Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 3
  1. #1
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    33,379
    Postimet nė Bllog
    22

    OKB: Kosova ka arritur sukses ne 4 nga 8 standarde

    Kėshilli i Sigurimit i OKB-sė mban seancėn e rregullt tremujore pėr Kosovėn

    KS: Kosova ka arritur sukses nė 4 nga 8 standarde

    F. Osmani

    OKB- Sekretari i pėrgjithshėm i Kombeve tė Bashkuara, Kofi Anan, nė raportin e tij tė rregullt pėr Kosovėn, vlerėsoi pėr herė tė parė se nė katėr nga tetė standarde, institucionet kosovare kanė arritur lėvizje pozitive tė konsiderueshme, ndėrsa nė standardet e tjera thuhet se ka pak lėvizje pozitive, ose edhe ngecje. Nė raportin, tė cilin e lexoi para anėtarėve tė Kėshillit tė Sigurimit, ndihmėssekretari i OKB-sė pėr Operacione Paqeruajtėse, Hedi Anabi, thuhet se nė standardin e parė “Institucionet demokratike funksionale”, kishte pėrparime por edhe ngecje. Kuvendi i Kosovės kritikohet se ka punuar jashtė kompetencave tė veta nė rastin e propozimit pėr ndryshimin e 38 neneve tė Kornizės Kushtetuese. Po ashtu, Kuvendi thuhet se ka bėrė hapa pozitivė nė miratimin e ligjeve dhe ėshtė lavdėruar nė punėn transparente. Lidhur me standardin e parė, raporti i Ananit e vlerėson pozitivisht reformimin e administratės lokale dhe shton se ky “ėshtė procesi mė i rėndėsishėm politik, i cili do tė ndikojė nė tė ardhmen e komunitetit serb nė Kosovė”.

    “Sundimi i ligjit” ėshtė edhe njė arritje e institucioneve kosovare, pėr tė cilin raporti konkludon se “ka arritur progres” nė sjelljen para drejtėsisė tė personave pėrgjegjės pėr trazirat e marsit. “Njollė e zezė” i vihet “frenimit dhe ngecjes sė krijimit tė sistemit juridik multietnik”, shkaku i largimit tė disa prokurorėve dhe gjyqtarėve serbė nga ky sistem, pas trazirave tė marsit. “Pas trazirave tė marsit, liria e lėvizjes sė minoriteteve, nė esencė ėshtė keqėsuar. Tani minoritetet duhet tė udhėtojnė mė larg nė mėnyrė qė tė gėzojnė tė drejtat e shėrbimeve tė ndryshme, qė janė shkatėrruar tėrėsisht ose janė dėmtuar pjesėrisht si rezultat i dhunės sė marsit”, - thuhet nė raport. Institucionet e Pėrkohshme Vetėqeverisėse (IPVQ) nė kėtė raport janė kritikuar edhe pėr nga aspekti i “mosadresimit tė mjaftueshėm tė ēėshtjes sė kthimit, por qė pėr nga rindėrtimi i dėmeve tė marsit ajo ka lėvizur nė mėnyrė tė konsiderueshme”.

    Ekonomia

    Ekonomia e Kosovės vazhdon tė jetė larg “vetėqėndrueshmėrisė”, edhe pse ėshtė arritur qė tė miratohen disa ligje ekonomike, por qė IPVQ-ve u mungojnė mekanizmat vlerėsues dhe zbatues. Edhe nė aspektin e “Tė drejtave pronėsore”, raporti thekson se pėrveē ca arritjeve, asnjė lėvizje tjetėr nuk ėshtė bėrė.

    Trupat Mbrojtėse tė Kosovės (TMK), thuhet nė raport, e kanė shumicėn e pjesėtarėve jo tė trajnuar nė nivel tė duhur pėr t’u pėrballur me situata emergjente. Megjithatė, raporti veēon se “TMK-ja ka shėnuar arritje nė rekrutimin e minoriteteve, me 149 anėtarė tė pakicave dhe ka shėnuar pėrmirėsime nė kodin disiplinor”.

    Rritja e vėzhgimit ndėrkombėtar tė proceseve ka pėr qėllim lehtėsimin e marrėdhėnieve ndėrmjet komuniteteve pas trazirave tė marsit dhe kjo ka ndihmuar nė pėrmirėsimin e dialogut ndėrmjet shqiptarėve dhe serbėve tė Kosovės, thuhet nė kėtė raport. Sipas raportit, dhuna e marsit dhe pasojat e saj kanė prishur fillimin e dialogut ndėrmjet Prishtinės dhe Beogradit nė nivel tė grupeve punuese, i cili pati njė fillim tė mirė disa ditė para trazirave.

    Qė nga plublikimi i “Standardeve pėr Kosovėn” nė dhjetor tė vitit tė kaluar dhe pėrfundimit tė planit pėr implementimin e tyre i publikuar nė fund tė marsit, por i kompletuar tre muaj mė vonė, asnjėherė nuk ėshtė bėrė ndonjė vlerėsim zyrtar nga OKB-ja lidhur me (mos)pėrmbushjen e kėtyre standardeve. Vlerėsimin e implementimit tė standardeve nė Kosovė ėshtė duke e bėrė ēdo 6 javė Grupi i Kontaktit, por vlerėsimi i tyre do tė bėhet edhe nga Kombet e Bashkuara pėr ēdo tre muaj, deri nė mesin e vitit 2005, kur pritet tė bėhet vlerėsimi pėrfundimtar pėr nisjen ose jo tė diskutimeve mbi statusin e vendit.
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  2. #2
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Kosova reagonė ndaj raportit nė OKB

    - 06/08/2004 Institucionet e Kosovės vlerėsojnė raportin e ndihmėsit tė Kofi Ananit nė Kėshillin e Sigurimit pėr pėrparimet nė Kosovė, por theksojnė mungesėn qė nė raport nuk janė prezentuar rekomandimet e ambasadorit Kai Aide, pėr ristrukturimin e UNMIK-ut. Ndėrkaq, nė reagimin e Trupave tė Mbrojtjes sė Kosovė rreth raportit nė fjalė thuhet se ai nuk ėshtė objektiv sa i pėrket plotėsimit tė standardit tė tetė. Pėrfaqėsuesit e institucioneve tė Kosovės e vlerėsuan si pozitiv raportin e fundit pėr Kosovėn nė takimin e Kėshillit tė Sigurimit, megjithė mangėsitė qė kishte raporti. Presidenca u shpreh se nė raportin e Heri Anabes, ndihmės i sekretarit tė OKB-sė, raportit i mungon pjesa qė ka tė bėjė me ndryshimin e rolit tė UNMIK-ut. Kryeministria nėnvizoi mangėsitė qė ka raporti duke theksuar nė kėtė drejtim mospjesėmarjen e pėrfaqėsuesve tė institucionev tė Kosovės dhe vetė UNMIK-ut. Shefi i Zyrės pėr Informim Publik tė TMK-sė, nėnkolonel Enver Dugolli tha se TMK ka dėshmuar nė shumė raste se ėshtė njė institucion i gatshėm pėr t'i ndihmuar qytetarėt nė ēdo kohė kur kėrkohet nevoja, ndaj mendohet se Anan pjesėrisht ėshtė keqinformuar.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

  3. #3
    !Welcome! Maska e StormAngel
    Anėtarėsuar
    05-02-2003
    Vendndodhja
    Zurich, Switzerland
    Postime
    6,846
    Kofi Anan e vlerėson gjendjen nė Kosovė

    “Periudha pas dhunės sė marsit ka treguar pėrparime tė kufizuara, por shpresėdhėnėse.”

    "Periudha pas dhunės sė marsit ka treguar pėrparime tė kufizuara, por shpresėdhėnėse. Populli i Kosovės ka njė rrugė tė vėshtirė pėrpara, pėr pėrmbushjen e standardeve, pėr ripajtimin etnik, pėr forcimin e institucioneve demokratike dhe pėr krijimin e njė shoqėrie tė pėrparuar", thuhet nė raportin e z. Anan, tė paraqitur para KS tė OKB-sė nga ndihmės-sekretari i pėrgjithshėm pėr operacione paqeruajtėse, Hedi Anabi.

    Nju Jork, 6 gusht - Kėshilli i Sigurimit i Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara diskutoi dje rreth gjendjes nė Kosovė. Diskutimit i parapriu raporti i sekretarit tė pėrgjithshėm Kofi Anan, nė tė cilin vlerėsohet se nė Kosovė ėshtė vėrejtur njė progras i kufizuar por shpresėdhėnės, pas trazirave tė marsit.

    "Periudha pas dhunės sė marsit ka treguar pėrparime tė kufizuara, por shpresėdhėnėse. Populli i Kosovės ka njė rrugė tė vėshtirė pėrpara, pėr pėrmbushjen e standardeve, pėr ripajtimin etnik, pėr forcimin e institucioneve demokratike dhe pėr krijimin e njė shoqėrie tė pėrparuar", thuhet nė raportin e z. Anan, tė paraqitur para KS tė OKB-sė nga ndihmės-sekretari i pėrgjithshėm pėr operacione paqeruajtėse, Hedi Anabi.

    "Zhvillimet pas dhunės sė marsit kanė dėshmuar se, megjithėse pėrgjegjėsia pėr pėrparimin nė Kosovė u takon pėrfaqėsuesve tė Kosovės dhe popullit tė saj, angazhimi i komunitetit ndėrkombėtar ka rėndėsi jetike pėr suksesin e kėtyre pėrpjekjeve", theksohet nė raportin e z. Anan.

    Nė raport vlerėsohet angazhimi i udhėheqėsve tė komuniteteve etnike nė Kosovė pėr fillimin e dialogut tė brendshėm politik dhe se angazhimi i bashkėsisė ndėrkombėtare ka rėndėsi jetike pėr avancimin e proceseve nė Kosovė. Nė tė vlerėsohen pėrpjekjet pėr riparimin e dėmeve tė shkaktuara gjatė trazirave tė marsit, pėr krijimin e kushteve pėr kthimin e personave tė zhvendosur gjatė kėtyre trazirave dhe pėr avancimin e procesit tė pėrmbushjes sė standardeve.
    Por, nė raportin e sekretarit Anan vlerėsohet se pėrparimet e bėra janė ende tė kufizuara. Nė tė thuhet se pakicat etnike nė Kosovė ballafaqohen ende me probleme tė sigurisė dhe me kufizim tė lėvizjes.

    "Udhėheqėsit e Kosovės kanė bėrė pėrpjekje shpresėdhėnėse tė ndreqin dėmin e shkaktuar nė komunikimin ndėrmjet komuniteteve nga dhuna e marsit, duke zhvilluar takime me pakicat etnike nė Kosovė. Kėto pėrpjekje duhet tė pasohen me masa konkrete pėr tė bėrė realitet procesin e vėshtirė tė ripajtimit, thuhet nė raportin e z. Anan.

    Nė raport vlerėsohet gjithashtu se fillimi i dialogut politik ndėrmjet udhėheqėsve tė komuniteteve tė Kosovės ka rėndėsi jetike.

    "Mė14 korrik, udhėheqėsit e dy komuniteteve u angazhuan tė bashkėpunojnė nė disa drejtime. Ky ishte njė hap pozitiv qė duhet tė shoqėrohet me masa konkrete", thuhet nė raportin e z. Anan.

    Raporti vlerėson pėrpjekjet e institucioneve tė Kosovės pėr pėrmbushjen e standardeve, pėr marrjen e mė shumė pėrgjegjėsive dhe pėr reforma nė qeverisje.
    We didn't land on Plymouth Rock, Plymouth Rock landed on us.

Tema tė Ngjashme

  1. Procesi i Pavarėsimit tė Kosovės
    Nga AsgjėSikurDielli nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 167
    Postimi i Fundit: 12-10-2012, 06:23
  2. Kosova, e pavarur, por jo sovrane!
    Nga Davius nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 1
    Postimi i Fundit: 18-04-2006, 05:52
  3. Platform For The Resolution Of The Albanian National Question
    Nga saimiri-uk nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 06-02-2003, 15:52
  4. "Euro" a do te kete sukses??? - Nga Enip!
    Nga Dita nė forumin Ekonomi & biznes
    Pėrgjigje: 58
    Postimi i Fundit: 21-07-2002, 09:31

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •