Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13

Tema: Vaēe Zela

  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    18-05-2002
    Vendndodhja
    Ypsilanti Twp, MIēigan, SH.B.A.
    Postime
    226
    A e ka dikush kėngėn "Nėnė moj do pres gėrshetin"
    tė kėnduar nga vaēe Zela e jo nga Avni Mula ( se ky nuk i ka rrit noj herė si perėndimorėt flokėt qė ti ketė bėrė gėrshet)
    Kush ma gjen atė kėngė, i jap tė nderuarės Vaēe Zela $100.00.
    Faleminderit!
    Pėr tė gjitha trojet Shqiptare nėn njė tėrėsi Shtetėrore Shqiptare, t'i shkrijmė ēdo energji!

  2. #12
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22
    Me rastin e nderimit tė saj me titullin “Nderi i Kombit” ėshtė organizuar njė takim miqsh nė sallėn e Lidhjes sė Shkrimtarėve

    Vaēe Zela “kėndon” edhe njė herė pėr miqtė

    Njerėzit lėviznin ngadalė pėr tė zėnė njė copėz vend nė sallėn e ftohtė tė Lidhjes sė Shkrimtarėve. Ēdokush pėrpiqej tė mos e mbyste me asnjė lloj zhurme (karrigeje ose bisede tė zakonshme) zėrin melodios qė u endej rreth e rrotull. Nuk donin ta “shqetėsonin” Vaēe Zelėn, ndėrsa ajo kėndonte edhe prej sė largu, kėngėt e saj tė rinisė. Bashkėshorti i Vaēe Zelės, Pjetėr Radiqi, shtrėngonte duart e miqve qė e uronin sė pari pėr shėrimin e shpejtė tė artistes dhe pėr titullin qė asaj iu dha nga presidenti i Shqipėrisė. Ndėrsa Hysni Zela qėndronte pranė njė tryeze tė vogėl, mbi tė cilėn qėndronte fotografia e motrės sė tij tė qeshur. Nėpėr ato tinguj qė lėshoheshin nga njė disk magnetofoni, njė grua e thinjur u afrua pranė mikrofonit dhe nisi tė rrėfejė pakėz histori….
    Ishte Violeta Librazhdi, shoqja e fėmijėrisė sė Vaēe Zelės. Kishte shkruar njė libėr tė tėrė me kujtimet pėr Vaēen tė cilin e prezantoi nė atė takim (nė mbasditen e sė enjtes). Ndėr ato fletė, historia niste qė nga fėmijėria, atėherė kur Vaēja ishte nxėnėse shkolle, atėherė kur veshi njė vustan tė bardhė nusėrie tė sajuar me dorė, e doli me tė nė njė koncert shkolle. Ngjitej nė njė tribunė tė improvizuar para Komitetit Ekzekutiv tė Lushnjes dhe mahniste njerėzinė me kėngėt “Piva ujė me dy bardhokė”, “Qilimi me mollė” etj. Ngriti peshė njerėzinė me kėngėn “Azerbajxhan”. U bė artistja e vogėl e qytetit myzeqar. E kur grupet e shkollave shkonin pėr tė dhėnė shfaqje nėpėr fshatra, tė gjithė pyesin- “A ėshtė ajo Vaēja”…Rėfimi i Violetės rrjedh nė tė tjera kohė, nė vitet e shkollės nė Tiranė, nė ditėt kur pėr herė tė parė kishte parė miken e saj tė zemrės me njė kitarė nė duar me tė cilėn kėndoi gjatė nė dhomėn e saj kėngė qė nuk mundej t’i kėndoje dot nė skenė. Ishin kėngė spanjolle, italiane e amerikane qė i kishte mėsuar “vjedhurazi” nga radio. Pas dritares sė shtėpisė ishin mbledhur me dhjetėra njerėz dhe dėgjonin vajzėn qė kėndonte aq ėmbėl. Vonė e kishin kuptuar se tė tjerėt ishin ngulur pas dritares. Kishin qeshur tė dyja, kur ata duartokisnin pa pushim. Pak kohė pas kėtij “koncerti” tė thjeshtė, nė rrugėt e Tiranės do tė ngjiteshin afishet “Kėndon Vaēe Zela”…e kėshtu pas kėsaj shfaqej ēdo herė nė skenat e Tiranės e jashtė saj pėr tė kėnduar “Ndrisni ju llampa neoni”, “Lemza”, “E shiu pikė-pikė”, “Gjyshja ime”, “Fėmijės sė parė”, “Valsi i lumturisė”, “Mesnatė” e tė tjera e tė tjera qė kanė mbetur edhe sot himne tė muzikės shqiptare. Ca tinguj tė kėtyre kėngėve u lėshuan edhe nė sallėn e ftohtė tė Lishjes sė Shkrimtarėve, aty ku miq, familjarė e adhurues tė Vaēe Zelės ishin mbledhur tė gjithė tok pėr nder tė artistes sė madhe, me rastin e dhėnies sė titullit “Nderi i Kombit” nga presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu (ceremonia e dorėzimit tė kėtij titulli do tė bėhet nė 18 janar nė qytetin e Lushnjes). Ky takim u organizua nga Lidhja e Shkrimtarėve, shoqata “Syri blu” dhe fondacioni “Soros”.

    Kamenica nė “Mesnatėn” e Vaēes

    Shumė e emocionuar, Vikena Kamenica ka nisur tė kėndojė muzikėn napolitane pėr tė pėrshėndetur qė nga larg artisten e madhe Vaēe Zela, mbretėreshėn e muzikės shqiptare. E shoqėruar nga orkestra e Akademisė sė Arteve (nėn drejtimin e Robert Radosė) pėr minuta tė tėra, zėri i Kamenicės ka zėvendėsuar tingujt e kėngėve tė Vaēe Zelės qė ishin lėshuar nė atė sallė nga disku i njė magnetofoni. Pas njė pauze tė shkurtėr, Kamenica ka prezantuar kėngėn e saj tė radhės. Ishte “Mesnata” qė riktheu nė kujtesė kohėn e ikur. Duarttokitjet e gjata e emocionuan edhe mė shumė Kamenicėn. Pėrgėzimet e mėpastajme e bėnė qė tė ndihej mirė ndėrsa kishte ndier frikė kur kishte vendosur tė kėndonte nė atė sallė “Mesnatėn” e tė madhes Vaēe Zela. “Nuk ėshtė e thjeshtė tė marrėsh pėrsipėr tė kėndosh perlat e muzikės shqiptare, ato qė kanė mbetur nė kujtesėn e njerėzve tė ngjizura me imazhin e artistėve tanė tė mėdhenj. Ndaj ndieva pasiguri dhe shumė frikė edhe gjatė momentin qė kėndoja. Nuk e dija se si do tė tingėllonte nė gojėn time “Mesnata” e magjishme e Vaēe Zelės”-thotė vetė Kamenica, ndėrsa u thotė njė “Faleminderit” atyre qė i afrohen pėr ta pėrgėzuar, atyre qė i thonė “Ah moj vajzė na e solle kėtu Vaēen”. Ajo vė buzėn nė gaz dhe falendron pafund.

    Takimi, nė ndihmė pėr Vaēen…bashkėshorti reagon

    Bashkėshorti i Vaēe Zelės: “Vaēja nuk ka nevojė pėr ndihma financiare”
    Fondi i mbledhur do tė dhurohet pėr fėmijėt talasemikė
    U tha nė fillim tė kėtij takimi se miqtė dhe adhuruesit e kėngėtares sė madhe mund tė japin ndihmėn e tyre financiare pėr kurimin e Vaēe Zelės. Edhe pas mbarimit tė mbrėmjes koncertale, kryetari i shoqatės “Syri blu”, Besim Petrela, ka pohuar se ėshtė hapur njė llogari bankare nė emėr tė Vaēes. Por ai nuk mundet tė thotė se sa ėshtė shuma e mbledhur deri tani sepse kjo e drejtė i takon vetėm familjarėve tė saj. Pėrsa i pėrket parave tė mbledhura nė takimin e sė enjtes, pra nė mbrėmjen koncertore me temė “Pėrshėndetje Vaēe Zela”, bashkėshorti i Vaēe Zelės, z. Pjetėr Rodiqi, sqaron se as ai e asnjėri prej familjarėve nuk ka pasur dijeni pėr konceptimin e kėtij aktiviteti si njė mbrėmje bamirėsie pėr tė ndihmuar kėngėtaren e madhe. Duke falenderuar organizatorėt pėr nismėn e marrė si dhe tė gjithė tė pranishmit pėr kontributin e tyre modest dhe njėkohėsisht tejet sinjifikativ, Rodiqi ka sqaruar se Vaēe Zela nuk ka probleme financiare. “Vaēja kaloi njė moment vėrtet shumė tė vėshtirė pėr shkak tė problemeve shėndetėsore,- ka theksuar ai - por pėr fat tė mirė financat nuk pėrbėjnė asnjė problem pėr tė dhe familjarėt e saj. E vetmja mungesė e pazėvendėsueshme pėr tė ėshtė largėsia nga miqtė dhe publiku shqiptar”. Mė tej Rodiqi ėshtė shprehur se tė ardhurat e mbledhura pėr kėngėtaren e madhe duhet tė shkojnė tek ata qė kanė vėrtet nevojė, dhe nė kėtė kontekst ai bėri tė ditur se pėrfitues tė shumės sė grumbulluar si pasojė e keqkuptimit, do tė jenė fėmijėt e prekur nga talasemia.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  3. #13
    Student Shqiptar Maska e Enri
    Anėtarėsuar
    26-04-2002
    Vendndodhja
    Nė ėndėrrim pėr njė botė ideale
    Postime
    604

    Vace Zela merr titullin "Nder i Kombit"

    Ėshtė zhvilluar dje ceremonia e dorėzimit tė titullit qė presidenti Moisiu ia akordoi pak ditė mė parė

    Vaēe Zela merr “Nderi i kombit” nė Lushnje

    Titulli “Nderi i kombit” me motivacionin “Pėr vlerat e rralla si artiste shqiptare, me aktivitet tė jashtėzakonshėm nė interpretimin e muzikės sė lehtė dhe shqiptare, pėr interpretimin e vyer e tė pasur”, qė Vaēe Zelės iu akordua pak ditė mė parė nga presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu, i ėshtė dorėzuar dje bashkėshortit tė artistes sė madhe, pikėrisht nė qytetin e saj tė lindjes. Nė estradėn e Lushnjes, i cili mban tashmė emrin “Vaēe Zela” ėshtė zhvilluar dje ceremonia e rastit ku kanė qenė tė pranishėm vetė presidenti Moisiu, bashkėrorti i Vaēe Zelės, Pjetėr Rodiqi, Hysni Zela e miq e adhurues sė kėngėtares sė madhe. Nė fjalėn e hapjes, kryetari i Bashkisė sė Lushnjės, Ylli Myftiu, e quajti nder tė Lushnjės dhe tė gjithė kombit shqiptar ‘fenomenin Vaēe Zela’. Ėshtė organizuar pėr nder tė kėngėtares edhe njė koncert ku kėngėtarėt e estradės sė qytetit kanė interpretuar kėngėt e njohura tė Vaēe Zelės. Nė mes tė kėtyre kėngėve u fol edhe pėr tė kalurėn e artistes u tha edhe njė herė se - “Ishte familja qė i trashėgoi Vaēes talentin , dashurinė, thjeshtėsinė dhe modestinė ndaj njerėzve. Dėshira e familjes nuk ishte qė ajo tė bėhej kėngėtare, por siē ka thėnė edhe Vaēja, ajo kishte lindur nė njė familje ku kėnga ishte ulur kėmbėkryq nė shpirtrat e tė gjithėve. Tė parėt qė zbuluan talentin e Vaēes ishin mėsuesit e shkollės 7-vjeēare. Ajo nuk ishte e talentuar vetėm nė muzikė por kishte talent edhe nė pikturė e teatėr.” Nė kėtė ceremoni ka pėrshendetur dhe vėllai i artistes, Hysni Zela- “Nuk gjej fjalė t’ju pėrshėndes. Dua tė falenderoj nė mėnyrė tė veēantė presidentin e republikės pėr kėtė nder tė madh qė i bėri Vaēes, familjes dhe qytetit tonė,”- ka thėnė ai. Pas tij ka foluar dhe bashkėshorti i artistes i cili ka ardhur nga Zvricra enkas pėr kėtė ceremoni- “Mė vjen shumė keq qė Vaēja nuk ndodhet sot kėtu. Ndihem tejet i emocionuar dhe dua tė tregoj mirėnjohjen dhe falenderimet e mia mė tė thella pėr kėtė ceremoni tejet dinjitoze. Artistja ndihet e emocionuar dhe siē tha Tish Daija kėto janė impulse pozitive. Vaēja ka patur gjithmonė dashurinė e publikut dhe kjo nuk i ka munguar asnjėherė”,-ka theksuar ai.
    Presidenti propozon njė muze pėr Vaēe Zelėn
    I pranishėm nė kėtė ceremoni, presidenti i Shqipėrisė, Alfred Moisiu, ka theksuar - “Vaēe Zela mbetet mbretėresha e muzikės sė lehtė dhe nuk ka pėr tė zbritur nga froni. Talenti i saj zbėrtheu kufijtė e censurės. Ajo mori shumė ēmime tė para dhe shėnoi 30 pjesėmarrje nė festivalet e RTV ndaj dhe do tė mbetet rast unikal nė muzikėn shqiptare. Ashtu siē ishte e thjeshtė, Vaēja u shkėput nga skena pa bujė, pa thėnie lamtumire. Megjithėse ka shumė kohė pa dėgjuar dal vivo kėngėt e saj, pėrsėri na jep atė kėnaqėsi si dikur kur dėgjonim “Valsin e lumturisė”. Presidenti i republikės, e quajti privilegj tė nderonte zėrin e mrekullueshėm tė Vaēe Zelės. Mes tė tjerave, presidenti Moisiu foli edhe pėr politikat kulturore qė duhet tė ndjekė shteti shqiptar. “Stadi i ri nė tė cilin ndodhet shoqėria shqiptare kėrkon njė kėndvėshtrim dhe njė politikė tė re ndaj vlerave dhe kulturės kombėtare. Vlerat tona demokratike, juridike, ekonomike dhe politike duam t’i njėsojmė me standardet europiane. Suksesi ynė nuk do tė jetė shkrirja e vlerave kulturore e artistike me ato tė vendeve tė tjera. Shembulli i arbėreshėve tė Italisė ėshtė shumė domethėnės nė kėtė drejtim.” Ai tha se Shqipėria ka pasuri tė mėdha kulturore dhe historike, tė cilat shteti duhet t’i marrė nė mbrojtje dhe nė pėrkujdesje tė vazhdueshme. “Kalatė, ndėrtesat e vjetra fetare, shtėpitė karakteristike, objektet arkeologjike etj,janė njė vlerė e ēmuar qė duhet rivlerėsuar pėr t’u pėrdorur nė funksion tė krijimit tė njė rrjeti tė gjerė dhe tė gjithanshėm turistik pėr tė huajt qė vijnė nė Shqipėri”. Mė pas presidenti i ėshtė drejtuar popullit tė Lushnjės duke i thėnė se duhet tė kenė njė muze pėr Vaēe Zelėn. “Ėshtė e pafalshme pėr ne tė mos kemi njė muze pėr tė. Ashtu siē duhet tė kemi muze edhe pėr Fishtėn, Konicėn, Nolin, Moisiun, Frashėrllinjtė”. Ndėrtimi i muzeve sipas tij, mund tė bėhet me ndihmėn e donatorėve, qeverisė por edhe biznesit vendas. “Tė gjithė kishim dėshirė qė artistja e madhe tė ndodhej sot mes nesh pėr tė ndarė emocionet, kujtimet dhe urimet. Le tė bashkohemi tė gjithė nė kėtė takim festiv pėr t’i uruar Vaēes shėrim tė shpejtė, jetė tė lumtur dhe kthim sa mė tė shpejtė nė atdhe, mes njerėzve qė e duan dhe qė e konsiderojnė pjesė tė krenarisė sė tyre kombėtare”, – tha nė mbyllje tė fjalės sė tij, presidenti Moisiu. Mė pas, ai i dorėzoi titullin bashkėshortit tė kėngėtares, Pjetėr Rodiqit.
    Rregullorja e Forumit Shqiptar | Te Drejtat e Anetareve | Pyetje - Pergjigje |

    Verejtje dhe Keshilla| Te Drejtat e Stafit | Probleme? Klikoni ketu...
    |
    __________________

    Feja e Shqiptarit ėshtė Shqiptaria !
    __________________
    Ah moj Shqipni e mjera Shqipni!
    Kush t'ka qit me krye ne hi?
    Ti ke pas ken nje zonj e rand...
    Burrat e dheut te thirrshin NANE...
    (Pashko Vasa)

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •