Close
Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 18 prej 18
  1. #11
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Bleona Qerreti

    Ju rrefej Bleonen e re

    Ka kenduar per tre vite te gjata neper Evrope per te ndjekur nje enderr te vjeter. Dyzimi mes Tiranes e koncerteve te perjavshme per emigrantet, por edhe kthimi i shumepritur i Bleona Qeretit.



    Bleona Qerreti

    Per tre vjet me radhe ka ndjekur te njejtin itinerar frenetik mes Kryeqytetit e Rinasit. Aq sa, tashme, nuk mund ta imagjinoje diten e saj pa ate imazhin e pezullt te avionit mes qiellit e tokes. Ne fundin e cdo jave, pas 2 mije kilometrave ne kete gjendje te lodhshme, ate e pret serish pista e betonte e nje aeroporti kryeqyyteti. Shume me e zhurmshme se ajo qe ka lene pas. Emri nuk ka rendesi. Diku ne Europe. Ne mbremje gjithcka eshte gati dhe salla eshte mbushur plot per te pritur Bleona Qerretin, vajzen e ardhur nga Shqiperia e tyre. Pas dy oresh, te gjithe do te dalin nga salla e koncertit me zemren qe u rreh me fort, apo duke mermeritur fjalet e kengeve te vendit te tyre te larget. Shpeshhere edhe me deshiren per t'u kthyer serish te nesermen ne te njejten salle, ku per pak momente do te degjojne serish te kendohet shqip. Ndersa Bleona nuk ka shume kohe per te tilla sentimentalizma. Te nesermen e pret nje tjeter qytet, nje tjeter salle e mbushur perplot dhe e permalluar per kenget e vendit te saj. Prej tre vitesh, kengetarja e veshjeve intriguese ne skenat e festivaleve, ka vendosur te tregoje se nuk eshte vetem nje kukull Barbi. Jeta e saj e ndare mes Tiranes dhe turneve te koncerteve per emigrantet ne Europe, ka ndikuar tashme tek 23-vjecarja Qerreti. "Tani jam nje Bleone krejt tjeter. Kjo eskperience me ka pjekur si nje kengetare profesioniste", thote ajo plot bindje. Per te arritur deri ketu, i eshte dashur te heqe dore nga shume kenaqesi te moshes. Qe nga festat me miqte apo pushimet ne breg te detit, e deri tek nje lidhje e vertete dashurie, per te cilen betohet se nuk ka gjetur kohen e duhur nga nje turne ne tjetrin. Por, a nuk eshte ky brumi i duhur per te qene nje kengetare e vertete profesioniste? Ajo beson se gjithcka nga kjo aventure e saj e fundit ia ka vlejtur. Dhe per t'u treguar te gjitheve "Bleonen e re", ka vendosur qe te rikthehet ne skenen shqiptare me nje turne te gjate koncertesh. "Dua te shlyej borxhin e ketyre viteve te mungeses me publikun shqiptar, por edhe t'u tregoj te gjitheve se nuk kam qene ne Europe per te lare pjata", sqaron ajo kete ide guximtare.

    Pergatitjet per kete turne gjigand kane nisur tashme dhe ajo eshte me e stresuar se kurre. Sapo ka mbyllur telefonin celular dhe shpejton te heqe nje vize te kuqe nen emrin e Miri Hotit, kreut te bashkise se Durresit, ne nje liste te ngjeshur emrash te drejtuesve te tjere te qyteteve bregdetare. Bleona duket e lumtur. Mesa duket, edhe bashkia e Durresit i ka dhene viston perfundimare per organizimin e koncertit ne sheshin kryesor te qytetit. Pasi i hedh nje veshtrim te shpejte listes se kryebashkiakeve, ajo largon serish buzeqeshjen e meparshme. Duket se ka ende shume telefonata te tjera per te bere perpara 23 gushtit, dites kur do te startoje turneu i saj recital ne dhjete qytete te ndryshme te vendit. Koncertet do te zhvillohen ne periudhen me te nxehte te pushuesve ne qytetet bregdetare si Durresi, Vlora e Saranda, por edhe ne Shkoder e Kukes, e me pas do te mbyllet me nje mbremje surprizash ne Kryeqytet ne 8 shtator. Gjithcka do te improvizohet ne sheshet kryesore te qyteteve dhe do te jete falas. "Per here te pare, publiku do te kete mundesine te ndjeke nje koncert pa pagese, edhe pse nuk eshte fushate elektorale", thote duke qeshur Qerreti. Pas nje periudhe te gjate pauze, keto koncerte jashte sallave pompoze te festivaleve, do te jene vleresimi me i mire per te. Ndoshta, per kete qellim ajo ka zgjedhur qe te provoje rikthimin e saj pikerisht ne sheshet e rrethinave te kryeqytetit. Aty ku duatrokitjet e publikut jane me te ngrohta dhe te sinqerta se kudo. Por edhe Bleona e ka pritur prej kohesh kete rikthim dhe shpreson se nuk do te zhgenjeje njerezit qe e duatrokiten te paret, kur ajo ishte vetem nje gjimnaziste, qe kerkonte te shkelqente ne boten e madhe te muzikes. Ne sheshet e koncerteve do te jete po ajo Bleone me veshjet e saj provokuese, por kesaj here... edhe nje kengetare me nje karriere te gjate te hedhur pas kraheve. Per tri ore ajo do te kendoje e vetme nje permbledhje te hiteve te saj me te mira ne vite, por edhe do te prezantoje 10 kenget e albumit te fundit "Ik meso si dashurohet", qe sapo ka dale nga dhomat e regjistrimit. Nje album ndryshe nga te meparshmit, per suksesin e te cilit Bleona duket teper optimiste.

    Shume prej miqve te saj te pakte ne Kryeqytet, iu ishte dukur nje ide e cmendur. Nje koncert i tille cfilites dhe veresie nuk mund te perceptohej si nje ide e zgjuar ne keto kohera komercialiteti. Por ajo nuk mund te ndalej tashme. Fjalet e te tjereve nuk kane qene asnjehere aq te rendesishme sa per ta frenuar ne bindjet e saj, por tashme qe datat e koncerteve po afrohen, po ndjehet vertet e shqetesuar. I duhet te kontrolloje cdo detaj, sepse, sic perserit here pas here ajo, nuk do te kete nje here te dyte pa kaluar disa vite. "Nje turne i tille nuk mund te behet cdo dite. Ndoshta do te duhen edhe tre vite te tjera, perpara se te kthehem serish me nje repertor dhe me dicka te re per t'i percjelle publikut", sqaron Qerreti. E mesa duken bathet, turneu i ardhshem i saj mund te vonohet edhe me shume se pas 36 muajve te ardhshem. Para disa ditesh, kengetarja Bleona Qerreti i ka shtuar curriculumit te saj edhe diplomimin ne degen e aktrimit ne Akademine e Arteve te Bukura ne Tirane. Por se bashku me perfundimin e kater viteve te gjata te shkolles, ajo ka humbur nje arsye me shume per te qendruar ne Shqiperi. "Gjate ketyre viteve te shkolles, me duhej te isha ne auditor nga e hena deri te enjte dhe ne koncerte ne Europe ne pjesen tjeter te javes. Pas mijera kilometrave rruge, te henen me priste serish shkolla dhe problemet e tjera te se perditshmes", thote Bleona dhe si per te vertetuar gjithcka, kerkon edhe aprovimin e menaxherit te saj, Jeton Dautaj. Kosovari, qe njekohesisht eshte edhe menaxheri i rebeleve te "Elita 5", mund te quhet me plot gojen projektuesi i kesaj aventure te re neper Europe te vajzes se shkathet nga Kryeqyyteti. Ai eshte njeriu qe organizon te gjitha koncertet, por qe ka siguruar, pas nenshkrimit te nje kontrate, edhe te gjitha te drejtat e tjera artistike mbi Bleonen. Pas nje periudhe te shkurter pushimi gjate muajit gusht, kur do te organizohet edhe turneu shqiptar, ate e presin serish koncertet e tjera te emigranteve ne Gjermani, Angli e kudo tjeter ku kane hedhur rrenje shqiptaret. Pas perfundimit te shkolles, do te jete me e veshtire per te bindur menaxherin e saj per t'u kthyer cdo jave ne Tirane. E sigurte, tani per tani, eshte vetem bindja e saj se nuk ka per te jetuar kurre perfundimisht jashte Shqiperise. "Me Shqiperine me lidhin shume gjera e mbi te gjitha, njerezit qe dua me shume, familja ime. Atyre nuk u pelqen te jetojne jashte shtetit dhe une nuk mund te qendroj larg tyre per shume kohe". Ne te vertete, ne Shqiperi do te kthehet gjithnje si nje qytetare modeste e permalluar per vendin dhe njerezit e saj. Mes tingujve orientale te pseudokengetareve qe bucasin nga kasetofonet e makinave e televizioneve periferike, do ta ndjente veten te ndrydhur. Ndersa ajo eshte mesuar tashme me kete ritem te pandalshem te karrieres se saj. Ndodh qe per disa dite e ndjen veten te lodhur dhe shpreson vetem qe te gjeje pak ore te qeta ne krevatin e saj ne Tirane. Por kur zgjohet, cdo gje ka ndryshuar. E kupton se nuk mund te qendroje per shume kohe larg te perditshmes se saj te lodhshme, por edhe admirimit te atij publiku te mbrujtur me mallin per vendin e saj. Dhe keshtu, merr serish edhe njehere ate rrugen e merzitshme te Rinasit.

    --klan----

  2. #12
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Nėpėr rrugėt e Tiranės, me historitė e njė prej taksisteve tė para

    Vera, gruaja qė u bė shofere kur ishte 15 vjeē


    --------------------------------------------------------------------------------

    i.sh

    Ishte vetėm 13 vjeē e gjysmė kur u largua nga shtėpia pėr t"i kėrkuar njė "nder" sekretarit tė parė tė rrethit tė Dibrės. Njė bursė pėr t'u bėrė shofere! Nė fillim edhe atyre ju duk e dyshimtė dėshira e Verės, por mė pas u detyruan tė thonė po. Vajza e vogėl arriti t'i bind pse duhej tė bėhej shofere.

    Pa dijeninė e prindėrve ajo plotėsoi tė gjithė dokumentet dhe tė mėdhenjtė e rrethit tė Dibrės i thanė tė bėhej gati se do tė vinin ta merrnin nė shtator. Dhe ashtu ndodhi njė makinė e komitetit tė partisė nė 1 shtator ndaloi tek kėmbėt e vajzės qė donte tė bėhej shofere. Atė ditė edhe prindėrit e mėsuan tė vėrtetėn. Babai pranoi, nėna u bind. Vera hyri kėshtu nė tė parin kurs pėr femrat shofere nė Shqipėri. "Ishim 64 vajzat e para qė u bėmė shofere", kujton ajo me tė qeshur peripecitė e moshės sė njomė. Por telashet nuk mbaruan, pasi kur hyri nė shkollė pėr shkak tė moshės sė re e futėn nė njė kurs pėr xhenerike. "Kėrkonin tė isha e datlindjes '57 po unė isha e '59-s, atėherė i kėrkova tim eti qė tė mė bėnte njė ēertifikatė tė 59-ės. Ishte kohė e vėshtirė, po ai e gjeti njė tė tillė pėr mua", tregon ajo. Edhe pse ēertifikata mbėrriti nė shkollė me tre muaj vonesė, Vera Elezi u kthye nė kursin pėr shofere. Njė vit i paharruar nė jetėn e saj. Pikėrisht nė provat pėrfundimtare thyen krahun. Njė mjek popullor Ceni i Shijakut ishte njeriu qė i vuri nė vend kockėn e thyer. Krahu u shėrua ndėrsa Vera arriti tė dalė shkėlqyeshėm nė timon. Por edhe kėsaj radhe nuk e mori patentėn. I kėrkuan njė tjetėr ēertifikatė me fotografi. Pikėrisht ditėn qė e dorėzoi njė tė tillė nė Ministrinė e Transporteve u pajis me patentė. U kthye nė Dibėr ku pėr 5 vjet punoi si shofere e ushqimores, ndėrkohė mbaroi edhe shkollėn e natės si edhe kursin e naftės. Prej andej u martua nė Tiranė. Punoi pėr vite me radhė me autobusėt e linjave me difekt, qė nga Lezha, Kruja, Sanatoriumi. Pastaj e hoqėn. Nuk binte nė sy pėr mirė njė grua nė linja tė largėta. I dhanė njė taksi ku punoi deri nė fillim tė viteve '90. Qė prej asaj kohe punon taksi privatisht. Nė morinė e viteve tė tranzicionit ėshtė rrezikuar disa herė nga vdekja. Por qesh, nuk beson se ndonjėherė do t'i ndodhi ndonjė gjė e keqe. "Kam bekimin e njė qeni qė e ushqej, rri tek vendi ku unė parkoj makinėn ēdo mbrėmje", thotė buzagaz. I vetmi shqe-tėsim qė ka aktualisht ėshtė njė gjyq shumė-vjeēar pėr shtėpinė ku banon. Nė vitet '90 shtėpia iu la pėr banim nga njė grek, i cili me dekrete tė presidentit la shtetėsinė shqiptare, pėr tė mbajtur vetėm atė greke. Ndėrkohė qė Vera e privatizoi shtėpinė me hipotekė dhe tė gjitha letrat e rregullta, greku kur pa qė ēmimet e shtėpisė u rritėn, ndėrroi mendje. Gjithsesi ajo shpreson se njė ditė edhe ky hall do tė marrė fund.

    ---------
    gaz.shqip

  3. #13
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    nga shekulli
    --------------------
    Drejtuesit e shoqatės sė jetimėve: "Ēifti Petalli duhet tė dijė pėr fatin e 6- vjeēarit tė zhdukur nė '92-nė"
    Zhdukja e foshnjės e mbylli nėnėn nė psikiatri

    ELBASAN- Dhjetė vjet mė parė, kur ishte 6 vjeē, ėshtė zhdukur nė mėnyrė misterioze. Qė nga ajo kohė, nėna e tij tashmė paciente e spitalit psikiatrik tė Elbasanit nuk ka mėsuar pėr fatin e foshnjės sė saj. Zhdukja e djalit tė Tatjana Tushės u denoncua publikisht atėherė nga drejtuesit e shoqatės kombėtare "Pėr mbrojtjen e fėmijėve jetimė, biologjikė e socialė", por jo vetėm qė nuk u mėsua gjė pėr vite tė tėra pėr fatin e tij, por dhe ata qė denoncuan u kėrcėnuan nga persona e segmente anonimė pėr tė heshtur e pėr tė mbyllur gojėn. "E ėma e djalit tė zhdukur ishte dhe ėshtė anėtare e shoqatės sonė, por sot drama e fėmijės e ka mbyllur nė spitalin psikiatrik, ndėrsa vuan dhe nga njė sėmundje e pashėrueshme",- thotė pėr gazetėn "Shekulli" Bajram Avdyli, kryetari i kėsaj shoqate. Avdyli thotė se ēifti Xhulia dhe Ramiz Petalli, nga Elbasani, tė vėnė nė pranga ditėt e fundit nga policia italiane nėn akuzėn e trafikimit tė fėmijėve, nėse nuk kanė gisht nė kėtė zhdukje, duhet tė dinė diēka. Kjo, sipas tij, lidhet me faktin se pjesa mė e madhe e fėmijėve tė trafikuar nga ēifti Petalli, sipas akuzės, janė nga Elbasani. Drama e 42- vjeēares Tatjana Tusha (sot nė kėtė moshė), pėr momentin banore e spitalit psikiatrik nė Elbasan dhe paciente nė gjėndje tė rėndė nė onkologjik, nis nė fillim tė vitit 1992. Fryt i njė dashurie ilegale (emri i babait nuk u mėsua kurrė), foshnja, djalė, fillimisht u sistemua nė befotrofin e Vlorės, pėr t'u transferuar mė pas nė Elbasan, ku dhe u zhduk nė rrethana misterioze. E nėse e ėma, Tushja, pėrfundoi nė spitalin psikiatrik nė Elbasan, si pasojė e dramės sė dyfishtė, pak kush nė fillim, siē pohon Avdyli, u kujtua pėr krijesėn e saj. Nė momente ndėrgjegjėsimi, e ėma e sėmurė kėrkonte tė kishte pranė djalin sė paku, siē shprehej,"vetėm pėr ta parė njė herė!". "Ku nuk u interesuam atėherė,- vazhdon tregimin Avdyli,- ne Vlorė, nė Tiranė, nė Elbasan, Durrės, pėrsėri nė Vlorė, e ndonėse 6- vjeēari rezultonte fillimisht i regjistruar nė befotrofin e qytetit bregdetar, mė pas gjurmėt zhdukeshin. Kuptuam,- vazhdon mė tej ai,- se i mituri kishte rėnė pre e trafikantėve pėr shfrytėzim apo pėr transplatim organesh, por askush nuk na mbėshteti (as strukturat shtetėrore), madje u kėrcėnuam deri me vdekje ne dhe njerėzit e medias qė e evidentuan kėtė zhdukje nė "dritė tė diellit". Por drama e Tushajve (tė panjeri) do tė rėndohej mė tej. Mbyllja e nėnės nė spitalin psikiatrik do tė pasohej dhe me njė sėmundje tė pashėrueshme. Ndėrkohė, drejtuesit e shoqatės sė jetimėve, kėto ditė, kanė ngritur edhe njė herė zėrin pėr fatin e 6- vjeēarit Tusha. Kanė trokitur nė organet shtetėrore edhe njė herė, kanė bėrė edhe apel publik, ndėrkohė qė, siē shprehet kryetari Avdyli, pyetja e ēiftit Petalli ndoshta mund tė hedhė dritė mbi fatin e tij.
    K.Boriēi

  4. #14
    i/e regjistruar Maska e MEDEA
    Anėtarėsuar
    22-05-2002
    Vendndodhja
    jamaica
    Postime
    301
    brari ti vetem nga ekstremet terhiqesh?????? vera apo bleona...apo ndonje tjeter jane raste te rralla....shiko e bej ca hulumtime ne shtresen e mesme. grate e kesaj shtrese jane maxhoranca e zakonshme....per to cmund te na thuash????
    Tregome kush je, dhe atehere do te di te shprehem me pasion! L.Buscaglia

  5. #15
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    kam qene vetem 13-14 vjet femer dhe babai me ka mesuar makinen ne Shqiperi, teper normale kjo. Ne USA femrat e mesojne makinen qe 14.5 vjet dhe statistikisht ka me shume femra shofere sesa ka meshkuj.
    Nejse, Brari e ka me terezi.......ska c'ben, pastaj e terhqein ato histori.
    Ndryshuar pėr herė tė fundit nga Estella : 03-09-2002 mė 21:02

  6. #16
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    MEDEA shkruaj ti per ate Shtresen e mesme...nuk te ndalon kush.

    ESTELLA ai shkrimi per Shoferen nga Fshatrat e PESHKOPISE flet per nji vajze qe pranon te futet ne nji profesion Burrash..
    Eshte fjala per vitet 1970.
    Ne ate kohe nuk ishte e lehte kjo nisme e kesaj vajze sepse opinioni i asaj kohe i quante KURVA e i poshtronte..
    Pra ajo eshte nji heroine ne llojin e saje..Prandaj dhe gazetari e ka nxjerre ne Gazete.
    Qe ti ke mesuar Makinen sot nuk perben asgje...
    Babi yt eshte marre me biznes e ka ble makine luksoze e ta ka mesuar dhe ty dhe Mamit ne rruget qe benit kur shkoni neper lokale luksoze me harxhu miljonat.
    Ka ndryshim goce ..

  7. #17
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    27-04-2002
    Vendndodhja
    Po bredh ne koken tende tani!
    Postime
    1,269
    Ajo ishte thjesht nje menyre per te perulur femren shqiptare. Pse pikerisht e konsideron ate profesion si nje profesion burrash? Ketu eshte pikerisht gabimi si i shkimtarit ashu edhe i te gjithe te tjereve.

  8. #18
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Kam degjuar per nje grua qe eshte bojaxhie e shkelqyer!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

Faqja 2 prej 2 FillimFillim 12

Tema tė Ngjashme

  1. Deklarata universale e tė drejtave tė njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Esmihan Hanėm, gruaja qė “hante” pashallarė...
    Nga flory80 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-06-2009, 12:39
  3. Si Dashurojnė Burrat Dhe Si Dashurojnė Gratė?
    Nga Albin nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-12-2005, 09:39
  4. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50
  5. Kongresi: Mbeshtetesit e Metes ngelen jashte KPD socialiste
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 263
    Postimi i Fundit: 20-12-2003, 22:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •