Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet nė Bllog
    22

    Keqkuptime ne mes te Amerikes

    Nje xhaje shqiptar qe nuk kuptont e shkruante asnje fjale anglisht dhe sapo kishte ardhur ne Amerike shkon ne nje zyre te aeroportit me te birin dhe i thote te birit:

    - Thuaj te me gjejne valixhen se do tua thyej kete shkopin ne koke. (xhaja ishte i nxehur se kish 2 ore qe kish ardhur dhe priste qe te gjente valixhen, por aha..)

    - Djali e pyet sportelistin qe merrej me kete punen e bagazheve, (dhe qe qelloi qe ishte zezak) ne anglisht se a mund ti jepte nej formular per valixhen e humbur.

    - Sure, - iu pergjigj zezaku me koken e ruar.

    - Xhaja sic ishte tere nerva, ngre shkopin me te cilin ecte dhe ja kercet zezakut ne koke:

    - Yttt rrace muti. Pak se me vodhe valixhen por kerkon te me besh dhe shurren ne koke!!!

    //////////////////////////////////////////////


    Nje shofer i ri shqiptar ne SHBA parkon ne mes te qytetit ku kishte shume trafik, dhe lexon tabelen:

    Mon Thru Fri

    Dita ishte e merkure dhe nje shoku i tij qe ishte me te i thote:

    - Mos e parko ketu se nuk e lejohet, nuk e shikon si thote: Mandei, Thersdei, Frajdei, nuk lejohet Wednsday. Dalin keta nga parkimi dhe vendin e tyre e ze menjehere nje makine tjeter. Pastaj e kuptuan qe ishte "Mandei thru frajdei" pra lejohej parkimi nga e hena deri te premte.

    //////////////////////////////////////////////

    Ne mes te Manhatten, NY, e kishin lene te takoheshin dy shqiptare per nje porosi qe kishte marre njeri nga Shqiperia, mirepo nuk njiheshin me njeri-tjetrin dhe as e kishin idene se ca fytyre kishin. Ky miku qe kish porosine dinte vetem qe ky cuni e kishte emrin Redi dhe doli tek rruga 44 dhe broadway ku e kishin lene takimin dhe prit te dallonte tani se kush ishte Redi. Priti rreth nje here miku, por aha nuk po dallonte njeri pasi atje njerezit ishin lume. Pa c'pa tha, ec se shqiptaret dallohen me sy dhe po pyes ndonje ketu se do ta gjej po ec. I afrohet nje amerikani qe po qendronte para nje dyqani dhe e pyet:

    - Are you Redi?

    Amerikani tere nerva i kthehet, e shikon njehere nga koka tek kembet dhe i thote i shqetesuar:

    - Ready for what?

    //////////////////////////////////////////////////


    Vajza i thote babes se vet ne tavoline teksa hanin dreke:

    - Dad, will you buy me a car?

    Gjyshit plak qe kish ardhur nga Shqiperia i ra luga nga dora teksa degjoi mbesen e vet dhe po kruante veshet me nje kruajese dhembesh. Shikon nga i biri dhe nusja e vet qe kuptonin anglisht, keta hic ne terezi po vazhdonin te hanin. Priti sa u ngrit mbesa nga tavolina dhe i drejtohet te birit:

    - Beji derrman vajzes o bir, martoje sa me pare se une e kam rruajtur nderin deri tani, nuk dua ta humb tani ne pleqeri!!!!!

  2. #2
    _____
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Postime
    3,623
    Haha mer zot sa kam qeshur me ate te pare "sure, sure" hahah, po me shofin studentet rreth e qark si budallaqe
    Flm per keto Albo

  3. #3
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,281
    Postimet nė Bllog
    22
    Nje shqiptar qe nuk kish me shume se 1 jave qe kish ardhur ne Amerike, kishte marre nje shtepi me qirra por nuk kish asnje orendi ne shtepi dhe ne pamundesi per ti blere te reja, shkoi ne nje dyqan ku shiteshin mobilje te perdorura me cmim te leverdishem. Vete atje me nje afermin e vet, dhe kur futen ne dyqan, ky i afermi i thote: "Mos i bli se po te vish te djelen ketu, i merr plackat nga parkimi i tyre pa para fare, se nuk ka njeri te djelen."

    Edhe shqiptari i varfer tere qejf vete atje te djelen mbasdite dhe po shikonte orendite ne parkimin e dyqanit qe i linin njerezit qe ti merrnin ata te dyqanin. Ne ate moment na vjen nje makine policie dhe polici e pa shqiptarin qe po u vinte rrotull mobiljeve. Shqiptari tani e pa policin dhe u zu keq, tha me vete, dreq e pune, me kapi polici tani.

    Sapo polici hapi deren e makines dhe po shkonte ne drejtim te tij, shqiptarit i erdhi nje ide gjeniale, u kthye me fytyre nga murri i godines, zbertheu zinxhirin e pantallonave dhe po urinonte, me shprese qe policit do ti vinte rende dhe do ikte qe andej.

    Jo vetem qe polici nuk iku, por i hodhi prangat dhe i futi edhe nje gjobe $400. Kur doli nga komisiariati i policise pasi pagoi gjoben, shqiptari i thote shokut te vet:

    "Amerika namin ka si vend i lire se ketu as shurren nuk te lene te besh rehat!"
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

Tema tė Ngjashme

  1. Zbulimi i Amerikės u bė nga arabėt
    Nga Davius nė forumin Historia botėrore
    Pėrgjigje: 22
    Postimi i Fundit: 20-11-2009, 16:49
  2. Fjalimi i presidentit amerikan Obama ne Kajro te Egjiptit
    Nga Brotherhood nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 12-06-2009, 06:10
  3. Zėri i Amerikės shėnon sot 65 vjetorin
    Nga DYDRINAS nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-02-2007, 18:01
  4. Bushi po perpiqet te krijoje supershtetin e Amerikes se Veriut?
    Nga Darius nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-06-2006, 20:01
  5. Nese do ishit President i Amerikes me mandat 4-vjecar....
    Nga R2T nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 31
    Postimi i Fundit: 06-02-2005, 07:39

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •