Vitet '89-90' ne skenen europiane perkojne me dy evenimente shume te rendesishme, renia e Murit te Berlinit dhe dalja ne skene e planit Delor per monedhen e perbashket. Ngjarjet politike lejuan mjaft eurokrat qe te tregojne shenjat e para te optimizmit, qe shpejt do t'i zinin vendin skepticizmit. Deshmitare te atyre viteve ne Bruksel tregojne se gezimi i pare per mundesine e krijimit te nje super shteti europian filloi te zevendesohet me shqetesimin se cfare duhet bere me vendet e Europes Qendrore dhe Lindore, pas kerkesave te tyre per pranim si anetare me te drejta te plota ne BE.
Kjo njihet dhe si pika kthese e asaj qe quhet zgjerimi me i madh i BE-se, qe do te kryhet ne maj te 2004. Te bindur se vendet ish-komuniste kane nje rruge te gjate me reforma per te bere ne takimin e '93-shit te Keshillit te Ministrave ne Kopenhagen u vendosen kater kushtet qe duheshin plotesuar per pranim. Keshtu si kusht i pare u vendos ai politik, pra stabilitet, ndertim institucionesh, respektim i te drejtave te njeriut dhe respektim i minoriteteve. Kusht i dyte eshte krijimi i nje ekonomie tregu, i trete menaxhimi i situatave te konkurences tregtare dhe si kusht i fundit plotesimi i te gjitha detyrimeve te nje anetari me te drejta te plota. Shqiperia ka qene pjese e ketij grupi deri ne fillim te vitit '97, kur me fillimin e krizes financiare ajo iu bashkua vendeve te ish-Jugosllavise ne procesin e Stabilizim-Asociimit. Ky proces u percaktua ne takimin e vitit 1999 te Keshillit te Ministrave ne Helsinki, ku u percaktuan dhe kushtet shtese.
Krijimi i Eurozones ka kerkuar nga te gjitha vendet europiane nje politike strikte ekonomike qe konsistonte ne permbushjen e kushteve te Paktit te Stabilitetit ekonomik. Keto kushte konsistojne ne mbajtjen e nje niveli inflacioni ne te gjitha vendet stabel, nivel qe nuk duhet te kaloje 2-3 per qind, interesat bankare te jene me levizje te paperfillshme mes shteteve anetare, deficiti qeveritare te mos jete me shume 3 per qind e GDP se vendit, borxhi qeveritar te mos i kaloje 60 per qind te GDP, si dhe nje kurs kembimi fiks ne te gjitha vendet. Aktualisht ekonomite me te medha te BE-se, Gjermania, Franca dhe Italia rrezikojne te dalin nga Eurozona, duke rrezikuar keshtu dhe vazhdimesine e monedhes se perbashket.
Duke bere nje analize te shpejt dhe te thjeshte del se Shqiperia nuk mund te plotesoje akoma kushtet e vendosura per procesin e Stabilizim-Asociimit, keshtu qe mbetet rruge e gjate per te bere per te pasur si monedhe Euron.
Atehere lind pyetja, po Kosova dhe Mali i Zi i plotesojne kushtet strikte ekonomike te vendosura nga Banka Qendrore Europiane me qender ne Frankfurt? Sigurisht qe jo. Por arsyeja e vetme se pse ata kane ne perdorim monedhen e perbashket europiane eshte statusi i tyre special dhene nga BE-ja, si vende qe nuk pasur ndonjehere monedhen e tyre dhe qe potencialisht jane ne kerkim te nje statusi te ri juridik dhe ekonomik.
Si alternative per ne do te ishte c'dollarizimi i ekonomise dhe kalimi gradual ne sistemin e financiar te Euros. Arsyeja eshte e thjeshte, Shqiperia ben 82 per qind te tregtise se saj me vendet qe jane anetare te BE-se, por njekohesisht edhe vendet e tjera europiane qe nuk jane pjese e ketij komuniteti kane si monedhe ne shkembimet tregtare Euron.
"KORRIERI"
Krijoni Kontakt