Enip
Moderator
Posts: 600
(12/30/01 2:16:10 pm)
FE Ç'ËSHTË, KOMB Ç'ËSHTË.'
Qe një koh' e vjetërë, kur shqipëtarët besonin e u faleshin yjevet,
djellit, hënës, druvet, shkëmbinjvet.
Që ahere shqipëtarët quheshin Shqipëtarë.
Pastaj, zunë e besonin që çdo gjë nëjetë ka një perëndi, përmbi të cilat Hyji (Jupiteri) mbretëronte.
Këta njerëz prapë quheshin: Shqipëtarë.
Shqipëtarët ishin të tërë të krishterë gjersa erdhi turku; pas kësaj, disa prej atyre u bënë muhamedanë dhe ca mbretër si ishin.
O Shqipëtarë, të krishterë a muhamedanë! Hapni sytë: jeni vëllezër!
Kini qënë gjithënjë shqipëtarë dhe vetëm fejaju është ndruar, pojeni një gjak, një familje. Pse rrini të ndarë? Sa turp i math! Me të ngjyer një motlë, gjysmën me një ngjyrë e gjysmën me një tjatër, a munt të themi që janë dy copa?
Feja është ndruar, po kurdoherë kemi qenë Shqipëtarë dhe ashtu duhet të jemi.
Skëndo Frashëri
1. Nxjerrë nga gazeta "Albania" e Faik Konicës, viti I, Bruksel 1897.
Krijoni Kontakt