Shtohen pėrplasjet mes kreut tė shtetit dhe ministrit tė Mbrojtjes. Presidenti nuk dekreton ligjin pėr ushtrinė
Moisu kthen prapa ligjin pėr ushtrinė
Deri nė 2005-ėn, studentėt tė mos pėrjashtohen nga shėrbimi detyrueshėm ushtarak
TIRANE - Presidenti Alfred Mosiu kthen nė uvend ligjin Pėr shėrbimin e detyrueshėm ushtarak, tė miratuar para njė muaji. Burime nga stafi i tij i ngushtė thanė dje pėr Shekullin se kreu i shtetit, pasi ka shqyrtuar dhe konsultuar me hollėsiligjin, me ndihmėn dhe tė juristėve dhe ekspertėve ushtarakė, mendon ta kthejė atė mbrapsht, pa e dekretuar. Sipas tė njėjtave burime, ligji i padekretuar pritet tė depozitohet nė zyrat e kuvendit kėtė javė, ndoshta qė sot. Neni, tė cilin presidenti e ka parė si jo konform Kushtetutės, ėshtė ai qė pėrjashton studentėt deri nė vitin 2005 nga kryerja e shėrbimit ushtarak. Nė motivacionin qė Presidenca do tė dėrgojė nė kuvend thuhet se, nė hartimin e kėsaj pike, shkelet parimi kushtetus i barazisė sė shtetasve para ligjit. Mosiu ka argumentuar, ndėrkaq, se kjo pėrbėn edhe njė shkelje tė tė drejtave tė njeriut.
Ligji
Ai u miratua para njė muaji nė kuvend, por nuk kaloi pa debate, pikėrisht pėr nenin qė pėrjashton deri nė vitin 2005 studentėt nga kryerja e shėrbimit ushtrak. Sipas ligjit tė hartuar nga Ministria e Mbrojtjes dhe qeveria, tė gjithė studentėt qė ndjekin shkollėn e lartė deri nė 2005, do tė pėrjashtoheshin nga detyrimi pėr tė shėrbyer nė ushtri. Ndėrkaq, pas kėtij viti, studentėt do tė kryenin vetėm 6 muaj ushtri, nė ndryshim nga tė tjerėt, qė do tė shkonin nėn armė pėr 12 muaj.
Ligji Pėr shėrbimin ushtarak ėshtė i dyti qė Presidenti i Republikės kthen nė kuvend brenda pak ditėsh. Ai nuk pranoi tė firmoste edhe marrėveshjen pėr bazėn detare tė Bisht-Pallės, duke kontestuar dy nene tė saj: afatin e mbarimit tė punimeve, qėndrimin e ushtarakėve grekė aty si dhe paqartėsinė nė lidhje me futjen e anijeve greke, luftarake dhe tregtare, nė kėtė bazė. E ndėrsa ky dekret pritet tė diskutohet edhe sot nė seancėn e pasdites duke shkatuar debate tė mėdha, ai pėr ushtrinė mund tė shyrtohet tė enjten e kėsaj jave.
Sipas ligjit nė fjalė, shėrbimi ushtarak i detyrueshėm ėshtė 12 muaj, ndėrsa mosha e kryerjes sė tij u ul nga 40 vjeē nė 27. Nėse njė shtetas ėshtė 27 vjeē e njė ditė, ai pėrjashtohet nga ky shėrbim, thuhet nė tė. Ndryshe: tė gjithė shtetasit, qė kanė lindur nė vitin 1976, nuk kanė detyrim tė bėjnė ushtrinė. Ndėrsa mosha e kryerjes sė ushtrisė, nga 18 vjeē, qė ishte mė parė, ėshtė rritur nė 19 vjeē. Nga shėrbimi ushtarak i detyrueshėm pėrjashtohen tė gjithė ata meshkuj qė kanė lindur deri nė vitin 1976. Ky brez tashmė i ka dhėnė lamtumirėn shėrbimit ushtarak tė detyrueshėm. Nė bazė tė kėtij drafti, sipas ekspertėve tė Ministrisė sė Mbrojtjes, nėse njė shtetas ka mbushur 26 vjeē dhe njė muaj, nuk duhet tė merret ushtar. Nė tė ėshtė parashikuar qė koha, pėrveē shėrbimit ushtarak tė detyrueshėm aktiv ose alternativ, tė jetė 12 muaj, ndėrsa e koha shėrbimit ushtarak rezervė ėshtė 4 deri nė 7 ditė nė vit. Nė bazė tė ligjit, parashikohet qė nė radhėt e ushtrisė tė jenė 4000 vetė me parą dhe 3500 persona nė shėrbim tė detyrueshėm. Ndėrsa pėr shtetasit qė nuk duan tė kryejnė ushtrinė, nė bazė tė draftit, ėshtė caktuar pagesa 3 prej milionė lekėsh tė vjetra. Tė gjitha kėto ndryshime nė ligj do tė jenė tė vlefshme deri nė vitin 2010.
Njė veēanti e kėtij ligji ka qenė edhe ringjallja e zborit tė famshėm tė ushtrisė, tė cilin shqiptarėt i kanė pėrjetuar pėrgjatė 50 viteve tė regjimit diktatorial komunist. Nė ligj ėshtė pėrcaktuar se kohėzgjatja e shėrbimit ushtarak tė detyrueshėm nė rezervė ėshtė 4-7 ditė nė vit. Mosha e pėrfshirjes nė shėrbimet ushtarake tė detyrueshme si rezervistė, sipas kėtij drafti, pėrfshin meshkujt deri nė moshėn 50 vjeē, ndėrsa femrat deri nė moshėn 35 vjeē.
Krijoni Kontakt