Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 12 prej 12
  1. #11
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,978

    Pėr: Dietat dhe shėndeti

    JEMI ME FAT QĖ JEMI NĖ MESDHE

    7 arsye pse Dieta Mesdhetare ėshtė mė e mira nė botė


    Njė dietė e cila ėshtė e pasur nė fruta dhe perime, yndyrna tė shėndetshme dhe drithėra mund tė zvogėlojė riskun pėr disa probleme shėndetėsore. Veē tė tjerash ėshtė dhe shumė e shijshme. Ndihmon mbajtjen e peshės nė kontroll, ka shumė benefite pėr trurin, pėrmirėson shėndetin e zemrės dhe ndihmon pėr tė jetuar mė gjatė. Ja 7 mėnyra sesi dieta mesdhetare i bėn mirė shėndetit tonė.

    Lufton inflamacionin

    Peshqit e pasur me acide yndyrore omega 3 si salmoni, sardelet, etj, janė shumė efektivė pėr tė reduktuar inflamacionin.

    Tonifikon lėkurėn

    Acidet yndyrore omega 3 tė gjendur tek peshqit ndihmojnė pėr tė mbajtur qelizat e lėkurės tė forta dhe elastike.

    Ndihmon nė lehtėsimin e dhimbjeve

    Njė pėrbėrės i gjendur tek vaji i ullirit i cili quhet oleocanthal ka tė njėjtin efekt me analgjezikėt si ibuprofeni e aspirina.

    Redukton riskun e kancerit

    Njė dietė mesdhetare mund tė reduktojė riskun e kancerit tė mitrės dhe tė gjirit.

    Mbron zemrėn

    Dihet tashmė qė dieta mesdhetare ėshtė miqėsore me shėndetin kardiovaskular, por sipas njė studimi tė ri, gratė qė ushqehen sipas dietės mesdhetare pėrfaqėsojnė njė risk 25% mė tė ulėt ndaj sėmundjeve tė zermės. Nė harkun kohor tė 12 viteve, hulumtuesit kanė studiduar mė shumė se 25 000 gra qė ushqehen sipas njė regjimi me bazė bimėt, yndyrat e shėndetshme dhe vaj ulliri (dhe e ulėt nė mish dhe sheqerna) dhe kanė zbuluar se ky stil ushqyerjeje i cili redukton inflamacionin, zvogėlon riskun e sėmundjeve kardiovaskulare.

    Mban trurin nė formė

    Ushqimet e pasura nė antioksidantė si arrat dhe vaji i ullirit mund tė ndimojnė vonesėn e shfaqjes sė problemeve mendore.

    Ndihmon pėr tė jetuar mė gjatė

    Efektet antioksdiuese dhe anti-inflamatore tė frutave, perimeve dhe vajit tė ullirit ndihmojnė pėr tė luftuar dėmtimet e shkaktuara nga oksidimet tė lidhura ngushtėsisht me plakjen.


    Konica.al

    https://konica.al/2021/09/7-arsye-ps...-mira-ne-bote/

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    29-11-2010
    Postime
    16,978

    Pėr: Dietat dhe shėndeti

    Dieta mesdhetare renditet si mė e mira e vitit, pėr herė tė pestė

    Pėr tė pestin vit radhazi, dieta mesdhetare ėshtė shpallur mė e mira nė garėn vjetore pėr dietėn mė tė mirė, sipas vlerėsimeve nga US News dhe World report. Nė vend tė dytė ėshtė dieta DASH, e cila synon tė parandalojė hipertensionin dhe reduktimin e kripės. Nė vend tė tretė ėshtė dieta fleksitare, e cila ėshtė vegjetariane nė tė shumtėn e rasteve, megjithatė tė lejon qė here pas here tė shuash nepsin e tė hash njė hamburger.

    Tė trija kėto dieta reduktojnė dhe eliminojnė ushqimet e pėrpunuara duke pasur nė thelb frutat, perimet, fasulet, thjerrėzat, drithėrat, arrat dhe farat.

    “Tė gjitha dietat janė tė sigurta dhe tė mbėshtetura nga shkenca. Dietat gjithashtu ofrojnė tė gjitha kaloritė e domosdoshme pėrmes perimeve, frutave dhe drithėrave; gjithashtu ato pėrmbajnė njė sasi tė vogėl proteinash pa yndyrė dhe bulmet”, tha Gretel Schueller, nga US News & World Report.

    Nė pėrgjithėsi dietat kanė nė fokus atė qė mund tė hani, jo atė qė nuk duhet tė hani.

    “Ne duam ushqim qė jo vetėm ta shijojmė, por edhe tė ruajmė shėndetin tonė dhe tė forcojmė imunitetin. Tri dietat e renditura si mė tė mirat, e ofrojnė kėtė”, tha Schueller.

    Dieta mesdhetare

    Kjo lloj diete ėshtė mė e lehtė pėr t’u zbatuar. Studime tė shumta kanė zbuluar se dieta mesdhetare mund tė zvogėlojė rrezikun e diabetit, kolesterolit tė lartė, demencės, humbjes sė kujtesės, depresionit dhe kancerit tė gjirit. Dieta, ėshtė mė shumė njė stil i tė ushqyerit sesa njė dietė e kufizuar.

    Dieta pėrmban gatime tė thjeshta me bazė bimore, ku ēdo vakt ka nė bazė frutat dhe perimet, drithėra, fasule dhe fara, me pak arra dhe me njė fokus tė veēantė te vaji i ullirit ekstra i virgjėr. Yndyrat e tjera pėrveē vajit tė ullirit, si gjalpi, konsumohen rrallė ndėrsa sheqeri dhe ushqimet e pėrpunuara mund tė konsumohen vetėm nė raste tė veēanta. Mishi i kuq pėrdoret me masė, zakonisht vetėm pėr tė shijuar njė pjatė. Ngrėnia e peshkut tė shėndetshėm tė mbushur me vaj omega 3 ėshtė i kėshillueshėm, ndėrsa vezėt, qumėshti dhe mishi i shpendėve duhet tė hahen nė porcione shumė mė tė vogla sesa nė dietėn tradicionale perėndimore.

    Ndėrveprimet sociale gjatė vakteve dhe stėrvitjes janė pika kyēe e stilit mesdhetar tė tė ngrėnit. Ndryshimet e stilit tė jetesės qė janė pjesė e dietės pėrfshijnė tė ngrėnit me miqtė dhe familjen, shoqėrimin gjatė vakteve, ngrėnien e ushqimeve tė preferuara me vėmendje, si dhe lėvizjet dhe ushtrimet e kujdesshme.

    Dieta mė e mirė pėr shėndetin e zemrės

    Dieta Ornish e cila u krijua nė vitin 1997 nga Dr. Dean Ornish, ėshtė e vėshtirė pėr t’u ndjekur, por ėshtė cilėsuar si dieta mė e mirė pėr shėndetin e zemrės. Shumica e ushqimeve qė pėrmbajnė kolesterol ose karbohidrate tė rafinuara, vajra, kafeinė dhe thuajse tė gjitha produktet shtazore pėrveē tė bardhėve tė vezėve dhe njė filxhan nė ditė qumėsht pa yndyrė ose kos, janė tė ndaluara. Ndėrsa ekspertėt pajtohen se dieta mund tė jetė tepėr kufizuese dhe e vėshtirė pėr t’u ndjekur, sipas Ornish ėshtė i vetmi program i provuar shkencėrisht pėr tė luftuar sėmundjet e zemrės pa ilaēe ose kirurgji. Dieta ėshtė e kombinuar me teknikat e menaxhimit tė stresit, stėrvitjen, dhe ndėrprerjen e duhanit.

    Dieta mė e mirė pėr diabetin

    Nė kategorinė e dietės mė tė mirė pėr diabetin, dieta mesdhetare mori ēmimin kryesor. Nė vendin e dytė u renditėn dietat fleksitare dhe vegane.

    Dieta fleksitare ėshtė njė kombinim i dy fjalėve: fleksibėl dhe vegjetariane. Me kėtė dietė, nuk keni pse tė hiqni dorė plotėsisht nga mishi. Njė dietė kryesisht me bazė bimore duke ndikuar nė jetėgjatėsi, thuhet nė raport, duke ulur rrezikun e prekjes nga sėmundjet e zemrės, diabetit dhe kancerit. Dieta vegane pėrjashton tė gjitha produktet shtazore, madje edhe bulmetin dhe vezėt.

    Dieta mė e mirė e pėrgjithshme pėr humbje peshe

    Dieta fleksitare kėrkon qė ju tė shtoni ushqime nė dietėn tuaj, tė tilla si proteina si fasulet, bizelet ose vezėt, si dhe frutat dhe perimet, drithėrat, produktet e qumėshtit dhe erėzat. Raporti thotė se duhet tė marrim disa kalori sipas vakteve: “Mėngjesi rreth 300 kalori, dreka 400 dhe darka 500. Produktet mes vaktet janė rreth 300 kalori, nė total janė 1500 kalori”.

    “Nėse hani shumė fruta, perime dhe drithėra ka tė ngjarė tė ndiheni tė ngopur me mė pak kalori sesa jeni mėsuar”, sipas analizės sė dietės fleksitare.

    Fillimi i dietės mesdhetare

    A ėshtė dieta mesdhetare njė nga synimet tuaja kėtė vit? Filloni duke gatuar njė vakt ēdo javė me bazė fasule, drithėra dhe perime, duke pėrdorur barishte dhe erėza. Pas njė kohe, nisni tė gatuani dy vakte nė javė me kėto produkte, duke eliminuar sa mė shumė mishin.

    Drithėrat qė kanė ndryshuar pak gjatė viteve, tė njohura si “drithėrat e lashta”, janė gjithashtu njė tipar kryesor i dietės mesdhetare. Quinoa, amaranti, meli, fara, spelt, janė disa shembuj.

    Kur hani mish, konsumoni sasi tė vogla. Pėr njė pjatė kryesore, kjo do tė thotė mish pule ose mish pa dhjamė. Kulturat mesdhetare zakonisht e mbyllin ditėn me fruta qė janė tė sezonit dhe jo ėmbėlsira.

    Nėse jeni lodhur duke ngrėnė fruta tė freskėta tė papėrpunuara, bėhuni krijues. Ziejini dardhat nė lėng shege me pak mjaltė. Grini ananasin ose fruta tė tjera dhe spėrkatni me mjaltė.


    Koha Jonė

    https://kohajone.com/dieta-mesdhetar...here-te-peste/

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Uji ne dietat qe perdoren !
    Nga inter_forever nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 22-01-2023, 07:12
  2. Shėndeti nuk ka ēmim. Pėr dallim prej barnave!?
    Nga Gimi3 nė forumin Tema shoqėrore
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-11-2006, 07:59
  3. Shėndeti fėmijėror
    Nga Davius nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 08-08-2006, 18:31
  4. Shendeti dhe kurat natyrale
    Nga benseven11 nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 19-07-2005, 05:10
  5. Njė masazh si kurė shėndeti
    Nga Xhuxhumaku nė forumin Mjeku pėr ju
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 14-07-2005, 18:20

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •