Close
Faqja 2 prej 16 FillimFillim 123412 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 154
  1. #11
    Bledi DR16 bashkohem me mendimin tend qe jane kenge te lumtura... Eshte gjithmone kenaqesi qe t'i degjosh.

    EJA NE ENDERR
    (Manjola Nallbani, albumi "Me shihni cilter si ju shoh")

    Nuk e di sesi ndodhi,
    jo nuk ishte pabesi
    u takuam papritur,
    humbem krejt ne dashuri
    nje veshtrim,
    te gjithe qenien ma pushtonte
    e dashuruar, te dashuruar
    naten mbyllja syte te perqafoja

    Ref.
    Eja ne enderr, eja ne enderr
    vec ne enderr une e jotja jam
    eja ne enderr, eja shpirt ne enderr
    jo ne enderr ne nuk bejme mekat
    kam frike te zgjohem
    pse largohesh
    le te humbim sado pak te dy
    le te humbim

    Ik te lutem largohu
    se jam zjarr e mos te djeg
    vec ne enderr afrohu
    atje jam une mbreteresh
    shpirti im
    une e jotja s'mund te behem
    joooo

    Ref
    Eja ne enderr, eja ne enderr
    vec ne enderr une e jotja jam
    eja ne enderr, eja shpirt ne enderr
    jo ne enderr ne nuk bejme mekat
    kam frike te zgjohem
    pse largohesh
    le te humbim sado pak te dy
    le te humbim

    Ti mungove njehere ne enderr
    endrres sime per cudi
    krahehapur me prisje
    kisha ardhur une tek ti
    shpirti im
    mbetem endje te nje ndjenje
    Mos shkruaj gjë kur je me nerva, sepse, ndërsa plaga e gjuhës është më e keqe se e shpatës, mendo ç’ka mund të jetë ajo e pendës

  2. #12
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    07-08-2002
    Vendndodhja
    Selanik
    Postime
    68
    Uau serenata fantasike
    Dua nje ndihme, si mund te gjej akordet e ketyre serenatave ?
    Nese dikush prej jush mund te mi shkruaj ne nje partiture do e vleresoja jashzakonisht shume, por nese jo le te me shkruaj akordet kryesore dhe ne cfare ritmi luhen. Thx te gjithve

    Per kitare se harova
    Ndryshuar për herë të fundit nga shigjeta : 25-06-2003 më 20:58
    :T

  3. #13
    Ti enderr s'te besoj
    (kendon Dashnor Diko)

    Sonte kur nata
    mendjen ma trazon
    sillesh rreth meje
    porsi meteor
    Dua nje enderr per ty ta besoj
    te ndalesh prane meje
    sa shume e deshiroj
    Eja zgjuar
    mos valle ne enderr jam
    syte e tua prane tani i kam
    hej te lutem, shpejt ti mos shko
    nese tretem, mbi trupin tim qendro

    Jo s'te le te shkosh
    si enderr te mbarosh
    ti s'je me meteor
    ty enderr s'te besoj
    Ne zemren time vajze
    ti zbrite qe nga lart
    erdhe si meteor
    ty enderr s'te besoj

    Ref
    Hej aroma jote
    me dehu pergjithmone
    se nje puthja jote
    cdo mengjes me zgjon
    Hej k'ta syte e tu
    po qeshin dhe me thone
    dashurite te gjitha
    jane si meteor

  4. #14
    xha Barka Maska e Jonian
    Anëtarësuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    Ec drejt bulevardit deri te Skenderbeu. Aty pastaj futja nga te duash...
    Postime
    332
    DASHURIA
    Rovena Dilo (kenge e kenduar me pare nga Robert Alia)

    Sa herë të kam pritur
    tek vendi që ne dimë.
    Mes shiut rrëke,
    kur era fryn stuhi.

    Të dy të lagur, strukur qëndronim
    e s'ndjenim ne vetmi.
    Vetë më mësove se dashuria
    ka diell dhe në shi.
    Vetë më mësove se dashuria
    gjithë qiellin ka çati.

    Mes qershive mjaltë qëndruam ne të dy.
    Kokrrat që nga lart pikonin lëng në sy.

    E zgjatëm duart, përkulëm degët,
    por kokrra s'morëm dot.
    Ty të mos kisha pranë ato çaste
    e etur do te ndjehesha dhe sot .
    Ty të mos kisha pranë ato çaste
    e etur do të ndjehesha dhe sot.

    Një ditë buzë detit më pyete si fëmijë
    "Vallë dashuria a deti ka më thellësi?"
    Pastaj i dashur kokën mbështete,
    përgjigje prisje kot.
    S'di në ç'thellësira humba e tëra,
    por di se s'dilja dot .

    Sa herë të kam pritur,
    tek vendi që ne dimë.
    Mes shiut rrëke,
    kur era fryn stuhi.

    Të dy të lagur, strukur qëndronim,
    e s'ndjenim ne vetmi.
    Vetë më mësove se dashuria
    ka diell dhe në shi.
    Vetë më mësove se dashuria
    gjithë qiellin ka çati.
    Trimi i mirë me shoqe shumë

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-12-2002
    Postime
    112
    Dashuri apo zjarr- Odeta Katundi- Top Albania Radio

    Mbi kembet e zbathura perplaset nje vale
    E ritmi i saj mbi to troket ngadale
    Te gjithe te shkujdesur te lumtur vallzojne
    Po ritmit te embel dicka i mungon..

    Mes mijra njerzish shikimin tend e ndjej
    Me sy te kerkoj ku je fshehur s'e gjej
    Tik taket e zemres po rriten ngadale
    Kjo ndjenje e cuditeshme esht dashuri apo zjarr

    Nje cast krejt pa pritur frymemarrjen ta degjoj
    Ndonse syri s'te sheh zemra jo nuk gabon
    Peshperite ngrohtesisht lidhja jone le t'vazhdoje
    O engjelli im kjo do jete endrra jone

    Syt e tu me takojn e me thone sa shum fjale
    Une e ndjej e kuptoj krejt e skuqur une jam
    Me shtrengon me rrembim si te cmendur vallzojm
    As shikimet qortuese te njerzve s'na ndajne

    O bobo si tja bej nuk e di cila jam
    Vehten time se njoh si te rash ty nder krah
    Ishte ritmi magjik apo dy syte e tu
    Apo qielli i pa fund si dashuria per ty.

  6. #16
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    17-06-2002
    Vendndodhja
    SHBA
    Postime
    3
    (Nuk më kujtohet titulli, por e di që është kënduar nga Nertila Koka)

    Një ditë shoku im
    tha me zemër plot
    "të dua, përherë, të dua"!
    Ëndrra mori fund,
    syri dritë më çeli mua!
    Çeli buzëqeshja
    si petale lulesh,
    erdhi tek unë dashuria....

    Ëndërrova unë
    për këtë çast të bukur
    plot me ndjenja
    në netët pa gjumë.
    Oh, sa thjesht ai erdhi,
    si një fllad pa zhurmë!
    Oh, sa shumë fjalë
    unë kisha menduar,
    por veç me ty fola unë.

    Dashurinë e kishim
    në mes nesh përherë;
    ajo rritej si lastar i blertë!
    Në mes njerëzve rendim,
    qeshnim si fëmijë të dy tok....
    Me ty shoku im do të ecim
    krah-për-krah në jetë.
    Qeshu, rini! Qeshu! Bota asht e jote!

  7. #17
    i/e regjistruar Maska e ChuChu
    Anëtarësuar
    03-06-2002
    Vendndodhja
    nyc
    Postime
    3,400

    Arrow

    Nje nga te preferuarat e mia dhe te Forever-es (see, i remember!). Te pershendes zemer.

    Per nje cast me ndali zemra - Pirro Cako & Rovena Dilo.

    Për nje çast me ndali zemra, s'ishe ti,
    Shpirtin sonte ma trazove përsëri
    Më kujtohet sa shumë prisja
    Që të ndjeja erën tënde
    Kthehu dhe një herë të të shihja

    Ëndrra gjumin ma këputi e më zgjoi
    Mbi nën kresë ta ndjeva frymën, ku je ti
    Puthjet ende janë të nxehta
    S'na i ftoh dot largësia
    Eja mos u fshih vetëm në ëndrra

    Unë dhe ti
    Lusnim natën që edhe pak të zgjaste
    Të mos kish agim
    Edhe dielli fare të mos lindte
    Vetëm unë dhe ti
    Lusnim natën që pafund të zgjaste
    Të mos kish mbarim
    Edhe dielli atë ditë të shuhej
    Ndarje të mos kish
    Nëse mijëra kilometra sot na ndajnë

    Mos më thuaj humbi dashuria
    Më të madhe e bën largësia
    Eja zemer netët ti përcjellim si dikur

    Dashuria nis me ty, me ty mbaron
    Je kuptimi që merr dita sa fillon
    Puthjet ende janë të nxehta
    S'na i ftoh dot largësia
    Eja, mos u fshih vetëm në ëndrra

    Mos më thuaj humbi dashuria
    Më të madhe e bën largësia
    Eja zemer netët ti përcjellim si dikur

  8. #18
    i/e regjistruar Maska e forever
    Anëtarësuar
    24-05-2002
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    396
    se tani e pashe faqen e pare una..
    ti vjosa do me vdesesh mua me ato serenatat e di une ..tanui me kujtohet ajo tjetra qe e ekndon ermira by the way..kjo teme eshte koti..jane aq shume kenge dashurie sa ke te zesh e ke te lesh me pare...megjithate hajt mo

    E di s'kam të drejtë
    Ta thurr unë k'të këngë
    Se ty vajz' e dashur
    Të shoh veç në ëndërr
    Dhe bashk' kur u ndamë
    Nuk thamë nat'n e mirë
    Por thamë lamtumirë

    Të lutem ti falma gabimin e rëndë
    Se sot zemra ime këndon veç k'të këngë
    Por vuan e jotja dhe dhimbja s'durohet
    Por prapë nuk bashkohet

    (refren)
    Harroje, harroje
    Ti dashurinë tonë
    Largoji ti brengat
    E lumtur jeto
    --------------

    Se ti e di mirë tani
    se ç'esht' dashuria
    Një mall ndjenj' e zjarrtë
    që prap' gjithkush e do
    Liebe! liebe, lass mich los!

  9. #19
    ariMiri Maska e Angeluk
    Anëtarësuar
    06-07-2003
    Vendndodhja
    Ne Nje Zemer Me Plot Gezim
    Postime
    55
    Artisti:West Side Family

    Titulliesazhi

    *1*

    ZGJOHEM NE MENGJES ME AFSHIN TEND
    GJYSMA E VETES TIME ME MUNGON
    S'DUA TA PRANOJ POR E PRANOJ...
    NUK JAM,NUK JE,NUK EKZISTOJME...
    NDIEJ TRUPIN TE ME FTOHET NE K'TE NATE
    KU JANE PREKJET E TUA TE ME NGROHIN PRAPE
    TANI NUK JAM , NUK JEMI NE
    SA FTOHTE K'TE NATE,SA FTOHTE K'TE NATE...

    *2*

    NE ÇDO HAP QE HEDH,NE MENDJEN TIME JE TI
    DUA TY TE T'HARROJ,POR PRAP JE TI
    S'DUA TA PRANOJ VETEN,VETEN TIME NUK E DI
    DHE KUR ÇDO GJE E VOGEL NDODH NE ÇDO VEPRIM JE TI
    U NDODHA NJE MOMENT MIDIS TEJE DHE MEJE,
    NUK E DI NE ME DOJE,A ME URREJE?
    SE JE TI NE K'TO VARGJE,NE K'TO NOTA
    SE JE TI,PA TY S'KA KUPTIM,NUK TE HARROVA!
    ÇDO MOMENT QE MARRE FRYME...[JE TI]
    ÇDO MOMENT QE JETOJ...[JE VETEM TI]
    JE GJITHÇKA,ÇFARE KAM,PLOTESIMI I SHPIRTIT TIM
    JA ÇFARE DUA,S'DUA TE T'HUMBAS JE VETEM TI
    ÇDO MOMENT QE MARRE FRYME...[JE TI...]
    ÇDO MOMENT QE JETOJ...[JE VETEM TI...]
    JE GJITHÇKA,ÇFARE KAM,PLOTESIMI I SHPIRTIT TIM
    JA ÇFARE DUA,S'DUA TE T'HUMBAS JE VETEM TI

    *REF*

    DUA TE SHOH DY SYTE E TREMBUR
    DUA TE PUTH BUZEN E ÇMENDUR
    DUA TE T'SHOH,DUA TE T'PUTH TY SI ATEHERE...
    DUA TE SHOH DY SYTE E TREMBUR
    DUA TE PUTH BUZEN E ÇMENDUR
    DUA TE T'SHOH,DUA TE T'PUTH TY SI ATEHERE...
    DUA TE SHOH DY SYTE E TREMBUR
    DUA TE PUTH BUZEN E ÇMENDUR
    DUA TE T'SHOH,DUA TE T'PUTH TY SI ATEHERE...
    DUA TE SHOH DY SYTE E TREMBUR
    DUA TE PUTH BUZEN E ÇMENDUR
    DUA TE T'SHOH,DUA TE T'PUTH TY SI ATEHERE...

    *3*

    VETEM NJE MOMENT DEGJO,DUA TE T'SHOH TE T'NJOH
    DUA TE DI,JE TI QE KOMLIKON,
    JE TI QE THUA JO,JE TI QE THUA PO
    DAKORT,POR NUK MUNDEM DAKORT TE JEM GJITHMONE
    JE TI QE BEN JETEN TIME KOMPLEKSE
    NDONJEHERE NUK ME KUPTON,
    NDONJEHERE S'KUPTON AS VETEN
    POR PRAPE TE URREJ,TE DUA NE NJE KOHE
    KAM KOHE QE TE NJOHE BABE,DUA TE T'NJOH
    ÇDO MOMENT QE MARR FRYME...[ÇDO MOMENT QE MARR FRYME...]
    ÇDO MOMENT QE JETOJ...[ÇDO MOMENT QE JETOJ...]
    JE GJITHÇKA,ÇFARE KAM,PLOTESIMI I SHPIRTIT TIM
    JA ÇFARE DUA,S'DUA TE T'HUMBAS JE VETEM TI
    ÇDO MOMENT KU MARR FRYME...[ÇDO MOMENT QE MARR FRYME...]
    ÇDO MOMENT QE JETOJ...[ÇDO MOMENT QE JETOJ...]
    JE GJITHÇKA,ÇFARE KAM,PLOTESIMI I SHPIRTIT TIM
    JA ÇFARE DUA,S'DUA TE T'HUMBAS JE VETEM TI

    *4*

    ZGJOHEM NE MENGJES ME AFSHIN TEND
    GJYSMA E VETES TIME ME MUNGON
    S'DUA TA PRANOJ POR E PRANOJ...
    NUK JAM,NUK JE,NUK EKZISTOJME...
    NDIEJ TRUPIN TE ME FTOHET NE K'TE NATE
    KU JANE PREKJET E TUA TE ME NGROHIN PRAPE
    TANI NUK JAM , NUK JEMI NE
    SA FTOHTE K'TE NATE,SA FTOHTE K'TE NATE...

    *REF*

    DUA TE SHOH DY SYTE E TREMBUR
    DUA TE PUTH BUZEN E ÇMENDUR
    DUA TE T'SHOH,DUA TE T'PUTH TY SI ATEHERE...
    DUA TE SHOH DY SYTE E TREMBUR
    DUA TE PUTH BUZEN E ÇMENDUR
    DUA TE T'SHOH,DUA TE T'PUTH TY SI ATEHERE...
    DUA TE SHOH DY SYTE E TREMBUR
    DUA TE PUTH BUZEN E ÇMENDUR
    DUA TE T'SHOH,DUA TE T'PUTH TY SI ATEHERE...
    DUA TE SHOH DY SYTE E TREMBUR
    DUA TE PUTH BUZEN E ÇMENDUR
    DUA TE T'SHOH,DUA TE T'PUTH TY SI ATEHERE...

    DUA TE SHOH BABE!

    ju pershendes te gjitheve me kete kenge

    me respekt Angeluk
    Kur ty s'te kam prane, Per ty rri e mendoj,
    Se dua te te kem ne krah, Dhe syte te ti shikoj,
    Buzet te ti puth, Dhe Fytyren te ta ledhatoj,
    Dicka te me kerkoje, Une ty do ta jepja
    Te me thoje per syte, Do ti jepja pergjithmone
    T'me kerkoje zemren, Do te thoja eshte e jotja
    T'me pyesje per Dashurine, Pergjigja do te ishte
    Per ty eshte krijuar, Se nje dite pa ty
    Jeta nuk paska kuptim,
    Se nje vit pa ty, Jeta ime do kish mbarim
    Ndaj jam akoma gjall, Se nuk dua te le te verber
    Me zemer te......
    ......te thyer apo ndoshta me nje dashuri te humbur...
    Ndaj jam prap e lumtur, Perseri ne jete
    Se ty TE DUA aq shume, Sa me DO dhe ti vete.....

  10. #20
    i/e larguar Maska e Gjallica
    Anëtarësuar
    26-12-2002
    Vendndodhja
    My MinD iS yOuRs...YoUr HeArT iS mInE...!
    Postime
    596
    Lulja e Kujtimit 9kengetarit nuk ia mbaj mend emrin)

    1.Lulja jote me eshte thare
    per kujtim qe ma dhane
    une me lot po e ujis
    emrin tend e pershperis,

    2.Kete poezi e shkruj me vaj
    atje ti shoh syte e saj
    sikur dojne te me tregojne
    se prap me dashurion

    3.Dua te bertas me ze te qaj
    e di qe une kam me shume faj
    dua prap t'rend nga pak
    me shishe Skenderbe konjak.

Faqja 2 prej 16 FillimFillim 123412 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  2. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  3. Mbi dashurine
    Nga ani-ani80 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-03-2006, 12:05
  4. Koncepti i Dashurisë Kristiane
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  5. Mos kerko dashurine time!
    Nga elda në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 08-07-2003, 02:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •