Close
Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 24
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2003
    Vendndodhja
    london
    Postime
    18

    Si mund ta përballojë një grua një lindje normale

    Shume gra nuk e kane shume te qarte se si fillojne dhimbjet e lindjes dhe kur jane shtatezane shume here i bejne keto pyetje se si fillojne dhimbjet e lindjes dhe cilat jane disa menyra qe ta lehtesojne dhimbjet dhe te cojne lindjen e femijes me shpejt. lindja e femijes eshte ne 3 faza. faza e pare jane dhimbje te lehta si dhimbje periodash. faza e dyte eshte plasa e lengut amniotic (plasja e ujrave)dhe faza e trete lindja e femijes. une po ju tregoj disa tip se si mund te perballoni nje lindje sa me te lehte. dhimbjet e para fillojne si dhimbje periodash dhe eshte mire te kalohen ne shtepi. gruaja nuk duhet te rri e shtrire pasi kjo pengon ecurine e lindjes dhe e zgjat ate me shume. eshte mire qe te beni levizje ose nje dush me uje te ngrohte. gjithmone gruaja duhet ti mbaje gjunjet poshte barkut dhe jo nje drejtim me te. ulur ne nje karrige apo kolltuk i cili eshte i rehatshem. dhimbjet vine duke u shtuar cdo 15 minuta dhe me shpesh dhe fillon te futesh ne fazen e dyte kur behet plasja e ujrave dhe dhimbjet behen akoma me te shpeshta. eshte mire qe partneri te jete aty ose nje njeri i afert i familjes icili mund te ndihmoje. masazhe te lehta ne pjese e fundme te kurrizit ndihmojne dhe ndenja e afert e partnerit apo e ndonje pjestari tjeter te familjes. duhet te keni parasysh te keni uje me vete pasi nje pambuk i njomur me uje ne buze ju ndihmon te shuani etjen. ghithmone duhet patur parasysh qe te jeni tere kohen ne pak levizje dhe jo shtire drejt. ju ndihmon ndenja ne kembe, ulur ne karrige ose ne gjunje mbeshtetur ne ane te partnerit apo krevatit. kur dhimbjet vazhdojne te shtohen cdo 5 minut deri ne cdo 2 minuta deri sa arrin ne fazen e trete te lindjes e cila eshte ardhja ne bote e femijes. mbas lindjes se femijes duhet te prisne disa caste deri ne daljen e placentes. mbasi mjeku te kete kontrolluar gjendjen e femijes dhe te gruas nena e re mban femijen e saj ne dore per te bere njohjen e pare dhe kontakti lekure-lekure me femijen ben njohjen e pare te porsalindurit me nenen. gruaje duhet te kete njohuri te pergjithshme dhe mbi qetesues se dhimbjeve keshtu qe ajo mund te zgjedhe.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Mina : 20-05-2003 më 08:38

  2. #2
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Qetesuesit e dhembjeve nuk rekomandohen ne momentet e lindjes. Perkundrazi, ne kete faze perdoren stimulante dhimbjesh per te pershpejtuar procesin. Kontakti lekure-lekure ose ndryshe te vendosurit mbi barkun e nenes te femijes se porsalindur nuk eshte praktikuar tek ne. Nuk e di tani si mund te funksionoje. Ky eshte pikerisht ambjenti me i pershtatshem dhe mirprites per foshnjen e re. Eshte e rendesishme te ndiqet me vemendje perioda e dhimbjeve. Ne rast crregullimi nuk duhet neglizhuar sepse mundet te kene rrjedhe ujrat dhe lindja nuk shkon sic duhet. Edhe nje gje eshte e rendesishme, duhet kontroll mjekesor ne muajin e fundit sepse mund te kaperceje faza e lindjes dhe mjeku percakton nje nderhyrje qe ndihmon nenen dhe femijen. Ndodh qe ujrat e papastra te ndikojne tek femija dhe shendeti i tij rrezikohet. Nje faktor i rendesishem eshte komunikimi me femijen qe ne bark. Fetusi njeh sinjalet dhe pergjigjet. Kjo ndihmon ne zhvillimin e intelektit te tij.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  3. #3
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2003
    Vendndodhja
    london
    Postime
    18

    gruaja shtatezane

    pershendetje mina.
    mendoj se shqiperia qenka shume me mbrapa se sa e mendoja.une e thashe dhe me lart qe kontrolli me mjekun ne muajin e fundit duhet te jete cdo jave per arsye te zhivillimit te shtatezanise.shtatezania mund te zgjase deri ne 42 jave dhe jo me shume. nqs femija nuk lind deri ne fund te javes se 42 atehere mjeku duhet patjeter te beje nderhyrje per te cuar gruan ne lindje. edhe dicka tjeter gruaja duhet te kete njohuri per te gjitha qetesuest e dhimbjeve.une e kam nga experienca qe flas dhe kam marre petidine nje gjysem ore perpara se te lindja. petidina jo vetem qe e qeteson gruan por dhe ndihmon ne lindje. dhe mendoj qe direkt mbas lindjes nena duhet ta marre femijen ne krahe dhe ti ofroj gjirin e saj sepse femija eshte i lodhur dhe do te pije. te pakten keshtu me ka ndodhur mua. megjithate cdo lindje eshte ndryshe.

  4. #4
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Nuk vlen te bejme debat sepse lindjet jane ndryshe. Nuk e ve ne dyshim qe e ke eksperience personale dhe nuk kisha qellim te te kundervihesha por fola edhe une nga eksperienca ime. Duhet te dish qe Maternitetin e Tiranes, nenat qe lindin jane kliente jo paciente. Kam nje aspekt per te treguar. Kur kam lindur femijen e dyte, pyeta mamine; Te lutem sa eshte ora? Thjesht per te shenuar ne ditar saktesi. Aju u pergjigj me percmim: Perse e do oren, te iku avioni?
    Ti jeton ne Angli dhe aty eshte krejt ndryshe. Ne momentin e paralindjes, nena kerkon vemendje dhe dashuri, askush nuk ta fal nga personeli mjekesor.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  5. #5
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2003
    Vendndodhja
    london
    Postime
    18
    O Mina te me falesh por mendova se ne maternitetin e Tiranes do kishte nje permiresim por me cpo shikoj nuk paska fare. ti ke te drejte qe ketu eshte shume ndryshe se mamia nuk te le vetem per asnje second dhe te flet ne nje menyre te embel se si te ndihmoje qe ti beje dhimbjet sa me te lehta dhe jo te nxehet qe sben vaki. Personeli mjekesor ketu eshte shume i dashur dhe shume i kujdesshem per grate shtatezane. o bobo sa keq me vika jo vetem per ty por per cdo grua. te them dhe dicka tjeter qe kam degjuar, nuk e di eshte e vertete apo jo.thone qe shume gra lindin me operacion sepse mjeku i thote qe nuk mund ta linde femijen vete dhe kjo eshte per arsye se mjeku do pjesen e vete te parave. ketu nuk te le mjeku te besh operacion aq kollaj. me femijen e pare shtatezania mu zgjat dy jave me teper dhe mjeku me beri nderhyrje qe shkoja ne lindje naturale por femijen e kisha ne peshe te madhe dhe nuk lindja dot dhe kety eshte nje lloj gjilpere qe quhet epidural dhe behet ne shtyllen kurrizore. te paralizon nga mezi e poshte dhe nuk ndjen asnje lloj dhimbjeje por e lind femijen vete jo me operacion. do jete shume kohe egjate derisa kjo lloj metode te vije ne Shqiperi. dhe nje here me fal se nuk e di se si eshte materniteti i Tiranes.
    Nese, nese
    larg do te iki,
    nje lot te paster
    do te le kujtim,
    ne pastertine e tij
    shpirtin tim do gjesh,
    pra serish
    me mua do te jesh...

  6. #6
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Femrat shqiptare jane inteligjente dhe mendoj se ne kete pike nuk ka abuzime. Ato e dine se ne cilat raste duhet t'i nenshtrohen nderhyrjes kirurgjikale. Behet fjale per rastin kur nenes i kane rrjedhe ujrat gradualisht dhe nuk shkon sic duhet procesi i lindjes sepse mungon lubrifikimi per te bere me te lehte lindjen. Rast tjeter eshte kur nena ka probleme me syte dhe qe te parandalohet sforcimi detyrimisht duhet t'i nenshtrohet nderhyrjes.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  7. #7
    tHeKtHi MaMa :P
    Anëtarësuar
    24-11-2008
    Vendndodhja
    new york
    Postime
    1,708
    Citim Postuar më parë nga vajza pa emer Lexo Postimin
    pershendetje mina.
    mendoj se shqiperia qenka shume me mbrapa se sa e mendoja.une e thashe dhe me lart qe kontrolli me mjekun ne muajin e fundit duhet te jete cdo jave per arsye te zhivillimit te shtatezanise.shtatezania mund te zgjase deri ne 42 jave dhe jo me shume. nqs femija nuk lind deri ne fund te javes se 42 atehere mjeku duhet patjeter te beje nderhyrje per te cuar gruan ne lindje. edhe dicka tjeter gruaja duhet te kete njohuri per te gjitha qetesuest e dhimbjeve.une e kam nga experienca qe flas dhe kam marre petidine nje gjysem ore perpara se te lindja. petidina jo vetem qe e qeteson gruan por dhe ndihmon ne lindje. dhe mendoj qe direkt mbas lindjes nena duhet ta marre femijen ne krahe dhe ti ofroj gjirin e saj sepse femija eshte i lodhur dhe do te pije. te pakten keshtu me ka ndodhur mua. megjithate cdo lindje eshte ndryshe.

    un kam pas dy lindje normale nje ne usa dhe nje ne swedi por ne asnjerin shtet skm marr qetsues lindjen e dyt kam lind ne moshen 20 vjeq dhe fmiu ka qen 4.700 gr per mua esht diq e paharruar por ne asnje menyr qetsues sme kan jap e as nuk kom kerku ....ndoshta esht me mir
    if love is the answer, could you rephrase the question?

  8. #8
    me 40 hajdutë Maska e alibaba
    Anëtarësuar
    12-12-2005
    Vendndodhja
    Ne shpellen e pirateve
    Postime
    5,671
    Në uljen e dhimbjeve, ndikon ngrënja e rregullt e një lloj bime që quhet thjerrëza, këtë kam lexu në një listë kuriozitetesh në një revistë.

  9. #9
    bubbly
    Anëtarësuar
    05-05-2003
    Vendndodhja
    USA
    Postime
    13,657
    he se ka ecur shkenca , nuk kane pse te vuajne femrat me . ka dale epidural . E bejne babyn duke pare tv dhe degjuar muzike . Dhe femija kur del nuk tramatizohet me nga ulerimat qe dikur degjonte . Po del gjithe qef ne nje bote plot paqe . lool
    Music to my heart that's what you are, a song that goes on and on.....

  10. #10
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    16-06-2003
    Postime
    569
    me fal PINK po bash jam kurreshtar. Pse thua nuk duhet te vuajne femrat me. A po aplikohet kjo metode ne shkalle te gjere.

Faqja 0 prej 3 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Këshilla për foshnjat 0-12 muajsh
    Nga Mina në forumin Të jesh prind
    Përgjigje: 56
    Postimi i Fundit: 10-09-2011, 07:38
  2. Shpërthime në Londër
    Nga Lioness në forumin Problemet ndërkombëtare
    Përgjigje: 220
    Postimi i Fundit: 14-05-2011, 15:37
  3. Jeta Normale e krishterë
    Nga Matrix në forumin Komuniteti protestant
    Përgjigje: 23
    Postimi i Fundit: 04-05-2010, 07:34
  4. Zgjidhja e krizes shqiptare
    Nga Albo në forumin Problematika shqiptare
    Përgjigje: 3
    Postimi i Fundit: 25-04-2002, 06:34

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •