tregoj per te pare se sa genjejne..njeri shkruante per gryken e bushtrices ne rrethin e kukesit..kur e lexova thash me vete se atje qenka parajsa..kur e vizitoj cdo here qe shkoj ne kukes eshte krejt ndryshe nga realiteti..nuk mund te them se eshte katastrofe por aspak nuk i afrohej asaj cka reportazhi paraqiste..

    para disa vitesh ne bathore u vrane vella e moter per nje rryp toke u tha..gazetaret cka nuk shkruan..fatmiresisht nje mik i imi ishte komshi me viktimat dhe kur ma tregoj ngjarjen ishte krejt ndryshe..ja lane rrypit te tokes me tha por shkaku ishte krejt tjeter..

    ja pra brari qe nuk ja vlen te komentohet shahini e shahinat..mund te jet hero per afreduan pse paska 12 femije por per te tjeret eshte thjeshte nje bashkeqytetar i joni..kur ja ka fute krahet xhaketes duhej te kishte marre parasysh se sa e rende eshte xhaketa e jo thjeshte o burra..
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga _MALSORI_ : 11-08-2012 mė 15:17
    a do male me debore,trima te forte dhe malsore,fort bujare dhe burrerore,shko ne kukes i ke me dore.

  5. #5
    Love all, but trust a few Maska e angmokio
    Anėtarėsuar
    02-09-2011
    Vendndodhja
    AngMoKio
    Postime
    3,928
    Citim Postuar mė parė nga _MALSORI_ Lexo Postimin
    nuk jane kafshe kuksiantet te rrahin nje te pafajshem...
    hahahahah oh sa kom qesh hahahahahah
    "And speak kindly to mankind '' Quran - 2:83"

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •