Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    london
    Postime
    18

    Statusi i Kosovës diskutohet në Kongresin amerikan.

    Statusi i Kosovës diskutohet në Kongresin amerikan.

    Duhet të pritet sa të plotësohen standardet, apo të bëhet një zgjidhje urgjente

    Kongresmenët, kërkesë Bushit për pavarësinë e Kosovës

    Statusi përfundimtar i Kosovës ka mbetur i pazgjidhur që nga viti 1999, kur Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara miratoi rezolutën, për t’i dhënë fund ndërhyrjes së NATO-s në ish-Jugosllavi dhe administrimit të saj nga OKB-ja. Rreth 4 vjet më vonë pas përfundimit të gjakderdhjes mes serbëve dhe shqiptarëve, 25 mijë trupa të udhëhequra nga NATO-ja, duke përfshirë edhe 2 mijë amerikanë ruajnë rendin dhe qetësinë në Kosovë.
    Në fjalën e saj dje para Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, ndihmësnënsekretarja e Shtetit për Evropën Jug-Qendrore, Janet Bogue, tha se Kosova ka bërë përparime të ndjeshme drejt një shoqërie demokratike multietnike. Megjithatë, shtoi ajo, nuk është bërë mjaft përparim për plotësimin e disa kushteve të rëndësishme, siç janë funksionimi i institucioneve demokratike, shteti ligjor, liria e lëvizjes, kthimi i refugjatëve dhe integrimi social, qëndrueshmëria ekonomike dhe krijimi i një force të qëndrueshme mbrojtëse në Kosovë. Për këto arsye tha zonja Bogue, administrata e presidentit Bush, është kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës apo ndarjes së saj.
    “Ka nga ata njerëz në Kosovë, që kërkojnë pavarësinë e saj të menjëhershme. Ka nga ata njerëz në Serbi, që kërkojnë ndarjen e saj të menjëhershme. Ne jemi kundër këtyre dy qëndrimeve. Ne besojnë se marrja sot e një vendimi për statusin përfundimtar të Kosovës, do të vinte në rrezik stabilitetin e saj dhe vendet kufitare me të, që sapo kanë dalë nga një dekadë konfliktesh shkatërruese. Një vendim i menjëhershëm për statusin përfundimtar do të nxiste ata që mbështesin zgjidhjen e çështjes me dhunë”.
    Lantosh: Urgjent pavarësia e Kosovës
    Megjithatë, disa ligjvënës demokratë dhe republikanë nuk janë dakord me këtë qëndrim. Ata thonë se Shtetet e Bashkuara kanë vendosur standarde shumë të larta për Kosovën. Tom Lantosh, një nga demokratët më me ndikim në Komisionin e Dhomës së Përfaqësuesve për marrëdhëniet me jashtë tha: “Tensionet e vazhdueshme në Ballkan, nuk mund të zgjidhen në qoftë se ne vazhdojmë ta zvarritim çështjen e statusit përfundimtar të Kosovës. Për të arritur një paqe të drejtë dhe të qëndrueshme në Evropën Juglindore, një rajon i trazuar nëse mund të ketë qenë me të vërtetë kështu, ne duhet t’i japim pavarësinë Kosovës dhe duhet ta bëjmë atë tani”. Zoti Lantosh dhe kryetari republikan i Komisionit, Henry Hyde, kanë propozuar një rezolutë simbolike ku i bëhet thirrje administratës së presidentit Bush që të mbështesë pavarësinë e Kosovës.
    Administrata amerikane e kundërshton rezolutën, sepse siç u shpreh zonja Bogue, ajo “mund të çojë në konfuzion rreth qëndrimit të Shteteve të Bashkuara dhe në shpërqëndrimin e vëmendjes nga puna për ndërtimin e institucioneve demokratike dhe pajtimin etnik”. Edhe Daniel Serwer, i Institutit amerikan të Paqes, është kundër çdo vendimi të nxituar për negociata mbi statusin përfundimtar të Kosovës. Duhen bërë përgatitje paraprake tepër të kujdesshme, thotë ai, që të çojnë në negociata për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës në vitin 2005. “Deri në vitin 2005, Beogradi do të ketë një Kushtetutë të re, një asamble të re dhe një president të ri. Për mendimin tim, atëherë do të jetë koha e përshtatshme për zgjidhjen e kësaj çështjeje”. Zoti Serwer tha se një rezolutë e Kongresit për mbështetjen e pavarësisë së Kosovës, megjithëse simbolike, u dërgon një sinjal të paqartë autoriteteve në Beograd dhe në Prishtinë, që më në fund do të jenë ato që do të vendosin mbi statusin përfundimtar të Kosovës.
    Reagimi
    Hinçer: Jo standardet para statusit
    Brus Hiçner, analist për çështje të Ballkanit dhe lektor për çështjet ndërkombëtare në universitetin amerikan “Brinston”, ka deklaruar në një intervistë se përcaktimi i statusit të Kosovës nuk mund të shtyhet në pafundësi. Ai vlerëson se nëse negociatat për këtë çështje nuk fillojnë gjatë vitit 2004, Kosova mund të ballafaqohet me jostabilitet ekonomik dhe social. "Unë ende e mbaj qëndrimin për standardet bashkë me statusin e jo për standardet para statusit. Në bazë të kësaj do të duhej të drejtoheshin të gjitha aktivitetet. Procesi i standardeve duhet të zhillohet pas përcaktimit të statusit. Mendoj se Bosnja paraqet shembull të qartë se si standardet nuk u përmbushën derisa ajo nuk u bë e pavarur", -ka thënë z. Hiçner.


    Sipas Patrik Moore, pasiguria dhe zvarritja e zgjidhjes së statusit në Kosovë mund t’i përkeqësojë problemet
    Kosovarët nuk duhet të trajtohen si fëmijë
    Situata në Kosovë mbetet e tensionuar. Plotësimi i tetë standardeve të vendosura nga kryeadministratori i OKB-së, Mihail Shtajner, për institucionet e Kosovës, duken shumë të vështira për t’u plotësuar e mbi të gjitha duan kohë. Ndërkohë që serbët vazhdojnë të punojnë për një ndarje të Kosovës. Aktualisht Mitrovica, qyteti verior i Kosovës mbetet i ndarë dhe pjesa veriore duket sikur nuk mund të bashkohet më kurrë me Kosovën. Ajo funksionon tashmë si Serbi. Situata ekonomike ka mbetur në vendnumëro, pasi procesi i privatizimeve është ende i ngadalësuar. Por procesi i privatizimeve i jep një mesazh Serbisë se Kosova nuk është më pjesë e tyre, ndërkohë që ata në preambulën e Kushtetutës që sapo kanë miratuar, këtë krahinë ata e konsiderojnë si pjesë të tyre. Nga ana tjetër, politikanët e Kosovës po bëjnë gjithnjë e më shumë presion për pavarësinë e Kosovës. Për këtë çështja ka gjithnjë e më shumë përplasje mes kryeadministratorit të Kosovës dhe Kuvendit të Kosovës, i cili ka ende shumë pak kompetenca për të drejtuar problemet e vendit. Një situatë e tillë, vetëm u jep më shumë kohë serbëve që të thurin planet e tyre për ndarjen e Kosovës. Sipas disa analistëve, statusi i pazgjidhur i Kosovës shkakton shumë tensione tek kosovarët, por njëkohësisht po bllokon dhe Serbinë dhe Malin e Zi. Sipas analistit Patrik Moore, gjatë një interviste disa ditë më parë me “Europa e Lirë”, deklaroi se vonesat dhe pasiguria bëhen burim problemesh dhe derisa gjërat mbeten të paqarta, probleme të ndryshme përfshirë ato që prekin pakicat, refugjatët, dhe krimin e organizuar do të mbeten dhe do të përkeqësohen. Ka ardhur koha që në Kosovë të shqyrtohet ajo që është bërë një veprimtari konstante burokratike dhe të lihen njerëzit të marrin në dorë punët e tyre. Kosova nuk do të bëhet kurrë një demokraci e qëndrueshme nëse komuniteti ndërkombëtar do të vazhdojë t'i trajtojë kosovarët si fëmijë”, -është shprehur Moore.

  2. #2
    i/e larguar
    Anëtarësuar
    23-05-2003
    Vendndodhja
    london
    Postime
    18
    BE nuk është gati të marrë përgjegjësinë për Kosovën

    Ndërkohë ai hedh poshtë kategorikisht idenë e koordinuesit të Paktit të Stabilitetit Erhard Busek, i cili në një deklaratë këtë javë tha se Bashkimi Evropian duhet të marrë përgjegjësinë për Kosovën. Ndërkohë kësaj deklarate, kryeministri i Kosovës, Bajram Rexhepi iu përgjigj duke thënë se në çështjet politike dhe të sigurisë Shtetet e Bashkuara të Amerikës duhet të kenë rolin prijës në Kosovë, ndërsa në çështjet ekonomike Bashkimi Evropian. Ndërsa sipas Moore, nëse Bashkimi Evropian do të marrë përgjegjësinë për administrimin e Kosovës, ky proces mund të zgjatet me vite. Sipas rezolutës 1244 Kosova është përgjegjësi e Kombeve të Bashkuara dhe derisa kjo rezolutë është në fuqi, Kosova do të vazhdojë të mbetet nën administrimin e saj. “Nuk e di pse dikush që e njeh rajonin si zoti Busek, del tani me këtë sugjerim. Kjo nuk është një kohë e përshtatshme për t'u sugjeruar amerikanëve politikisht që të heqin dorë nga diçka për të cilën kanë çfarë të thonë përmes Kombeve të Bashkuara. Dhe sinqerisht mendoj se kalimi i diçkaje të komplikuar si puna e Kosovës në duart e Bashkimit Evropian do të ishte një "Pasaportë për katastrofën". Pse? Sepse Bashkimi Evropian funksionon në një mënyrë shumë të ngadaltë. Së dyti, mënyra se si e kanë trajtuar Unionin e imponuar Serbi - Mali i Zi, tregon që atyre nuk u interesojnë pikëpamjet e njerëzve në rajon. Ishte një vendim jo demokratik, burokratik që u bë nga një organizatë jodemokratike dhe burokratike. Nëse Bashkimi Evropian do të merrte përgjegjësinë për Kosovën kam frikë se aty nuk do të zgjidhej asgjë për shumë vite me radhë. Dhe kjo nuk është ajo për çka ka nevojë Kosova”, -thotë Moore mes të tjerave, i cili gjithsesi është në favor të përmbushjes së standardeve para se të zgjidhet statusi i Kosovës.
    Eva Kushova

  3. #3
    Pasioni për shkencën
    Anëtarësuar
    15-05-2002
    Vendndodhja
    Jacksonville Florida
    Postime
    280

    Debati ne Kongresin Amerikan : Pavarsimi i Kosovës të nisë që tani !!!

    Debati ne Kongresin Amerikan : Pavarsimi i Kosovës të nisë që tani !!!


    Rezoluta HR-28, Elevatori i njohjes se Pavarsisë se Kosovës në SHBA !!!


    Nga Washington DC (SHBA) BEQIR SINA,

    Rayburn House Office Building" Washington DC omisioni i Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Dhomës së Përfaqësuesve, hodhi dje në një senancë të posaqme, dëgjimore, në rendin e ditës, një rezolutë për pavarësinë e Kosovës. HR-28, është rezoluta, e cila u kryesua nga Kryetari i Komitetit për Marrdhën'jet Ndërkombëtare, të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresiti Republikan , i Illiniosit, Henry Hyde. Rezoluta, hapi kështu prej ditës së djeshme, fazën e parë, të një procesi të gjatë të saj, në miratimin që duhet t'i bëjë Kongresi. Siç dihet, ajo u fut në rend të ditës, fal përpjekjeve titanike të dy bashkryesueseve të rezolutës, dy ligjvënës njëri demokrat e tjetri republikan, Toma Lantosh e Henry Hyde . Njëkohësishtë, pas, saj, qëndrojnë edhe përpjekjet lobiste, të Lidhjes Qytetare Shqiptaro Amerikane, e Kryetarit të kesaj Lidhje, Joseph Dioguardi, e bashkëshortes ,së tij Shierly Cloyes DioGuardi.

    Morën pjesë .....

    Në seancë degjimore, dje, ishin të ftuar Daniel Serwer (i Institutit të Paqes), Jim O’Brien i Grupit Albright, (ish i dërguar special për Ballkanin në administratën e mëparshme), Joesph J. Dioguardi (president i Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane), Shirley Cloyes Dioguardi,( këshilltare për çështjet Ballkanike), ish ambasadori William G. Walker, dhe Martin Vulaj (drejtor ekzekutiv i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan). Morën pjesë si dëgjues, aktivistë të komunitetit shqiptarë, nga shtete të ndryshme të SHBA-s, antarë të Ligës Qytetare Shqiptaro-Amerikane, dhe për herë të parë. "Organizata Gjenerata e Re Shqiptare", ish antar të batalionit "Atlantiku",mjetet shqiptare të informimit, në SHBA-s, si dhe ato nga kryqyteti amerikan, diplomat dhe politikan të huaj.

    .......hapi seancën .....

    Duke çelur këtë seancë dëgjimore, Kryetari i Komitetit për Marrdhën'jet Ndërkombëtare, të Dhomës së Përfaqësuesve, kongresiti Republikan , i Illiniosit, Henry Hyde, perzantojë para komisionit dhe shumë pjesmarrësve, nga të gjitha substancat qeveritare dhe institucionale amerikane, e një numëri të madh lobistësh shqiptarë, mbështetes dhe përkrahës të flakët, të rezolutes. H. Res - 28, është rezoluta e cila njeh Pavarsinë e Kosovës, njëkohësishtë ka synim fillimisht të ushtrojë trysni ndaj Departamentit të Shtetit, për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës.

    Këtë e pranoj dhe vet kryesuesi i kësaj seance dëgjimore, Zoti Hyde. Ne, tha ai, sot jemi mbeldhur të debatojmë rreth një rezolute, me numër "H. Res - 28", e cila kërkon nga Dhoma e Përfaqësuesve(kongresi), i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të deklarojë mbështetjen dhe përkrahjen për Pavarsinë e Kosovës.

    Me këtë rastë, Hyde, ju kujtojë të gjithë ligjëvënësve se simbas kushtetutës të ish Jugosllavisë - 1974, Kosova njihej tërësishtë e barabartë, me të gjitha ish republikat si: Sllovenia, Kroacia, Bosnia - Hercegnovina, Maqeodnia e Mali i Zi. Me pozitën e saj(Kosova), në atë kohë, ka pasur statusin e "Krahinës Autonome". Kosova! në fakt, kishte të njëjtat të drejta si një republikë. Pra, Kosova që ishte e barabart me të gjitha këto ish - republika, e meritonë sot, një trajtim, të njëjtë, për të marr pavarsinë.

    Rezoluta, thotë Hyde, u kërkon të gjithë ligjëvënësve amerikan, të kërkojmë atë se është koha që ne! Shtetet e Bashkuara të Amerikës! duhet të njohim të drejtën e popullit të Kosovës dhe të deklarohemi si shtet se e përkrahim dhe e mbështësim pavarsinë e Kosovës.


    Tom Lantosh: Për pavarsinë duhet të vendoset tani !!!

    Më pas, kryesuesi i kësaj seance dëgjimore, zoti Henry Hyde, ja la fjalën të dëshmojë, kongresitit demokrat të Kalifornisë, Tom Lantosh. Lantosh, tha se “Tensionet e vazhdueshme në Ballkan nuk mund të zgjidhen në qoftë se ne vazhdojmë ta zvarritim çështjen e statusit përfundimtar të Kosovës. Për të arritur një paqe të drejtë dhe të qendrueshme në Evropën Juglindore, një rajon i trazuar në se mund të ketë qënë me të vërtetë kështu, ne duhet t’i japim pavarësinë Kosovës dhe duhet ta bëjmë atë tani”.

    Duke ju drejtua, përfaqësues së Departametit të Shtetit, zonjës Janete Bogue, e cila "luante" rolin e opozitës, në këtë seancë, se :"Përse ? SHBA, njohin si shtete 12 mikro-shtete, në botë, që po t'i mbledhësh së bashku, nuk i bëjnë as 100 mijë banor, dhe në të kundërtën nuk njohin pavarsisnë, e Kosovës, me një vend mbi dy miiljon banor."

    Kongresisti, Smith i Nju Jers(it), foli me gjuhën e "ashpër" të mos arritjeve të Kosovës, për të plotësuar kushtet e pavarsisë. Ndërsa, Elliot Engel, kërkoj stabilitetin dhe sugurinë e Kosovës, nëpërmjet rrugës së pavarsisë. Pasi siç, tha ai Kosova, e mertion pavarsinë. Simbas, Dana Rohrbacker (R -CA), Kosova, sot, është si Amerika, kur fitoj pavarsinë. Në se SHBA, të nuk do të kishin marr pavarsinë, athere, tha ai, edhe sot, amerikanët, do të ishin koloni angleze, ndaj Kosova sot, do pavarsinë."

    Departamenti i Shtetit: Uashingtoni mbështet plotësisht politikën e tanishme të standarteve para statusit !?!


    Në fjalën e saj dje para Komisionit të Dhomës së Përfaqësuesve për Marrëdhëniet Ndërkombëtare, ndihmës-nënsekretarja e Shtetit për Evropën Jug-Qendrore, Janet Bogue, pranoj se Kosova ka bërë përparime të ndjeshme drejt një shoqërie demokratike shumë-etnike. Megjithatë, shtoi ajo, nuk është bërë mjaft përparim për plotësimine disa kushteve të rëndësishme, siç janë funksionimi i institucioneve demokratike, shteti ligjor, liria e lëvizjes, kthimi i refugjatëve dhe integrimi social, qendrueshmëria ekonomike dhe krijimi i një force të qendrueshme mbrojtëse në Kosovë. Për këto arsye sipa zonjës, Bogue, administrata e Presidentit Bush, është kundër shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ashti siç është edhe kundra çdo ndarje të Kosovës.

    “Ka nga ata njerëz në Kosovë që kërkojnë pavarësinë e saj të menjëherëshme. Ka nga ata njerëz në Sërbi, që kërkojnë ndarjen e saj të menjëherëshme, Ne jemi kundër këtyre dy qendrimeve. Ne besojnë se marrja sot e një vendimi për statusin përfundimtar të Kosovës, do të vinte në rrezik stabilitetin e saj dhe vendet kufitare me të, që sapo kanë dalë nga një dekadë konfliktesh shkatërruese. Një vendim i menjëherëshëm për statusin përfundimtar do të nxiste ata që mbështesin zgjidhjen e çështjes me dhunë”.


    Krejt i mendimeve të tjera ishte, Presidenti i Ligës Qytetare, ish kongresisti republikan e Nju Jork(ut) Joseph J. DioGuardi. Ai, dëshmoj duke thënë " Sot në Washington qeverisja është e ndarë pothuajse në mënyrë të barabartë. Republikanët kryesojnë në Kongres por me një diferencë të vogël votash. Administrata nuk mund të miratojë ato që do pa mbështetjen e drejtuesve të Kongresit. Pra, mendonë DioGuardi, ka ardhur koha që me njerëzit e duhur në Kongres, mund t’ë ushtroshet edhe trysni ndaj, Departamentit të Shtetit që ta kuptojë se pa pavarësinë e Kosovës nuk mund të ketë paqe e stabilitet në Ballkan.”

    Rezoluta HR-28 në bazë të ligjeve ndërkombëtare

    “Kjo rezolutë thotë se në bazë të ligjeve ndërkombëtare të gjithë njerëzit kanë të drejtë të vendosin vetë për të ardhmen e tyre. Ky është parimi në të cilin është ndërtuar vendi ynë. Shqiptarët në Kosovë e kanë shpallur njëherë pavarësinë, ashtu siç bëri Sllovenia, Kroacia, e vende të tjera të rajonit. Por ajo nuk iu njoh. Prandaj duhet ta shpallin prapë. Tani që Millosheviçi është në Hagë, serbët nuk kanë të drejtë morale as ta diskutojnë çështjen e Kosovës. Pa dyshim që OKB-ja ka rezolutën 12-44, por janë Shtetet e Bashkuara ato që mbajtën peshën e përpjekjeve të Natos për të çliruar shqiptarët. Kombet e Bashkuara nuk bëjnë dot pa mbështetjen financiare dhe ushtarake të të Shteteve të Bashkaura. Rezoluta do t’i çojë një mesazh të qartë presidentit, se në Kongres egziston mbështetje nga të dyja partitë për pavarësinë e Kosovës. OKB-ja pa dyshim do ketë rol në proces, por Shtetet e Bashkuara duhet të vihen në krye të përpjekjeve, jo Franca, Rusia, Serbia ose Greqia. Ne duam që në krye të procesit të jenë Shtetet e Bashkaura, ashtu sic ishin në krye të përpjekjeve të NATO-s.” përfudnojë Joseph DioGuardi.

    Edhe Daniel Serwer, i Institutit amerikan të Paqes, është kundër çdo vendimi, që ai e quan të nxituar për negociata mbi statusin përfundimtr të Kosovës. Duhen bërë përgatitje paraprake, tha ai, tepër të kujdesëshme, që të çojnë në negociata, për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës, në vitin 2005. “Deri në vitin 2005, Beogradi do të ketë një kushtetutë të re, një asamble të re dhe një president të ri. Për mendimin tim, atëhere do të jetë koha e përshtatëshme për zgjidhjen e kësaj çështjeje ”. Zoti Serwer, tha se një rezolutë e Kongresit për mbështetjen e pavarësisë së Kosovës, megjithëse simbolike, u dërgon një sinjal të paqartë autoriteteve në Beograd dhe në Prishtinë, që më në fund do të jenë ato që do të vendosin mbi statusin përfundimtar të Kosovës

    Në Beograd, pavarsinë e Kosovës e shohin si një humbje

    James C O'Brien nga"Principal, the Albight Gruop LLC, mendonë se për pavarsinë e Kosovës, është shumë e vështirë të zgjidhet menjëher. Sot, tha ai në Beograd, pavarsinë e Kosovës e shohin si një humbje dhe i dobëson udhëhëqesit e atij, vendi, në se Kosova, fiton pavarsinë. Ndërsa, tek populli dhe politikanët kosovar, pavarsia duket si një gjë e thjeshtë."

    Zonja Shierly Colyes Dioguardi, në vijim, të dëshmisë së saj, u tha kryesuesve të seancës se " Zgjedhja që kërkohet të bëhet, me pavarsinë e Kosovës, është zgjidhja për nje stabilitet dhe paqe të sigurtë e të qëndrueshme në Ballkan, e rajonin Jug Lindorë të Europës. Pra, ajo e sheh se është një Kosovë e pavarur dhe i sigurtë per të gjithë, ku të jetojnë së bashku me minorittet brënda kufirit të Kosovës. Dhe kjo mund të arrihet, vetëm me angazhimin Amerikan dhe praninë e vazhdueshme të saj në Ballkan. Kështu, që edhe Europa Perendimore, bindet se e vetmja mënyrë për të ndaluar luftërat në rajon, është pavarsia e Kosovës", përfudojë zonja Shierly Colyes Dioguardi.

    Si nata me diten :

    Amabasdori William G. Wolker, ish kryesuesesi i misionit të OSBE, heroi i Recakut, shtrojë katër opisione të pavarsisë, dhe mendojë se asnjëher, nuk mundet të karahasohen krimet serbe, me ato sporadike të bëra nga shqiptarët. Ato, tha ai, me njera- tjetren, janë si nata me ditën"

    Për këtë arsye, që ne jemi mbledhur sot, komentojë ndër të tjera Martin Vulaj, drejtor egzekutiv i Këshillit Kombetar Shqiptaro Amerikan, Kosova, duhe të bëhet me pavarsin si një shtet i pavarur që prodhon vetëm stabilitet e siguri,Në të kundërtën, tha ai, çdo zgjidhje tjëtër, do të sjell instabilitet, në Ballkan e rajon".

  4. #4
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    09-01-2003
    Vendndodhja
    Kosove
    Postime
    355
    Server: Zgjidhja e vetme për Kosovën, bisedimet Beograd-Prishtinë



    UASHINGTON (24 Maj) - Drejtor i Nismës Ballkanke në Institutin Amerikan të Paqes, Daniel Server u shpreh dje se zgjidhja e vetme për Kosovën janë negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës. Analisti paralajmëron që "zgjidhja përfundimtare nuk do të përmbushë kërkesat maksimale as të shqiptarëve edhe as serbëve. Të dyja palët duhet të bëjnë lëshime. Negociatat duan përgatitje paraprake midis Beogradit dhe Prishtinës për çështjet praktike. Bisedimet duhet të fillojnë nën organizimin e përbashkët të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian deri në vitin 2005 me synimin për t'i përfunduar brenda dy vjetësh, dhe së fundi, Shtetet e Bashkuara duhet të jenë një pjesëtar i domosdoshëm në procesin e vendosjes për statusin përfundimtar". Zoti Server i bëri thirrje administratës amerikane të luajë një rol më të madh tani që po afrohet koha për statusin e Kosovës. Evropës thotë ai, i mungon besueshmëria e duhur për ta zgjidhur vetë çështjen e Kosovës dhe evropianët shton ai, janë në pritje të një sinjali se Amerika është gati të angazhohet për zgjidhjen e kësaj çështjeje. "Sinjali mund të vijë me caktimin e shefit të ri të UNMIK-ut, një detyrë që është mbajtur nga një evropian që nga viti 1999. Në se Shtetet e Bashkuara janë serioze për të përgatitur Kosovën për negociatat për statusin përfundimtar, Uashingtoni duhet të caktojë një kandidat amerikan për të kryesuar misionin e OKB-së në Kosovë", tha zoti Server. Kandidati i përshtatshëm amerikan thotë zoti Server do të bënte atë që nuk e bëjnë dot evropianët: të bindte shqiptarët se rruga e vetme për statusin përfundimtar është trajtimi korrekt i serbëve dhe pakicave të tjera. Ndërsa duke iu drejtuar drejtëpërdrejt ligjvenësve në Kongres zoti Server theksoi se sinjalet që po dërgon Kongresi me rezolutat per pavarësine e Kosovës, dëgjohen qartë si në Prishtinë edhe në Beograd, por jo gjithmonë kuptohen si duhet. Kongresi, tha ai, duhet t'ia bëjë të qartë si Beogradit edhe Prishtinës që statusi i Kosovës nuk do të zgjidhet nga Kongresin amerikan por nga autoritetet e Beogradit dhe Prishtinës. Do të ishte mirë, tha zoti Server, që në seancë të ishte dëgjuar edhe mendimi serb. Mendimi i palës shqiptare në seancë u paraqit nga Xho Dioguardi dhe Shirley Cloyes të Ligës Civile Shqiptaro-Amerikane dhe Martin Vulaj i Këshillit Kombëtar Shqiptaro-Amerikan. dxh/dxh (VOA/BalkanWeb)



    mani

Tema të Ngjashme

  1. "Revolucioni vonuar" dhe Ahmet Krasniqi
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 214
    Postimi i Fundit: 20-09-2018, 13:55
  2. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  3. Tahiraj: Rrefime mbi luften ne Kosove
    Nga Kuksjan_forever në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 09-11-2010, 14:42
  4. Kushtetuta e Republikës së Kosovës
    Nga YlliRiaN në forumin Kulturë demokratike
    Përgjigje: 12
    Postimi i Fundit: 01-04-2009, 19:17

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •