Ku t'a zgjas pra dorën, përse nuk më thua?
Apo të hakmerresh zgjodhe këtë rrugë!?
Kurrë mos e dysho, që aq fort të dua!!!
shpirtin, zemrën, lotët, kohën m'a ke rrudhë...
Nëse ke kujtuar, që në Tezgë të Ndjenjës
Me një çmim jevgjitësh, do më blesh dhe mua
Mos vrapo më kot, se askund Botikësh
nuk e tregtoj zemrën, që mbahet me thua....
Gjah i dashurisë, tjetër kund qëllohet!
Vritet dhe plagoset nga xhambazë të tjerë...
lum ajo, moj lum, që më dashurohet
që më bëhet ëndër, veç ama, jo vjerrë!...
Ah sikur ta dije, sa shumë që kam mallë!
Ah sikur ta dije, sa kam për të thënë!
Lermë dhe harromë, veç kujdes për djalë!
se je engjell mbrojtës, shenjtëri dhe Nënë!
Lërmë mua, lermë, se më ruan Zoti.
Lermë të përgjërohem e të rroj për ty!
Lermë moj e bukur, se m'u thinj dhe loti...
Lermë e bekuar, mos më vrit me sy!...
Po sa herë që flasim, sa herë që më qesh!
Më shumë ma shton mallin, moj koka me mënd!
Hap e mbylli sytë, në çast do më gjesh...
ku bije pak dritë...ku puthja të trëmb!
Bëj të më zërë gjumi, sytë më nuk më binden
Bëj të pi një kafe, s'e kaloj dot poshtë...
Zot nëmi dy krahë, që pranë saj të gjindem
se u dogja fare, si oxhak me blozë...
Krijoni Kontakt