Beograd, 20 maj 2003 - Jetė tė pėrbashkėt ndėrmjet serbėve dhe shqiptarėve nuk ka, dhe nga kjo ēėshtje duhet hequr dorė nėse duhet shikuar realisht gjėrat, ka thėnė pėr mediat e Beogradit analisti dhe sociologu Aleksa Gjilas (i biri i disidentit mė tė njohur jugosllav Milovan Gjilas). Sipas tij kjo ėshtė vėshtirė tė pranohet kur dihet se serbėt janė tė lidhur historikisht pėr "Serbinė e vjetėr" (Kosovėn).
Gjilasi mendon se nė njė afat tė gjatė kjo nėnkupton se Serbia po e humb Kosovėn. Por edhe vendet e tjera gjatė historisė i kanė humbur territoret e dikurshme, thotė Gjilas, duke marrė si shembull sesi njė ep polak e fillon strofėn "Lituani, atdheu im", apo grekėt qė kanė jetuar nė Azi tė Vogėl, Keninsbergu qė gjendet nė Rusi po ashtu ka qenė qytet i gjermanėve etj.
Gjilas thekson se Beogradi ka marrė premtime nga bashkėsia ndėrkombėtare se Kosova do tė jetė shumetnike, dhe kjo jep tė drejtėn qė tė kėrkohet mbrojtja e plotė tė popullsisė joshqiptare e cila mund tė ketė autonominė dhe sigurimin e vet.
Mirėpo, Kosova ėshtė shumė e pazhvilluar, me shkallė mė tė lartė tė natalitetit nė Evropė, dhe nėse shikohet nga ky kėnd as vendet mė shumė tė zhvilluara nuk do tė mund tė arrinin pėrparim mė tė shpejtė tė atij territori, thotė Gjilas dhe konstaton se nga pikėpamja ekonomike zhvillimi i Serbisė pa Kosovėn ėshtė mė i sigurt.
Marre nga Trepca.net
Krijoni Kontakt