Close
Faqja 4 prej 16 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 154
  1. #31
    xha Barka Maska e Jonian
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332
    Kete kenge e kam kenduar shpesh me nje shoqen time ne shkolle te mesme. po per pak gjetem belane se donin te na fejonin me zor. Nejse, te shkuara te paharruara. Ju kendofte shpirti.

    NDOSHTA ISHTE DASHURI
    Duet: Redon Makashi dhe Mira Konci

    Një enigmë jetova në skenë,
    zemrën shpesh ma shqetëson për cudi.
    Një vështrim i fshehtë notat ngatërroi,
    i kujt ish, nuk e di.

    -Nuk më njohe dot jo,
    ndonëse të prita shumë.
    Ndjenjë e parë ishte kjo
    të shikoj një çast.

    Dhe pas shfaqjes sërisht në këtë sallë
    mes kaq sysh unë kërkoj kush je ti?
    Shpejt mbi supe vështrimi kaloi
    nuk të pash përsëri.


    -Nuk më njohe dot jo
    ndonëse të prita shumë.
    Ndjenjë e parë ishte kjo
    të shikoj një çast, një çast, një çast.
    Ty të ëndërroja pranë
    vetëm kaq...

    (Refreni)
    Dhe vjen një ditë
    Një ndjenjë e fshehtë lind tek ne
    që di t'i flasë
    Vetëm zemrës që na rreh.

    Dhe koha shkon.
    Kjo ndjenjë e fshehtë zgjon veç mall
    sërisht kujton, veten pyet përse vallë?


    Dhe pas shfaqjes sërisht në këtë sallë,
    mes kaq sysh unë kërkoj kush je ti?
    Shpejt mbi supe vështrimi kaloi,
    nuk të pash përsëri.

    -Nuk më njohe dot jo
    ndonëse të prita shumë.
    Ndjenjë e parë ishte kjo
    të shikoj një çast, një çast, një çast.
    Ty të ëndërroja pranë
    vetëm kaq...


    (Refreni)
    -------------------------------------
    Nuk u njohëm dot jo.
    -Faj nuk ke ti.
    Një enigmë mbetet
    -që zgjidhje s'gjetëm unë dhe ti.
    Ndoshta ishte dashuri...
    Trimi i mirë me shoqe shumë

  2. #32
    i/e larguar Maska e Gjallica
    Anëtarësuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    My MinD iS yOuRs...YoUr HeArT iS mInE...!
    Postime
    596
    Antigona Sejdiu "Zgjohu"

    1.Kur me digjte malli
    dhembja nuk pushonte
    kohe e rende si djalli
    ne vetmi kalonte


    2.Ne erresire kerkoja
    nje dore qe te me shpetonte
    vec ne enderr te kisha
    endrra me qetesonte


    3.Pse kaq shume ti po mundohesh
    se hamend se ti po mendohesh
    pritja po me vret
    nuk dua te jem vet
    po per ne nuk ka.


    4.Zgjohu mos pusho
    eja me gezo
    shpirto mos nguro
    doren ma shterngo
    kurre mos u largo
    trupin tim pusho
    eja me gezo
    vec nje jete eshte kjo.

  3. #33
    Fati yne shprese e marrezi - (Aurela Gace)

    Ne te dy kurre s'jemi ndar
    ne te dy kurre s'kemi heshtur
    endrra ime, nje shpend i marr
    krahet hap ne re, qiellin gjen atje
    tek ti

    Kur je larg te pres me mall
    kur je pranë grindem me ty
    jeta loje, çfare eshte valle
    duhemi te dy grindemi të dy
    s’e di

    Ref

    Ti je si engjell qe me mbron gjithmone
    une jam si zjarri qe te djeg, nga prane
    ti je si djalli, qe ne faj me fton
    ndryshe nuk bejme dot, jo jo (jo jo)
    E kemi fatin shprese e marrezi
    na jep nje engjell te na mbroj, o zot (o zot)
    se ne ne jeten tone jemi femij
    ndryshe nuk bejme dot jo jo (jo jo)

    Kur je larg te pres me mall
    kur je prane grindem me ty
    jeta loje cfare eshte valle
    duhemi te dy grindemi të dy
    s’e di

    albumi "The Best" tek Albasoul

    Mund ta degjoni kliko ketu

  4. #34
    Une e ti - Naim Krasniqi

    Edhe zgjuar shihja enderr
    ti si nuse, une si dhender
    por kur iku enderr shkreta
    si kercu vetem mbeta

    Ref
    Heeej une e ti
    te perpjekur shtat me shtat
    heeej une e ti
    jo nuk rrinim aspak rehat

    Hej se c'me ndez
    kur frymarjen ta degjoj
    hej ta paska endja
    qe te puth, te ledhatoj
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  5. #35
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    06-11-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    118
    Ves e holl tani po bie
    edhe floket po na njome
    ne te dy zen dor per dore
    ecim ecim ne rugen tone

    ref
    se ves e holle ne floket po na njome
    dhe puthjet tona jo jo nuk i ndalone
    se ves e ...............................................
    dhe puthj............................................. ...

    Sa kaluam heresiren
    nje e puthur fishkelleu
    ishte e puthura jote
    qe mua buzen ma rembeu

    ref
    se ves..................................
    dhe puth...............................
    Jeta eshte e shkurter shijoe........

  6. #36
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602
    Te bejme nje cike per mbrapa...se me pelqente shume kjo me poshte...kur isha vogelushe

    Francesk Radi

    ADRESA

    Ku e ke shtepine moj vajze, s'te pyes dot jo;
    Adresen e saj te thjeshte, kush do ma tregoje.
    Dhe pyeta une tre shoke por nuk dinin gje;
    Kurse dy shoqet e saja me qeshinin pa ze.

    Eca rrugeve s'di sa eca, te kerkova ty;
    Dhe papritur me dole perpara, me pe drejt ne sy.
    Dhe me the c'fare kerkon, kete mbreme i vetem pse rri;
    Tu pergjigja pak vone, do desha adresen ta di.

    Oh sa fort na rrahu zemra, doren kur ma dhe;
    Dhe adresen qe se dija, vete ti vashe ma dhe.
    Kur u ndame ate nate, une ecja permes dashurise;
    Me tregove o vashe, adresen e vete lumturise.

    ..................................2X.............. ...........................
    Summertime, and the livin' is easy...

  7. #37
    Unquestionable! Maska e Cupke_pe_Korce
    Anëtarësuar
    24-06-2002
    Postime
    1,602

    Ardit Gjebrea

    JETO

    Jeto! dhe jeten time po e deshe,
    Eja dhe merre, por vec jeto!
    Ata qe s'duan dashurine,
    Nuk dine se c'eshte miresia;
    Folene e ngrene ne erresirre,
    Edhe mbi ty leshojne stuhira.
    Se jane mesuar te zvarriten,
    Te te helmojne pastaj te vdesin;
    Pa prekur trupin tend te ngrohur,
    Nga afshi i puthjes, ledhatimit;
    Dhe pena ime nis e shkruan,
    Kaq e lodhur nga mundimi.
    Kerkon nga ty, dhe merr dy fjale,
    Dhe ndalet lumi i zemerimit;
    Te dua...te dua...te dua...
    O fjale hyjnore e kesaj bote,
    Peshperite nga buzet e dashuruar'
    Qe fryme ty te dhane...
    Shume te kerkova, gjersa te gjeta
    Dhe nese vdes mos u trishto,
    Por ti jeto....

    Neper rruget e dashurise,
    Enden kenget dhe legjendat;
    Neper vargjet e poemes,
    Zemren ka ajo...
    Dhe ne vija pentagramesh,
    Derdhet shpirti i nje artisti;
    Por dicka pa thene ka mbetur,
    Le te tjeret ta tregojne.

    Jeto! dhe jeten time po e deshe,
    Eja dhe merre, por vec jeto!
    Ata qe s'duan dashurine,
    Nuk dine se c'eshte miresia;
    Folene e ngrene ne erresirre,
    Edhe mbi ty leshojne stuhira.
    Se jane mesuar te zvarriten,
    Te te helmojne pastaj te vdesin;
    Pa prekur trupin tend te ngrohur,
    Nga afshi i puthjes, ledhatimit.
    Dhe pena ime nis e shkruan,
    Kaq e lodhur nga mundimi;
    Kerkon nga ty, dhe merr dy fjale,
    Dhe ndalet lumi i zemerimit.
    Te dua...te dua...te dua...
    O fjale hyjnore e kesaj bote,
    Peshperite nga buzet e dashuruar'
    Qe fryme ty te dhane...
    Shume te kerkova, gjersa te gjeta
    Dhe nese vdes mos u trishto,
    Por ti....

    ...dhe jeten time po e deshe,
    Eja dhe merre, por vec jeto!
    Ndryshuar për herë të fundit nga Cupke_pe_Korce : 29-01-2004 më 23:00
    Summertime, and the livin' is easy...

  8. #38
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Kete kenge e kam postuar dhe me perpara ne forum po e kam fiksim qe nga vitet e gjimnazit .

    Mihallaq Andrea , "Shoqe klases "

    Me mall veshtroj nga dera e celur
    shoqe klases jep provim
    syte e saj ne derrase kane ngelur
    problemin valle a do ta zgjidh ?

    Dhe une e di qe ka mesuar
    por perseri emocione kish
    se ndryshe s'do te kish pranuar
    te vinte mbreme ne takim

    Kerkoj ti shtoj une qetesine
    T'ju fshihem une syve te saj
    por kur te marre sot provimin
    me te per dore do te dal

    T'ja shof per nje cast syte e kristalte
    ta perqafoj , ta mbaj ne gji
    ti ndjejme bashk rrafjet e zemres
    pastaj ta marr ne krahet e mi .

  9. #39
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Sa here e degjoj kete kengen nuk e di se si me vjen =)

    NÊ SHTÊPINE TONÊ

    Shtëpia jonë plot me diell
    Plot me ngrohtësi
    Ne dimër dhe në pranverë
    Kemi kaltërsi
    Dritarja jonë hapur rri
    Për ty, ditë e re
    Për dashurinë e njerëzve tanë të mirë

    I duam ne njerëzit
    T'i kemi gjithmonë pranë
    Shtëpia e jonë e pastër, e bardhë
    I rritim fëmijët me dritë e me djersë
    Me dashurinë për njerëzit tanë të mirë


    Shtëpia jonë plot me diell
    Plot me ngrohtësi
    Ne dimër dhe në pranverë
    Kemi kaltërsi
    Dritarja jonë hapur rri
    Për ty, ditë e re
    Për dashurinë e njerëzve tanë të mirë

  10. #40
    Emotionally Untouchable Maska e Taulant _NYC
    Anëtarësuar
    25-06-2002
    Vendndodhja
    11105
    Postime
    443
    Poezia e Teodor Kekos , e kenduar nga Pirro Cako . teksti eshte fantistik .

    "Xhulit "

    Nga dashuria qe kam per ty
    Mund të të shquaj edhe ne mjegull
    Nga dashuria u ktheva sy
    Xhind, bohem, djalosh i rregullt

    Nga dashuria ne qiell u shtriva
    Me kokë ne diell unë fjeta gjatë
    Dhe su pendova qe aq të desha
    Ndërmënd e kam të të dua prap


    Nga dashuria ditët e gjata
    Në bukë i ktheva dhe gurë tespije
    Me to të gjallë e mbajta shpresën
    Me to sfidova ankthin në pritje

    Nga dashuria në qiell u shtriva
    Me kokë në qiell unë fjeta gjatë
    Dhe su pendova qe aq të desha
    Ndermënd e kam të të dua prap

Faqja 4 prej 16 FillimFillim ... 2345614 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  2. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  3. Mbi dashurine
    Nga ani-ani80 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-03-2006, 12:05
  4. Koncepti i Dashurisë Kristiane
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  5. Mos kerko dashurine time!
    Nga elda në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 08-07-2003, 02:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •