Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 26
  1. #1
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898

    Lutja e Dėshprueme - nga Ernest Koliqi

    Me Dt. 15 janar u mbushen plot 28 vjet nga humbja e prof. Ernest Koliqit, ketij dijetari te shquar shqiptar. Me kete rast po ve nje poezi te tijen te marre nga

    Lutja e Dėshprueme



    Ju qi keqas t’vorrosun keq flźni nder murrāna
    mbi shpate t’pjerrta a n’pyje, n’breg deti ase n’breg lumi,
    deshmor‘, q’źmėn t’lavdishem keni thadrue n’gojdhāna,
    nėn dhé me gjak t’uej t’rīmun idhnķn nuk u a shuen gjumi.

    Ju qi n’vorre t’vetmueme keq flźni e nuk pushoni
    e as deka varrz e shtatit nuk thau as nuk u a mbylli,
    qi éshtnat vrik ju dridhen kur del nji zā nga pylli,
    a kur nji zhapllim‘ hapash pėrbrī murān’s ndėgjoni,

    ju qi n’mesime fisnike t’lahutės jeni rritun,
    ju qi burrnķn jetike e patėt si mėsuese,
    ju qi lirķn kreshnike zgjedh‘ e kishi per nuse,
    ju qi n’mprojen e nderit botėn keni ēuditun,

    sot n’murrāna t’harrueme kėrkoni kot pushim:
    ju qi epopé t’panjoftun shkruet me gjakun e kuq,
    plot vrumulisje n’eshtna rrini tue bluem idhnimin,
    fatosa orzez, pėr flījen e jetės q’u shkoi huq.

    U rrzuet tue rrokun armėn dhe rrzue me jue fisi;
    ato q’atdheut i kjené ndėr mote gardh ēeliku,
    porzmat vigāne t’ueja, jo, nuk i mposhti anmiku
    por māma e fatit, māma qi befas mbi né krisi.

    N’heshtim t’natės shqiptare s’ndėgjihet kund zā njerit,
    prān‘ votres s’fikun nānat n’vaj nuk e njomin bukėn,
    por me sy t’papėrlotun plot shkndija mnije, strukėn
    tue prit‘ furķn ahmarrse qi t’thej‘ t’prīmunt e mnerit.

    Jo vįj por gjām e ahté prej pyjesh sjell jehona,
    zhumhura e rrebtė e lumit kushtrim zā-mbytun ngjanė,
    shpirtnat errson e ballet vrugon, ndiell mort zezona
    q’atdheut palcet gjallnuese mā t’mshefta po i a thanė.

    O Perėndķ, na tokėn pranuem qi Ti na fale,
    n’tź tash tridhet‘ qindavjeta na u end e ndershme jet,
    jetuem m’kto troje t’vobta, n’kto brigje t’thata e t’shkreta,
    ngujve larg botės tjetėr tue ruejtun dhźn mbi male.

    Me mzi strehueme trupin nga shiu e brshni e marrdha,
    n’kasolle e stane t’brishta qi shpėrthejshin duhķnat,
    pa dijt‘ qejfet e holla, pa dijt‘ ē’janė miradinat,
    pa njoft‘ doket e lmueta tė kombeve fatbardha.

    E, pra, t’ushqyem n’kto gryka me bukė kollomoqe
    Qi e zbutshin n’śj tė kronit, s’lypshim kurrgjā mā shum,
    sepse bylmet na kishin nji lirķ t’thjsht‘, t’pashoqe,
    qi me hiret e veta na e bānte gjakun t’lum.

    Nānat me qumsht‘ tė pastėr andjen n’shpķrt t’on‘ dikojshin
    Me fluturue si shqipe nė qiell t’nderit shqiptar,
    n’flak t’dokeve m’u kndellun e n’zjarrm t’buzmit bujar,
    qi kobin e zvetnimit nga votra na e largojshin.

    O Perendķ, ndėr shekuj ūja buzėn na e zverdhi,
    shpesh u errem pa hāngėr bukėn m’e ruejt‘ pėr fmķn
    e mitun q’ish n’e rritun, por n’qe ‘i mik né shpķn
    na msyni, ia vūm para at buk mikut kur erdhi.

    Pse kshtu na e randon jetėn me dhunė e me krajata?
    Lķrin e dy gisht nderi n’shtek t’ballit: s’kishim tjetėr:
    kto dy tė mira zbritshin vobeksķn t’on‘ tė vjetėr.
    Po pse, o i Lumi i Qiellvet, na i rrmbeve kto dhurata?
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga shigjeta : 08-02-2009 mė 02:54

  2. #2
    Buena Suerte Maska e MI CORAZON
    Anėtarėsuar
    21-07-2002
    Postime
    7,485

    Re: Lutja e Dėshprueme - nga Ernest Koliqi

    Shume e bukur kjo poezi, Eni ! Sidomos keto dy strofat e fundit.....

    O Perendķ, ndėr shekuj ūja buzėn na e zverdhi,
    shpesh u errem pa hāngėr bukėn m’e ruejt‘ pėr fmķn
    e mitun q’ish n’e rritun, por n’qe ‘i mik né shpķn
    na msyni, ia vūm para at buk mikut kur erdhi.

    Pse kshtu na e randon jetėn me dhunė e me krajata?
    Lķrin e dy gisht nderi n’shtek t’ballit: s’kishim tjetėr:
    kto dy tė mira zbritshin vobeksķn t’on‘ tė vjetėr.
    Po pse, o i Lumi i Qiellvet, na i rrmbeve kto dhurata?
    Where does a thought go when it's forgotten?

  3. Anetarėt mė poshtė kanė falenderuar MI CORAZON pėr postimin:

    bsdev (03-03-2017)

  4. #3
    i/e regjistruar Maska e engjell
    Anėtarėsuar
    28-05-2002
    Vendndodhja
    shqiperi??
    Postime
    14
    Me te vertete shume e bukur!

    Eshte interesant, se kur po lexoja kete shkrim, edhe po mendoja per kontributin kaq te madh te shkrueses, me ra ndermend nje shkrim i para disa muajve, qe me duket se e karakterizon fare mire kete tip kontributi:

    postuar me pare nga Anton, tek forumi i bibles, dt 16.06.02

    "Asht gabim i trashe, kur thohet shume here qe orjentalizma na ka ardhe nga Azija apor neper religjionin muhamedan apor edhe nga populli tyrk. Jo, kurrsesi, orjentalizma e jone asht kryekeput nje dhantine (darove) fatale ekristjanizmit, megjithe qe e nje kristjanizmi te degjeneruem euro-aziatik
    Kete citim, Antoni, qe une kam respekt (edhe pse po e shkruaj kete gje) vete nje afetar-katolik (mos u habisni, se fenomene te tilla, ku njeriu mund te jete edhe jo besimtar, por njekohesisht edhe katolik, ortodoks etj, jane normale ne nje shoqeri te vuajtur e ndryshur, si ajo ne Shqiperi), sjell citimet e shkrimit te nje Dr. Prf Kristo Maloki, pra edhe ky nje kristian anti-kristian, me ngjyrime te forta psiqike te koheve te kaluara, me teori superioriteti racash (edhe brenda llojit shqiptar) e idesh.

    Nder te tjera z. Maloki shprehet se Bizantinet e Shqiperise (dmth ortodoksit, prej ku znj. Eni na vjen), jane nje lloj tipi servil, qullac, frikacake edhe ku rafsha mos u vrafsha, qe do te thote, se bejne politiken me me te "fortin", njerez qe sipas <alokit, e paskan degjeneruar "genin" shqiptar etj mbrapeshtira si keto.....


    Pse e solla edhe cfare dua te them une me kete?

    Une e kam ndjeke me te madhe kete debat te forumit te bibles, edhe ne nje fare menyre edhe pse nuk bie dakort fare, madje i quaj perversitete meditimet e Malokit, them se deri diku, duke qene ndoshta Dr. Prof e me i vjeter se ne, ka thene te verteten qe nder ortodokse (bizantine) ka nje lloj geni servilizmi, tutkunerie, dudum, edhe ketu me vijne nder mend, jo vetem ky lloj kontribut i ketushem i shkrueses, por edhe kontributi i ketij tipi, i Fanarioteve te Stambollit, qe iu perkushtuan Turqise me teper se sa Turqit vete, edhe i dhane goxha, duke harruar kombin e vet, e krishterimin.


    Serish, kur klikova ne kete teme, thashe se mos shkruesja pas kaq e kaq kohesh do sillte ndonje gje jo mbi te tjeret, por kesaj rradhe mbi kontributin "bizantin" (ortodoks) te figurave intelektuale e patriotike te shumta.......por jo, edhe kesaj rradhe, ushte mbi "katoliket".....

    Ku eshte Imzot Noli, Visarioni, Kristofor Kisi, Irine Banushi....

    ku jane rilindasit ortodokse qe ruajten kulturen shqiptare e i dhane drite kombit?

    Apo keta permenden me dashuri vetem atehere kur perdoren me qellime politike kundra te huajve?!

    Per keta kush do jape kontribut? Deri me tash, asnje katolik se ka bere, por vetem kane sulmuar qyteterimin ortodokse me pretekstin se eshte grek!

    Medashuri e respekt, po jap vetem nje sugjerim, se mos merrni yrysh e me suleni, se gati e kam debatuesin qe tju trullose mire e mire!

    bye

  5. #4
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    Pershendetje engjell!

    S'po kuptoj dicka, cka te beje feja me perkujtimin e nje figure te letersise shqiptare, te cilit iu bene plot 28 vite qe eshte ndare nga kjo bote?
    Dhe akoma s'po shohim studime te mirefillta shkencore mbi kete figure te "damkosur" te kohes se rregjimit te kuq.

    E vura poezine e Ernest Koliqit tek kendi i letersise dhe jo tek ai i fese katolike.

    Forumi i letersise eshte per poetet dhe jo per figurat me te shquara te orthodhoksise shqiptare.

    Cfare kam pasur ne dore mbi orthodhoksine shqiptare, si nje libreth mbi kanonizmin orthodhoks e kam vene ne forumin perkates te fese se krishtere dhe jo ne ate te letersise. E njejta vlen dhe per At Nolin.

    Me vjen keq qe diskutimin tuaj e rrotulloni ne nje kend komplet te gabuar.

    Pastaj bindjet e mia fetare jane te miat dhe nuk i ve ne pazar per t'i dhene vleren te tjeret.

    te pershendes me nje poezi te Nolit:

    Marshi i Kryqezimit

    Do tė vrasim, Jesu, se tė kemi Baba,
    Do tė varrim, Mesi, se tė kemi Usta,
    Se s'ke dashur as jet' as martes' as para:
    Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha.


    Dy kusarė tė vegjėl i zumė nė lak.
    Kryqėsoji kėta, se na vothnė fort pak,
    Kryqėsoje kėtė, se s'na vodhi aspak:
    Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha.


    Vrajeni, se pėrunj dhe pėrmbys pasurinė,
    Pasuron, dhe ēliron, dhe forcon varfėrinė,
    Se lėngatėn shėron, se ndriēon verbėrinė:
    Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha.


    Varreni, se me botėn, me ne s'shėmbėllen,
    Se na ndreq shtrėmbėritė, dhe kurrė sna rren,
    Se e do vegjėlin' e tiran' e urren:
    Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha.


    Vrajeni, se pėr vete s'kujdeset, s'lėfton,
    Dhe tė mjerėt, tė humburit nuk i sfruton,
    Dhe pėr sherr, pėr vlla-vrasje, pėr luftė s'punon:
    Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha.


    Varreni, posa s'do as tė vras' as tė varrė,
    As tė bėnjė tė keqen as gjakun t'a marrė,
    Dhe katilėt me nam na i qan si tė marrė:
    Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha.


    Vrajeni kryengritėsin e Shėnjtėruar
    Si katil tė mallkuar, atė ka kėrkuar,
    Se kujtoj qė pa armė na ka pėr tė zgjuar:
    Kryqėsoje, Pilat, nė Kalvar, Golgotha.

  6. #5
    i/e regjistruar Maska e engjell
    Anėtarėsuar
    28-05-2002
    Vendndodhja
    shqiperi??
    Postime
    14
    Me fal!

    por nuk ke si it hone fjales: te duash vetllat e jo syte!

    Dmth, jane ata qe duhet te pershendetesh se pari, e me pas une apo kushdo qofte.

    Nuk ka debat mbi kete pune.

    thnx!

    ps: une nuk e permenda ate gje meqe jemi tek letersia, por meqe jemi tek figurat.

    Tashti me shitje, mos do te thuash qe po na i shet ne pazar intelektualet katolike (meqe keto i permend)?

  7. #6
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    shitja = per bindjet e mia fetare.

    e per asgje tjeter.

    as per kete ska debat!

  8. #7
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Ernest Koliqi

    RD


    ------

    Rrėnjėt lėvizin



    - nė 100-vjetorin e lindjes sė shkrimtarit Ernest Koliqi -

    Njė shekull mė parė, mė 1903, pikėrisht mė 20 Maj, nė muajin e bukur, kur harlisen bashkė rreze e petale tė ngrohta si puthjet, mes tė cilave pėrzihet edhe ajo mė fatalja, puthja e Judės, kur Shqipėria po pėrgatitej tė ribėhej, lindi nė Shkodrėn mahnitėse shkrimtari Ernest Koliqi, themelues i tregimit tonė modern, ndėrkohė dhe poet, romancier, eseist, pėrkthyes, gazetar, madje dhe dramaturg, gjithsesi dhe veprimtar i shquar nė fushėn e politikės, tė kulturės sė politikės dhe tė politikės sė kulturės, gjithmonė kombėtare, tė gjysmės sė parė tė shekullit XX.

    Njeri me dije tė gjera, vizionar, mbartės i traditės mbi shpinė, i parakes, teksa me duar mbrunte risitė, modernen, stilist i zoti, qėmtues i fjalės, aq sa duket sikur i mblidhte si bimėt e rralla mjeksore maleve tė Veriut, krijues imazhesh dhe portretesh, mė shumė shpirtėrorė, njohės i konflikteve tė brendshme dhe sociale, i filozofisė sė tyre, i brengave, i muzgut dhe dritės, i rrugėve njerėzore e sidomos i rrugėve tė Shkodrės, qė e deshte aq shumė, aq sa e bėri emblemė tė kėngės sė vet…

    Adoleshent familja e ēon tė studiojė nė njė kolegj tė Bergamos nė Itali, kthehet nė Shkodėr, bėhet mik me mė tė kulturuarit e qytetit, organizohet nėpėr shoqata, emigron nė Jugosllavi, kthehet sėrish sėbashku me librin e tij me novela "Hija e maleve", punon si mėsues nė Vlorė, prapė nė Shkodėr, ndikon te Migjeni e mė pas shkon nė universitetin e Padovas, laureohet pėr letėrsi, mbron Diplomėn me tezėn "Epika popullore shqiptare", gjė qė entuzizmon albanalogėt mė tė shquar tė kohės, boton libra tė tjerė, poezi, pėrkthen mė tė mėdhenjtė.

    Mė 1939 emėrohet Ministėr Arsimi nė Tiranė dhe nė tė njėjtėn kohė Superior i Katedrės sė Gjuhės Shqipe nė Universitetin e Romės. Themelon gazeta, organizon kongrese kulturore, institute, bashkėpunon me Merlikėn, Gurakuqin, Fishtėn, Asdrenin, Mjedėn, Ali Asllanin, Lasgushin, Logorecin, Toton, Kokoshin, etj. dhe ėshtė i pari qė arsimin shqiptar e ēon instutucionalisht nė Kosovė, dėrgon 200 mėsues nga mė tė pėrgatiturit, duke hapur tė parėn shkollė tė mesme atje, mė 1941 (kur kėtej, 200 tė tjerė, jo mėsues, por komunista, me ndihmėn jugosllave sapo kishin krijuar njė parti, e cila do ta braktiste Kosovėn dhe do tė rrėnonte shumė nga ēėshtja jonė kombėtare).

    Mbarimi i luftės do ta zėrė me punėt e albanologjisė nė Itali duke iu mbyllur rrugėt e kthimit nė atdhe pėr jetė. Diktatura do tė ndalonte dhe veprėn e tij, madje dhe do ta shpallte armiqėsore.

    Edhe gjatė mėrgimit tė tij politik, Koliqi nuk do tė rreshtė sė punuari. Themelon revista, bashkon diasporėn, bashkėpunon me tė arratisurin tjetėr, me poetin Martin Camaj, me arbėreshėt, me Xhuzepe Gradilonen, shkruan poema, romane, udhėton pėr nė SHBA, harton antologjira tė poezisė mbarėkombėtare, ndjek me vėmendje jetėn politike dhe kulturore nė atdhe, nė bregun tjetėr tė mallit dhe vdes papritur nė dhjetor tė 1975, nė Romė. Ende atje prehen eshtrat e tij, nė varrezat e mėdha, ku ėshtė dhe poeti Persi Bishi Shelli.

    Nėse sot janė bėrė tė njohura pothuaj tė gjitha librat e Ernest Koliqit, fale dhe Shtėpisė Botuese "Camaj-Pipa" nė vendlindjen e tij, pak, fare pak flitet pėr rėndėsinė e tyre letrare e kulturore si dhe tė vetė autorit, qė mė shumė komplotohet me harrim e mosmirėnjohje zyrtare.



    Dua tė kujtoj, mė pak tė kujtuarėn sot, dramėn e ēuditėshme, profetiken, tė Ernest Koliqit, "Rrajėt lėvizin", e vogėl dhe e madhe njėkohėsisht, sa delikate po aq dhe epike, simfoni e vėrtetė, klasike dhe avanguardiste, sintetike dhe me njė jehonė polifonike, e dhėmbshme dhe meditative, ku jo vetėm njeriu, por dhe koha gjen vetveten. Koliqi ishte i pari dhe i vetmi shkrimtar qė nė mėnyrė gjeniale parashikoi rėnien e perandorisė komuniste. Drama "Rrėnjėt Lėvizin" u shkrua nė Romė, por ngjarja ndodh nė Shkodrėn e tij, nė vitet ’70, kur kėtu diktatura ishte nė kulmin e mesnatės sė saj, ndėrsa autori si njė orakull pėrndjell vdekjen e diktaturės dhe rilindjen e Shqipėrisė. Parashikimi ka njė ekzaktėsi mahnitėse, jo si kohė, por si hapėsirė shpirti. Ndėrsa shkrimtari anglez Zhorzh Oruelli shkroi romanin fantastik "Tetėdhjetė e katra" pėr komunizmin, Koliqi si njė AntiOruell, ose "Oruell pozitiv", me dramėn e vet, ku rinisin tė kumbojnė magjishėm kėmbanat nė tė vetmin vend ateist nė botė, rrėfen triumfin e ardhshėm tė njė shoqėrie, nė tė cilėn pas shtypjes nuk ka hakmarrje, por fisnikėri sipėrane.

    Ėshtė hera e parė qė kjo dramė botohet e plotė nė atdheun e Shkrimtarit.

    Visar Zhiti



    Vetjet



    Shuku, mėsim-dhanės (28 vjetsh)

    Ndreka, ish-tregtar (66 vjetsh)

    Iza (24 vjetshe)

    Roza, e shoqja e Shukut (25 vjetshe)

    Ganxhja, e shoqja e Ndrekės (26 vjetshe)

    Lina, e motra e Rozės, nzanėse (17 vjetshe)

    Nė Shkodėr, me 197....



    (Nji odė buke, e gjanė, nė nji shtėpi tė vjetėr zotnijsh. Mure prej shum kohe sė palyeme. Nji tryezė e thjeshtė katranėshe nė mjedis rrethue me ndejse tė zhgatrrueme tė ndryshme njana prej tjetrės. Nė fund tė dhomės dy dritore tė mėdhaja qi biejnė kah rruga. Nė perden e mbajtė, nė skaj kah fundi, njė derė qi qet n’odė tė zjarrmit, madej njė kanapeh mbulue me pelhurė tė zgjedhur, tshti e repun dh’e zverdhkatė nė ngjyrė. N’anėn e djathtė nji derė qi qet nė shenashin. Edhe pse s’mungon dlirsija, ambjeti ep nji pėrshtypje sė lanumi mbas dore. Shifet menjiherė se dikur ajo banesė shkelqente me orendi tė begatėshme e dallohej pėr mbajtje tė kujdesshėme. Asht mėngjesi i njė dite sė dielle vjeshte).



    LINA (tue hy nga dera e shenashinit, veshė me petka shetije, pėrshėndetė Rozėn qi del me dy broka plot me uj nga dera e odės sė zjarrmit) Nadja e mirė!

    ROZA Sa heret kenke ēue! Mirė se vjen!

    LINA Mesha nė Shkollė tė Murgeshavet thohet nė shtatė. Mbaroi e kėtheva kėtu. Erdha me pa si keni ndjehė e me tė marrė me da;ė nė Fushė tė Qelės.

    ROZA Ka kohė. Nuk do tė jet sahati ma tepėr se tetė e gjysė. Shetija fillon mbas Meshės s’orės njimbėdhetė tė Fretnevet. Po i ēoj ujin m’u la Shukut e po vij. Si asht nana?

    LINA Mirė. I kanė pushue dhimbat n’ijė. Shuku si po asht?

    ROZA Me shėndet mirė, por, si gjithmonė, i habitun mbas trilleve tė veta. Lexon, merr shėnime e ēohet e shetitė nėpėr odė. duhet me ia pėrsritė disa heresh fjalėn para se t’a marrin vesht: kaq pėrqėndrohet nė mendime...

    LINA Pregatitė ndoj vepėr tė re, sigurisht.

    ROZA Shka me kenė! Humbė kohėn kot. Kur s’mujt me nxjerrė gja nė dritė sa ishin.... ata, sot duhet t’a kuptojė se puna e shkrimeve tė tija ka marrė fund. Mue mė ban me plasė. Nė vend me ia vu menden si e si me e pėrmirsue kėt gjendjen t’onė dhe m’u vu pėr fije si shokėt, qi pra s’e lanė kurrkund zotsin e tij, bieret mbas andrrave. Jam nė hall tė madh. Linė!

    LINA Shuki asht i zoti. Heret a vonė ka me i a dalė m’u rradhitė ndėr shkrimtarė nė shej e me kenė i ēmuem si meriton.

    ROZA Prit gomar sa tė dalė tėrfoja! S’kam besim nė zotsin e tij. Ka mbetė mbrapa shokve. Mandej... (me za t’ulėt) kujton ti se e lanė... kėta tė sotshmit me ēue krye si shkrimtar? Rrehet kot. Por.... mė len t’i a ēoj ujin m’u la. Mos u mėrzit. Qe, erdha! (Del kah shenashini).

    GANXHIJA (hyn nga e djathta) Nadja e mirė Linė. S’ashtė nevoja me tė pyetė si je pse po shof se ke ndjehe si molla nė gem. Kaq herėt, sot?

    LINA Jam kenė nė Mesh te Murgeshat.

    GANXHIJA Ty tė ndihmoftė. Edhe unė aty kjeēė nė meshė, por ishem nė fund tė kishės e s’tė kam pa. Ke pasė fat, moj bi, m’u rritė nė hir tė Zo’it e me marrė mėsime tė mbara ndėr Murgesha. Mjrisht ka gjind qi, qyshė se kanė le, nuk e kanė pa kishėn me sy dhe nuk njofin ngushullimin e madh t’uratės....

    LINA Si ime-motėr, pėr shembull, as? Mos i ven faj, Ganxhe. Ka thithė mendimet e... atyne. Nuk asht zemėr – keqe, por koha e pėrparėshme ka lanė gjurmė tė forta nė tė.

    GANXHIJA Ajo qi nuk mė pėlqen, lum Lina, asht se jote-motėr nuk i mban pėr vete mendimet qi ka, por mundohet me i a rrasė nė tru edhe tjervet. Qe, tuk asht zotni Shuku: ai nuk i a thotė tė bindun se asht e mirė e e drejtė. E, pra, kisha me thanė se atij i pėrket ma tepėr me u dalė zot mendimeve t’atyre....

    LINA Unė nuk jam fort e rrahun nė kėto ēashtje. Por... me shka kuptoj unė, Ganxhe locja, Shuku ka mendime krejt tė veta qi janė bukur larg prej parimeve t’atyne pa kenė, merret vesh, kurrkund afėr me t’onat; me kėto tė sotmet, due me thėnė...

    NDREKA (tue hy nga e djathta_ Mirė se tė gje, zojshė.

    LINA Mos mė thirrni zojushė, zotni Ndrekė. Unė...

    NDREKA Don ndoshta me tė thirrė shoqe? Fjalėt shok e shoqe i urrej edhe i kam qitė, sa pėr vete, jashtė pėrdorimit.

    LINA Mė thirrni Linė.

    GANXHIJA (tė shojt) Edhe ti ke nisė m’u ba i mėrzitshėm. Lene rahat vajzėn qi kurr s’t’a ka kėthye fjalėn.

    NDREKA Ke arsye. Lina s’asht si...

    GANXHIJA Leni fjalėt boshe, po tė tham. Po shkoj me ju pjekė nji kafe. E kam xhezėn nė zjarrm. (Del kah oda e zjarmit).

    NDREKA (tue u ulė ndejun nė kanapeh) O Zot i lum, kjosh levdue qi premtove me mė falė nji pleqni tė rahatshėme! E din, Linė, sa vuejshem kur ishin ata. Sidomos tė diellavet. Nuk u dallote e diellja prej ditve tjera. Qe, ndėgjo. Po biejnė kumbonėt e Kiėshės sė Madhe. Aman, mos prito, ēolma dritoren. Due me ndėgjue kumbonėt. (Lina hapė xhamat e dritares). A ka lezet ma tė madh? Me gėzue lirisht tė diellen; me shkue nė Meshė tė madhe, ashtu si pėrpara. Ti je e re dhe s’merrshe gja vesh kur ishin ata. Por ne na e kanė terratisė jetėn. Kishim lakmi ata qi dishin. A merr vesht? I njehshim tė lum ata qi pėrsiellshim ndėr Rmaj... me i shti nė dhe!

    LINA Unė s’mabaj mend mirė’ po, vėrte, tė ramit e kumbonvet ishte asokohe i ndaluem?

    NDREKA Rrebtėsisht.

    GANXHIJA (tue hy me do filxhana nė nji tabake) Urdhėroni, pra.

    NDREKA Tė lumėt dora, grue. Prej erės kuptohet se na ke pjekė nji kafe tarrnake.

    LINA (Ganxhes) Njimend pak e kush din me pjekė kafe si ti.

    NDREKA Duket gja e kollajtė, pėrkundrazi don shum marifet. Ah. s’ka ma gja tė kandėshme se me pi kafe tue ndėgjue kumbonėt qi bijnė e tue mendua se "ata" nuk na rrijnė ma pėrsipėr me na marrė frymėn. Lirija, lirija, s’ka tė paguem nė kėt botė.

    ROZA (tue hy ka ndėgjue fjalėt e Ndrekės) Liri kallpe... Vetam mendelehti nuk kujtohet se priftnija i a futė shpirtin njerzis nė nji burg gėnjeshtrash lara lara. Nuk asht liri ajo qi pa u kujtue tė ban me ndjekė vijėn e caktueme prej priftėnvet dhe prej qeverritarve tė cilėt tjetėr mendim s’kanė veē me shfrytėzue vogjėlin e shkretė.

    LINA Pash fen, pse nuk shikon punėn t’ande!

    NDREKA Lene tė turfullojė.... Fjalėt e saja nuk m’a prishin lezetin e kėsaj sė dielle plot kumbonė. Kumbomnėt s’i bajnė dam kujt. Kjo pėlqente krizmėn e batareve qi vinte prej Zallit tė Kirirt kur u pushkatojshin njuerėzit ma tė ndershėm tė vendit tonė. Tashti angthi u zhdavarit... Ah. kjo muzikė e kumbonve t’a zgjanon shpirtin.

    ROZA E besoj: tash qi kėthyem prap nė Mesjetė...

    NDREKA Kėthyem nė jetė te mbarė e tė lume!

    GANXHIJA Po ti, more, pse e gėrget? Lene nė punė tė saj. Ajo asht rritė me ato mendime.

    LINa (qi ka qitė kryet kah rruga prej dritores sė hapun) Gra, eni e shifni. Nė krye tė rrugacės asht ndalė nji zojė e huej... Se ē’petk qi ka!.... s’ka si bahet ma i bukur... e i rri mbrekulli nė shtat.... Qe, ka ndalė diken e dishka po e pyetė tue ba shej me dorė kah kjo rrugacė....

    (Roza e Ganxhja shpejtojnė me dalė nė dritore).

    GANXHIJA Kush do tė jet, vall? Po hyn nė rrugacė t’onė. Po afrohet kėtej...

    ROZA E veshun vėrte nė mėnyrė tė pėrsosun.... Sa t’encun tė zhdėrvjellėt... Shifet se nuk e topitė halli i jetės si ne tė shkretave.

    LINA Zojė e randė duket me kenė....

    ROZA Po ndalet para derės s’oborrit t’onė...

    GANXHIJA Jeee... Po kjo shka lypė te na?

    (bjen trakllojca e derės s’oborrit: i ndėgjohet krizma nepėrmjet derės sė shenashinit)

    ROZA Tham se e kanė drejtue gabim...

    GANXHIJA (tue dalė me shkue e me ēelė derėn e oborrit) Nė kjoftė e huej si do tė merrem vesht unė me te?

    NDREKA (pa u tundė prej kanapehit, tue mbėshtjellė njė cingare nė kuti tė duhanit) Mė thirr mue. Unė italishten e dij....

    ROZA (si nė tallje) E po foli rusisht, jam kėtu unė!

    NDREKA S’ka me kenė nevoja as pėr ty as pėr mue. Ka gabue derė, po kjo se kėrkon ndokend. Kėtu te na s’ka kush punė me tė huej... Shko, Linė, tė paēa, e shif kush asht ajo grue e si po i shkon puna Ganxhes me te.... (Lina del kah e djthta).

    NDREKA Shum tė huej kanė fillue me ardhė. I ka dalė nami vendit t’onė e, tash si udhėtohet pa pengime, shum kend ngucė kureshti m’e shetitė fun e maje.

    ROZA Nė kėt shtėpi gjysė tė rrenueme s’ka kush shka me pa...

    NDREKA Eeeh.... Dukur kjo shtėpi ka kenė nji ndėr ma tė mirat e Shkodrės...

    ROZA E sot asht ēerdhe mijsh. Tė mjerėt na qi jemi tė dėnuem me jetue kėtu mbrendė.

    NDREKA (tue mos u vu vesh fjalėve tė saja, vazhdon si tė flike me vete) Shtėpija e Sinadinvet, zotnij zemėrbardhė.

    ROZA Pasanikė qi jetuen tė kėrtylun me miradina nė shpinė tė popullit t’unshėm. Mandej nji prej tyne a mė bahet a ishte i dam me gisht si njeri me idena antipopullore?

    NDREKA Thue pėr Pjerin Sinadinin, shkrimtar?

    ROZA (tue hy turravrap pa frymė) E dini se kush asht? E zoja e shtėpis!

    NDREKA (tue broftė nė kambė) Kush? Kush, thae?

    LINA E zoja e kėsaj shtėpije, pra! Ka ardhė prej Italije. Po shetitė oborrin me Ganxhen.

    NDREKA A ka se si? E ka marrė mirė vesh Ganxhja?

    LINA Po, po ajo flet shqip si na. Asht bijė Sinadinėsh; a u thoshin kėshtu rponarėvet tė kėsaj shtėpje?

    NDREKA Ashtu. Po pse ka ardhė?

    LINA S’dij. Unė porsa u paraqita me te e ngava kėtu me ju kallzue.

    ROZA (me za idhnak Ndrekės) shif: unė tė kam pague qiran pėr nji vjet e, t’a dijsh mirėara Shėn gjergjit nuk los prej klėndej edhe me ardhė tė gjithė Sinadinėt e dekun e tė gjallė...

    LINA Para se me thanė ashtu, preit me marrė vesh si po merr zhvillim puna.

    NDREKa (Linės) A tė tha Ganxhja me mė ba za mue?

    LINA Jo; por, ,ėsi i a pash gjasėn, ajo tash po njitet kėtu nalt.

    NDREKA Si t’u duk?

    LINA S’ka si bahet ma e njerzishme. Si cėrcerrim bylbyli e ka zanin. Nji buzqeshje e ambėl i a ndritė fytyrėn kur flet.

    NDREKA Kjo nuk u donte!

    ROZA Shka nuk u donte?

    NDREKA Ardhja e kėsaj – deh?

    LINA Po kush asht kjo, zotni Ndrekė? Bash e zoja e shtėpis?

    NDREKA Kjo – a? Mbas hamendjes asht e bija e Pjerin Sinadinit.

    ROZA T’atij shkrimtarit me mendime prapanike?!

    NDREKA (tue mos i vu vesh Rozės flet me Linėn) Pjerin Sinadini – unė e kam njoftė – ka kenė njeri me idena tė vjefshme, nisjatuer i palodhėshėm veprimesh tė mbara, shkruente ndėr fletore, qitte libra, ka pasė nji rreth tė gjanė miqėsh qi e dojshin me shpirt, por edhe shum anmiq qi e mėnjijshin....

    ROZA Njerzit e kėqij janė tė mėnim....

    NDREKA Ai s’i ka ba keq kuj. Disave, prej atyne qi e mėnishin, u kish ba nderna e ēfarė ndernash....

    LINA Po kjo zoja kush asht?

    NDREKA Sigurisht e bija, qi ka trashigue pasunin e tij.

    LINA Po vjen! Qe, i ndėgjohet zani. Janė nė shenashin me Ganxhen.

    ROZA Unė s’due t’a shof.

    LINA Ti rri, he mos pritsh. Tė shofim shka thotė e shka ka ardhė ma ba....

    IZA (tue hy e pėrsjellun prej Ganxhes, me njerzi tė spikatun) Mirė se u gjej!

    NDREKA Mirė se tė bjen Zoti! Unė jam Ndrekė Beitoja, kujdestar i kėsaj shtėpije....

    IZA Mė falni qi po u trazoj, zotni Beltoja. Deshta me pa, mbasi mė qiti rasa me ardhė nė Shkodėr, shtėpin e prindve tė mij.

    NDREKA Jeni e bija e zotni Pjerinit, atėherė?

    IZA Po.

    NDREKA E kam njoftė babėn e juej.

    IZA (me sy qi i ndrisin papritmas prej gėzimit) Vėrtetė?

    NDREKA Po kush nuk e njifte? Asht pėrpjekė shum pėr kėt qytetin t’onė.

    IZA Shkodrėn e ka dashtė me shpirt. Ka dekė me zemėr tė plasun prej mallit tė saj. Mė flitte gjithmonė pėr Shkodėr, pėr Shqipni, pėr kėt shtėpi.... (Shikon rreth e rrotull me nji hije mallėngjimi nė fytyrė) Kjo asht oda e bukės.... Aty nė skaj dikur ishte nji poltronė ku rrinte gjyshi.... Kėndej duhet tė jet oda e zjarrmit. A kam lejėn t’a shof?

    NDREKA Kjo asht shtėpija e juej, zojė... Urdhnoni: po ju pėrsjellim (bashkė me Ganxhen shoqnon Izėn dalė kah e mbajta).

    LINA Sa grue e hijshme dh’e njerzishme.

    ROZA Kėshtu e kanė tė pamit kėto reshpereshat, por pėrmbrenda janė pleh.

    SHUKU (tue hy prej sė djathtės) Kush asht ajo zojusha qi erdh me ganxhen nodė t’onė e shikoi me pėrmallim tė dukėshėm trapazanin e musandrėn? Kishte nė shikim nji shprehje tė ēuditėshme! si me kenė tue pa andėrr....

    ROZA Ti, ti, je gjithmonė i humbun ndėr andrra, more tatalosh. E kjo bukurushė ka ardhė me tė zgjue e me tė ba me ikė rrezgabjezga prej kėsaj shtėpije pse don me banues vetė kėtu.

    SHUKU (pa u vu vesh fjalve tė sė shoqes, me kureshtė tė gjallė) Si? Si? Asht zoja e kėsaj shtėpije?



    (vijon numrin e ardhshėm)

  9. #8
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Gjuhės shqipe


    Lshon ame ilire n`goje agimesh s`vjetra
    Ndo `i fjale e jote than` vetimeveti,
    O gjuhe e folun n`bote ende ferishte
    S`ciles Mayeri ne te censhmet letra
    Rraj`t e mshefuna n`mot nuk mund ia gjeti
    As n`t`folun t`Cezarve as n`helenishte,
    Perse Athina s`kishte
    Emen as Roma, kur e rrept ushtove
    Nder vepra katallajsh qi nper jehona
    Vigma t`fuqishme qitshin hove-hove,
    Tue ndertue ledhe permbi troje t`ona.

    Kuturesat e hyjit nper gjeth lisi
    N`Dodonen shejte prifti, qi n`pergjime
    Naten e diten rrinte atje perdore,
    Porse ndo `i fllad pullnaje kundalisi,
    Ndoshta me fjal`t e tueja i dha heshtime
    T`perfrigueshme qi mbluen t`parat therore:
    Ndoshta ndo` i buz` hyjnore
    N`at mot qi zota shpesh perbujte toka
    Shqiptoi kto fjal` qi ne mbi goj` na shkrefen;
    Me ty hyjneshat ndoshta nper kto boka
    Ndonjij biri njeriu dashnin ia shprefen.

    Mbi anija t`shpejta velat nde kah preja,
    Qi urdhni i Teutes niste nen hyj ari
    Me msy t`Helenit barkat tregetuese
    Ngarkue me ar e kem e skllave t`reja,
    Ty t`kelthitte n`timue anijetari
    Tue i ra me kic ilir pupes bishtnuese;
    E permbi val` shkembuese
    Ti jehojshe nder hymnet e ngadhnjimit
    Kur, me plackat e rrmbyeme mbrend` stivue,
    U afrojshin n`breg anijat prej agimit,
    Mbretneshes s`detit pret me i a dhurue.

    Mysteri i vjeter qi mberthen fjal`t t`ueja,
    Zanin na e dridh` me nji kreni t`pashoqe,
    O ghuhe e folun per trimij pranvera,
    E tok na mbajte nder pushtime t`hueja
    Sepse prej gojve arbnore nuk u hoqe
    As kur u ndam n`besime e doke tjera;
    E shekujve potera
    Qi me vrull u perplas mbi tok` shqiptare
    Ndonjij ndrrimi edhe n`ty i cili shtegun,
    Por prap kumbimet n`buze i ke krenare
    Si n`mot qi Ilirt Shqipnis i a ruejshin bregun.

    Thue buza e kangatarve te paemen
    Qi gzim e idhnim me ty knduen maje mali
    Dhe kanga u humbi n`erresin e motit,
    Ket permallim qi mungullon mbi t`emen
    E vjen nga heshtja e shekujve m`a fali,
    Mue trashigues i tune n`dhe t`Kastriotit?
    N` kthjelltin e dites s`sotit
    Kang` ndoshta t`kndueme qi vorroi kalesa
    Kendoi, o gjuh` lulzue n`shkreti, dh`asht goja
    E eme ahmarrse e gojve qi harresa
    N`terr mbylli, kur ti s`kishe as sheje as shkroja.

    Motrat e tueja qi kumbuene n`shekull
    Bukurin tue sjell` n`prak t`ksaj jete
    E tjetra ligj`t e Arsyes qi mbarshtrojn` fise,
    Heshten e rrojn` vec n`karta:ti, per mrekulli,
    Me nji mosh` trimij vjetsh e blerun mbete
    Edhe kumbon e gjall` po n`ato vise
    Ku me lshue tingujt nise
    N`foshnjin e botes. Pse t`ka ruejtun fati
    T`njom edhe virgjin? Egersija jote
    Mos mban n`at gji, q`i hueji nuk pecati,
    Stinen e fundme t`poezis s`ksaj bote?

    O shqipe plot me munguj, o gjuh` burrash
    Qi me `i fjal` t`vetme lidheshin per laku
    Dhe soje as vdekja s`mujte kurr me i trande,
    Shprehje t,kulluet na ep si akull gurrash
    Per kang`t e burrnis s`lasht q`ushqejm` te gjaku
    E t`lavdis s`re qi me t`fitue na kande;
    Thjeshtin e ambel t`ande
    Me ndjell` dashnin e vashavet qi t`flasin
    Falja poetve t`u, por n`qe se kamben
    Buzes amtare kush ia ven, ti casin
    Mos prit: banu rrufe me lshue n`te namen.

    O Kange, Arbnor`t e plogte i kapi gjumi;
    Ti kris si za burije
    Mbi ata qi flejn` pa andrra fisnikije:
    E n`qe se belkacuk`t e gjuh`s ilire,
    Tue t`ndie fishkllojn` prej smire,
    Me rrahje flatrash ik n`nalsi t`kalthera

  10. #9
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Shkodra nė mengjese


    Kendojnė bashkė nė mengjese pesė kumbonare,
    kendojnė nė ajri mbi Shkoder ende fjete:
    mbi Maranaj qet vetllen kureshtare
    agimi e hjedh nė liqe synin e qete.

    Perhapė lajmin e zgjimit rrezja e parė
    tė parat pershendetje dridhen nė heshti tė lete,
    e shpejt nė at lavdi dielli, qi e veshė fare
    Shkodra kumbon me zane, zhurmė e jete.

    E ai diell prendvere i ri shprazet nė shtepija
    udha e lulishta tue ngjallė ngjyra e shkendija,
    tue mbshtjellė gjithshka si nji tis ari, i holle:

    skaj ne skaj si lum gzimi tue rreshqite
    nė syt e vashave, qeshė, e mbush me drite
    kacurrelat e tyne kur shkojnė nė shkolle.

  11. #10
    yells `aziz! light!` Maska e AsgjėSikurDielli
    Anėtarėsuar
    12-09-2002
    Vendndodhja
    the black light
    Postime
    1,786
    Kroni i katundit

    (prozė e shkurtėr)


    Shtegu qi con te kroni asht shetija e katundarvet. Buze mbramje me buljere ne krah, dalin gra e vajza per me mbushun uj ne krue. Ndeshen udhes shoqe me shoqe e shendrrojne dy fjale.
    Dita asht e mundshme nder katunde e ato biseda mbramjeje disi jane nji pushim e nji argtim. E ndersa dielli prendon e hana del, kroni i mbushe buljerat nji nga nji tue kendue. Seciles vajze e seciles grue i kendon nga nji kange te vecante, perse kroni te tana i njef. Vajzat i njef te vogla e i pau dalkadale tue u rrite; grat i njef nuse e i pau dalkadale tue u plake. Pasqyra e qete e ujit mban kujtimin e te gjitha fytyrave. Kroni ne heshti te lehte, i kendon gjithkuj kangen e mallengjyeshme te kohes se kalueme. Por pak kush din ta marre vesht... E shumta kalojne habitshem. Shuejne etjen, mbushin buljerat e nuk e ndigjojne. Kjo, ndoshta, asht ma mire per to, sepse kanga e kronit shendrrohet ne vaj, tue jehue ne thellsit e shpirtit. Atehere ma mire mos me ndigjue.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Ernest Koliqi [1901-1975]
    Nga PORTI_05 nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 15-01-2023, 18:41
  2. Kardinal Mikel Koliqi 1902-1997
    Nga NoName nė forumin Komuniteti katolik
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-06-2006, 17:06
  3. Konkursi letrar “Ernest Koliqi” 2004
    Nga Diabolis nė forumin Enciklopedia letrare
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 03-02-2005, 00:21
  4. Kardinal Mikel Koliqi
    Nga Brari nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-10-2002, 21:44
  5. Ernest Koliqi per Nolin, Gurakuqin dhe Currin.
    Nga Brari nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 24-07-2002, 08:37

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •