Anton
Mos u merzit.Me sa kuptoj une qellimi eshte ky. Te behemi katolike se perfitojme si shqiptare me shume?
A e kam gabim?
Anton
Mos u merzit.Me sa kuptoj une qellimi eshte ky. Te behemi katolike se perfitojme si shqiptare me shume?
A e kam gabim?
Prof. Dr. Kristo Maloki:
"Asht gabim i trashė kur thohet shumė herė qė orjentalizma na ka ardhė sefte nga Azija apor nepėr religjonin muhamedan apor edhe nga populli tyrk. Jo, kurrsesi, orjentalizma e jonė asht kryekėput njė dhantiė (darovė) fatale e kristjanizmit, me gjithė qė e njė kristjanizmi tė degjeneruem euro-aziatik.
Si ta kuptoj kete pasazh Anton?
Shkėlzen Raēa
Kosovė
Uniatizmi i Krishterė Shqiptar dhe Politika Kishtare Greke nė Shqipėrinė e Mesme (19001904)
Fundshekulli i kaluar nė historinė e popullit tonė njihet si kohė udhėkryqi, mbase e pėrpjekjeve vijuese drejt evoluimit tė vetėdijes kombėtare. Sigurisht, nė funksion tė tendencave tė shumanshme pėr tė mbijetuar e formuar identitetin etnik, shqiptarėt dhe lėvizjet e tyre pėr ēlirim kombėtar njohin gjithsesi, mė shumė se tek tė gjithė ballkanasit e tjerė, rrugėn e vėshtirė, vuajtjet e persekutimet nga mė tė ndryshmet pėr krijimin e institucioneve shpirtėrore me pėrcaktim kombėtar e vetėm kombėtar.
Reminishenca jonė historike kujton vargun e synimeve tė ngulmėta, tė cilat nga Veriu nė Jug, dhe nga Jugu nė Veri tė Shqipėrisė patėn qėllimin e shenjtė: paralelizimin e luftės sė pėrbashkėt politike me atė fetare, duke kėrkuar rrugėt e ndėrtimit tė kishės e tė xhamisė mbi vlerat mė aktive nė planin gjithėkombėtar. Dhe ndoshta nė kėtė fushė veprimi, ndonėse tė vonuar ca nga ballkanasit e tjerė, por jo pėr fajin e tyre, ata megjithatė kėtu e dhjetė vite para fillimit tė shekullit XX, hodhėn poshtė tė gjitha paragjykimet e lagjes sė kancelarive politike tė Ballkanit, se paraardhėsit tanė janė njė masė amorfe, pak ose aspak e denjė pėr tė ndėrtuar urėn e afrisė e tė bashkimit mbarėkrishterė brenda bėrthamės etnike. Sidoqoftė, sondazhet nga terreni kėtu e shumė kohė mė herėt, si dhe literatura e pasur historike, informojnė pėr misionet e mesazheve humanitare tė Buzukut e tė Budit, tė Dhaskal Todrit e tė Kristoforidhit, tė shumė etėrve e abatėve tanė, qė kontribuan dhe lanė amanetin e pavdekshėm, se vetėm me shqiptarėt e bashkuar, tė krishterė e myslimanė, mund tė realizohet bashkimi dhe shteti i pėrbashkėt mbi baza tė mirėfillta kombėtare. Nisur nga vlerat e tyre universale, padyshim tė brumosura nėpėr qendrat e njohura universitare tė Evropės demokratike, si dhe bartja e atyre vlerave nė Shqipėrinė e obskurantizmit osman, bėnė qė tek disa militantė tė besimit tė krishterė ortodoks tė shfaqen ndjenjat dhe idetė e pėrbashkėsisė e tė institucionalizimit tė parimeve tė krishtėrimit nė baza etnike. Kėtė herė, dhe sigurisht jo pėr tė parėn herė, por pak mė gjerėsisht e thellėsisht, do tė pėrpiqemi ta shtrojmė mbijetesėn e unitizmit tonė tė krishterė nė raport me afėrndenjėsit e krishterė lindorė, porse tė tipit tė huaj, kėtu e njė shekull mė herėt. Pyesim: ku dhe nė ē'vend? Kujtojmė se vrojtimi i terrenit pėr njė ēėshtje aq tė ndjeshme bie nė kėrthizė tė Shqipėrisė, aty afėr e pranė Shkumbinit, ku ndeshim nė shumė protagonistė, individė e institucione politike e fetare, mbi tė gjitha nė dioqezėn e krishterė katolike dhe Mitropolinė ortodokse tė Durrėsit, tė kontrolluar tejmase nga establishmenti shpirtėror grek dhe patrikana e Stambollit.
Do tė shkelim pra nė fundin e shekullit XIX, kur nė Shpatin e Epėrm tė Sanxhakut tė Elbasanit, shpatarakėt do tė tronditin botėn ortodokse greko-sllave, duke demonstruar guximin pėr tė kaluar nė unitizėm. Jemi nė vitin 1897, kur zėdhėnėsja e Patrikanės sė Stambollit, gazeta "Neollogos", hap kutinė e Pandorės pėr t'ia bėrė tė ditur opinionit tė "fesė sė drejtė" se Shelcani, Valshi, Selca e disa fshatra tė tjerė kishin paralajmėruar me plot siguri inkuadrimin e tyre nė Kishėn unite. Ishte kjo njė goditje e rėndė e konfirmim i denjė se ndėrhyrja e nomenklaturės klerikale e politike mbarė ortodokse greke nga Berati e Durrėsi po fillonte tė zbehej. I gjithė ky "rrebelim" dhe, sipas po tė njėjtit burim, "puē" kishtar atje i referohej mė pak mitropolitit shqiptar, Visarionit, ndėrkaq shumė nga burimet diplomatike tė kohės njoftojnė se mrekullia e fshatarėve tė Shpatit ishte vepėr ekskluzive e nipit tė tij, Gjermanoit.
Pėr mė tepėr, literaturat e burimet historike tė prejardhjes sė krishterė, tė lindjes e perėndimit, sigurojnė pėr punėn e ngulmėt tė Papa Jorgjit nė Shpat, qė para vitit 1897, duke pasur pėr qėllim imediat skizmėn e shpatarakėve nga jurisdiksioni politik e fetar grek, nė njė anė, si dhe korrespondencėn vijuese tė tij me Vatikanin, nga ana tjetėr. Nė kėtė kontekst, burimet diplomatike franceze ofrojnė prova pėr numrin relativisht tė madh tė ithtarėve unitė nė Shpat, qė nga shtatori i 1907-s; ato austro-hungareze pohojnė se qė nga korriku shpatarakėt parapėlqejnė unitizmin pėr fenė e tyre tė krishterė mbi baza kombėtare, ndėrsa njė tjetėr raport i proveniencės, sėrish franceze, por nga Shkodra, ofron tė dhėna tė besueshme se banorėt e Shpatit tė Epėrm i ishin drejtuar peshkopit tė krishterė katolik tė Durrėsit me kėrkesėn pėr tė mundėsuar inkuadrimin nė Arqipeshkvinė e Durrėsit, si unite.
Me sa u pėrmend mė sipėr, kujtojmė se atje, pra jo vetėm nė lindje tė Elbasanit, por edhe mė gjerė, po paralajmėroheshin ngjarje tė stuhishme. Mbase, shembullin atdhedashės tė shpatarakėve, veprimet kombėtare tė Papa Jorgji Theoharit (alias Gjermanoit) rreth formimit tė njė kishe tė pėrbashkėt tė krishterė, sipas shembullit tė arbėreshėve tė Italisė, do ta vijojnė hap pas hapi edhe tė krishterėt ortodoksė tė Tiranės, tė Kavajės e Durrėsit. Porse, nė kėtė fushėbetejė fetare e mbi tė gjitha edhe atė politike, areali kėtu pasurohet me protagonistė dhe autorė pro dhe kundėr unitizmit tonė. Historia, me siguri, nė fundin e shekullit XIX pėrsėritet edhe njė herė, meqė Patrikana e misionarėt diplomatikė rusė nisin trysninė dhe, po aq, pėrkrah tyre, ndeshim nė reagimet e establishmentit politik grek.
Dhe s'do mend, ekskomunikimi me qendrėn ekumenike nė Stamboll, si dhe predikimi nė shqip, ēfarė po e zbatonte me zellin mė tė madh Papa Jorgji, nė Shpat e nė Elbasan, nuk mund tė bėhej pa ndihmėn e faktorit vendas dhe tė huaj. Ky klerik shqiptar, i shkishėruar, do ta ketė paraprakisht ndihmėn e Abatit tė Mirditės, Imzot Preng Doēit e tė Dom Ndoc Nikajt, kur ai dhe ata do ta organizojnė takimin solemn tė krerėve tė Mirditės e tė Shpatit nė Orosh. Padyshim se ky kuvend nuk ishte as mė pak dhe as mė shumė, veēse njė prolog i qėlluar pėr udhėn e drejtė tė mėsimit tė shqipes nė shkolla, pėr tė predikuar arbėrishten e djeshme e shqipen e sotme, si gjuhė tė qumėshtit tė nėnės nėpėr institucionet tona fetare. Dhe, s'do dyshuar kurrsesi se ky tubim kishte po ashtu njė mesazh tė shenjtė: njė kishė, njė komb dhe feja nė shėrbim tė pėrbashkėsisė kombėtare.
Po si nisi zyrtarisht lėvizja e pėrbashkėt e krishterė nė Shqipėrinė e Mesme? Kush e shpalli luftėn e hapur kundėr Patrikanės, establishmentit politik grek e atij rus, pėrkatėsisht konsulatave e konsujve tė tyre nė Durrės e nė Manastir, prej nga zhveshej profili i tyre mbarė ortodoks? Kujtojmė se rruga e lindjes, qė po ēonte drejt bashkimit tė krishtėrimit tonė, na ishte identifikuar ku tjetėr, pos nė qytetin buzė Shkumbinit, pėrkatėsisht nė fillimet e shekullit XX, kur Papa Jorgji, si e njihnin dje, e njohin edhe sot elbasanasit e moshuar, hodhi kumtin gjithandej pėr kalimin e tij nė unitizėm, tok me nėntė familjet e tjera tė ritit ortodoks. Mbase, ky numėr ka mundur tė ishte mė i madh, nėse shpaloset mirė e mirė baza burimore e Vjenės, ku sheshazi vihen nė dukje demarshet e Papa Jorgjit nė Elbasan e rrethinė, duke synuar kėshtu masivizimin dhe zyrtarizimin pėr njė kishė unite. Boshti i tėrė atij fenomeni mbi baza kombėtare, qėndronte nė relacionet e ngushta tė kėtij arhimandritit me arqipeshkvin e Durrėsit, Bardhin. Ky i fundit, nė njė letėr dėrguar mė 4 maj 1900, i bėnte tė ditur Qazim Beut, ndryshe qeveritar i pėrgjithshėm osman nė Shkodėr, se tė krishterėt ortodoksė tė Elbasanit kishin kėrkuar tė vihen nėn jurisdiksionin e Papės. Midis tjerash, arqipeshkvi i Durrėsit, Prek Bardhi, kėrkonte nga Valiu i Shkodrės, tė ndėrhynte te administratori i lartė osman nė Durrės, qė paraprakisht t'i lejonte shkuarjen nė Elbasan dhe kryerjen pa pengesė tė obligimeve tė tij shpirtėrore atje. Pėr mė tepėr, kjo lėvizje merr dimensione tė gjera, duke involvuar nė tė edhe tė parin e shqiptarėve tė konfesionit mysliman, Dervish Beun e Ismail Beun nga Elbasani nė njė anė, si dhe Refik, Avdi e Mehmed Frashėri, tė Tiranės, nė anėn tjetėr, tė cilėt sė bashku cysin e ndihmojnė fuqishėm ndėrtimin e njė kishe mbi baza kombėtare.
Dhe, derisa kjo lėvizje kombėtare po shtrinte krahėt e njė rivėshtrimi tė shqiptarėve tė konfesionit tė krishterė ortodoksė aty me besimtarėt tanė katolikė nė Veri e nė Durrės, Patrikana e Stambollit si dhe Rusia e Greqia, fillojnė tė shprehin dufin publik tė tyre, denigrimin e hapur pra ndaj unitizmit ndėr ne. Skenari i anatemės nis me paralajmėrimin e Sinodit tė Shenjtė pėr tė detyruar Papa Jorgjin tė vinte nė Stamboll, domethėnė ta braktiste Elbasanin, pėr ēka e gjithė kjo flluskė duhej tė sendertohej nga mitropolitėt grekė tė Durrėsit dhe tė Pellagonisė, me qendėr nė Manastir. Titullari i parė, Prokopi, njė figurė kjo e zellshme prej njė telalli besnik, do lypsej tė realizonte me ēdo kusht e heshtazi largimin e Papa Jorgjit nga Elbasani, mė pastaj tė dėrgonte nė Stamboll, ndėrkaq i dyti, Ambrosi, nė cilėsinė e mitropolitit tė Manastirit, kishte pasur pėr detyrė ta vinte nė ankand publik emrin e unitit tonė nė Elbasan prej nga mytesarrifi i qytetit, me dekret tė veēantė do ta dėrgonte nė selinė e Patrikanės ekumenike.
Bagazhi i mbarė ortodoksisė nė kėtė anatemė do tė pasurohet me profilin e njė endacaku tė rrezikshėm e propagandisti kundėr unitizmit, ēfarė na ishte konsulli rus nė Manastir, Rostovski, i cili nė afarizmin e pėrbashkėt me Prokopin, qė nė majin e pas pashkėve tė vitit 1900, do tė bredhin rrugėve tė Elbasanit, Shpatit e Durrėsit pėr t'i diskredituar pėrfaqėsuesit e simpatizantėt e Kishės tonė unite. Nė kėtė kontekst ata synojnė diēka mė tė madhe: neutralizimin e lėvizjes efektive tė disa meshtarėve tė krishterė katolike nė Shqipėrinė e Mesme dhe njėkohėsisht t'i mbyllin tė gjitha shtigjet e veprimit austro-hungarez e italian, qė, sipas dishepujve tė politikės sė jashtme greke, mbanin pėrgjegjėsinė e "fatalizmit" fetar si dhe dekompozimin e "fesė sė drejtė" atje. Rrjedhimisht, raportet e konsullit tė Autro-Hungarisė nė Manastir, tė cilat informojnė pėr mbijetesėn e institucionit tė ri tė krishtėrimit tonė, nė Elbasan, Shpat e gjetkė, janė inkurajuese, por edhe skeptike. Kėshtu Krali nga Manastiri na jep tė kuptojmė se nė qytetin pranė Shkumbinit, shqiptarėt kishin vėnė ledhen kundėr bėmave tė klerit grek, bashkėkombėsit e tyre myslimanė kishin pėrshėndetur aktin madhor tė priftit tashmė tė deklaruar unit, Gjermanoit, ndėrsa ankthin e tyre, pėrfaqėsuesit diplomatikė tė Vjenės e shprehnin vetėm me aksidentalizmin e Rostovskit pėr ta pėrfituar mytesarrifin e Elbasanit, Reshid Pashėn deri atėherė dukshėm asnjanės nė ekzistencėn e Kishės Unite me ithtarė tė rinj.
E gjithė kjo ēėshtje mori pėrmasa dramatike, posaēėrisht nė planin diplomatik, ngase ndeshim njė luftė tė hapur ku autorėt mė tė dalluar na dalin pėrfaqėsuesit e erozionit pėrēarės, ēfarė ishin konsulli rus nė Manastir, Rostovski si dhe shtabi politiko-kishtar grek. I pari do tė ushtronte presion mbi Papa Jorgjin pėr ta bindur atė tė shmangej nga bindjet prej njė ithtari tė Papės, ndėrsa Patrikana e politika zyrtare e sofistėve dikur tė lashtė helenė, do tė bėhen njerėz terreni, tė sondazhit prej njė apologjie tė kurdisur gati se nė qafė tė malit, ku tjetėr pėrveē se nė Shpat. Porse aty, sipas dėshmisė sė konsullit tė Austro-Hungarisė, Kralit, disa nga figurat e njohura shpatarakėsh nga Valshi, si: Cipo dhe Kadi pa hezitim deklarohen nė ēdo hap e nė ēdo kohė se ishin kėmbė e kokė pėr unitizmin e krishterė sipas modelit tė kishės arbėreshe nė Itali, se nuk janė grekėr dhe se nė fund tė fundit krishtėrizmin perėndimor e konsiderojnė institucionin e sigurisė pėr mėsimin e gjuhės shqipe.
Po ēfarė do tė bėnte nė thelb struktura kulmore e pushtetit laik e shpirtėror tė Greqisė nė vitet 1900-1904 dhe si do tė pozicionohet unitizmi ynė i krishterė pėr ta sfiduar efektivisht groteskėn dhe hullinė e prezantimit tė problemeve ekleziastike nga boshti politik zyrtar grek, Patrikanėn ekumenike tė Stambollit? Prioritare mbase pėr to ishte kundėrvėnia e suksesshme propagandės austro-hungareze, e cila ishte krah i fortė i Kishės unike shqiptare, mė pas ai mekanizėm meditonte ta luftonte me ēdo kusht arqipeshkvin katolik shqiptar tė Durrėsit, Prek Bardhin, i cili kishte paralajmėruar ardhjen e vet nė Elbasan dhe sė fundi po ky bosht synonte, qoftė edhe me njė ēmim tė lartė sakrificash, shkatėrrimin e komunikimit nė vija kombėtare ndėrmjet Papa Jorgjit unit e Dervish Beut dhe Aqif Beut nga Elbasani, si bartės tė idesė pėr njė kishė tė pėrbashkėt shqiptare.
Rrjedhimisht, establishmenti politik grek do ta autorizojė inspektorin e konsullatave tė Epirit, Dokon qė nga Preveza, sa ēel e mbyll sytė, tė ngulte kėmbė nė Durrės. Dhe, pse pikėrisht kėtu? Ka tė ngjarė dhe ndoshta nuk mund tė bėhet ndryshe, sepse ai duhej medoemos t'i kundėrvihej bashkėpunimit tė Bardhit me arhimandritin unit, Gjermanoin; qė nga atje tė pamundėsonte inkuadrimin e afro 50 familjeve tė krishtera ortodokse tė Elbasanit nė unitizėm; qė nga Durrėsi tė luftonte bashkė me zėvėndėskonsullin e Greqisė, Psilianon, shėrbimet konsullore austro-hungareze e italiane, tė cilat, sipas mendimit politik grek, mbanin pėrgjegjėsinė rreth masivizimit tė unitizmit, veēanėrisht nė Elbasan. Nė kėtė spektėr aktiviteti, Doko e konsideronte tejet tė rėndėsishme vendosjen e urės sė komunikimit ndėrmjet arhierejve fatalistė me grupin e konsujve anakronikė rusė nė Shkodėr, nė Manastir e gjetkė, prej nga i tėrė ky grup akinxhinjsh do tė synonin ndėrtimin e gardhit tė luftės kundėr krishtėrimit katolik dhe unitizmit nė Shqipėrinė e Mesme.
Veēanėrisht nė siklet tė madh, ky mekanizėm mbarė ortodoks ishte me lėvizjet e zėvėndėskonsullit austro-hungarez nė Durrės, Kvjatkovskit dhe sėrish tė Prek Bardhit, tė cilėt po punonin nė ngritjen e njė tempulli tė krishterė katolik nė Elbasan, e mė pas nė njohjen e Kishės unite atje, si dhe nė zyrtarizimin e Papa Jorgjit pėr kryemeshtar tė unitėve. Nė kėtė kuadėr, binjakėt e "fesė sė drejtė" greko-ruse, po ushtronin lojėn antishqiptare tek mytesarrifi i Elbasanit, te administrata osmane nė Vilajetin e Manastirit si dhe tek oborri i sulltanit nė Stamboll, pėr ta shpallur "ad acta" Kishėn unite nė Shqipėrinė e Mesme, me qendėr nė Elbasan.
I tėrė ky erozion dhe injorim i thellė, do ta detyrojė fatosin e unitizmit shqiptar, Jorgji Theoharin, tė niset nė javėn e dytė tė shtatorit tė vitit 1900 pėr nė Romė tek Papa. Autoritetet konsullore greke nė Durrės, ndėrkaq njoftojnė se pėr masa sigurie, atė do ta shoqėrojnė njerėzit besnikė tė Dervish Beut si dhe meshtari i dioqezės sė krishterė katolike tė Durrėsit, Dom Nikollė Kaēorri. Provenienca e njėjtė burimore informon po ashtu se Papa Jorgji do tė kthehet nė Elbasan pas mė pak se njė muaj qėndrimi nė Vatikan dhe se nga Ati i Shenjtė kishte siguruar ngritjen e njė shkolle shqipe, ndėrtimin e Kishės sė krishterė katolike nė Elbasan si dhe dėrgimin e nxėnėsve tė rinj, pėr t'u shkolluar nė qendrat e njohura arsimore fetare e laike tė Vjenės.
Kundėrvėnia e Kishės sė anatemuar unite nė Shqipėrinė e Mesme, ekskluzivisht kundėr politikės kishtare greke, mė pas vizita e Jorgji Theoharit Selisė sė Shenjtė, do ta vinte nė lėvizje tė egėr propagandistike Patrikanėn dhe diplomacinė e Greqisė sė atėhershme. Reperkusionet njihen: me rekomandimin e organeve konsullore greke tė Durrėsit, tė gjitha institucionet kishtare mbarėkombėtare do tė detyrohen tė veprojnė konform vendimit tė bazės eumenike tė Stambollit pėr shkarkimin e Papa Jorgjit nga funksionet e arhimandritit tė ortodoksisė dhe duke e bėrė publike mendimin e organeve konsullore greke nė Durrės se Papa Jorgji duhej tė shkishėrohej, nė tė vėrtetė fshihte rrezikun objektiv tė realizimit tė planit "famoz" drejt margjinalizimit tė plotė tė gjuhės shqipe nė Shpat, mė pastaj tė pėrqafimit tė greqishtes si gjuhė tė kulturės e tė kishės dhe sė fundi tė shmangies pėrfundimtare tė idesė sė bashkimit kishtar atje.
Nė vijimėsinė e aksioneve shpėrbėrėse ndaj unitizmit tė krishterė shqiptar, shtabi politik e kishtar i Greqisė nis kryqėzatėn e vet. Paraprakisht, nė prillin e vitit 1901, zėvėndėskonsulli grek nė Durrės do ta vizitojė mytesarrifin nė Elbasan, nga i cili do ta siguronte atė se nė Shpatin e trazuar nuk do tė shkelte kėmba e ithtarėve tė bashkimit tonė tė krishterė. Dhe mė pas, apo krahas kėsaj tendence shfarosėse tė indit tonė etnik nė Shqipėrinė e Mesme, nė skenėn politike antishqiptare po qėndronte mitropoliti i Durrėsit, Prokopi. Duke qenė nė vijėn e korrespondencės lirike me Patrikanėn, ai po bėnte ēmos tė damkoste Prek Bardhin nė pėrpjekjet e tij pėr tė emėruar njė meshtar tė krishterė katolik nė Elbasan.
Por kėtė herė, si edhe mė parė, lėvizja unite nė qytetin buzė Shkumbinit, me shqiptarėt ortodoksė dhe myslimanė, padyshim se tė cytur edhe nga Prek Bardhi, Kaēorri si dhe nga propaganda austro-hungareze, vijojnė veprimet e tyre nė planin kombėtar. Sfida e parė fillon me vizitėn e Papa Jorgjit nė Durrės pėr tė kaluar pashkėt tok me vėllezėrit e tij tė krishterė katolikė nė Durrės, e mė pastaj ai do tė realizojė njė bisedė tė frytshme me Hamdi Beun rreth inkuadrimit tė disa familjeve fshatare kėtu, nė Kishėn unite, dhe sė fundi kjo lėvizje tashmė kėrcėnon Prokopin tė mbetet cazė i margjinalizuar nga tė krishterėt ortodoksė, tė cilėt kishin filluar ta njohin pushtetin shpirtėror tė Papės. Tė tillė aso kohe i gjenim nė fshatrat e Shpatit, si: nė Shelcan, Valsh, Selte, etj.
Sigurisht nė vitin 1902, pėr politikėn kishtare greke, do tė mbahen nė mend demarshet dhe iniciativat disfatiste tė saj kundėr vlerave kombėtare tė Kishės unite. Ajo politikė nuk ia doli ta pengonte fjalėn e shqipes nė kishė, e as tė pengonte funksionimin e atyre pak shkollave tona kombėtare laike e fetare nė Shpat. Ky mekanizėm fund e krye konservativ, nuk ia arriti sė fundi tė destabilizonte lėvizjen unite dhe as figurat kyēe tė Kishės unite shqiptare: Papa Jorgji Dervish Beu Ipeshkvia e krishterė katolike nė Durrės.
Tevona, pėrpjekjet e nomenklaturės ekleziastike nga Athina e Stambolli, qė nėpėrmjet klerit Konstantin dhe qytetarit lojal tė Durrėsit, Panajot Terka, ta fusi pykėn e konfrontimit ndėrmjet Jorgji Theoharit dhe Dervish Beut, kėtij ithtari tė flaktė pėr shkollėn shqipe dhe kishėn e pėrbashkėt tė krishterė mbi baza kombėtare nė Shqipėrinė e Mesme, dėshtuan plotėsisht. Baza burimore greke nė kėtė kuadėr veprimi konfirmon se Gjermanoi, qė nė marsin e vitit 1903 inkuadroi dy familje tė mėdha shqiptare nė unitizėm, me gjithė lirikėn sheshazi tė imponuar tė mitropolitit grek nė Durrės, se ato familje kishin nevojė tė ruanin identitetin e pastėrtisė sė ortodoksisė nė shpirtin e tyre tė shenjtė.
S'do mend se nė konflikte tė tilla, lėvizja e krishterė unite shqiptare nė mitropolinė e Durrėsit nuk kishte kushte e forcė t'u kundėrvihej me sukses Patrikanės dhe mekanizmit politik e fetar grek. Sigurisht ajo edhe nė vitin kalendarik 1904 do tė ketė e do tė gjejė mbėshtetje morale dhe materiale tė Austro-hungarisė dhe tė Italisė. Sheshi i konfrontimeve tashti tė hapura me Papa Jorgjin, Dervish Beun dhe me shumė tė tjerė ndėrkaq, bėhej jo rastėsisht Shpati i Epėrm, ngase politika kishtare greke, kriptokrishterėt ortodoksė i konsideronte grekėr dhe vetėm grekėr. Mbase burimet bėjnė tė njohur se edhe mė 1904 Patrikana e mitropolia e Durrėsit ofrojnė subvencione financiare qė nga hapja e ndonjė shkolle fetare nė greqisht e deri tek dhėnia e stipendeve pėr shkollimin e shpatarakėve tė rinj shqiptarė nė gjimnazet klasike tė Greqisė.
Por, nė ditėt e para tė marsit, duket se ithtarėt e unitizmit, me gjithė veprimet anakronike tė lobit ekleziastik grek dhe tė kalorėsve tė pushtetit osman, vijojnė aksionin pėr udhėn e shkronjave tė gjuhės shqipe nė Sanxhakun e Elbasanit. Nė kėtė hulli, baza burimore e diplomacisė sė Vjenės nga Durrėsi pėrkujton se nė janarin e vitit 1904 nė Shpat po pėrgatitej njė valė e re e inkuadrimit tė shpatarakėve nė unitizėm dhe se Papa Jorgji Iakonik kishte kėrkuar nga miku i tij, arqipeshkvi i Durrėsit Prek Bardhi, pėrshpejtimin e procesit tė banorėve tė Shelcanit, tė Valshit e tė Seltės pėr t'u inkuadruar nė radhėt e besimtarėve tė denjė tė kishės unite. Madje, fundamenti i njėjtė burimor konfirmonte se i tėrė Shpati me rreth 5000 banorė, po krijonte kushte tė favorshme tė hidhej nėn kontrollin e krishtėrimit perėndimor.
Sė kėndejmi, Lėvizja kombėtare shqiptare kėtu, dhe tendencat pėr tė zyrtarizuar nė shkallėn mė tė lartė Kishėn unite, ortodokse nga profili, por nė thelb krejtėsisht tė pavarur nga Patrikana dhe subjektet kishtare greke, shėnojnė hap tė madh pėrpara drejt ndėrtimit tė vetėdijes kombėtare tė popullatės shqiptare ortodokse nė Sanxhakun e Elbasanit. "Puci", si do tė vlerėsohet nga baza ekleziastike greko-ruse e unitizmit tė krishterė shqiptar, me qendėr nė Elbasan, na ishte megjithatė personifikim i vijimėsisė sė synimeve tė nisura qė nga vitet 1896 dhe 1898 pėr rikonfirmimin e disponimit tė shpatarakėve e mė gjerė pėr tė kaluar me mendje dhe me shpirt nė pozicionet e njė pėrbashkėsie tė vėrtetė konfesionale mbi tabanin kombėtar.
Shkelim pikėrisht nė terrenin e ndjeshėm, ku pushteti autokrat i mjedisit zyrtar shpirtėror grek, posaēėrisht nė Shpatin e Epėrm me mjaft kriptokrishterė, konsiderohej si "pashallėk i pavarur" i involvimit tė politikės kishtare nga Stambolli, Athina dhe Shėn Petėrsburgu. Deri nė vitin kalendarik 1904, kur ekumenizmi nga ish kryeqendra e Konstantinit ilirian, i ndihmuar sa s'bėhej mė nga cari rus, po ofronte subvencione jo tė vogla financiare tek meshtarėt e tyre me tė kaluar tė dyshimtė. Rrjedhimisht, nga kjo, prania e kuadrit kishtar grek tashti nė Shqipėrinė e mesme do tė jetė mė e madhe, ndėrsa Porta, pėrballė vasalitetit tė Kishė ortodokse greke, nisi t'i ndjekė edhe vetė misionarėt e krishtėrimit katolik nė Shkumbin, poshtė e sipėr tij. Nė ambientin e ri konjuktural, atentatori i ri kundėr idhtarėve tė bashkimit tė krishterė shqiptarė, misionari i Patrikanės, peshkopi Ilarion, do tė ngulė kėmbė nė Elbasanin e "rrebeluar", prej nga do tė vrojtonte pasqyrėn e skizmės eventuale shumė mė tė madhe tė shqiptarėve tė konfesionit tė krishterė ortodoks.
Po shqiptarėt! Ē'bėjnė dhe me se do t'i kundėrvihen agnosticizmit fetar grek? Idhtarėt e unisė tė krishtėrimit tonė kombėtar do tė ndėrtojnė ledhėn kundėr njė politike tė institucionalizuar pėrēarėse, qė po i ēonte drejt asimilimit apo tė heqjes dorė nga prania e shqipes nė kishė dhe nė shkolla. Mbase, do tė konstatonim me tė drejtė se nė qytetin e Dhaskal Todhrit e tė Kristoforidhit, po edhe mė nė veri, lindje e perėndim, shqipja ishte bėrė gjuhė e zemrės pėr shqiptarėt ortodoksė. Madje, edhe pas vitit 1904, me gjithė trysnitė vijuese, unitizmi shqiptar, i injoruar dhe i pėrgėnjeshtruar nga institucionet mė tė larta tė mbarė ortodoksisė dhe nga Porta, vijoi rrugėn e emancipimit nė pėrputhje me programin politik tė Rilindjes dhe tė Lėvizjes kombėtare shqiptare.
Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
A vertet eshte e pamundur?
Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?
Krijoni Kontakt