Close
Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 49
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    174

    Ēfare ndodhi ne keshillin e Nikese???

    Duke qenė se “Berati” ka bėrė disa akuza kundėr meje, pėr gjoja fallsifikim faktesh historike dhe pėr moskuptim tė mėnyrės se si Shpirti i Shenjtė, ka vepruar nė Kishėn e Krishterė, sidomos kur kjo e fundit, mori pėrsipėr pėr tė bėrė dallimin midis librave tė Zotit dhe apokrifeve (atyre tė Satanait), unė po e hap kėtė temė pėr tė diskutuar qė tė shohim se sa qėndrojnė akuzat e “Beratit”.
    Do t’i lutesha “Beratit” apo edhe kristianėve tė tjerė, qė si fillim t’u pėrgjigjeshin pyetjeve tė mėposhtme:

    Ēfarė dini pėr kėshillin e Nikesė?
    Pse u mblodh ai?
    Sa zgjati ai?
    Ēfarė ndodhi atje?
    Kush ishte inciatori dhe ai qė drejtoi atė kėshill???

    A ka pasur ungjij tė tjerė pėrveē kėtyre katėr, qė kemi sot???
    Nėse po, sa ishin ata??
    Pse ata u hodhėn poshtė???
    Pse kėta katėr u pranuan?
    Ēfarė kriteresh u zbatuan pėr zgjedhjen e kėtyre katėrve??
    Ēfarė kriteresh u zbatuan pėr hedhjen poshtė tė ungjijve tė tjerė???
    A e dini si vajti halli i atyre ungjijve, qė u hodhėn poshtė???
    Ku janė ata sot???
    Ēfarė thuhej nė to???
    Kush e pati atė autoritet, ose kush u dha atyre (qė u morėn me kėtė punė) atė autoritet pėr tė dalluar se ky libėr ėshtė prej Zotit dhe ky tjetri nuk ėshtė prej Zotit???
    A pati kundėrshtime, nė kėshillin e Nikesė???
    Nėse po prej kujt???
    Si vėrtetohet se ata qė kundėrshtuan atė qė u pohua nė kėshillin e Nikesė, ishin tė gabuar nė kundėrshtimet e tyre??????
    Ēfarė do tė na thoshit pėr historinė e kėtyre katėr ungjijve qė kemi sot??
    Kur dolėn pėr herė tė parė ata nė skenė???
    Argumentet pėr diēka tė tillė…
    A ėshtė e vėrtetė se Ungjijtė qė kemi sot, janė me tė vėrtetė tė Mateut dhe tė Gjonit (dishepuj tė Jezusit)???
    Argumentet, pėr diēka tė tillė…
    Ēfarė argumente keni, pėr ata qė mohojnė se kėta ungjij janė tė dishepujve qė u jepet emri???
    A ka pasur shtesa, nė ungjijtė qė ne kemi sot???
    Nėse, po, ēfarė do tė thoshit pėr shtesat???
    Kush i bėri dhe pse???
    A janė gjetur se kush janė shtesat???
    A shkruajtėn ungjij tė tjerė dishepujt e Jezusit??
    Nėse po, ku janė ato??
    Nėse jo, ku i ke argumentet??

    Besoj se tani pėr tani mjaftojnė kėto pyetje, mė vonė do tė lindin vetė tė tjerat…
    Sa mirė do tė ishte tė mos kisha lindur,
    por meqė kam lindur sa mirė do tė ishte tė mos vdisja,
    por meqė do tė vdesė sa mirė do tė ishte tė mos ringjallesha.
    por meqė do tė ringjallem sa mirė do tė ishte tė mos dėnohesha, e nėse dėnohem tė mos dėnohem pėrgjithmonė...

  2. #2
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Drites

    Ke hapur nje teme fantastike!
    Une nuk e di,se cfare akuzash te jane bere ty nga Berati,por nga eksperienca ime them,qe nje person,qe arrin ne pyetje te tilla,eshte ne nje pjekuri te konsiderushme te pakten te informacionit mbi Krishterimin,dhe gjasat per konkluzione jane pozitive.
    Une prej kohesh jam perpjekur ti beje ungjilloret tia bejne vetes ato pyetje,qe ti ke bere....
    Kuptohet,qe pyetjet kerkojne nje informacion te detajuar,keshtu une vete nuk mund te te jape nje pergjigje te imet,pasi kam dhe nja kater vite,qe as qe kam patur kohen te mbaj mend ato qe di.por mund te filloj me nje ide.....

    Se pari desha te sqaroj disa gjera(qe une i kam permendur me pare)

    Roli i doktrines se shkruar dhe gojore ne jeten e Kishes se tre shekujve te pare.....

    Ne c'baza qendronte autoriteti i krishtere ne formulimin doktrinor,dmth ku mbeshteteshin ata per ndonje problem?

    Shendet!

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    230
    Drita,

    Hapjen e temes se re e ke motivuar me akuzat qe une te kam bere. Nese ke mundesi me shkruaj se per cilat mesazhe e ke fjalen qe t'i lexoj edhe njehere dhe te shoh se si qendron puna.
    Nese te kam akuzuar padrejtesisht te kerkoj falje qe tani.

    Ne lidhje me pyetjet qe ke bere. Jane pyetje te rendesishme per cdo besimtar te krishtere. Meqenese volumi i pyetjeve eshte shume i madh dhe se pergjigjet per ato pyetje kerkojne kohe mund qe te vonohemi disi ne pergjigje. Personalisht do perpiqem qe t'u pergjigjem pyetjeve nje nga nje dhe sa me shpejt te jete e mundur.

    Do t'ju kerkoja dicka besimtareve muslimane. Meqenese keto pyetje u jane drejtuar besimtareve te krishtere, ju lutem na lini kohe per pergjigje dhe nese keni deshire te merrni pjese ne diskutim prisni njehere per pergjigjet nga besimtaret e krishtere.

  4. #4
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Shume mire!Une po pres atehere,se jam kurioz per pergjigjet dhe konceptet,qe do te vijne......!

  5. #5
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Megjithate e shoh te arsyeshme te them dy fjale hyrse,per arsye,qe te mos i leme ca muslimane,se te krishteret vetem "germojne" per tu pergjigjur!

    Se pari duhen ndare dy gjera:

    Kanonizimi i ungjive nuk ka te beje direkt me Keshillin e Nicese.

    Arsyet,qe Nicea u mblodh jane te tjera.

    U mblodh me 325pas.k ne Turqine e sotme,nga perandori Konstandin dhe zedhenesi e keshilluesi i tij(ne mos gaboj).Osio i Kordobes............
    ARSYET-

    Ne perandori,qe sapo kish filluar te njohe Krishterimin si fe zyrtare dhe perandorake,kishte filluar percarja,per arsye,se nje prift nga Aleksandria me emrin Arius,kishte filluar te predikoje publikisht,se Krishti na qenkesh i krijuar dhe jo i lindur.se nuk eshte i nje natyre me Atin(pra s'eshte Perendi dhe s'ka te njejtin pushtet me Te).

    Fillimisht predikimet e tij ishin te fshehura ne kuptim dhe nuk binin shume ne sy.
    Keshtu ai do te fliste psh se si Krishti iu nenshtrua Atit ne bindje deri ne vdekje,iu lut Atit etj,gjera qe jane ne Bibel,por kur ai filloi te nxjerre kuptime,qe thashe me siper,kjo u denua si veprim.
    I pari qe e denoi(denoncoi) ishte Patriku i asaj kohe ne Aleksandri me emrin Aleksandri i Aleksandrise dhe me vone nxenesi dhe sekretari i tij Shen Athanasi i madh,qe mbajti dhe peshen kryesore ne "luften" bere kesaj herezie deri ne fund te jetes se tij,i persekutuar,perbuzur dhe internuar shpesh here,kur pala ariane kish ndonje pushtet.
    Grindjet qene te medha,saqe arriten edhe tek perandori,i cili duke pare percarrjen ne popull,e morri me seriozisht ceshtjen dhe vendosi te mbledhe nje kuvend,keshill mbare te krishtere(ekumenik) per te gjykuar ceshtjen ne fjale dhe per te marre vendime...

    Ketu mund te lindin disa pyetjeerse perandori?perse keshill?

    Keshillet ekumenike eshte baza,ku krishterimi i pare bazonte besen.Pa nje keshill mbare te krishtere asgje doktrinore me karakter dogmatik dhe kanunor nuk mund te caktohej.Kjo bazuar ne vende te ungjillit,ku thuhet,se Kisha ka autoritetin te lidhe e te zgjidhe,dhe qe as dyert e ferrit se mundin dot,dmth e pagabueshme.Ajo ka te drejte si ekumenike te caktoje dogma dhe te organizoje jeten kishtare sipas nevojave te kohes.
    Perandori,duke qene kreu i shtetit dhe kishte pranuar Krishtin,shihej si nje perfaqesues i Zotit per ceshtjet e botes.Ky kish autoritetin te therriste Keshilla ekumenike,kur shihte,se ne perandori populli percahej per shkak te fese,qe luante atehere nje rolte rendesishem ne jeten edhe te laikeve....

    (prape mund te hyet ne shume detaje)

    vijon.......

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    30-04-2002
    Vendndodhja
    Tirane
    Postime
    174

    sqarim...

    Pėrshėndetje!
    Faleminderit pėr “diplomėn” qė mė dhe, si njohės i konsiderueshėm i Krishterimit, megjithėse merita pėr kėtė u takon teologėve kristianė…
    Kurse ti “Berat”, nuk ke se pse tė vihesh nė siklet pėr akuzat ndaj meje, ėshtė e drejta jote qė tė akuzosh kėdo qė mendon se thotė gjėra tė pavėrteta.
    Edhe unė prandaj e hapa kėtė temė, tė shohim se kush ka tė drejtė, prandaj mos u sikletos…
    Une doja vetem te pyesja:
    Si do te ishte me mire per ju, qe une te nderhyja (nese kam diēka per te thene) sa here qe te shkruani ju, apo te pres sa t’ ju jepni pergjigje te gjitha pyetjeve dhe pastaj te nderhyj???
    Sa mirė do tė ishte tė mos kisha lindur,
    por meqė kam lindur sa mirė do tė ishte tė mos vdisja,
    por meqė do tė vdesė sa mirė do tė ishte tė mos ringjallesha.
    por meqė do tė ringjallem sa mirė do tė ishte tė mos dėnohesha, e nėse dėnohem tė mos dėnohem pėrgjithmonė...

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    230
    ========
    Kurse ti “Berat”, nuk ke se pse tė vihesh nė siklet pėr akuzat ndaj meje, ėshtė e drejta jote qė tė akuzosh kėdo qė mendon se thotė gjėra tė pavėrteta.
    ========

    Faleminderit per shqetesimin qe ke per mua. Une te kerkova te falur nese te kam akuzuar padrejtesisht, nese ne ato qe kam shkruar jam nxituar. Por padyshim, kur dikush shkruan mesime te gabuara, nese kam njohurite e mjaftueshme dhe me ndihmen e Zotit, do perpiqem te pergjigjem.

    =======
    Une doja vetem te pyesja:
    Si do te ishte me mire per ju, qe une te nderhyja (nese kam diēka per te thene) sa here qe te shkruani ju, apo te pres sa t’ ju jepni pergjigje te gjitha pyetjeve dhe pastaj te nderhyj???
    ========

    Per mendimin tim, eshte me mire qe te mbarojme njehere me pergjigjet e te gjitha pyetjeve dhe pastaj te mund te diskutoni. Por une nuk kam asnje te drejte te te ndaloj te shkruash kur ti mendon se duhet te shkruash, thjesht nje sugjerim. Sepse, ndryshe diskutimi do te behet terkuze dhe do te jete humbje kohe si per ata qe lexojne, si per ne (vecanerisht per ne) qe shkruajme.

    Per sqarim: Aty ka nje mori pyetjesh, pergjigjet e te cilave kerkojne shume kohe. Une nuk kam deshire te jap pergjigje te percipta, keshtu qe pergatitja e pergjigjeve do te marri nje kohe te konsiderueshme. Kjo edhe per faktin tjeter se jam i zene me studime. Ju lutem qe te jeni te durueshem. Me shprese ne Zotin, pergjigjet do te jene sa me shpejt.

  8. #8
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    KESHILLI I PARE I NICEAS

    Keshilli i pare ekumenik i Kishes Katolike, mbajtur me 325-sen me rastin e herezise se Ariusit. Andej nga 320-321-shi Shen Aleksandri,episkop i Aleksandrise, thirri nje Keshill ne Aleksandri, ne te cilen moren pjese me shume se 100 episkope nga Egjipti dhe Libia, te cilet unanimisht anatemizuan(mallkuan,nxorren jashte kishe,denuan) Ariusin.Ky i fundit vazhdoi rezidimin ne Kishen(ndertesen) e tij, duke rekrutuar nxenes te rinj.
    Pasi u debua, me se fundi, ai shkoi ne Palestine dhe prej andej ne Nikomidhi.Gjate kesaj kohe Shen.Aleksandri publikoi "Epistola encyclica" (qarkoren epistolike), te ciles Ariusi iu pergjigj, por pas se ciles ishte evidente, se mosmarreveshja kishte kaluar kufijte ekontrollit njerezor.Sozomeni (historian kishtar) na thote, qe madje nje Keshill i Bithinise iu drejtua ne nje qarkore(qarkulluese) te gjithe episkopeve, duke i kerkuar atyre pranimin e Arianeve ne komunionin kishtar(dmth ti konsideronin si pjese te kishes).

    Kesaj crregullesie iu shtua edhe mosmarreveshja dhe lufta, qe shpertheu midis Konstandinit dhe Licinius, dhe shpjegon pjeserisht arsyet se si morri rruge ky konflikt fetar gjate viteve 322-323 pas.k.Me se fundi,me mundjen e Liciniusit nga Konstandini, i cili u be dhe perandor i vetem,ky edhe u morr me rivendosjen e paqes fetare dhe te rregullit civil.Ai iu adresua me letra Shen Aleksandrit dhe Ariusit, duke perbuzur keto kontradikta te urryeshme, qe u perkisnin gjerave me rendesi jo praktike, dhe duke keshilluar palet kundershtare, qe te pajtoheshin pa vonese.Ishte pra evidente, qe perandori nuk arriti ta kapte ne ate kohe rendesine e rebelimit Arian.
    Osio i Kordoves, keshilltari i tij ne ceshtjet fetare, solli letren perandorake ne Aleksandri, por nuk ia arriti qellimit te misionit te tij pajtuesDuke pare kete, perandori ndoshta edhe i keshiilluar nga Osio, e pa te arsyeshme, qe te sillte paqe ne Kishe, duhej grumbulluar nje Keshill ekumenik.

    Vete perandori iu drejtua me lutje episkopeve te cdo vendi,qe te vinin menjehere ne Nicea.Disa episkope nga jashte perandorise,si psh Persia,erdhen ne Nicea.Per ti pritur episkopet gjate ardhjes ne Nicea,perandori vuri ne sherbim te tyre eskortat shoqeruese publike dhe lajmetaret e perandorise,dhe per me teper,gjate kohes se mbajtjes se koncilit, ai u kujdes per ta me gjithshka.Nicea u zgjodh nga qe ishte piktakimi me i e afert per numrin e madh te episkopeve,sidomod te atyre te Azise,Palestines,Egjyptit,Greqise dhe Trakes.Seksionet u mbajten ne Kishen mbreterore dhe ne sallen qendrore te pallatit mbreteror.

    Vijon.....(perkthyer nga nje botim katolik,dhe kerkoj ndjese per ndonje ngurtesim ne perkthim, pasi eshte bere direkt,pa rishikim)

  9. #9
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Vazhdim......

    Shen.Athanasi,pjesemarres ne Keshill, thote se 318 episkope morren pjese,nga te cilet shumica ishin episkope greke.Nder latinet ishin Osio i Kordoves, Ceciliani i Kartagjenes, Marku i Kalabrise, Nicasius i Dijonit, Donus i Stridonit ne Panonia dhe dy prifterinj te ritit romak,Viktori dhe Vincenti.Keta perfaqesonin papen.Me me ze ne asamble ishin Shen Akeksandri i Aleksandrise, Eusebiusi i Qesarese dhe Shen Nikolla i Myres.Disa prej tyre kishin vuajtur gjate persekutimit te fundit dhe te tjeret kishin nje njohuri te varfer teologjie te krishtere.Midis pjesemarresve ishte dhe nje diakon, Shen Athanasi i Aleksandrise, per te cilin ky Keshill u be preludi i nje jete konflikti dhe lavdie.

    Keshilli i pati fillimet ne 20- Maj 325 pas.k,me mungesen e perandorit,deri me 14- te Qershorit,dhe me pas deri me 25-Gusht.
    Keshilli u hap nga perandori Konstandin me nje solemnitet te madh,i cili priti derisa te gjithe episkopet kishin marre vendet para se te hynte ai.Perandori u adresua ne latinisht,duke shprehur deshiren e tij, qe paqja fetare te restaurohej.Ai hapi seksionin dhe asistoi deri ne seksionet vijuese.Por drejtimin e ceshtjeve teologjike ua la sic u takonte,liderve kishtare te Koncilit.
    Kryetari faktikisht duket se ka qene Osio i Kordoves,i asistuar nga delegati papal,Viktor dhe Vincenti.

    Ne koncil u diskutua te qenurit nje e Krishtit me Atin,data e festimit te pashkeve dhe herezia e Meletiusit.

    Koncili perfundoi me hartimin e besores dhe 20 kanoneve kishtare.

    Ketu ne fund une bera nje shkurtim, pasi artikulli kalon ne detaje te panrvojshme per ju.Me kalimin e kohes do te perkthej dhe dicka per kanonizmin e letrave te Dhiates se re.

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    230
    Drita,

    Nga pyetjet qe ti ke vetem keto kane lidhjme me Keshillin e Niceas:
    Pse u mblodh ai?
    Sa zgjati ai?
    Ēfarė ndodhi atje?
    Kush ishte inciatori dhe ai qė drejtoi atė kėshill???
    A pati kundėrshtime, nė kėshillin e Nikesė???
    Nėse po prej kujt???
    Si vėrtetohet se ata qė kundėrshtuan atė qė u pohua nė kėshillin e Nikesė, ishin tė gabuar nė kundėrshtimet e tyre??????

    Pyetjet e tjera (qe kane te bejne me ungjijte) nuk jane trajtuar fare ne Keshillin e Niceas. Me poshte vijojne dy artikuj ne lidhje me Keshillin e Niceas dhe cfare u trajtua.

Faqja 0 prej 5 FillimFillim 12 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Si ndodhi masakra e Tivarit me1 prill 1945
    Nga CEZARND nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 27
    Postimi i Fundit: 12-04-2013, 14:57
  2. Popujt e zhdukur
    Nga Fatih nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 15
    Postimi i Fundit: 03-01-2010, 19:27
  3. Historia e Popullit Shqiptar
    Nga Darius nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 128
    Postimi i Fundit: 03-03-2009, 12:16

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •