Close
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 2
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Ndryshimi i Historise, permes lutjes dhe agjerimit.

    Kjo teme do te jete nje cikel shume i gjate shkrimesh . Te gjitha keto shkrime vijen nga nje i krishtere, i cili ka qene nje nder mesuesit bilbik me ne ze , te kohes sone. Emri i tij eshte, Derek Prince.
    Gjithsekush eshte i mirpritur per te mare pjese ne diskutim, gjithmone nese ai kerkon qe te mesoje te verteten , si dhe te kete bashkesi me Perendine , nepermejt Besimi tek JEzus Krishti.
    Zoti ju bekofte.
    Fillimish po sjell nje boigrafi te shkurter te autorit.
    Derek Prince lindi ne Indi, nga prinder angleze. Ai studioi gjuhet Greke dhe Latine , ne dy nga institucionet arsimore me te digjuara te Anglise: ne kolegjin e Etonit dhe ne universitetin e Kembrixhit.
    Nga viti 1940 deri ne 1949 ai punoi ne rangun e profesorit te Filozofise se vjeter dhe te asaj moderne ne King's college ne Kembrixh. Ai studioi gjithashtu Arabishten dhe Aramaishten ne Universitetin e Kembrixhit dhe ne ata Hebre ne Jeruzalem. Pervec ketyre ai njeh nje numur te konsiderueshem gjuhesh moderne.
    Ne vitet e para te luftes se dyte boterore, ndersa sherbente ne spital, ku ishte nen komanden e Armates Britanike, Derek Prince perjetoi nje ndryshim ne jetene tij, kur u takua befas me Jezus Krishtin , ne lidhje me te cilin shkruan: " Nga ky takim arrita ne dy perfundime per te cilat nuk kam pasur kurre arsye ti ndryshoj: e para, qe Jezusi jeton; dhe e dyta, qe Bibla eshte nje nje e vertete e qenesishme dhe aktuale. Keto dy perfundime , ne menyre te menjehershme dhe perfundimisht i dhane nje dretjim te ri jetes sime".
    Ne fund te luftes se Dyte Boterore, ai vazhdoi te qendronte atje ku ishte caktuar nga Armata Britanike, ne Jeruzalem. Nga martesa e tij me gruan e pare , Lydian, ai u be babai i tete vajzave te adoptuara ne shtepine e femijes ne Lydias ne Jeruzalem. E gjithe familja pa rilindjen e shtetit te Izraelit me 1948-en.
    Ndersa sherbente si edukator ne Kenia, Derek dhe Lydia, adoptuan femijen e tyre te nente, nje vajze te vogel Afrikane. Lydia vdiq me 1975 dhe pas tri vitesh me 78-en, Derek martohet me Ruthin, me te cilen bashkejeton edhe sot.
    Gjate kesaj perjudhe Derek Prince punoi si pastor , edukator, pedagog dhe keshilltar ne disa kontinente, dhe eshte bere i njohur si nje nga mesuesit Biblike me ne ze te kohes, ai eshte autori i rreth tridhjet librave, shume prej te cilave jane perkthyer ne shume gjuhe te botes. Si rrjedhim i nje kerkese te madhe per te folur neper konferenca, Derek Prince udheton rregullisht ne pjese te ndryshme te botes dhe ai gjithashtu ka nje shtepi ne Izrael.
    Duke qene jo precedent dhe jo favorizues ndaj Sekteve te ndryshme , Derek Prince ka nje zbulese profetike per te kuptuar dhe trajtuar njgarjet e kohes se sotme nen driten e profecive Biblike.
    Deshmuesi i Krishtit.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga deshmuesi : 04-09-2002 mė 20:37

  2. #2
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    28-04-2002
    Postime
    2,281

    Per nje dite peruljeje kombetare, agjerim dhe lutje.

    Fillimin e librit te tij Derek Prince e fillon me nje Shpallje te Shetetve te bashkuara te Amerikes.

    .NGA PRESIDENTI I SHTETEVE TE BASHKUARA TE AMERIKES.
    .SHPALLJE.
    Per nje dite peruljeje kombetare , agjerim dhe lutje.

    Senati i Shteteve te Bashkuara, duke njohur me devotshmeri Autoritetin Suprem dhe Qeverisjen e Zotit te Gjithfuqishem ne cdo skaj te jetes se njerut dhe te te gjitha vendeve, nepermjet nje rezolute i ka kerkuar Presidentit te percaktoje nje dite per agerim , lutje dhe perulje kombetare.
    Eshte detyra e kombeve , po ashtu si dhe detyra e cdo njeriu te pranojne varesine e tyre nga Fuqia Madheshtore e Zotit, te pohojne mekatet dhe shkeljet, me keqardhe perulesie, me shprese te sigurt se Pendimi i vertete do ti coje ne Meshire dhe Falje, dhe per te njohur te verteten sublime , te permendur ne Shkrimet e Shenjta dhe te vertetuara nga gjithe historite e atyre kombeve te bekuara, Zotii i te cileve eshte Perendia.
    Sic e dime , nepermejt Ligjit te Tij Hyjnor, Kombet si dhe individet, jane subjekte te ndeshkimeve te renda ne kete Bote, pra , nese ne nuk kemi frike qe fatkqesia e tmershme e luftes civile, e cila tani shkatron vendin, mund te jete vetem nje ndeshkim, i cili na jepet neve per mekatet tona te mendjemadhesise, per ne fundin e nevojshem te reformimit tone kombetar, si nje popull i tere. Ne kemi qene marresit e cmimit me te zgjedhur ne Qiell. Ne jemi mbrojtur per shume vite ne paqe dhe zhvillim. Ne jemi rritur ne numur , begati dhe fuqi si asnje komb tjeter. Por ne kemi haruar Zotin. Ne kemi haruar Doren Madheshtore, e cila na mbrojti ne paqe, na shumfishoi, na pasuroi dhe na forcoi; dhe kemi imagjinuar ne menyre te padobishme , ne mashtrimin e zemrave tona, se te gjitha keto bekime ishin preodhimi i ndonje zgjarsie superjore dhe virtuoziteti tonin. Te dehur nga suksesi i pathyeshem, ne jemi bere shume te vetafte per te ndjere nevojen e rimarjes dhe te meshires mbrojtese, ne jemi shume mendjemedhenj per t'ju LUTUR Zotit qe na krijoi! Kjo na shtyn te perulim vetveten per te
    pohuar mekatet tona kombetare, dhe te lutemi per meshire dhe falje.
    Per kete ne pajtim me kerkesen , dhe ne perputhje te plote me pikpamjet e Senatit, une shpall diten e marte, 30 Prill 1863. si dite peruljeje kombetare , per agjerim dhe lutje. Dhe une kerkoj me kembengulje qe i gjithe populli t'i permbahet ketij regulli ne ate dite, lark nga zakonet e tyre te pergjithshme , dhe te bashkohen ne vendet e tyre te adhurimit publik, duke e bere kete nje dite te shenjte per Zotin dhe te dedikuar ndaj shakrkimit, dhe te neneshtruar ndaj detyrave fetare te cilat jane te pershtatshem per kete ngjarje solemne.
    E gjitha kjo te behet ne ndershemeri dhe vertetesi, dhe le te pushojme ne neneshtrim ne shpresen e autorizuar nga mesimet Hyjnore, qe vajtimi i bashkuar i kombit te digjohet deri lart, dhe ketij vajtimi ti jepet pergjigje me bekime, jo me pak se sa falja e mekateve tona kombetare dhe restaurimi i vendit tone , tashme te coptuar dhe te vuajtur, per ne gjendjen e tij te meparshme te gezuar, gjendje bashkimi dhe paqeje.
    Ne deshmi te kesaj, une kam ngritur doren time dhe kam shtuar kete shtese ne vulen e Shteteve te Bashkuara.
    E vendosur ne shtetin Washington, me 30 Mars , ne vitin e Zotit tone njemije e teteqind e gjashtedhjete e tre, dhe ne pavaresine e Sheteteve te Bashkuara te tetedhjete e shtate.
    . Presidenti: Abraham Linkoln.
    . Sek Shteti:H Steward.

Tema tė Ngjashme

  1. Nezir Myrta - Iliristika
    Nga GL_Branch nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 30
    Postimi i Fundit: 09-02-2013, 13:51
  2. Riretushimi i historisė
    Nga erzeni nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 27-11-2011, 17:34
  3. Illiristika - Nezir Myrta
    Nga Henri nė forumin Gjuha shqipe
    Pėrgjigje: 35
    Postimi i Fundit: 06-04-2011, 17:47
  4. Lufta sllavo-greke kundėr shqiptarėve
    Nga Irfan nė forumin Ēėshtja kombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 15-05-2005, 09:10
  5. NjĖdimensionalitetin E QytetĖrimit PerĖndimor
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 02-02-2005, 17:02

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •