Close
Duke shfaqur rezultatin -19 deri 0 prej 6
  1. #1
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    156

    Edhe nje bathore tjeter

    Marre nga gazeta shqiptare.
    Degjoni dhe ju o te degjuar, shikoni dhe ju o te shikuar, edhe nga filadelfia kudo qe te jeni se me cfare jakobini te pandreqshem, komunisti te paftyre, sharlatani te rrezikshem kemi te bejme. Edhe thoni tja japim prap voten. Po kujt tja japim komunistit te flakte prej 25 vjetesh te kthyer ne demokrat??????
    Mos harroni se dhe hitleri ishte anetar i partise socialiste para se te bente nacional-socialisten, po kshu edhe ducja, ishte komunist para se te bente partine faciste. Dhe sala, ishte komunist i flakte dhe nje dite me diell na u be demokrat i flakte. Po si tha ai shkret per ujkun qe vuri lekuren e qingjit dhe hengri gjithe kopene.
    Po kshu dhe jakobini-bajraktar shqiptar, e mprehu dhe njeher shpaten kur i kerkohej nga situata, per ti dhene shtepi lakejnve te vet nuk ju be vone se shkeli te drejten kushtetuese te 2 familjeve Tiranasve. Po ca eshte kushtetuta njehere per nje njeri qe u lind me kanunu te koka, dhe u edukua me manifestin e internacionales. Per keta prototipa nuk ka ligj thememlor shteti po vec koncepte te tipit, kjo eshte e jemja, e ka xan vet.
    Anyway lexojeni dhe pikellohuni.........
    Me respekt
    sn0mi

    SKANDALI

    Ja dokumentet dhe faksimiljet qė tregojnė njė prej skandaleve tė Bashkisė sė Tiranės nė vitin 1995 nė kurriz tė pronarėve Pasko dhe Mano

    "Dy banesat qeveritare pėr interes publik"
    Vendimi i Kėshillit tė Rregullimit tė Territorit nė vitin 1995


    --------------------------------------------------------------------------------



    Njė leje e Bashkisė sė Tiranės e vitit 1995, pėr ndėr-timin e dy pallateve u grabit tokėn pronarėve tė ligjshėm. Trashė-gimtarėt e familjes Mano dhe ata tė tė madhit Mitrush Kuteli (Dhimitėr Pasko) kanė mbetur tė vjedhur nga ky vendim. Ngritja e apartamenteve pėr punonjėsit e Drejtorisė sė Shėrbimeve Qeveritare dhe grupit tė shoqėrimit tė ish-presidentit Sali Berisha janė cilėsuar si ndėrtime tė domosdoshme, ndėrsa pronarėt janė kompensuar pėr interes publik. Historia ka nisur nė vitin 1994-1995 kur drejtori i Shėrbimeve Qeveritare i kėrkon Bashkisė sė Tiranės, qė nė atė kohė drejtohej nga Sali Kelmendi, leje pėr tė ndėrtuar dy kulla banimi. Kėrkesa mban datėn 21.11.1994 dhe vetėm pak ditė mė pas nė 9.12.1994 u bė studimi i zonės qė u pėrcaktua pėr ngritjen e dy kullave 6 katėshe.

    "Pėr interes publik..."
    Nė shkresėn e drejtorit tė Shėrbimeve Qeveritare drejtuar Kėshillit tė Rregullimit tė Territorit thuhet: Pėr nevoja tė strehimit tė punonjėsve tė kėsaj drejtorie si dhe pėr strehimin e grupit tė shoqėrimit tė presidentit, kemi kėrkuar tė na miratoni sheshin pėr ndėrtimin e 24 apartamenteve. Vendi u pėrzgjodh pranė Gardės sė Republikės nė rrugėn "Lidhja e Prizrenit". Nė mbledhjen e KRRT-sė ku u miratua ky studim u dha edhe leja e sheshit tė ndėrtimit. Nė datėn 20.06.1995, KRRT-ja dha lejen e ndėrtimit. Deri nė atė moment plani pėr ndėrtimin e dy pallateve pėr badigardė e miq tė afėrt tė presidentit Berisha dhe punonjėsve tė Shėrbimeve Qeveritare shkoi pėr mrekulli. Por vendimet u tronditėn paksa kur nė skenė dolėn pronarėt e tokės, tė cilėt nisėn menjėherė ankesat nė institucionet shtetėrore. Familja Kamberi, Mano dhe Pasko nisėn tė kėrkojnė tė drejtėn e tyre mbi pronėn. Mė datė 6.10.1995 njėsia administrative numėr 5, i kėrkon Bashkisė sė Tiranės anullimin e vendimit pėr ndėrtimin e dy kullave. Mė datė 3.11.1995 kryetari i Bashkisė sė Tiranės, Sali Kelmendi bėn gati listėn e pronarėve qė do tė shpronsohen. Po atė ditė Kelmendi i nis njė shkresė ish-kryeministrit Aleksandėr Meksi ku shkruan: Nė zbatim tė ligjit nr 7848, dt.25.7.1994 "Pėr shpronėsimet pėr interes publik, si dhe pėr marrjen nė pėrdorim tė pėrkohshėm tė pasurisė sė paluajtshme" Neni 4, kėrkohet shpronėsimi pėr ndėrtimin e banesave me fond shtetėror nė rrugėn "Lidhja e Prizrenit". Bashkangjitur me tė ėshtė edhe njė relacion pėrmbledhės ku kryetari Sali Kelmendi shpjegon situatėn.

    Pronarėt e zhgėnjyer
    Sipas kėtij dokumenti sqarohen se nė Kadastrėn urbane tė Bashkisė trualli shfaqej pa pronėsi private, ku nė bazė tė tyre u bė miratimi i sheshit dhe lejes sė ndėrtimit. Ndėrkohė, Komisioni i Pronave, Rajoni numėr 2, u kthen pronėn familjes Mano qė ėshtė qiramarrėse e truallit pėr 99 vjet, dhe familjes Pasko, qė sipas kėtij relacioni ka 80 pėr qind tė pronės sė zėnė. Pėr kėto dy familje kėrkohet kompensimi nė njė truall tjetėr. Qindra letra e ankesa drejtuar institucioneve shtetėrore hidheshin nė koshat e mbeturinave. Ēdo ditė pronarėt e vėrtetė tė tokės shihnin se si ngriheshin nė truallin e tyre godinat ku do tė strehoheshin rojet dhe shoqėruesit e presidentit Berisha si dhe punonjėsit e Shėrbimeve Qeveritare. Pronarėt realė nuk mundėn tė frenonin vendimin e KRRT-sė sė Tiranės pėr ndėrtimin e 24 apartamenteve. Tashmė kanė kaluar 8 vjet dhe familja Mano e Pasko nuk kanė pėrfituar asgjė.

    Kontradiktat
    Kėshilli i Rregullimit tė Territorit mund tė miratojė edhe nė parim leje ndėrtimi, e kjo dukuri ka ndodhur pikėrisht me ndėrtimin e dy kullave nė rrugėn "Lidhja e Prizrenit. Nė procesverbalin e parė tė KRT-sė, vendimi numėr 10 shėnon: Miratohet nė parim ndėrtimi i banesės 6-katėshe pėr Drejtorinė e Shėrbimeve Qeveritare dhe ngarkohet Drejtoria e Urbanistikės tė gjejė sheshin sipas studimit. Pak kohė mė vonė jepet leja e ndėrtimit pėr godinėn 6-katėshe. Pas daljes nė skenė tė pronarėve tė tokės nė rrugėt pėrkatėse dhe kėrkesave tė vazhdueshme pėr anulimin e vendimit tė KRRT-sė sė Tiranės, kėta tė fundit vendosin nė mbledhjen e datės 23.10.1995 bllokimin e sheshit tė dhėnė pėr ndėrtimin e banesės pėr Shėrbimet Qeveritare pasi ka dalė pronari i truallit. Tė jepet shesh nė vend tjetėr. Por duket se vendimi i fundit i Kėshillit tė Rregullimit tė Territorit nuk u mor parasysh. Sipas kontratės sė lidhur, apartamentet e reja tė ndėrtuara pėr shoqėruesit e presidentit Berisha dhe punonjėsit e Shėrbimeve Qeveritare u bėnė gati.

    Fqinjėt
    Te Garda e Republikės, nė tė djathtė, hyn nė rrugėn "Lidhja e Prizrenit". Pa bėrė as 50 metra shfaqen nė mes tė dy rrugėve pallatet e lyera me tė bardhė. Nė lagje na thonė se ndėrtesat janė bėrė nė "kohėn e Salės" dhe tė gjithė njerėzit qė janė strehuar aty e kanė marrė falė fare shtėpinė. "Kėtu e ka shtėpinė edhe badiguardi i Sali Berishės, ai bruni qė rri gjithnjė prapa ish-presidentit madje edhe vajza e tij ka marrė shtėpi kėtu" - thotė njė burrė qė banon nė pallatet ngjitur. Vajza e vetme e ish-presidentit tė Republikės Sali Berisha e ka shtėpinė nė katin e dytė. Grilat e ballkonit janė tė mbyllura dhe fqinjėt na thonė se ajo nuk banon aty prej disa kohėsh. Shumica e familjeve nė tė dy pallatet e ndėrtuara me fonde shtetėrore kanė qenė funksionarė nė kohėn qė shteti drejtohej nga Partia Demokratike. Kėshtu pronarėt e vėrtetė tė truallit banojnė ende nė pallatet e vjetėruara, ndėrsa tė drejtėn mė elementare tė shėnuar qysh nė librat e hershėm, pronėn, ua kanė marrė pėr tė ngritur pallate pėr miqtė e pastrehė.


    Tre vendimet e ēuditshme tė KRT-sė

    - VENDIMI I PARE I KESHILLIT TE RREGULLIMIT TE TERRITORIT;
    Miratohet nė parim ndėrtimi i banesės 6-katėshe pėr Drejtorinė e Shėrbimeve Qeveritare dhe ngarkohet Drejtoria e Urbanistikės tė gjejė sheshin sipas studimit.

    - VENDIMI I DYTE I KRT-SE;
    Miratohet leja e ndėrtimit pėr Drejtorinė e Shėrbimeve Qeveritare pėr godinė banimi me 6 kate nė rrugėn "Vaso Pasha".

    - VENDIMI I TRETE I KRT-SE SE TIRANES;
    Tė bllokohet sheshi i dhėnė pėr ndėrtimin e banesės 6-katėshe pėr Shėrbimet Qeveritare pasi ka dalė pronari i truallit. Tė jepet shesh nė vend tjetėr.



    O temporas o Mores

  2. #2
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    snom ti e kupton kushtetuten dhe ligjin aq sa kupton papagalli ate qe perserit.

    Meqenese e ke lexuar shkrimin qe ke postuar perderisa ke bere nje koment une kam tre pyetje per ty :

    1 - A ka shkelje ligjore ??? Sepse fjala vjen nese shpronesimi eshte bere konform ligjit atehere eshte e kote qe harxhon germat per kushtetuten .

    2 - Nese ketu ka dicka jo te pranueshme nga ana ligjore, perse ne keto 8 vjet askush nuk i eshte drejtuar gjykates per kete problem ??? ..... ka 6 vjet qe qeverisin socialistet dhe asnje nga palet e interesuara nuk ka ngritur padi gjyqesore.

    Per ta mbyllur kjo eshte nje ceshtje mes bashkise, entit te banesave, KKRT, si dhe Keshillit te Ministrave .... a mund ta dime se ku jane kompetencat ligjore te presidentit ne kete histori ?


    P.S ate filozofine krahasuese qe ke vendosur ne fillim mund ta perdoresh si recete per cdo kure qe ka lidhje me trurin apo zemren.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Orku : 20-05-2003 mė 11:11

  3. #3
    Perjashtuar
    Anėtarėsuar
    29-04-2002
    Vendndodhja
    London
    Postime
    156
    Orku no comment per ato qe thua, me ke lene me goj hapur dhe sinqerisht kame vene ne pikepyetje parimet themelore mbi te cilat eshte ndertuar llogjika ime, si psh 1+ 1 nuk bejne 2 po dyzetedyyyyy.

    Anyway, kur isha i ri kisha nerva dhe beja komente dhe kanselling me tipa si puna jote apo si ca te tjere me shpresen se qenia njerzore kamundesi dhe shanset te evoloje, sic evoluan shpellaret nga epoka e gurit ne ate te bronxit. Gjithashtu duke qene dhe nje great fans i teorise se evolucionit qe ka pershkruar Darwini, me dukej vetja se isha ne ishullin e Galapagos dhe i kisha vene detyre vetes qe iguana si puna jote e co ti ktheja te pakten ne mamale, po ceshte e verteta deshtova. Dhe me thene te verteten, duke pasur parasysh se procesi i formimit te radikaleve te reja mu pershpejtua me 2-3 fish ne proces e siper, vendosa se nuk ja vlente pasi ishte risky business. Megjithate jam duke veshguar se sa do ja dalin cuna te rinj si leshatori tju evolojne juve. Nese dhe ai deshton, atehere me vjen keq po nuk keni se cbeni, iguana do ngeleni gjithe jeten. Ok
    Hajt bre
    Sn0mi

  4. #4
    Survivor Maska e Orku
    Anėtarėsuar
    13-02-2003
    Vendndodhja
    Oqean
    Postime
    981
    snom cdo i semure ka alucinacione qe lidhen me vendodhjen, objektet dhe misionet ...... ti sigurisht nuk ben perjashtim.

    Pyetjeve nuk i je pergjigjur sepse je injorant , nese leshi merr vesh me shume se ti, atehere kombinojini veprimet sepse nuk dilni bllof.

  5. #5
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Ne kuadrin e fushates per mbrojtjen e hajduterise se Ps se EDI RAMES dhe kriminalitetit qe del i lidhur me Ministrin RAMA etj doli kto dite dhe ceshtja "skandaloze" e dy pallateve prane gardes.

    Megjith tendencen per te nxire Saliun dhe kohen e tije perseri PS nuk mundet te mohoje se ndertimi i dy pallateve eshte i shoqeruar me shkresa mes institucioneve te Shtetit te asaj kohe dhe se ish pronaret jane njohur nga Shteti dhe konform ligjeve jane zevendesuar ne prone.

    Ajo zone ku behet fjale ne fakt eshte nje zone me histori interesante.
    Kush banon prej 50 -60 vjetesh ne ate Bllok aty, 100 metra larg liqenit, qe eshte dhe nje nga zonat me te qeta e me te gjelberuara te Tiranes??

    Ne pallatin x (ndertuar ne kohen e Zogut ose Italise ku ish pronaret ne vitet 30-40 nuk figurojne fare me aty sepse jane perzene e degdisur kushedi se ku nga regjimi Terbaciot stalinist i Hysni Kapove) tek hyrja pare banon Dane Danaj, ( emrat po i sajoj une) ish kapterr i gardes se PPSH-se, ardhur nga Terbaci me 1945, pjesemarres ne shume pushkatime dhe gardian burgu ne kohen kur ne Birucat e PPSH-se zvarriteshin Mitrush Kutelet e Eqerem Cabete e Pader Meshkallat me shoke. E bija e Danes, Zymbylja, eshte ministre e Rruajtje -Xhvatjes ne qeverine nano 5 ose Meta 2.
    Ne hyrjen e dyte banon ai veterani qe tregon "pallatin e saliut" dhe tere urrejtje tregon dritaret e Goces se saliut e quhet Bido Bidollaraj, origjine nga Vithkuqi, ardhur ne Tirane me 1950 si roje e Rita Markos dhe disa vite ka punuar si ndjekes Bandash dhe ka djegur e pjekur dhjetra familje kreshnikesh te malesive tona heroike. Ne hyrjen tjeter banon Koco Kocollari, origjine pe fshatrave te Eleni Pashkos, ish shef kuadri ne komitet e qe u ka bere e skuqur biografite Atalantes se Mitrushit e ja ka ngritur ne mbledhje Cabeut "paudhesite" e femijve te Profesorit dhe qe ja ka shkurtuar ymrin dijetarit tone e ja ka nxire jeten qindra dijetareve te tjere.
    Ne katin mbi Kocon banon Shpend Bajraktari, ish hetues ne Ministri dhe torturues i dhjetra gjeneraleve te Ushtrise se denuar gjat plenumeve te famshme te ppsh-se..I biri tije bashkpuntor me Klosin ne pergatitjen e atentatit ndaj Azemit. Ne hyrjen mbi Danen banon Spiro Prifti , ish punonjes me rendesi ne ATSH te Enver Hoxhes ku 40 vjet me radhe u muarr me fabrikime genjeshtrash ne ZP dhe ne retushime Fotosh te mbledhjeve te qeverise e partise mbas clirimit ku ne vend te Omer Nishanit futej koka e Palit e ne vend te doktorr Dishnices futej koka e Lenka Cukos. Vete Lenka banonte aty prane ne nje vile luks, prone e nje profesori te nderuar , pushkatuar ne vitet 46-47 nga dora e shokve te Danes e Bidos. Ne pallatin tjeter te bukur, ndertuar ne koh te vjetra banon Ziso Vėrraj , origjine nga Nivica e Himares, komisar divizioni ne vitet e PPSH-se dhe denoncues i grupit Armiqesor te Beqir Ballukut, Kadri Hazbiut e i biri Zisos , Fatosi, ambasador i Shqiperise ne Paris, Vjene e Uashington kurse e bija punon ne ambasaden amerikane si sekretare e Limprehtit.

    Saliu gabim ka bere qe ka futur ne ate bllok bodigardet e tije sepse ata skan qene me bodigard aty ne ate bllok ku cdo nate thurreshin planet e 97-tes e ku festohej me shampanje Azemi i vrare.

    Ay bllok duhej Shperngulur..
    Ti...nga ke ardhur...nga terbaci.. hmmm.. sa ke pushkatuar ne vitet 50?
    20 vete.. mir pra.. ik tani ne Terbac me kuc e mac e gje spo te bejme por shko ruaj delet atje e mos na sill stalinizmin perseri sic e sollen ne fakt e tani..le te lehi Salihu ..kot eshte..

    qashtu..

    ....

  6. #6
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    14-04-2003
    Postime
    197
    sali portopapa si cna mbajte mbrapa

Tema tė Ngjashme

  1. Sabit Idrizi
    Nga shigjeta nė forumin Shkrimtarė shqiptarė
    Pėrgjigje: 137
    Postimi i Fundit: 22-06-2022, 01:35
  2. Veprat dhe cilesite e besimtarit te vertete te Zotit
    Nga ORIONI nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 5
    Postimi i Fundit: 14-07-2012, 10:39
  3. Cili eshte qendrimi i muslimaneve ndaj apostasise (blasfemis)!
    Nga Gostivari_usa nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 84
    Postimi i Fundit: 09-02-2009, 08:38
  4. Mbi priftėrinė
    Nga I KTHYERI nė forumin Komuniteti orthodhoks
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 08-12-2006, 10:49
  5. Analize e nje muslimani
    Nga Klevis2000 nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 16-12-2004, 18:48

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •