Close
Faqja 12 prej 16 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 111 deri 120 prej 154
  1. #111
    ~*SoMeOne's LiL SuGar*~ Maska e sweet_babe
    Anëtarësuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    ~*Ne endrrat e Mia dhe te Tuat...*~
    Postime
    503
    Me pelqen

    Më dëgjo, do të them diçka
    Më pëlqen kur pranë meje rri
    Më pëlqen kur flas me ty
    Më pëlqen kur heshtim të dy
    Nuk e di pse aha, nuk e di

    Më pëlqejne sytë që më qetësojnë
    Ndihem keq kur dikush të vështron
    Më pëlqen të kem në krah
    Më pëlqen kur nxehesh pak
    Më merr malli...
    Më merr malli kur ti je larg

    Netët e mia mendojnë për ty
    Në ëndërr më shohin vetëm dy sy
    Zgjohem dhe hënës i lutem une hënës ngadalë
    Ti më thuaj, më thuaj një fjalë

    Hutohem, gëzohem pa shkak
    Ndërmënd kur të sjell qesh dhe qaj
    Këtë ndjenjë s'e kam provuar kurrë më parë
    As më thua ç'po ndodh?

    Më dëgjo, do të them diçka
    Më pëlqen kur pranë meje rri
    Më pëlqen kur flas me ty
    Më pëlqen kur heshtim të dy
    Nuk e di pse, nuk e di

    Netët e mia mendojnë për ty
    Në ëndërr më shohin vetëm dy sy
    Zgjohem dhe hënës i lutem une hënës ngadalë
    Ti më thuaj, më thuaj një fjalë

    Hutohem, gëzohem pa shkak
    Ndërmënd kur të sjell qesh dhe qaj
    Këtë ndjenjë s'e kam provuar kurrë më parë
    As me thua ç'do te ndodhe pastaj
    Me netët që mendojnë për ty
    Me ëndrrat që shohin vetëm dy sy
    Zgjohem dhe hënës i lutem unë hënës ngadalë
    Ti më thuaj më thuaj një fjalë

    Hutohem, gëzohem pa shkak
    Ndërmënd kur të sjell qesh dhe qaj
    Këtë ndjenjë s'e kam provuar kurrë më parë
    As më thua ç'po ndodh?

    Më dëgjo, do të them diçka !
    ~* After the baby talk the Gu Gu Ga Ga, you ask me can you be my Bi Ej Bi Y*~

  2. #112
    ~*SoMeOne's LiL SuGar*~ Maska e sweet_babe
    Anëtarësuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    ~*Ne endrrat e Mia dhe te Tuat...*~
    Postime
    503
    Imazh i larget

    Dallgët shkojnë...në breg
    Dhe me zhurmë...shtegtojnë
    Një imazh i largët më vjen
    Ndizet dhe shuhet tek unë

    Era lehtë....në breg
    Flokët ledhaton
    Trypi yt i zhveshur në diell
    Drejt marrëzisë po më shtyn

    E heshtur rri
    Nuk flas një fjalë
    E hutuar të vështroj
    Se dua të të pres

    Pranë teje jam
    Një dridhje ndjej
    Që të gjithën më përshkon
    Veten time se njoh

    Njerëz plot ...në plazh...
    Përshëndes unë ty
    Kam dëshirë gjithë trupin ta puth
    Si valë detit tani

    Ti më bën të ndjej
    Bardhësinë në jetë
    Jemi bashkë dhe kjo më mjafton
    As vetja jo nuk më trëmb

    Njerëzit vijnë që deti ti falë
    Thellësitë e tij të pafund
    Dhe unë rend të falem ty
    Në det me puthjet në buzë
    ~* After the baby talk the Gu Gu Ga Ga, you ask me can you be my Bi Ej Bi Y*~

  3. #113
    ~*SoMeOne's LiL SuGar*~ Maska e sweet_babe
    Anëtarësuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    ~*Ne endrrat e Mia dhe te Tuat...*~
    Postime
    503
    S'do qaj

    Zemra ime rreh shpirti vetëm hesht
    Ka nevojë për dikë në një anë e pret
    E unë trishtim shpresoja
    Që një cast të vetëm ta takoja

    Sytë e tij janë dy lumej rrëmbyes
    që në sytë e mi përplasen
    E unë trishtim pranoj
    Që një cast të lahem në sytë e tij

    Të etur, pa shpresë kërkonim
    Të etur, kërkonim

    Zemra jote rreh shpirti vetëm hesht
    sa ngre kokën nga lart nuk e di ku je
    ç'mendon, ç'bën, përse
    Në k'të natë të ftohtë i vetmuar je

    Sa dete, sa lot, sa ftohtë
    Të dua të dua

    Sa dete, sa lot, sa ftohtë
    Të dua të dua

    Dhe pse kjo ndjenje loton
    Zëri i shpresës flet jo mos qaj

    S'do qaj, s'do qaj, s'do qaj
    S'do qaj, s'do qaj, s'do qaj
    ~* After the baby talk the Gu Gu Ga Ga, you ask me can you be my Bi Ej Bi Y*~

  4. #114
    ~*SoMeOne's LiL SuGar*~ Maska e sweet_babe
    Anëtarësuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    ~*Ne endrrat e Mia dhe te Tuat...*~
    Postime
    503
    Te zgjodha une, sme zgjodhe ti

    Këta lot për ty ç'i derdha kot
    Në këtë jetë pa ty s'bëj dot
    Të thura këngë melodie
    Një varg me fjalë melankolie

    Vetmia fjetur mbulonte këngën
    Shpirtin e lodha me lot trishtimi
    Bëra gabim që të dashurova
    Dhe këngën time e mbuloi ritmi

    Pranë meje je o ritëm jete
    Dhe pa para ndjej pasuri
    Floku i artë, një rreze shprese
    Të zgjodha unë s'më zgjodhe ti

    Ne dashurinë sa e gjykojmë
    Sa veten tonë e shkatërrojmë
    Mos thuaj hesht kur dashuron
    Një përqafim kur më dhuron

    Ti kur e ndjen se ke gabuar
    Dhe falje dot kur s'më kërkon
    Dhuro një puthje, thuaj të dua
    Dhe shpirtin tim ritmi mbulon

    Këta lot për ty i derdha
    ...i derdha kot
    Në jetë pa ty e vetme jo nuk bëj
    ...jo nuk bëj dot
    ~* After the baby talk the Gu Gu Ga Ga, you ask me can you be my Bi Ej Bi Y*~

  5. #115
    ~*SoMeOne's LiL SuGar*~ Maska e sweet_babe
    Anëtarësuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    ~*Ne endrrat e Mia dhe te Tuat...*~
    Postime
    503
    Miku Im -- Artan Shqardha

    Veten kot mos e mundo
    Se këto pyetje s'kanë përgjigje
    Jepi jetës harmoni
    Dhe mos lundro në dëshpërime

    Dashuria o miku im
    Është një det që do kalosh
    Nëse varka të fut ujë
    Duhet notin ta fillosh

    Veten kot mos e qorto
    Për gabimet që s'ke bërë
    S'je i vetmi në këtë botë
    Që po ngre këtë peshë mbi preh

    Dashuria o miku im
    Është një det që do kalosh
    Nëse varka të fut ujë
    Duhet notin ta fillosh
    ~* After the baby talk the Gu Gu Ga Ga, you ask me can you be my Bi Ej Bi Y*~

  6. #116
    ~*SoMeOne's LiL SuGar*~ Maska e sweet_babe
    Anëtarësuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    ~*Ne endrrat e Mia dhe te Tuat...*~
    Postime
    503
    Isha vetem tuj mendue....

    O isha vetëm tuj mendu
    Trandafilat sa kan çel
    Bilbilat janë tuj këndu
    Edhe hana sa po del

    O un mendoj vetëm për Ty
    Qysh at ditë që të kam pa
    Fytyra jote me ri ndër sy
    Un prej teje skam me u nda

    O vetëm nje kam dash në jet
    Gjithmon bahk do jem të Dy
    Dashuria e vërtet
    Lind në zemër o në sy
    ~* After the baby talk the Gu Gu Ga Ga, you ask me can you be my Bi Ej Bi Y*~

  7. #117
    ~*SoMeOne's LiL SuGar*~ Maska e sweet_babe
    Anëtarësuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    ~*Ne endrrat e Mia dhe te Tuat...*~
    Postime
    503
    "oh sa te dua"

    Kur hënat shtegëtonin në rrugë të tjera
    Shirat e vjeshtës sapo vallëzonin

    Kërkoj të ngrohem, shtëpia ime dhëmb
    Poshtë të njëjtit qiell të fluturojmë pranë

    Ndaj kur s'të dashuroj më shumë të dua
    Lërmë të digjem në buzët e tua

    O SA TË DUA

    Dhe si i marrë përpiqem i etur
    Ndez një cigare nga zjarr i pa ndezur.

    Mbrëmje e martë ekranet shesin
    Jetën, vetminë ti me gjak kur ma ndizje

    Ndaj kur s'të dashuroj , më shumë të dua
    Lërmë të digjem në buzët e tua

    O SA TË DUA
    O SA TË DUA
    O SA TË DUA
    ~* After the baby talk the Gu Gu Ga Ga, you ask me can you be my Bi Ej Bi Y*~

  8. #118
    ~*SoMeOne's LiL SuGar*~ Maska e sweet_babe
    Anëtarësuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    ~*Ne endrrat e Mia dhe te Tuat...*~
    Postime
    503
    Dashuria

    Sa herë më ke pritur
    tek vëndi që ne dimë.
    Mes shiut rrëke
    ku era sillte stuhi.

    Të dy të lagur, strukur qëndronim
    e s'ndjenim ne vetmi.
    Vetë më mësove se dashuria
    ka diell dhe në shi.
    Vetë më mësove se dashuria
    tërë qiellin ka çati.

    Një ditë buzë detit
    më pyete si fëmijë:
    "Vallë dashuria
    a deti ka më thellësi?"

    Pastaj e dashur, kokën mbështete
    përgjigje prisje kot.
    S'di në ç'thellësira humba i tëri
    por di se s'dilja dot.
    S'di në ç'thellësira humba i tëri
    por di se s'dilja dot.

    Vetë më mësove se dashuria
    ka diell dhe në shi
    Vetë më mësove se dashuria
    tërë qiellin ka çati
    ~* After the baby talk the Gu Gu Ga Ga, you ask me can you be my Bi Ej Bi Y*~

  9. #119
    ~*SoMeOne's LiL SuGar*~ Maska e sweet_babe
    Anëtarësuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    ~*Ne endrrat e Mia dhe te Tuat...*~
    Postime
    503
    E bukur je

    Kur më shkon ti rrugës
    rrugës kur kalon,
    me bishtin e syrit
    mua më shikon.

    Ata sytë e tua
    porsi rrush i zi
    me shtatin e bukur
    porsi nje selvi ...

    Je, je e bukur je,
    porsi nje gonxhe,
    shoqe porsi ty
    jo nuk mund të gjej ...

    Po më pyet shoqëria
    çfarë po të mundon,
    është një vajzë e bukur
    që po me ngacmon.

    Do ti dal përpara
    ytja do ti them,
    do ta marr unë nuse
    në zemër ta kem.
    Je, je e bukur je,
    porsi nje gonxhe,
    shoqe porsi ty
    jo nuk mund të gjej ...
    ~* After the baby talk the Gu Gu Ga Ga, you ask me can you be my Bi Ej Bi Y*~

  10. #120
    ~*SoMeOne's LiL SuGar*~ Maska e sweet_babe
    Anëtarësuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    ~*Ne endrrat e Mia dhe te Tuat...*~
    Postime
    503
    Mbreteresha e Nates

    Mbretëreshë e natës, ti më dukesh,
    po prapë si engjëll ti më je
    i dehur jam, unë nga rakia
    në krahët e tu gjumi më zë,
    më përkëdhel ti me ngadalë,
    më belbëzon nja dy tri fjalë
    çfarë i ke bërë ti vetes tënde more djalë.

    Vogëlushja ime të mundova kaq shumë,
    hallall mi bëj netët pranë meje pa gjumë

    Do të largohem nga alkoli
    që të dhuroj ty dashurinë,
    të prehesh ti ne krahët e mia,
    dhe të jetojmë në lumturi.
    Se dashuria të mëson
    dhe nga mëkati të largon.
    I lumtur je kur me të dashurën gëzon

    Vogëlushja ime të mundova kaq shumë,
    hallall mi bëj netët pranë meje pa gjumë
    ~* After the baby talk the Gu Gu Ga Ga, you ask me can you be my Bi Ej Bi Y*~

Faqja 12 prej 16 FillimFillim ... 21011121314 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  2. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  3. Mbi dashurine
    Nga ani-ani80 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-03-2006, 12:05
  4. Koncepti i Dashurisë Kristiane
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  5. Mos kerko dashurine time!
    Nga elda në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 08-07-2003, 02:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •