Close
Faqja 11 prej 16 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 101 deri 110 prej 154
  1. #101
    ~*SoMeOne's LiL SuGar*~ Maska e sweet_babe
    Anëtarësuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    ~*Ne endrrat e Mia dhe te Tuat...*~
    Postime
    503
    Eja ti eja -- Gjergj Jorgaqi

    E mban mend sa endrra
    thurrem ne te dy
    e ne endrra ne lodronim
    bashke me dashuri
    e kujtoj dhe vajtoj
    por vertet te gjithe ashtu me kot
    psa na ndane
    dikush te morri padrejtesisht

    Jo fajtor nuk jam une
    por nuk je dhe ti, per se
    se di....
    them serisht valle ku je ti
    dhe perseri....

    Mbi buze akoma
    ndjej une puthjen tone te pare
    era e saj permbi buze
    ende seshte thare
    valle kaq shpejte ti harron
    dhe kjo gje me teper me mundon
    se per cfare ende se di pse ike ti

    Nuk e di ne eshte frike
    nuk e di ne ishte dashuri
    perse duhej mos te te shihja
    se di, se di

    Eja ti, eja tek une
    nese gabova shume
    se te dua pa asnje cmim
    sdi nese eshte gabim

    Serisht akoma
    ndjej une puthjen tone te pare
    era e saj permbi buze
    ende seshte thare
    valle kaq shpejte ti harron
    dhe kjo gje me teper me mundon
    se per cfare ende se di pse ike ti

    Kur nje enderr nga endrrat te vjen ne jete
    atehere prit se probleme do te kete
    keto probleme vec dhimbje shkaktojne pafund
    por kete dhimbje e dua vertete, e dua shume
    ~* After the baby talk the Gu Gu Ga Ga, you ask me can you be my Bi Ej Bi Y*~

  2. #102
    ~*SoMeOne's LiL SuGar*~ Maska e sweet_babe
    Anëtarësuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    ~*Ne endrrat e Mia dhe te Tuat...*~
    Postime
    503
    Ne enderr -- Grupi Mister

    Mbreme me erdhe ti ne enderr
    mbreme me erdhe ti ne gjume
    mu afrove ti e ndenjem gjate
    dhe nuk iki, une me ty do rri cdo nate
    cdo nate...

    I pashe si rridhnin lotet
    kristal nga ata sy
    dua ti pi te gjithe
    e te mos zgjohem me nga ty
    sdo doja jo,
    sdo doja kjo enderr te kish mbarrim

    E pashe si digjej ajo buze
    per nje puthje
    te puth te puth e nuk e ndjej gje peruljen
    tani dua te fle
    sepse une e di qe une ty smund te kuptoj
    ~* After the baby talk the Gu Gu Ga Ga, you ask me can you be my Bi Ej Bi Y*~

  3. #103
    ~*SoMeOne's LiL SuGar*~ Maska e sweet_babe
    Anëtarësuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    ~*Ne endrrat e Mia dhe te Tuat...*~
    Postime
    503
    Vetem Ne -- Grupi Ritfolk

    Kur ti të ndihesh keq
    Kur nata të vijë drejt teje
    Dhe shkëlqimi kur të largohet
    Nga sytë e tu

    Trishtimi të zbresë tek ti
    Për jetën e një fëmije
    Kur djajtë e ditës ty të të frikësojnë

    Atëherë eja tek unë
    Mbylli sytë edhe më përqafo
    Gjithçka ikën larg
    Dhe mbetemi vetëm ne të dy
    Në këtë botë

    Kur vjen me buzë në gaz
    Djejtë të rrijnë përqark
    Dhe era ndalon kur ti i kalon pranë

    Atëherë eja tek unë
    Mbylli sytë edhe më përqafo
    Gjithçka ikën larg
    Dhe mbetemi vetëm ne

    Kur vetmia pranë të vjen
    Dhe trishtimi lotin gjen
    Unë këtu jam prapë, mikja ime

    Kur vjen me buzë në gaz
    Dhe gjithçka ndalon në çast
    Unë këtu jam prapë, mikja ime
    ~* After the baby talk the Gu Gu Ga Ga, you ask me can you be my Bi Ej Bi Y*~

  4. #104
    ~*SoMeOne's LiL SuGar*~ Maska e sweet_babe
    Anëtarësuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    ~*Ne endrrat e Mia dhe te Tuat...*~
    Postime
    503
    Endrra -- The dreams

    Prapë më del në ëndërr
    Si një serenatë
    Dhe mi turbullon mendimet
    E filloj shkruaj prapë
    I them me këngë
    Ato që s'them dot me fjalë
    Kjo zemra ime e qetë
    Paska filluar të hedhë valle

    Kur në autorstradën e jetës
    Ti të jesh me mua
    Kurrë s'do të lëshoj
    Se vetëm ty të dua
    Në qoftë se kënga ime
    Të pëlqen sadopak
    Më jep një të buzëqeshur
    Që të kendoj prapë

    Të këndoj e të harroj
    Mallin që kam për ty
    Më çon në tjetër botë
    Kur më sheh me ata sy
    Në qoftë se zemra jote
    Ka pak vend për mua
    Mbaje pakëz hapur
    Sepse unë të dua

    Eci nëpër rrugë
    E këmbët s'dinë ku shkojnë
    Dhe përplasjet e njerëzve
    Veç më çorjentojnë
    E ndjej se të kam pranë dhe provoj
    Kujtime që më nxisin, më ndihmojnë

    Dua të të takoj natën atje ku s'ka njeri
    Në rrugën e pafund vetëm unë dhe ti
    Dua të ti prek flokët e të puth në sy
    Atë që ma desh zemra e gjeta tek ty

    Të dua ty me gjithë qënien time
    Këto fjalë të ëmbla
    Vijnë nga zemra ime
    E kur s'mi dëgjove fjalët
    Më je në trishtim e zem'r e dashuruar
    Pret me padurim
    Padurim, Padurim, Padurim
    ~* After the baby talk the Gu Gu Ga Ga, you ask me can you be my Bi Ej Bi Y*~

  5. #105
    ~*SoMeOne's LiL SuGar*~ Maska e sweet_babe
    Anëtarësuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    ~*Ne endrrat e Mia dhe te Tuat...*~
    Postime
    503
    Puthja e pare

    A te kujtohet ajo mbremje
    ishim ne te qete
    me yjet plot edhe me hene
    edhe te perfjal rrinim ne prane njeri-tjetrit
    kurr kishim shume per te thene

    A mund te hesht nje zemer valle kur dashuron
    edhe kurr hesht ajo ze flet me te shikon
    nen cdo çast ajo flet bashke bisedon
    ne dashuri nje enderr rron

    Se heshtja vete, ka gjuhen e saj qe flet
    edhe zemra e re ka zerin e saj kur ndjen
    nuk behem jo
    Qe fjal e zjarr puthja e pare
    ~* After the baby talk the Gu Gu Ga Ga, you ask me can you be my Bi Ej Bi Y*~

  6. #106
    ~*SoMeOne's LiL SuGar*~ Maska e sweet_babe
    Anëtarësuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    ~*Ne endrrat e Mia dhe te Tuat...*~
    Postime
    503
    Perse te dua -- Manjola Nallbani

    Fjalë dhe vetëm fjalë, vetëm fjalë
    Të tjerat puthje dhe ledhatime
    Fjalë edhe "Më fal!" dhe të fal
    Të tjerat shpresa e sa zhgënjime

    Ti dhe vetëm ti
    Më braktis dhe tek unë ti rikthehesh
    ...kthehu përsëri
    Thuam, thuam, thuam pse të dua, s'e di

    Se unë e di
    Syri yt nën qerpik
    Më thërret kur do t'ik
    Zemër e çmëndur e dehur e do një mik
    Dhe sado të shkojë larg
    Shpirty yt endacak
    Tek unë do t'vijë ai

    Se unë e dua
    Syrin tënd nën qerpik
    Zemër e çmëndur e dehur e do një mik
    Pse s'më sheh dot në sy?
    Pse nga një u bënë dy?
    Vallë s'i humbi u shua kjo dashuri?

    Kush hyri mes nesh dhe tallet e qesh
    …ma thuaj ta di
    Kë dashuri gënjen, po gënjen ti tani?
    ~* After the baby talk the Gu Gu Ga Ga, you ask me can you be my Bi Ej Bi Y*~

  7. #107
    ~*SoMeOne's LiL SuGar*~ Maska e sweet_babe
    Anëtarësuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    ~*Ne endrrat e Mia dhe te Tuat...*~
    Postime
    503
    Kthehu per vete, per mua -- Irma Libohova

    Në parqe pemët ishin zhveshur
    E zogjtë me radhë, shtegtoi vjeshta
    Dikush më foli me zë mekur
    Si fletë u drodha kur fryn era

    Vetëm pak kohë kish kaluar
    Nga verë e nxehtë që ne jetuam
    …si ëndërr pa mbarim
    Tani më shfaqesh tjetërsuar
    Me djallin i bardhë
    O tmerr qënke dashuruar

    Jo s'je ti, jo s'je ti, se besojnë sytë
    E buza fjalë s'nxjerr
    Po përse, përse, përse
    Mëkatin e bën strehë
    …e bën strehë?

    Jo s'duroj dot kur të shoh
    Gjak e shpirt të helmuar.
    Pse ti shkon n'atë ferr, n'atë ferr
    Vret lirinë e bekuar

    Thuam kush të çoi në dëshpërim
    Ty o ëngjëll krahë këputur në hutim
    Dil nga ky terr ku je verbuar
    Zogjtë nga shtegtuan prapë do t'vijnë.
    Ç'do tu thuash, ku je strukur për një stinë
    Dil nga kjo strofkë, grackë e mallkuar
    Kthehu për vete për mua

    Në parqe pemët ishin zhveshur
    E zogjtë me radhë, shtegtoi vjeshta
    Dikush më foli me zë mekur
    Si fletë u drodha kur fryn era

    Ky zëri yt më kish munguar
    Pak kohë të ndarë e të paparë
    Mu duk, një shekull ish
    Tani mu shfaq i tjetërsuar
    Nga djalli i bardhë
    O tmerr, qënke mashtruar
    ~* After the baby talk the Gu Gu Ga Ga, you ask me can you be my Bi Ej Bi Y*~

  8. #108
    ~*SoMeOne's LiL SuGar*~ Maska e sweet_babe
    Anëtarësuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    ~*Ne endrrat e Mia dhe te Tuat...*~
    Postime
    503
    Bota Iluzion

    Fjalë dashurie, det mrekullie
    Nga ty sa shpesh dëgjoja
    Ku e dija unë kuptimin e tyre
    Vetëm doja dashurinë unë të ndjeja…

    Fjalën "Të Dua" nga buzët e tua
    Më the të lutem shqiptoje
    Nuk je hije ti që më ndjek ti mua
    E vërteta ti je bota ty të dua

    Fluturoja me avionin
    Qe e lindi imagjinata
    Ku e dija unë kufirin
    Ku është dita, ku është nata

    Le të vdisja asgja s'doja
    Bota ish në krahët e mia
    Vetëm fjalë kisha dëgjuar
    Është e çmëndur dashuria

    Çastin jetoj, s'dua të mendoj
    Jeta është një film, është si një lojë
    Jetën jetoj ndonjëherë dhe kot
    I trazuar shpirti është dhe lot
    E gjithë bota iluzion është
    Iluzion…

    Fjalë dashurie, det mrekullie
    Nga ty sa shpesh dëgjoja
    Ku e dija unë kuptimin e tyre
    Vetëm doja dashurinë unë të ndjeja…

    Nuk je hije që më ndjek ti mua
    E vërteta ti je bota, ty të dua

    Fluturoja fluturoja…
    Dhe të vdisja asgjë s'doja
    Veç fjalë kisha dëgjuar
    Është e çmëndur dashuria..........
    ~* After the baby talk the Gu Gu Ga Ga, you ask me can you be my Bi Ej Bi Y*~

  9. #109
    ~*SoMeOne's LiL SuGar*~ Maska e sweet_babe
    Anëtarësuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    ~*Ne endrrat e Mia dhe te Tuat...*~
    Postime
    503
    Me Fal

    Ti e njeh zemren time
    te njejtat rrahje mi degjon
    larg pa ty, shume trishtohem
    ti me sjell ngrohtesi
    syte kur lotet dot si mbajne
    ti e ndjen dhimbjen time

    Me afron ne krahet e tu
    dora jote me lehteson
    ti ma zgjon endren time...time
    lart me ngre...me ngre kur une bie..bie
    prap ne toke ne faj kur jam

    Ti me fal ti me fal
    ti me fal ti me fal
    ti me fal ti me fal

    Ti e njeh zemren time
    sado larg te shkosh
    do te kthehem

    Ti me fal ti me fal
    ti me fal ti me fal
    ti me fal ti me fal
    ~* After the baby talk the Gu Gu Ga Ga, you ask me can you be my Bi Ej Bi Y*~

  10. #110
    ~*SoMeOne's LiL SuGar*~ Maska e sweet_babe
    Anëtarësuar
    09-08-2004
    Vendndodhja
    ~*Ne endrrat e Mia dhe te Tuat...*~
    Postime
    503
    Për një çast më ndali zemra

    Për një çast më ndali zemra, s'ishe ti,
    Shpirtin sonte ma trazove përsëri
    Më kujtohet sa shumë prisja
    Që të ndjeja erën tënde
    Kthehu dhe një herë të të shihja

    Ëndrra gjumin ma këputi e më zgjoi
    Mbi në mbres të ndjeva frymën, ku je ti
    Puthjet ende janë të nxehta
    S'na i ftoh dot largësia
    Eja mos u fshih vetëm në ëndrra

    Unë dhe ti
    Lusim natën që edhe pak të zgjaste
    Të mos kish agim
    Edhe dielli fare të mos lindte
    Vetëm unë dhe ti
    Lusim natën që pafund të zgjaste
    Të mos kish mbarim
    Edhe dielli atë ditë të shuhej
    Ndarje të mos kish
    Nëse mijëra kilometra sot na ndajnë

    Mos më thuaj humbi dashuria
    Më të madhe e bën largësia
    Eja zemer netët ti përcjellim si dikur
    Dashuria nis me ty ,me ty mbaron
    Je kuptimi që merr dita sa fillon
    Puthjet ende janë të nxehta
    S'na i ftoh dot largësia
    Eja, mos u fshih vetëm në ëndrra
    ~* After the baby talk the Gu Gu Ga Ga, you ask me can you be my Bi Ej Bi Y*~

Faqja 11 prej 16 FillimFillim ... 910111213 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  2. Cilat jane meritat kombetare te Nene Terezes?
    Nga altruisti_ek84 në forumin Toleranca fetare
    Përgjigje: 106
    Postimi i Fundit: 26-12-2010, 15:49
  3. Mbi dashurine
    Nga ani-ani80 në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 10
    Postimi i Fundit: 05-03-2006, 12:05
  4. Koncepti i Dashurisë Kristiane
    Nga Albo në forumin Komuniteti orthodhoks
    Përgjigje: 7
    Postimi i Fundit: 14-08-2005, 19:05
  5. Mos kerko dashurine time!
    Nga elda në forumin Letërsia shqiptare
    Përgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 08-07-2003, 02:35

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •