MAQEDONI, PDSH: Kryeministri i Kosovës, të japë dorëheqjen
SHKUP (21 Maj) - Në një intervistë për të përditshmen "Start" në Maqedoni, kryeministri i Kosovës Bajram Rexhepi, ka deklaruar se shpallja e moratoriumit, nga ana e Arber Xhaferit, është një justifikim që bëhet për shkak të humbjes së tij në zgjedhje. Lidhur me këtë deklaratë, në emër të Grupit të Kontaktit, ka reaguar sekretari i Përgjithshëm i PDSH, Ruzhdi Matoshi. "I sugjeroj zotit Rexhepi që para kujdesjes që ka për Maqedoninë e bashkuar dhe unike, të përkujdeset për bashkimin e qytetit të tij të lindjes, Mitrovicës së Kosovës", ka deklaruar Matoshi. Së dyti ai tërheq vëmendjen se PDSH i ka humbur zgjedhjet dhe i ka pranuar rezultatet e zgjedhjeve. Tani ajo po vepron si opozitë konstruktive duke korregjuar cdo gabim të pozitës. Sipas Matoshit, ka edhe një të vërtetë tjetër; "se edhe Bajram Rexhepi i ka humbur zgjedhjet lokale në Mitrovicë dhe zgjedhjet parlamentare, fakt të cilin ai me dëshirë e injoron". Duke vijuar me këtë logjikë Matoshi shprehet se, meqënëse partia e zotit Bajram Rexhepi i ka humbur zgjedhjet parlamentare, ai nuk duhet të jetë kryeministër i Kosovës. "I sugjerojmë Bajram Rexhepit, që duke pasur parasysh humbjet e zgjedhjeve dhe verdiktin e popullit të Kosovës, të japë dorheqjen nga posti i kryeministrit dhe të kalojë në opozitë. Matoshi e fton Rexhepin, që për paqartësitë që mund të ketë ai rreth idesë së drejtuesve të PDSH-së për shtetet etnike, të diskutojnë në një debat miqësor në media, ku të përballen idetë e PDSH-së dhe ato të zotit Rexhepi.zh/anjo (Balkanweb)
------------------------
-----------------------------
Oj sharki e lehte si era, a ka ardhur ne Shqiperi pranvera?
Krijoni Kontakt