Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 10
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23

    Gjeste te vogla me domethenie te madhe

    Ne kete teme dua te trajtoj disa fenomene qe i hasim te gjithe ne forum, ne jeten e perditshme apo ne kontakte me shqiptare te tjere. Dua ti sjell para vemendjes tuaj se edhe pse ne pamje te pare duken si gjera te vogla e pa rendesi, ato jane teper domethenese dhe tregojne shkallen e ndergjegjesimit kombetar te shume prej nesh.

    Emertimet krahinore

    Qellon shpesh qe veshi na degjon emertime shqiptaresh sipas krahines nga ata jane me origjine. Ajo qe me vret veshin mua me shume se cdo gje, eshte emertimi "Kosovar" qe shume prej shqiptareve e perdorin per te identifikuar shqiptaret nga Kosova. Me keto lloj emertimesh, luhet mbase loja me fine anti-kombetare e mediave shqiptare, e politikaneve te vecante te njohur per papergjegjesi kombetare, e shqiptareve te thjeshte te rritur ne nje mentalitet provincial te indoktrinuar edhe nga propaganda te mbrashta anti-kombetare sic ishin 50 vjetet e komunizmit ne Shqiperi.

    Personalisht, te quash nje shqiptar nga Kosova "kosovar" sa here qe i referohesh atij apo gjithe popullit te Kosoves, eshte fyerja jo vetem ndaj shqiptareve ne Kosove por ndaj gjithe kombit shqiptar. Ata qe jetojne ne Kosove nuk jane "kosovare" por "Shqiptare", keshtu qe termi "kosovar" mund te perdoret vetem ne menyre simbolike dhe shume rralle per te treguar perkatesine krahinore, por emertimi zyrtar dhe ne perdorimin e pergjithshem duhet te jete "shqiptaret nga Kosova", "shqiptaret nga Dibra", "shqiptaret ne Malin e Zi", "shqiptaret nga Cameria", "shqiptaret e diaspores" etj.

    Shume nga ju mund tu duket ky obzervim si i pavlere apo i ekzagjeruar, por iu siguroj qe emertimet si ky i mesiperm jane teper te rendesishme per ceshtjen kombetare. Ashtu sic ka shqiptare te ndershem dhe te perkushtuar ndaj ceshtjes kombetare, ju shume mire e dini se ka edhe shqipfoles qe ne cdo mundesi qe u jepet mundohen ti portretizojne shqiptaret ne dy anet e kufirrit jo vetem si dy popuj te ndryshem, por edhe si dy rraca te ndryshme. Nuk eshte e nevojshme qe te ze ne goje emra te pervecem qe i fryjne krahinizmave dhe ndarjes kombetare, pasi jam i bindur qe ju dini ti dalloni vete keta persona publike.

    Emertimi eshte i rendesishem pasi eshte pjese e asaj fushate qe ne e quajme "ndergjegjesimi kombetar". Njerezit qe bejne dallime te tilla bejne edhe dallima krahinash brenda vete Republikes se Shqiperise dhe brenda vete Kosoves. Krahinizmi tregon provincialitet ne mendim qe demton jashte mase interesat tona kombetare. Perpara se te ndryshojme kufinjte fizike ndares se trojeve shqiptare, duhet te prishim ato murre ndares qe secili prej nesh ka ne mendjen e tij.

    Ky forum ndihmon pikerisht ne prishjen e murreve ndares ne mendjen e shume shqiptareve, pasi ky eshte mbase vendi i vetem ku shqiptaret nga Kosova diskutojne me ata nga Shqiperia per ato probleme qe shqetesojne te dy palet. Shqiptaret nga Kosova mesojne per problemet qe hasin shqiptaret ne Shqiperi, ashtu si shqiptaret nga Shqiperia mesojne mbi problemet qe hasin vellezerit e nje gjaku ne Kosove.

    Sa here qe degjoni apo lexoni emertime krahinore si "kosovar", mos nguroni ta korrigjoni ate person dhe ti beni te qarte se ai "kosovari" eshte shqiptar si une e si ju, pra shqiptar nga Kosova.

    Sillni obzervimet tuaja ne kete teme.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Pirro i Epirit
    Anėtarėsuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    Scotland
    Postime
    37
    Te nderuar
    Problemi eshte me i thelle se kaq. Ajo pjese e inteligjencies e lidhur me pushtetin e majte ne Shqiperi, e gatuar per 50 vjet (nje pjese me origjine jo shqiptare, shifrat sipas disa analisteve jane shume alarmante) me dashuri per ruset, serbet e kinezet e me urrejtje per nacionalistet shqiptare ku Kosova dhe kosovaret gjithmone jane perdorur mish per top, jane perdorur si objekti i urrejtjes.." kosovaret nuk flasin shqip"..."kosovaret jane te pabese"...cfare kerkojne ata nga Serbia?...."kosovaret na prishen"..(kur ne ishim te kalbur) dhe sot e kesaj dite akoma se kemi kuptuar se sa thelle na kishte hyre degjenerimi i modelit te "njeriut te ri". Ne Shqiperine Londineze antishqiptarizmi eshte ngritur ne nivel INSTITUCIONAL. Eshte nje shtrese e tere qe financon, financohet te krijoje ndasine mes nesh.

    JO Zoterinj!!!
    Nuk duhet ti kerkojme "shqipfolesit" tek serbet. Serbet jane armiqte tane te deklaruar per me shume se 14 shekuj. Shqipfolesit i kemi ne mes te Tiranes, kemi Neritan Ceken, kemi Frrok Cupin, kemi Zenepe Luken, Arben Imamin, e shume e shume te tjere permendja e emrave te te cileve do na zinte faqe te tera per ti shkruar.
    Kemi gazeta shqipfolese qe e kane filluar biznesin me para te UDB-se dhe sherbimeve te tjera te felliqura antiishqiptare sic eshte Koha Jone- mbajtesja e te gjitha rekordeve antishqiptare, kemi Shekullin, Korrierin (qe i ka ndryshuar disa here emrat si Dita Informacion, Indipendent etj). Kemi kanale televizive me ne krye Klanin qe financohet nga mafiozi francez Zhylien Rosh dhe partneri i tij shqiptar Marsel Skendo.

    Para ca ditesh lexova lajmin qe nje grup deputetesh serbe ishin pritur me dashuri te madhe nga nje grup deputetesh ne Vlore. Ne pamje te pare kjo nuk ka asgje te keqe por kur kujtojme faktin qe deri me sot megjithese kane kaluar 4 vjet qe kur mbaroi lufta ne Kosove as edhe nje serb i vetem nuk ka manifestuar nje akt civilizues per te kerkuar falje per tragjedite qe kane shkaktuar mbi popullin shqiptar te Kosoves. Kjo me shkaktoi dhimbje me te madhe kur mu kujtua nje detaj personal:..ne vitin 1993 me nje grup shokesh shkuam ne Vlore per te kaluar ca dite pushime. Me grupin tone nga Tirana na u bashkua edhe nje student Kosovar qe banonte me qera ne shpine e nje shokut tone. Te nesermen vajtem ne nje rrojtore ne rrugen qe shkon drejt sheshit te Flamurit qe te rruheshim. Berberi vlonjat nje burre mbi te 50 tat, i kerkon studentit Kosovar 10.000 leke te vjetra( cmimi ne ate kohe ishte 300 leke te vjetra), pasi i tha qe ju jeni shtetas i huaj dhe per kete ne aplikojme cmimet e te huajve. Nuk e kam ndjere veten kurre me te fyer dhe te percmuar, dhe kjo ndodhte ne Vloren e Flamurit. E vetmja gje qe deshiroja ne ato momente ishte deshira qe kjo qe ndodhi, te ishte rastesi dhe jo fenomen i perhapur. Por, mjerisht ajo qe ndodhi me 1997 me kanibalizmin e Luiza Hoxhes duke i thithur gjakun oficerit te sherbimit informativ vetem per faktin qe ishte Tropojan, dhe ngjarjet e tre gishtave qe nuk do harrohen te pakten sa te jemi gjalle ne, tregoi qe fenomeni nuk eshte sporadik po mjaft i perhapur.

    Me kete nuk dua qe Vlonjatet patriote dhe te ndershem te ndihen te fyer. Une personalisht kam miq shume te mire vlonjate qe u jam gjendur dhe me jane gjendur, ne momente te veshtira.


    Percmimet ndaj shqiptareve te Kosoves ekzistojne edhe ne instuticionet Kulturore dhe akademike. Kengetaret kosovare kane qene mjaft te diskriminuar nga jurite dhe drejtuesit e festivaleve. Besoj duhet ta mbani mend ne vitin 1994 kengen "Jam Evrope" e Ilir Shaqirit qe u privua nga cmimi i pare nag jurite bastarde megjithese ishte kenga me e pelqyer nga publiku dhe si e tille ka ngelur per shume vite me radhe. Alma baktashi po ashtu nje nga talentet me te medha te muzikes moderne shqiptare eshte diskriminuar keqas nga drejtuesit e Festivaleve.
    Nje akt i ngjashem ka ndodhur me kengetaren e talentuar Liri Krasniqi ne vitin 1994 ne spektaklin e A Krastes.

    Akti me i fundit institicional eshte mbyllja e perfaqesise se Kosoves nga Ministria e Jashtme e peshngritesit Ilir Meta. Kjo ska si te interpretohet ndryshe vetem se per ti kenaqur "vellezerit" e tyre serbe. Pra me fjale te tjera Ghana ne Afrike duhet te flase per pavaresine e Kosoves perpara te te ashtequajturit shtet ame.

    Fatos Nanos i pelqen ta quaj me mire Rruga Durres-Nish sesa Durres-Kukes-Prishtine. Keto jane vogelsira sic thote me te drejte Albo ne hapje te kesaj teme por me rendesi te madhe.

    E megjithate perseri besoj se kemi mbijetuar, Bashkimi i Shqiptareve edhe per me skeptiket duket se eshte nje realitet i afert.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Pirro i Epirit : 09-06-2003 mė 14:34
    Liridashes

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    25-04-2002
    Vendndodhja
    philadelphia
    Postime
    12
    pirro
    une jam vlonjat dhe ne ate periudhe kam qene prezent ne vlore
    Ajo periudhe ka qene e vetmja kohe qe une jam ndier keq qe jam vlonjat, akte dhe persona specifike e mbuluan me turp vloren, turp qe nuk do ti ndahet per shekuj me radhe. Nuk e di nese ti ke qene i pranishem ne vlore ate kohe, megjithate i ashtuquajturi revolucion i vlores ka qene farsa me e padegjuar ne historine e shqiperise. Vlora e di mire se kush ishin ata qe perlyen emrin e vlores, disa nga ata persona si ajo "grua"qe ju permendet tani jetojne ne mes te vlores apo tiranes dhe jane krenare per ate qe kane bere.
    Personat qe u implikuan ne trazira nuk mund te kene qene vlonjate sepse ne radhe te pare nuk kane qene qenie njerezore. Fakti eshte qe ne televizion dhe ne faqet e shtypit te manipuluare te asaj kohe u dhane vetem imazhe nga "urrejtja" vlonjate per veriun, po asnje fjale nuk u shkrua per punonjesit e tjere veriorete shikut apo dhe te forcave te tjera speciale qe shpetuan nga kthetrat e mizorise vetem ne saje te mikpritjes dhe shpirtit human vlonjat. Personalisht njoh persona qe jo vetem qe strehuan ushtare dhe oficere tropojane dhe mirditore, po paten dhe shkembime armesh me "revolucionaret" ne mbrojtje te vellezerve veriore. Nje prej ketyre familjeve mikpritese e pagoi me gjakun e djalit te tyre kete veper humane.
    Me pak fjale dua te them qe vlonjatet e vertete jo vetem qe nuk paten te benin asgje me revolucionin po dhe e denuan ate me sa kishin mundesi
    raviku

  4. #4
    i/e regjistruar Maska e Pirro i Epirit
    Anėtarėsuar
    23-12-2002
    Vendndodhja
    Scotland
    Postime
    37
    Raviku
    Te falenderoj per shkrimin mjaft prekes dhe te gjetur. Jane absolutisht te verteta ato qe thua.

    Te falenderoj per pergjigjen
    Vellazerisht
    Pirro Shqiptari
    Liridashes

  5. #5
    carpe diem Maska e drini_nė_TR
    Anėtarėsuar
    28-09-2002
    Vendndodhja
    Tiranė, AL
    Postime
    1,585
    Albo ėshtė njė reflektim me shumė vėnd ai i emėrtimit "kosovar". E kam thėnė dhe mė parė dhe mund ta them prap: jemi tė gjithė shqiptarė.

    Pėr mendimin tim mynyra sesi duhet tė referohemi ėshtė me anė tė qyteteve ku banojmė, sepse ato janė tė gjitha Shqiptare (flas pėr trojet Shqiptare), dhe psh dikush mund t'i thuhet Tirans, njė tjetri Prishtinas, ose Shkupian, Janinas, etj etj. Mendoj se kjo ėshtė mynyra mė e drejtė pėr t'u referuar, dhe unė shpresoj qė tė gjithė tė pajtohemi se emri jonė ėshtė vetėm Shqiptarė!.

    Pėrshėndetje
    drini.

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    16-02-2003
    Vendndodhja
    uzbekistan
    Postime
    13
    Eshte vertet kenaqesi qe ne shume vende duke perjashtuar institutcionet po flitet per shqiptare te Kosoves dhe te Shqiperise. Sa mire sikur nese do te pyesesh nje shqiptar dhe ai do te thote jam nga Tropoja Vlora Gjakova apo Mitrovica.
    Pershendetje te gjitheve

  7. #7
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    04-01-2004
    Vendndodhja
    Michigan USA
    Postime
    3

    Sa lloj Shqipetaresh kemi?

    Edhe ne Shqiperi por sidomos ketu ne emigrim,ne Amerike perdoret shpesh dhe rendomte:"Shqipetar Shqiperie","Shqipetar Kosove","Shqipetar Malesie"(kupto shqipetaret ne Mal te Zi),dhe "Shqipetar Maqedonie".
    Ne kohen kur flasim per nje bashkim te kombit kjo ndasi perdoret aq dendur dhe rendom sa ka kaluar ne nje banalitet.
    Aq me keq kur kjo ndasi behet nga figura qe gezojn popullaritet dhe respekt ne popull.
    Nuk eshte mire qe te flitet per njerez qe ne nje vend te huaj jane te vetmit qe mund te na perfaqesojne por s'mund te lihet qe te zgjatet kjo menyre ndasie qe dashje pa dashje con uje ne mulli te armiqeve shekullor.Atyre u jepet e drejta te thone:
    --Ēfare keni me shqipetaret,ata s'mund te bashkohen kurr.Ata vete e ndajne vehten pa u nderhyre kush.
    Kjo vjen edhe nga mosdija e ketyre njerzeve apo mos analiza ma gjate vetem leshojne nje fjale sa per te thene,ashtu si lopa...
    Duke mu dhane mundesia per tjau paraqite ketu ne Forum jeni te lutur qe te shkruani si e ndjeni vehten kur degjoni apo e keni degjuar nje ndarje te till.
    Respekt per te gjithe ata qe e lexojne.
    PAFRAGJE

  8. #8
    Gezuar Kosoven e Pavarur Maska e dodoni
    Anėtarėsuar
    07-11-2002
    Postime
    3,393
    Mendoj se ėshtė temė e qėlluar kjo dhe duhet tė tentohet nga tė gjithė qė sa mė pak tė pėrdoren kėto, mirėpo edhe njė gjė duhet pasur parasysh qė ka edhe raste kur nuk mund tė evitohen kėto sikur qė nuk mund tė evitohen psh. shprehjet amerikan i nėw yorkut apo i michiganit apo i masachusetsit. Por, kėto shprehje nė komunitetet shqiptare jashtė atdheut duhet tė mos pėrdoren fare sepse nuk ka asnjė nevojė dhe ka vetėm dėme nga kjo.
    Pėrshėndetje
    Leje mos m'trano, pashe zotin!!!!

    Rrofte Shqiperia Etnike

  9. #9
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    02-01-2004
    Postime
    46
    Keto lloj shprehjesh i perdorin shqiptaret legena!

    Te thuash shqiptar Kosove, Malesie etj, eshte njesoj si te thuash:
    "ngjitem siper", "zbres poshte", "bie shi perjashta"...

    Kjo lloj "pleonazme", ne dukje e pafajshme, sigurisht na demton shume.

    Per kete kategori shqiptaresh, sido qe te vije puna do bejne diferencime... dhe po ta ēosh arsyetimin ne ekstrem perfundojne tek vehtja e tyre.
    Gjeografikisht kjo shprehet si vijon: Shqiptar Kosove (Malesie etj), shqiptar i rethit tim, shqiptar i qytetit tim, shqiptar i lagjes time, shqiptar i pallatit tim, shqiptar i familjes time, shqiptar i...UNE!
    Shqiptar

  10. #10
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,459
    Postimet nė Bllog
    23
    Laguna, ata shqiptare qe perdorin ne fjalorin e tyre terma si "kosovar", "malok", "cecen", "maqedon", "cam", "kaurr", "turk" per tu drejtuar shqiptareve, jane ata per te cilet Shqiperia eshte aq e madhe sa qyteti ku jetojne dhe provincialiteti i tyre i ben aq naive, sa naiviteti i tyre pritet me thike.

    Vetem provincialet, driteshkurterit dhe njerezit pa nivelin e duhur kulturor perdorin ato fjale ne fjalorin e tyre.

    Albo
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Tema tė Ngjashme

  1. Prezantimi i pergjitheshem i fese Islame.
    Nga INDRITI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 24
    Postimi i Fundit: 12-05-2005, 06:27
  2. Emėrtoni fėmijėt tuaj me emra tė bukur
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 20-02-2005, 17:25

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •