Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 13 prej 13
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Lezhjani
    Anėtarėsuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    Kudo
    Postime
    17

    Korrigjime

    Po bej ca korrigjime qe bursa 33 ne menyre jo te vullneteshme ka bere.
    Quhem Pellumb Z. Nili emaili im eshte pznili@hotmail.com.
    Qe te besh pjese ne RENEA duhet te kalosh 12 javet e seleksionit, dhe pastaj qe te jesh anetar efektiv i repartit duhet te stervitesh edhe per 9 muaj te tjere ne gjuhe, trasmetime, fotografi, te gjithe gamen e stervitjes fizike, ca gjera qe nuk mund te thuhen, psikologji dhe negocim.
    Ndersa vetem pas dy vjetesh qe nje agjent eshte anetar efektiv, pra pas tre vjetesh qe ka filluar stervitjen ne repart, nje agjent mund te marre pjese ne nje shpetim pengu.
    Nuk kam paraqitur Shqiperine si Kolumbi, megjithese i ngjet shume, por doja te nenvizoja qe megjithese ne vendin tone ka nje kriminalitet te eger e determinuar nga shume faktore, ka njerez qe lene koken per te miren e pergjitheshme.
    Me respekt P.Z.Nili

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e bursa33
    Anėtarėsuar
    24-04-2002
    Postime
    64

    Pershendetje Lezhian-i .

    Sqaroj per shoket qe pasi pashe artikullin e zotit Pellumb, ne nje nga forumet shqiptare -qe me pelqeu pa mase- nuk e bera Copy & Paste dhe as nuk vura nje link per atje.
    Bera deri diku nje fare komenti per c`pashe e lexova dhe mendova se me e udhes do ishte ti drejtohesha personalisht.

    Dhe ashtu bera, privatisht i shkruajta nje e-mail duke i treguar dicka per forumin tone, duke e lutur qe te na nderoje ketu me prezencen e tij. E nese do kishte miresine qe ate artikull te na e postonte dhe ne forumin tone.
    pASI MENDOVA QE NJOHURITE E TIJ i duhen te gjithe komunitetit shqiptar ne internet e te mos jene vec ne nje forum.

    Me vjen vertete mire qe z.Nili ka pranuar, jo thjesht se ky forum eshte me i pasur me te, por se ne kemi nevoje per shembuj te mire. Kemi nevoje per nje shprese, per nje akt sakrifice trimerie e vetmohimi ; e kush me bukur se shembulli i djemve te Renea-s (ne artikullin e tij) e ilustron kete shpresen tone per nje Shqiperi me rend, qetesi e siguri per te gjithe.

    Nje repart eshte pak mund te thote dikush.

    Nuk eshte pak ne marrim faktet e artikullit e punen e ketyre djemve.

    -Keta djem shpetuan parate dhe arin shqiptar.
    -Keta djem rivune rend e rimoren gati gjithe komisariatet e rendit ne gjithe Shqiperine.
    -Keta djem ndeshen me qindra raste ne vit me kriminele te pameshirshem dhe u thone STOP.

    Keta Djem - Luane jane inspirim per ne, per te ardhmen e pike referimi per koleget e tyre police, e per shoqerine civile shqiptare ne teresi !

    Une nuk e njoh Lezhiani-n por mora shkas e ju drejtova nga artikulli qe kish bere.
    Ne internet gjeta faqen e tij, ai ka vene adresen e ju mund ta shikoni se kush eshte ai personalisht. Megjithese faqja e tij nuk eshte e plote per momentin, ka aq info sa te kuptohet se kemi te bejme me nje individ qe njeh te gjitha llojet e armeve, ekspert ne armatime e balistike, njohes mjaft i mire i forcave speclale boterore, i teknikave kunder-terroriste e me nje pervoje personale.

    Gjithashtu i jam mirenjohese qe kete artikull e futi tek tema per EDMOND CUKO-n , Djaloshin e rene ne Tropoje.

    Shekulli - dy dite me pare, shkruante:

    Jahoelezet (familja e dy vellezerve te vrare) padisin policine tek avokati i popullit per keq-trajtim.
    Ky eshte cmimi qe paguajme ne demokraci.
    Denoncimi i familjes se krimineleve se u qenkan shkelur te drejtat.
    Ankoheshin se policia i paska qelluar me mbi 50 plumba ?!Kulmi.Duhet ti durojme dhe derdellitjet e tyre.

    -Nuk thone se ishin kriminele te ikur nga burgu e te rrezikshmerise se larte.
    -Nuk permendin se iu be thirrje te dorezoheshin disa here.
    -Nuk thone se iken shpellave e maleve.
    -Nuk thone se Edmondin, vellezerit e tyre e vrane pabesisht ne brinje, e pa i pare ai ata - gati "point blank " NGA PRAPA FERRAVE !
    I
    shte me shume ekzekutim se vrasje e nje djaloshi qe po bente detyren, ku e kishin cuar. Po nejse.
    Drejtuesit e policise ua kishin dhe pergjigjen:
    aTO U VRANE NE AKSION E SIPER , e pasi vrane efektivin tone !

    Zoti Lezhjan te uroj mirseardhjen ne kete forum, jam e bindur se ekspertiza juaj grumbulluar ne vite do jete si pike referimi per kedo qe do kete kureshtje, interes apo deshire te dije per rendin, armet, forcat speciale e policine shqiptare ne vecanti, etj.

    Kritikon media e kritikojme here-pas here dhe ne, por duhet theksuar pa u lodhur se ato djem te rendit ne Shqiperi po punojne ne kushte teper - teper te veshtira, e Shqiperia ka nevoje per ta.

    Do kishte qene e bukur sikur artikulli te kish ardhur me foto ketu, e besoj se administratori do e mundesoje nje gje te tille.

    Nga kerkimet qe bere ne internet, ai artikull eshte i muajit qeshor ne "Armimagazine" qe ka dale ne shtyp ne Itali (kush do ta lexoje dhe atje) e nuk eshte futur ne internet akoma. Uroj te botohet dhe ne anglisht.

    pershendetje
    bursa33

    =================================

    PS. Nuk dua ta kaloj masen me kerkesa, por do mendoja - z.Pellumb se kur t`ju jepej koha dhe mundesia te bini shkrime te tjera, ose ngjarje per te cilat ju keni dijeni, operacione shpetimi, kapje krimnelesh, ne nje teme te vecante qe ju do e shini te arsyeshme, pasi kam bindje se do kete interes per ngjarje te tilla, e 'after all" te gjithe KEMI NEVOJE PER / e duam nje histori ku "GOOD GUYS WIN "

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Lezhjani
    Anėtarėsuar
    12-05-2002
    Vendndodhja
    Kudo
    Postime
    17

    Faleminderit bursa

    Faleminderit me gjithe zemer qe e vlereson punen time.
    Yti me respekt P.Z. Nili

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Edmond Shallvari
    Nga Fiori nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 10-03-2011, 02:58
  2. Zahir Pajaziti, Edmond Hoxha e Hakif Zejnullahu
    Nga ARIANI_TB nė forumin Elita kombėtare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 23-01-2011, 08:10
  3. Edmond Selmani nderohet nga Zidane
    Nga Lumnjani nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 29-10-2006, 14:13
  4. Avioni special sjell 70 prostituta nga Italia
    Nga Beqari002 nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 11-02-2003, 19:08

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •