Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 4
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Beqari002
    Anëtarësuar
    25-04-2002
    Postime
    500

    MAQEDONI, PDSH: Kryeministri i Kosovës, të japë dorëheqjen

    MAQEDONI, PDSH: Kryeministri i Kosovës, të japë dorëheqjen


    SHKUP (21 Maj) - Në një intervistë për të përditshmen "Start" në Maqedoni, kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi, ka deklaruar se shpallja e moratoriumit, nga ana e Arber Xhaferit, është një justifikim që bëhet për shkak të humbjes së tij në zgjedhje. Lidhur me këtë deklaratë, në emër të Grupit të Kontaktit, ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i PDSH, Ruzhdi Matoshi. "I sugjeroj zotit Rexhepi që para kujdesjes që ka për Maqedoninë e bashkuar dhe unike, të përkujdeset për bashkimin e qytetit të tij të lindjes, Mitrovicës së Kosovës", ka deklaruar Matoshi. Së dyti ai tërheq vëmendjen se PDSH i ka humbur zgjedhjet dhe i ka pranuar rezultatet e zgjedhjeve. Tani ajo po vepron si opozitë konstruktive duke korregjuar cdo gabim të pozitës. Sipas Matoshit, ka edhe një të vërtetë tjetër; "se edhe Bajram Rexhepi i ka humbur zgjedhjet lokale në Mitrovicë dhe zgjedhjet parlamentare, fakt të cilin ai me dëshirë e injoron". Duke vijuar me këtë logjikë Matoshi shprehet se, meqënëse partia e zotit Bajram Rexhepi i ka humbur zgjedhjet parlamentare, ai nuk duhet të jetë kryeministër i Kosovës. "I sugjerojmë Bajram Rexhepit, që duke pasur parasysh humbjet e zgjedhjeve dhe verdiktin e popullit të Kosovës, të japë dorheqjen nga posti i kryeministrit dhe të kalojë në opozitë. Matoshi e fton Rexhepin, që për paqartësitë që mund të ketë ai rreth idesë së drejtuesve të PDSH-së për shtetet etnike, të diskutojnë në një debat miqësor në media, ku të përballen idetë e PDSH-së dhe ato të zotit Rexhepi.zh/anjo (Balkanweb)
    ------------------------
    -----------------------------
    Oj sharki e lehte si era, a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
    Jam martuar002

  2. #2
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anëtarësuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,380
    Postimet në Bllog
    22
    Kryeministri Rrexhepi gezon respektin tim me qendrimet kombetare qe ka mbajtur, pavaresisht se puna e tij po minohet nga vete kreu i partise se tij PDK, Thaci. Moratoriumi i Thacit dhe moratoriumi i Xhaferrit jane "nje linje politike" qe ben gje tjeter vecse minon punen e institucioneve legjitime shqiptare si ne Kosove edhe ne Maqedoni qe jane zgjedhur me voten e lire.

    Levizjet e Thacit dhe Xhaferrit behen per qellime te pasterta perfitimi politik personal, duke kompromentuar ne te njejten kohe qendrimin e perbashket shqiptar te deritanishem si ne Kosove edhe ne Maqedoni.

    Shqiptaret duhet te dine te bejne dallimin midis individeve qe duan pushtetin me cdo menyre dhe institucioneve legjitime te ngritura me voten e lire te shumices.

    Mbeshtesni institucionet dhe jo individet. Per momentin qe po kalojne interesat shqiptare ne Ballkan, mbeshtetja ndaj institucioneve eshte mbeshtetje ndaj kombit dhe te ardhmes se tij.
    "Babai i shtetit është Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencëtari!"

  3. #3
    Fjala e Xhaferit dhe e gjithe kreut te PDSH-se tek shqiptaret ne Maqedoni nuk gezon as piken e respektit per faktin qe jane te korruptuar dhe gjate kohes qe ishin ne pozite shfrytezuan fuqine per gustot personale. Thaçi ishte koka e krimit te organizuar ne Maqedoni dhe mik i ngushte i ish-kryeministrit delikvent te Maqedonise Boshkovskit, kjo dihet tani me nga te gjithe. PDSH-ja humbi votat me nje diference qe s'ju la mundesine per mos ti pranuar keto rezultate. Per dallim nga keto z. Rrexhepi edhe pse shume pak kohe ne palladiumen kosovare, ai gezon nje respket nga te gjithe per pjekurine politike te tij.

    Xhaferi po i flet veshit te shurdher me duket, vetem ai do i buzeqeshte .
    Ndryshuar për herë të fundit nga StterollA : 21-05-2003 më 21:25

  4. #4
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjëSikurDielli
    Anëtarësuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786

    Re: MAQEDONI, PDSH: Kryeministri i Kosovës, të japë dorëheqjen

    MAQEDONI, PDSH: Kryeministri i Kosovës, të japë dorëheqjen

    "I sugjeroj zotit Rexhepi që para kujdesjes që ka për Maqedoninë e bashkuar dhe unike, të përkujdeset për bashkimin e qytetit të tij të lindjes, Mitrovicës së Kosovës", ka deklaruar Matoshi.

    I sugjeroj zoteri Matoshit, qe te mirret me Maqedonine e bashkuar dhe unike, e ta leje anash natyren e zgjedhjes se Kryeministrit te Kosoves.

    Ai u zgjodh nga Kuvendi i Kosoves me vota te lira, dhe si i tille, gezon respektin e nje Kryeministri qu u zgjodh ne menyre te lire.

    Zoteri Matoshi do bente mire po te shikonte si t'i zgjidhte disa nga problemet e shqiptareve ne Maqedoni dhe te angazhohej per zbatimin e Marreveshjes se Ohrit.

    "Ai qe humb luften, nuk dikton ardhmerine".

Tema të Ngjashme

  1. Dr. Ibrahim Rugova - Presidenti i parë i Republikës së Kosovës
    Nga Albanino në forumin Elita kombëtare
    Përgjigje: 2055
    Postimi i Fundit: 27-11-2014, 11:11
  2. Besim Krasniqi mbi " Programin kombetar te LDK-s"
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 13
    Postimi i Fundit: 30-06-2009, 03:23
  3. Shpërthen dhuna ndëretnike në Kosove
    Nga mitrovicalia_81 në forumin Tema e shtypit të ditës
    Përgjigje: 334
    Postimi i Fundit: 12-05-2004, 00:26
  4. Kush jane vrasesit?
    Nga Brari në forumin Çështja kombëtare
    Përgjigje: 17
    Postimi i Fundit: 10-03-2004, 21:54

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •