Close
Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 24
  1. #11
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Pershendetje...!

    Tre jane pikat, qe ke dhene Anton

    1)Shkeputje nga bizantizmi....

    a)Si ta kuptojme me konkretisht kete koncept?
    b)Cfare eshte bizantizmi?
    c)C'te keqe ka ai..?

    Nqs eshte fjala per bizantizmin si fe.....ketu duhet te ndalemi pak...

    2)Perballimi i ateizmit, qe saktesisht thua, se eshte nje dukuri shoqerore moderne...

    a)Perse u perballonka me mire ateizmi me zhdukjen e bizantizmit?
    b)Perse te mos thote dikush, se duhet zhdukur jo bizantizmi, por latinizmi apo ndonje fe tjeter?
    c)Kush e ka perballuar me mire ateizmin dhe cdo rryme filozofike antikishtare, bizantizmi apo latinizmi?

    3)Thua, se nuk je teolog dhe si rrjedhoje nuk mund te dish shume per strukturat dhe ceshtjet e thella fetare.
    Faleminderit shume....

    E mban mend artikullin, ne mos gaboj tendin, ku Kryeministri komunist Shehu u perpoq ta shkepuste Katolicizmin shqiptar nga Roma, se cfare pergjigje, qendrese dhe pasojash pati...?

    E din, qe ne realitetin shqiptar sot ke edhe protestantet?

    Por me e rendesishmja eshte, se ortodokset doktrinalisht nuk pranojne primatin papal dhe jo, se nuk eshte grek apo sllav.

    Ne forum nuk eshte thene fakti, se ne Koncilin e lateranit, ne mos gaboj, Ortodokset pranuan te pushtoheshin nga turqit, se sa te pranonin primatin papal, duke thene "me mire callmat e bardha(hoxhet), se kesulat e kuqe(kardinalet)" dhe refuzimi doktrinor solli edhe mosbeshtetjen ne kohen e duhur te Vatikanit per betejen e famshme te Konstandinopojes me 1453-shin.

    Bashkimi, nqs do te ndodhe ndonjehere, do te vije si bashkim doktrinor, dhe jo atij politik, sipas termave te Kishes se vjeter...

    Por nga ana tjeter perse te mos behen latinet me besimin bizantin...?

  2. #12
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Une nuk po flas per kthimin e ortodokseve ne pergjithesi, por vetem te ortodoksve shqiptare.
    Kisha autoqefale eshte nje zhvillim shume interesant, por mesa po shofim ne situaten e sotme nuk po ka aq sukses.

    Anton
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  3. #13
    Shpirt Shqiptari Maska e Albo
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Philadelphia
    Postime
    32,982
    Postimet nė Bllog
    22
    Anton, ne cilin varg ne Bibel ke lexuar qe te thote Jezu Krishti qe po u ktheve ne Katolik Orthodoks te falen mekatet?

    A nuk te duket se po luan rolin e Zotit me kete teme qe ke hapur?

    Te jesh i Krishtere do te thote te ecesh ne hapat e Jezu Krishtit, dhe te ecesh ne hapat e Jezu Krishtit nuk ke nevoje te jesh as i katolik, as orthodoks e as protestant, por te sillesh e veprosh ashtu sic na meson Testamenti i Ri.

    Njerezit do te gjykohen nga veprat e tyre dhe jo nga perkatesia fetare !


    P.S Kjo teme u leviz tek forumi i te krishtereve nga une
    "Babai i shtetit ėshtė Ismail "Qemali", e zbuloi Edvin shkencėtari!"

  4. #14
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Ne asnje rresht.

    Kjo eshte e qarte.

    Ne ate propozim nuk fshihet asnje vleresim, as paragjykim.

    Te jemi te qarte:

    Une kam respekt per cdo fe e ne vecanti kam respekt per ortodoksit shqiptare sepse ne nje moment te historise e kane pasur me veshtire se te gjithe.
    Ne 100 vjecarin e fundit te pushtimit turk ata ishin nen presionin e madh te turqve qe barazonin kombesine me fene dhe ortodokset i trajtonin si greke plus kisha greke qe ka bere te pamunduren per ti asimiluar.
    Ata ia dolen dhe u shkeputen.

    Pra as qe kam perbuzje as dua ti jap mend kerkujt.

    Une kete e mendoj keshtu:

    Ne kushtet e sotme per ne shqiptaret e krishtere do ishte e dobishme shkuarja drejt nje "homogjeniteti" duke bere kompromise.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  5. #15
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982

    Pershendetje..!

    Historia e hapi nje here kete kapitull gjate kohes se "pushtimit" fashist. Por Imzot Irine Banushi nuk e pranoi kursesi kerkesen, qe ortodokset te behen uniate, dmth te ritit bizantin nen papen.

    Nuk e shikon Anton pergjigjen e Albos ( mos u ofendo Albo, kam respekt per ty), nje pergjigje tipike tangjente protestantesh, qe nuk arrijne as te kapin nga larg, ku do te dalesh ti..., dhe mbeten brenda disa parimeve fetare jashte konteksteve historike.

    Albo..te krishteret do te gjykohen edhe cfare besuan, nese e ruajten besen e pare....,psh jo ata qe vetem simpatizuan mesazhin e Nohaut shpetuan nga permbytja, por ata qe e pranuan dhe hypen ne Varke, e cila Varke eshte Kisha sot.

    Anton..Kisha katolike shqiptare nuk e gezon ate "shendet" te mund te permbledhe ortodokset ne gjirin e saj.

    Nqs greqia do te rezikonte pavaresine shqiptare, e vetmja gje eshte forcimi i Autoqefalise, dhe jo abuzimi doktrinor.

  6. #16
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Te nderuar une po e them dhe nje here me ate pyetje apo mendim nuk nenkuptoj asnje vleresim per nje besim apo fe.

    Kisha ne pergjithesi doli nga diktatura perverse enveriane e shkaterruar, eshte e kote te pershkruaj martirizimin e saj.

    Kisha e kleri shpresonim se do te luante rolin kryesor ne ringjalljen shpirterore mbas ferrit enverian, por mendoj jemi te ndergjegjshem , Gjenite nuk lindin dhe aq shpesh.

    Mendimi i im eshte krejt pragmatik, ne kushtet shqiptare nje bashkim i klerit do te na shpetonte ose me mire te them do te na mbronte nga shume rreziqe.

    Ky mendim nuk deshiroj qe te shihet si provokim , une thjesht mendoj se "fatkeqesia" e jona si popullsi e si Komb fillon e mbaron :

    "Kufiri ndares i perandorise romake me 395 ne ate perendimore dhe lindore
    kalonte midis territorit shqiptar."


    Dhe nje here:

    ne rast se nuk mund te gjejme nje kompromis te pakten mendoj se kleri i yne duhet te jete ne dialog e ne bashkepunim.

    Anton

    PS
    do te isha i interesuar te dija sa dhe ku mesojne prifterinjte e ardhshme ortodokse shqiptare.

    Sa per Bizantin po citoj nje autor interesant
    Prof. Dr. Kristo Maloki:



    "Asht gabim i trashė kur thohet shumė herė qė orjentalizma na ka ardhė sefte nga Azija apor nepėr religjonin muhamedan apor edhe nga populli tyrk. Jo, kurrsesi, orjentalizma e jonė asht kryekėput njė dhantiė (darovė) fatale e kristjanizmit, me gjithė qė e njė kristjanizmi tė degjeneruem euro-aziatik.

    Po spjegohemi! -Nė tė VIII-in shekull mbas Krishtit, - aty kah vjeti 740, - d.m.th. 600 vjet para se me shkelė Tyrku nė Vendin t'onė, u ba Shqipnija provincė e Byzancės nėn Leonin III., tė quejtun Isaurios. Dhe nga ky dhespo i mnerrshėm u ngushtuen gjithė shqiptarėt me u ndae nga kisha okcidentale (romake) e me u fundosė nėr labyrinthet e errėta tė kishės byzantine (orientale) s'atėherėshme. Por s'ishte aqė fort ndamja (skizma) kishėtare se sa njaj shpirt i administratės byzantine, plot ankth e myk, qė u plakos si njė shpirtėr e zezė, si njė hieje murtaje pothue mbi mbarė Kombin Shqiptar."

    I gjithe artikulli asht ne adresen:

    http://www.dardania.com/phoenix/phoe..._04_art07.html


    (Mos ma merrni per te keq , thjesht mendimet e mija po shpreh pa asnje qellim te fshehur)
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  7. #17
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Anton....!

    Ka ca gabime serioze ajo, qe shkru'n z.Maloki! Une kam lexu' edhe nji artikull tjeter te tij, ku i drejtohet rinise me disa 100-pyetje, dhe kam kriju' nji para perfytyrim per ket' autor.

    Leoni Isauri i 7-te, perandori ikonoklast, nuk e ndau Kishen, por u shpreh, se kujt pushteti, atij Kisha. Dmth meqe Shqipnia i takonte Bizantit edhe Kisha hyri ne zoterimin e tij.

    Por Shqipnia ritin bizantin ortodoks e ka patur edhe gjete koheve te perkatesise latine te saj, per shkak se edhe pushteti ishte ne perendim. Pra Ortodoksia fillon para vendimit te Leonit ne Shqipni.

    Do kisha deshire me dite dicka me teper per Z.Kristo, por ka dicka, se eshte shume i lexushem, ja kupton direkt origjinen dhe synimin e mendimeve.

    Ai nuk ka asnje te drejte te thote......., por sidoqofte Ortodoksia ka te beje me Bizantin vetem nga ana gjeografike, ndersa doktrina ortodokse eshte e detyrueshme per te gjithe te krishteret kudo. Eshte konform 7-te Koncileve te para, cilesi qe se ka katolicizmi latin.

    "Dhurate nje kristianizmi te degjeneru'm euro-aziatik...?" Shume raciste dhe injorante kjo shprehje. S'du tia di se c'tituj mban ky njeri, qe fatkeqsisht e kan qu'jt Kristo!


    Kisha Ortodokse Shqiptare i edukon prifterinjte ne Shen. Vlash te Durresit. Kane dale me teper se 100-prifterinj shqiptare.Mesimet behen ne shqip dhe eshte nje shkolle(seminar) shume i respektueshem per nga menyra e mesimit, perkundrejt disa artikujve, qe une kam lexu' ne forum, se ne Kishat ortodokse u meshonka ne greqisht......Karagjozlliqe......

  8. #18
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Cuditem se ai artikulli "ideja shqiptare" me eshte dukur shume i mire.
    Sidomos kjo pjese:

    „ Jo, shpėtimi i kombit shqiptar varet vetėm nga ndėrgjegja e tij. Dhe kėtė ndėrgjegje mund t'a zgjojė dhe ta ndezė vetėm flaka dinamike e njė djelmėnije tė pastėr, tė njė djelmėnije vetėmohimtare dhe plot aktivitet shembėllor. Nga aparati mekanik qeveritar s'ka ēka pritet ndėr kėto punė. Qeverija mund t'i dorėzojė popullit mjete pėr kurim e pėrparim, porse s'mund tė kujdesohet edhe pėr pėrdorimin e vlefshėm tė tyre. Kėto tė gjitha janė punė ndėrgjegjeje, janė punė tė shpirtit. Dhe shpirti ndezet vetėm nga njė shpirt tjetėr, nga njė shpirt i flaktė ...
    Disa mijė vjet historik shikojnė sot mbi djelmėninė shqiptare; amaneti i njė kombi shpirtmadh, i asht lėshue asaj nder duer. Ruejeni amanetin e kombit, ruejeni frymėn e trashigimin e tij! Ndizeni zjarrin e shenjtė mbi majėn e Tomorit ... dhe lėshojeni kushtrimin anembanė: Kombi nė rrezik!!! ...“

    Po kalojme ne nje diskutim tjeter.

    Por po te kujtoj vetem Pjetrin e Madh te Rusise.

    Anton
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  9. #19
    Άγιος Ειρηναίος της Λυών Maska e Seminarist
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    4,982
    Natyrisht qe artikulli ka amanetet dhe bukurite e veta.

    Por ky z.Kristo, mesa lexova dhe tek adresa, qe ke dhene e Dardanise, duket i habitshem.

    Eshte cudi, se si realiteti i sotem shqiptar, pas 50-viteve komunizem, te mbije kaq shpejt ide te ketij tipi, qe zoti Kristo parashtron,nje lloj idesh edhe pse te kunderta, me ate te tipit Baleta. Kur shkruhet nje artikull aq i pashtjelluar mbi akuzat e nje sistemi (ai Bizantin psh) te le pershtypjen e nje injorance, pa dashur kursesi personalisht tja them kete fjale, se nuk me takon per shume arsye.
    Nqs ai artikull do te shkruhej nga nje partizan politik katolik romak mesjetar edhe mund te justifikohej, por puna nuk eshte keshtu. Nga e morri kete shpirt ky autor? Ai e njeh bizantizmin ne cfare kuptimi? Ai njeh fene bizantine lindore? Ai ka njohuri ta quaje ate fe e basarduar euro-aziatike? INJORANCE...!
    C'domethenie ka Europa dhe Aziatizmi per kohen Bizantine? E kam fjalen per kohen para pushtimit islamik te ketyre trevave.
    Korrupsionet ofenduese, qe ai permend jane dukuri e nje shteti gjeografik (lindor psh), apo pjese e Perandorise Romake, me qender Romen e me vone Konstandinopojen?
    Si mundet ai te abuzoje me shprehje banale popullore, duke i veshur me bizantizem?

    Po ta lexosh me vemendje ai ofendon pjesen ortodokse dhe toske te Shqiperise? Mos valle shqiptaret e krishtere latine paten ndonje vecanti nga keto karakteristika?

    Dhe per me teper, qe ai tingellon ne pershkrimin e "mikrobit" bizantin, sikurse Hitleri me ate cifut! Nazisto-shqiptar..???
    Ai ofendon vete krishterimin!

    Anton, me te vertete eshte ai artikull nje metalon i yti per matjen e historise?

    Pjetri i Madh nuk nderroi Bese, por beri reforma politiko-fetare!
    Mos harro, se ortodokset e Pjetrit te Madh kthyen ne ortodoksi sa munden nga perandoreshat e martuara ne Rusi, dhe sot ata jane nga me skeptiket ne lidhje me "Romen".

    Ortodoksia fetarisht eshte filosofia me e paprekur dhe me e pastra nder te krishterat, perkundrejt asaj romake, e cila pesoi dhe po peson plasaritje te medha, nga te cilat linden edhe rrymat mesjetare nga me fantastiket.

    Sa teologe ortodokse ke te kthyer ne katolicizem apo islamizem..?
    Po e kunderta...? Pse..?

    Te shikosh Bizantin si nje etni dhe ideologji gjeografike eshte marrezi...!

    Ruajuni nga ngaterrimi i politikes me fene, dhe pse jane afer!

    Autori tek 100-pyetjet ben edhe nje parashtrim, se clidhje ka shqiptari me Arianet...?
    Po pastaj? Cfare do te ishte konkluzioni? Pse eshte i rendesishem ky fakt?
    Seleksionist..!? Seleksionisti me i mire eshte Zoti!

  10. #20
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Degjo jemi jashte teme.

    Autori nuk kritikon fene por orientalizmin mentalitetin lindor.

    Por po hap nje teme te re tek Problemet shqiptare vetem per te analizuar shkrimet e tij.

    Anton
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

Faqja 2 prej 3 FillimFillim 123 FunditFundit

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •