Close
Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 18
  1. #1
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Gruaja e Diteve tona

    Keshtu ka qene titulli i nje Programi ne Radio Tirana dikur.


    Ja dhe Klani c'thote..
    -------------------------------
    Shofere me minifund

    Si po perhapet me shpejtesi sindroma e femres me makine. Ne Tirane por edhe ne rrethet e medha te vendit, nuk perben me cudi "biondja qe parkon mercedezin". Policet thone se ato jane me te rregullta ne qarkullim, ndersa ne autoshkolla shkelqejne. Nje shembull per breznite e shkuara mashkullore ne timon





    Policit Maksi Shena, qe nganjehere i bie turni te drejtoje trafikun ne kryqezime nga me te perbindshmit e Tiranes, nuk i kujtohet te kete leshuar kaq shume buzeqeshje ne te kaluaren. Eshte nje gje, qe prej tij para dy vjetesh as qe mund te mendohej. Te gjithe shoferet qe kane ngrene gjoba te pafundme prej tij, sic thone ata "qofte edhe per nje kilometer ne ore me shume", e mbajne mend perhere te ngrysur ne kufijte e nevrikut, me bilbil qe duket sikur i fryn me ndonje pale mushkeri artificiale dhe me doren gati tek blloku i gjobave ne xhepin e brendshem te jelekut ngjyre kanarine.

    Mirepo ka ca kohe, qe Maksit kane nisur t'i diktohen ca buzeqeshje ne detyre. Ka nisur te marre nuanca babaxhani, dhe deri diku mund te quhet nje polic i lezetshem. Ja, sapo shikon nje "Punto" te bardhe qe mend perplaset me makinen ne krah, i bie bilbilit, nxjerr gati bllokun e gjobave, por sapo afrohet te shohe se cfare ka brenda makines, nderron mendje sikur ta kene fikur me telekomande, buzeqesh, dhe ben shenje me ate tabelen qe mban perhere ne dore qe trafiku te vazhdoje. "S'te ben zemra t'i gjobisesh, mor po, as t'i shikosh me inat s'te vjen. E kane hallall. Te duket sikur je polic ne Itali", thote Maksi.

    E ka fjalen per shoferet e tipit te fundit. "Shoferet" me floke te gjate dhe me manikyr. Me minifund dhe taka; me sakte grate shofere. Nje tendence e re qe ka pushtuar me shpejtesine e etheve te malarjes gjithe kryeqytetin si dhe disa nga qytetet me te medha te vendit. Ato kane fituar mjaft natyrshem zemrat e te gjitheve. Makinat e tyre jane ne cdo rast me te rregullta dhe te mbajtura shume me paster se "koshat ambulante te pleherave", me te cilet udhetojne shumica e meshkujve. Ne komisariatet e policise te thone nje fakt me interes: asnje aksident deri me sot nuk ka pasur per autore ndonje grua, ndersa ne autoshkollat e ndryshme, instruktoret thone plot entuziazem se nuk kane pasur kurre kursante me te zellshem dhe inteligjente se grate dha vajzat.

    Femrat ne timon jane nje fenomen, i cili pervec te tjerash, po jep nje goxha kontribut, si ne rastin e policit te zbutur Maks, edhe ne permiresimin racor te gjithe policeve qe drejtojne trafikun, por edhe ne rritjen e edukates se drejtimit te makinave. Sedra mashkullore ngacmohet kur shohin gra qe ngasin makinen te qeta dhe pa shkelur asnje rregull trafiku rrugor dhe ata fillojne si pakuptuar t'i imitojne. E konceptuar per shume kohe si nje planet i dominuar nga burrat, ku sjelljet xhentile ishin thjesht te panevojshme, bota e katerrrotakeve po fiton dimensione te reja me hyrjen e grave ne skene. Madje ashtu sic ndodhi shume kohe me pare me bicikletat, kane nisur te dallohen qartazi tanime edhe disa modele makinash te dizenjuara posacerisht per to.

    Ne fakt nje dukuri jo e re, e shfaqur per here te pare qe gjate viteve '60 ne vendin tone, pas dyzete vjetesh "lufte" per t'u marre seriozisht, mund te themi se seksi i dobet ia arriti me ne fund "te licencohet" per te ngare makinen me te drejta te plota edhe ne Shqiperi. Skena me gra qe i japin autove te tyre (ose atyre te burrave) rruges per ne plazh, ose thjesht per te shkuar vizite tek shoqet ne nje lagje tjeter, nuk perbejne me ndonje show te jashtezakonshem neper rruget e Tiranes. "Tani madje, edhe halabaket qe para pak kohesh me te pare nje vajze me makine sajonin lloj- lloj 'akrobacirash' me makinat e tyre per t'i veshtiresuar asaj ecjen, nuk habiten me", thote polic Maksi, si perhere nje vrojtues i tipit te vecante. Gjate gjithe pesedhjetevjecarit komunist, mund te numeroheshin ne te gjithe Republiken aq pak gra ne timon saqe emrat e tyre diheshin permendsh (madje ne nje rast, njeres prej tyre iu kushtua edhe nje drame ne Teatrin Kombetar). Por megjithe tentativat e deshperuara te shtetit te atehershem qe proklamonte me zhurme emancipimin e gruas, nuk u arrit dot kurre gjate asaj kohe ndonje arritje me e madhe sesa pak "shoqe" qe drejtonin taksi, dhe ndonje kolege me kamion pune ose me autobus linjash nderurbane.

    "Besoj se e gjithe kjo ka lidhje me hyrjen perfundimtare te kapitalizmit ne konceptin e shqiptareve. Tani kushdo mund te kete nje makine per vete, ashtu sic e do vete, dhe nga ky rregull nuk perjashtohemi as ne femrat", thote Fatma Isai, nje nepunese 32 vjecare e cila vetem pak jave me pare arriti te kualifikohet ne provat per marrjen e patentes per drejtim automjeti. Ajo thote se nuk do ta kishte menduar kurre veten ne kabinen e ndonje Saureli te ngarkim- shkarkimit ne kantieret e Komanit. "Por kur une dhe im shoq vendosem te blejme dy vjet me pare nje makine tonen, atehere nisa te mendoja se nganjehere mund ta drejtoja edhe vete", thote Fatma. Natyrisht, pjesen me te madhe te kohes eshte burri i saj qe qendron ne timon. "Por kur une jam pushim, ndodh qe e coj une ate deri ne zyre dhe femijet ne shkolle. Pastaj shetis vete se eshte me te vertete mjaft interesante", thote ajo duke bere me koke nga nje Renault gri e parkuar aty prane. Makina duket e mbajtur shume mire dhe shkelqen xixe ne diell ngaqe Fatma jo vetem qe e ka lare ne nje lavazh prane lagjes se saj, por sic thote, i ka dhene edhe vete nje dore. Ajo eshte vetem njera nga qindra koleget e saj qe shetisin me makine neper qytet dhe thote se ky fakt e ben te ndihet me e sigurte. "Eshte marrezi te mendosh se nje grua me makine eshte dicka e jashtezakonshme. Jetojme ne vitet 2000 ku distancat jane perhere e me te largeta dhe qytetet me te ngaterruara. Madje mund te themi qe jemi pak te vonuara", thote Fatma. Ajo mendon se megjithate meriten me te madhe ne 'legalizimin' e ketij fenomeni ne shoqerine shqiptare e kane ato qe ajo i quan "grate VIP". "Per cdo gje te re duhen shembuj dhe ne grate kemi shembujt tane, ose le t'i quajme heroinat tona", qesh Fatma ndersa rreshton nje liste te femrave te njohura te cilat me pamjen e tyre ne timon thyen kete tabu ne Shqiperi. Irma Libohova por edhe Rudina Magjistari, dhe Inis Gjoni, dhe Monika Kryemadhi apo Rovena Dilo, jane vetem disa nga ato qe me pas krijuan me mijera "apostuj" te skotes se tyre qe i imitonin.

    Nese ka nje vend ku mund te interceptohet denduria reale me te cilen grate tentojne timonin, kjo eshte drejtoria e pergjithshme e sherbimeve te transportit. Cdo dite aty jepen me dhjetera patenta per drejtim automjetesh dhe sic thone zyrtaret e atjeshem, ata nuk kane pare kurre me pare nje numer kaq te madh grash dhe vajzash qe vijne per t'u pajisur me patente. "Eshte nje dukuri qe ka nisur te masivizohet vetem keto dy vitet e fundit", thote nje nga specialistet e drejtorise. Foto Liti, shefi i sektorit te regjistrimit te patentave thote se ai dhe koleget e tij tashme nuk bejne me habi me kete fenomen. "Me pare nuk kishte thuasje asnje grua qe ndiqte kurset e shofereve dhe autoshkollat. Shperthimi i tyre i tanishem vjen ngaqe ato duhet te zevendesojne kohen e humbur", thote ai.

    Nga shifrat qe disponon drejtoria perqindja e patentave qe u jane shperndare grave ka ardhur ne rritje nga viti ne vit. Nje vit me pare ato llogariteshin ne rreth 16- 18 % te numrit te pergjithshem. Sivjet ky numer ka arritur ne mbi 22%. Ketu behet fjale per totalin e kandidateve qe vijne per te dhene provat prane kesaj drejtorie. "Mirepo ndonese numri me i madh i atyre qe japin prova eshte meshkuj, duhet pasur parasysh perqindja e kalueshmerise se tyre", thote shefi i sektorit Liti. Sipas tij, femrat jane shume me te pergatitura dhe nese gjate provave te nje edicioni konkurrojne 100 femra dhe 400 meshkuj, kualifikohen dhe marrin patente 80 femra dhe vetem 200 meshkuj. Me keto ritme po i afrohemi me shpejtesi marramendese balancimit gjinor ne drejtimin e makinave. Foto Liti thote se per shembull gjate vitit qe shkoi, u pajisen me patente gjithesej 500 individe, nga te cilet 100 ishin femra.

    Ka nje arsye pse grate po perparojne me kaq shpejtesi. Fakti qe behet fjale per nje dukuri qe ka nisur te verehet ne Tirane, Durres e ndoshta ne nje shkalle me te ulet edhe ne Vlore e Fier, le te kuptohet se eshte pikerisht jeta urbane dhe emancipimi kesaj radhe real ai qe u ka hapur atyre dyert e automjeteve. Pervep kesaj, specialistet sjellin si nje arsye te mundshme te shtimit te numrit te grave me makine edhe nje permiresim te ndjeshem te nivelit ekonomik te shume grave dhe te pavaresise se tyre ekonomike nga burrat dhe familja. Adriatik Orhani, i cili drejton nje autoshkolle modeste ne Tirane, thote se ndonese kerkesa e llogarise shtohet dhe natyrisht edhe cmimet e pajisjes me patente jane rritur, kjo nuk i ka penguar, por perkundrazi i ka favorizuar me shume grate qe duan te drejtojne automjete. "Pika e tyre e dobet nuk eshte teoria. Mesojne me nje durim te habitshem, ndersa meshkujt jane shume te pavemendshem ngaqe kujtojne se dine vetvetiu sesi ngitet nje makine", thote Adriatiku i cili ka vite qe merret me kete profesion dhe ka nxjerre ne drite me qindra shofere nga kurset e tij. Edhe ai e ka vene re nje shtim te papritur te numrit te femrave ne autoshkollen e tij. "Ato u bene te zakonshme vetem keto kohet e fundit", konfirmon ai.

    Ndonese instruktori thote se ai "heq" paksa me grate qe vijne ne autoshkolle derisa atyre u del frika fillestare kur ulen ne timon, me pas, tregon ai, ato behen mjaft te afta. "I njohin shume mire shenjat dhe ne prova rrezohen shume rralle, ngaqe ne teori pergatiten shume mire, ndryshe nga meshkujt qe boll te hipin ne nje makine dhe kujtojne se e mesuan", thote shpesh here edhe i merzitur Adriatiku. "Nga njera ane me vjen dhe keq qe femrave filloi t'u duhet makina kaq vone. Kam kaq vjet qe jam instruktor dhe tani i kam kaluar te pesedhjetat. Nese ato do te kishin ardhur me shpejt, atehere do t'i kisha kursyer vetes shume lodhje dhe une me siguri qe do te isha plakur me vone", thote me nje seriozitet te habitshem Adriatiku.

    Polici Maks nga ana e tij ka nisur te enderroje per nje utopi se te ardhmes kur kryqezimi i rruges ku ka turnin per te mbajtur ne rregull trafikun, te gumezhije nga veturat e grave. Ate dite fatlume ai do te shohe se nuk do te kete me nga ata qe ai i quan "qafleshe te dehur", ose cunake qe ecin zigzag. Ate dite ai do te harroje bllokun e gjobave ne shtepi dhe rrezik te mos t'i duhet me as bilbili. Por fundja, kush nuk ka qejf te enderroje per pushimet?

  2. #2
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Rovena

    KLANI

    ----------------
    Rovena Dashuria ime e humbur

    Pas nje bashkejetese te gjate me aktorin Imami ka marre vendimin me te rendesishem te jetes se saj: t'i jape fund nje lidhjeje qe nuk mund te vazhdonte me.



    Rovena Dilo

    Tani ndjehet me e qete se kurre. Prej disa muajsh ka filluar nje jete te re dhe e perditshmja ka ndryshuar. Paradite mund ta hasesh te veshur thjeshte ne lokalin e saj, ndersa mbremjeve ne studion e regjistrimit te albumit te ri. Ndersa Rovena Dilo e kishte menduar edhe me te veshtire ndarjen. Pas nje bashkejetese disa vjecare, dy muaj me pare ajo dhe aktori Artan Imami i kane dhene fund lidhjes se tyre. Tashme Dilo i eshte perkushtuar projekteve te saj artistike, ndersa Imami biznesit te tij te ndertimit. Ajo ka pranuar qe te kaloje ne heshtje gjithcka, kjo ishte edhe kerkesa e Artanit, por braktisja e nje lidhjeje te gjate dhe pubike te dy artisteve nuk mund te filtrohej pa buje ne tymnajen e perheshme te thashethemeve. Pyetjet e te njohurve kurioze, shume prej tyre miq te perbashket te ciftit te artisteve, jane shqetesimi i vetem i ketyre diteve te pasndarjes. Rovena perpiqet te ruaje paktin e heshtjes. Eviton cdo gazetar ne kerkim te skandaleve roze edhe pse tashme Artan Imami ka dhene nje interviste te gjate ne nje te perditshme. Marreveshja e fundit mes te dyve mesa duket eshte shkelur, por megjithate Dilo vazhdon te ruaje paktin per te mos zbuluar aresyet e ndarjes. "E shkuara me bezdis. Nuk dua t'i kthehem me asaj", perserit here pas here Dilo, duke evituar pergjigjen. Pas sjtate vitesh te gjata ne nje histori dashurie me Imamin ajo ka hedhur ne te 30-tat e saj hapin me te rendesishem te jetes. I ka dhene fund kesaj lidhjeje. "Per hir te paragjykimeve apo kushteve financiare, shume femra shqiptare arrijne te bejne nje kompromis per te vazhduar nje lidhje edhe kur e kuptojne se nuk ka me dashuri. Une pata guximin qe te dilja prej saj kur e kuptova se nuk ndjehesha mire", sqaron plot gjeste energjike Rovena. Edhe ajo e kishte shtyre per pak kohe vendimin e saj, por pak muaj me pare e ndjeu se nuk mund te vazhdonte gjate ne kete medyshje. Tashme eshte e sigurte se ka vepruar drejte dhe se nuk mund te ktheje me koken pas, tek e shkuara e bezdisshme. Po aq e sigurte duket kur rrefuzon te pohoje se ka gjetur nje njeri tjeter qe te zere vendin e mbetur bosh ne zemren e saj. "Nuk ka ndonje dashuri tjeter ne jeten time, sic mund te dyshoje ndokush. Tani dua t'i perkushtohem me shume projekteve te mia te punes", siguron Dilo.

    Ne te vertete, Rovena i eshte rikthyer se fundi nje tjeter dashurie te vjeter te saj, prezantimit. Kur ishte vetem 19 vjec, imazhi i saj u be i njohur ne ekranin e vogel te Televizionit Shqiptar cdo te premte ne mbremje. Ne krah te Adi Krastes, ne drejtimin e "Mbremjeve Kulturore" aty nga viti 1990, Rovena Dilo fitoi duartrokitjet e para te publikut. "Nuk ishte e lehte te hyje ne ate moshe ne spektaklet e Televizionit", kujton sot Dilo. Por gjimnazistja e re nuk mund ta gezonte per shume kohe kete sukses. Imazhi i prezantueses simpatike u shua shume shpejt ne rruget e kryeqytetit, kur nje vit me pas do te vendosej ne Greqi. Duhej te ndiqte prinderit dhe vellain qe emigruan, duke lene pas karriren televizive. Nuk mund te qendronte e vetme ne Shqiperi. Por ne buzuket greke do te zbulohej nje tjeter talent i prezantueses se TVSH-se, zeri i saj i mrekullueshem. Per tre vite, Rovena luajti me sukses rolin e kengetares ne lokale te ndryshme edhe pse ne vendin e saj nuk njihej aspak si e tille. "Ishte nje periudhe kalimtare. Une kam dashur ta ndertoj gjithmone karrieren ne vendin tim, ku nuk ndjehem e huaj", sqaron Dilo kete zgjedhje te saj. Ne vitin '93, ajo morri pjese per here te pare ne koncertin e pranveres me nje interpretim qe u kthye menjehere ne nje hit te muzikes shqiptare. Pak kohe me vone, kengetarja shqiptare la menjane Greqine per t'u rikthyer ne Tiranen e saj. Aty ku kishte marre edhe duartrokitjet e para e ku do te mbahej mend gjate edhe si kengetarja qe guxoi te perkrahte publikisht Ushtrine Clirimtare te Kosoves perpara fillimit te konfliktit ne Kosove.

    Nente vite me pas, ne kulmin e karrieres se saj muzikore, ajo po i rikthehet serish pasionit qe e ngjiti per here te pare ne boten e spektaklit. Prova e pare e kesaj sfide, drejtimi i spektaklit te Telebingos, u kalua me sukses dhe Rovena ka marre nje tjeter propozim per t'u rikthyer ne vjeshte ne sallen e madhe ne Pallatin e Kultures. "Telebingo ishte nje eksperience e re. Eshte krejt ndryshe te kendosh dhe te komunikosh ne skene, por une arrita ta krijoj lidhjen me publikun pas televizorit", shprehet Dilo. Qe prej ketij rikthimi te suksesshem, propozimet e regjisoreve jane shtuar se tepermi. Dy jave me pare, Rovenes iu desh te udhetonte ne Prishtine per te marre pjese jo vetem si kengetare, por edhe prezantuese ne spektaklin e perjavshem te "Royal Bingo", versionit kosovar te Telebingos. Imazhi i saj eshte bere i njohur tashme jo vetem ne Prishtine. Disa prej revistave kosovare i kane kushtuar kopertinen kengetares sipmatike, nderkohe qe dueti i fundit me Pirro Cakon ka kapur majat e klasifikimit te kasetave me te shitura ne vend. Nje sukses qe nuk e ka arritur me pare asnje hit shqiptar. Por ndryshe nga c'mund te mendohet dy kengetaret kane fituar shume pak nga ky sukses i fundit. Nen trysnine e kasetave pirate qe po pushtonin Kosoven, Dilo rrefen me keqardhje se e ka shitur te drejten e autorit vetem per pese mije marka. "Ne keto raste duhen menaxheret. Per te evituar te tilla gabimesh te pafalshme". Megjithate ofertat shpresedhenese te Prishtines nuk kane mbaruar. Gjate muajve te veres, ajo do te marre pjese se bashku me disa kengetare te tjere ne nje turne koncertesh qe do te zhvillohet ne disa qytete kryesore te Kosoves. Ne kreshten e karrieres se saj Rovena nuk ka shume kohe per te humbur. Ajo vete e cileson si momentin deciziv, atehere kur duhet te perqendrohet tek realizimi i projekteve serioze te saj. Njeri prej tyre, me i aferti eshte edhe ai i regjistrimit te albumit te trete te saj. Do te jete nje permbledhje e kengeve me te mira te festivaleve, ato qe i kane faluar shume duatrokitje e cmime, por edhe te hiteve te reja te saj. Ne kete mori spektaklesh e projektesh, Rovenes nuk i ka mbetur shume kohe per te menduar per festivalin e fundvitit. Ndoshta eshte ende heret per te thene me siguri nese do te jete serish nje duet me Pirro Cakon, por e sigurte eshte se Rovena po pergatit surpriza te reja. "Nuk mund te humb asnje minute nga ky momenti i volitshem i karrieres sime. O sot, o kurre", thote e vendosur Dilo, ndersa kerkon ndjese per t'u larguar. Po e therrasin ne skene per provat e kenges qe do te interpretoje ne spektaklin e fundit te Grabockes, "Dua me shume Shqiperine". Ajo me te vertete qe nuk ka shume kohe per te humbur.

  3. #3
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826

    Nga REPORTAZH

    ------
    E megjithatė
    Xhoana First Lady

    Ja plani per ta bere gruan e re te kryesocialistit Zonje te Pare




    Xhoana Nano me ėndrrėn nė realizim
    Gruaja e kryeministrit do tė marrė ofiqet e gruas sė munguar tė numrit Njė tė shtetit. Ja nė cilat raste bėhet Zonjė e Parė. Por asgjė nuk saktėsohet nė protokoll

    Xhoana Nano, Zonja e parė e shtetit. Nuk ėshtė njė lajthitje e politikės (presidenti i porsazgjedhur nuk ka ndryshuar), por as njė realitet i zhvendosur nė kohė (5 vjet mė vonė, nėse Nano do tė merrte mandatin e ardhshėm tė kryeministrit tė vendit). Aq mė pak njė ėndėrr e djegur e zonjės sė bukur tė kryetarit tė socialistėve. 29-vjeēarja nė krah tė Nanos do tė jetė First Lady, edhe pse jo prej Pallatit tė Brigadave. Endrra e Xhoanės pėr t'u zgjuar Zonjė e Parė nuk do tė prishet nė mėngjes. Duhen vetėm pak ditė…
    Tradicionalisht (sigurisht jo pėr Shqipėrinė, vendi ynė nuk ka precedent) vendin e gruas sė presidentit e zė bashkėshortja e kryeministrit. Bėhet ajo First lady kur mungon gruaja e numrit Njė tė shtetit. Eshtė rasti ynė. Presidenti nė pritje ėshtė i ve. Kur Moisiu do tė hipė nė karrigen e tė parit tė shtetit, do tė jetė vėnė nė korniza qeveria e re. Ka fort gjasa, qė, numri Njė i Ekzekutivit do tė jetė pikėrisht kryetari i PS, Fatos Nano. Me njė llogari tė thjeshtė gruaja e re e kryetarit socialist merr fill ofiqet Zonjės sė parė. Ja si funksionon. Sigurisht nuk bėhet fjalė pėr njė "zaptim" tė plotė tė postit tė Zonjės sė parė, por njėmend Xhoana do tė ketė "pjesėn e saj" nė pėrfaqėsimin e Shqipėrisė. Nė aktivitetet e grave qė organizohen nė vend, ku thirren pėrfaqėsitė e larta tė shtetit, nė pritjet e ndryshme, nė festat e bamirėsisė, nė ftesat pėr aktivitetet e fėmijėve; nė tė gjitha kėto, Zonja e Parė bėhet ajo, gruaja e kryeministrit. Por shkohet edhe mė tej. Eshtė First Lady edhe nėpėr Botė. Aktivitetet qė bėhen nė vende tė ndryshme ku marrin pjesė rregullisht Zonjat e Para tė tė gjithė Botės, kėrkojnė sėrish pėrfaqėsinė e zonjės sė kryeministrit (nė mungesė tė gruas sė presidentit).
    Precedentėt nuk mungojnė. Zonja e Parė e Greqisė ėshtė "mė sė shumti" gruaja e kryeministrit helen. Presidenti Stefanopullos ėshtė i ve dhe rolin e First Lady e mban gruaja e Kostas Simitis. Zonja Simitis merr pjesė rregullisht nė aktivitetet e Zonjave tė Para. Madje, nuk janė kėto, tė vetmet raste kur "ndryshon" Zonja e parė. Pėrfaqėsia e gruas sė kryeministrit si First Lady bėhet fakt i kryer edhe kur ėshtė vetė gruaja e presidentit. Ndodhte nė Turqi nė kohėn e presidencės sė Demirelit. Pėr shkak tė moshės sė thyer tė Zonjės sė Parė, nė tė gjitha veprimtaritė merrte pjesė gruaja e kryeministrit tė atėhershėm, Denktash.




    Lidra Meidani, First Lady
    nė dorėzim tė ofiqit Mėnyra se si do tė funksionojė First lady shqiptare ėshtė ende e gjitha pėr t'u parė. Asgjė nuk ėshtė saktėsuar nė Protokoll. Por pritet tė krijohet tradita, pėr tė vėnė nė shina funksionimin e njė Zonje tė Parė "ndryshe". Nėse do tė ndiqet eksperienca e vendeve tė tjera do tė kemi "hera-herės" njė First Lady. Gruan e kryeministrit. Por Zonjė e Parė mund tė bėhet (nė disa raste, pėr tė shoqėruar presidentin) edhe vajza e tij. Sakaq pėr institucionin "Zonjė e Parė" nuk ėshtė ndonjė habi. Asgjė nuk ka ecur nė bazė tė njė Protokolli tė mirėfilltė nė Shqipėri. First Lady ka funksionuar "sipas dėshirės". Nuk ekziston (dhe nuk ka ekzistuar nė kėto vite) as edhe njė zyrė, ku Zonja e Parė tė ushtrojė aktivitetin e saj. Ku duhet tė ketė pritjet, takimet, punėt e njė Gruaje tė Parė tė Shtetit.

    Nė historinė post-komuniste shqiptare, zonjat e presidentėve (deri mė tash dy) kanė zgjedhur vetė tė krijojnė udhėn pėr t'u prezantuar. Zonja Berisha, ka qenė thuajse nė hije si Grua e Parė (e shtetit). Po kėshtu aktivitetet ku ajo merrte pjesė nė funksionin si First Lady kanė qenė shumė tė rralla. Nė daljet e pakta nė publik, Liria ėshtė parė mė shpesh nė krah tė bashkėshortit. Takime tė kufizuara. Njė Zonjė e Parė e tėrhequr. Krejt ndryshe Gruaja e Parė e shtetit ende nė fuqi. Zonja Meidani ka qenė shumė mė aktive nė funksionin e saj si Grua e Parė e Shqipėrisė. Takime tė rregullta ndėrkombėtare, asnjė mungesė nė takimet e grave nė Shqipėri. E aktivizuar me fėmijėt. Rregullisht ndjek Shtėpinė e Foshnjės nė periferi tė Tiranės. Pėrpos daljeve nė publik, takimet e saj prej Zonje tė Parė ka preferuar t'i kryejė nė shtėpi. Pas pak (me ardhjen e Moisiut nė postin e presidentit), gruaja e parė e Shqipėrisė do tė mungojė. Pėr tė respektuar traditėn, kėsaj radhe ndėrkombėtare, do tė kemi "gati" zonjėn e kryeministrit.
    Mund tė duket njė rastėsi por disa kanė "guxuar" ta quajnė njė ardhje fort tė menduar atė tė Xhoanės, si njė lloj First Lady. Burime tė sigurta nė stafin e presidentitit Meidani kanė pohuar pėr Reportazh se kjo ka qenė njė arsye jo krejt e pavlerė pėr mbrujtjen e paktit Nano-Berisha. Atėherė kur shpresat kanė qenė fare tė vakėta pėr Xhoanėn qė tė bėhej Zonjė e parė (Kuko ishte kandidatura e pozitės pėr president konsensual), ėshtė rindezur njė dritė. Shumėkush ka vazhduar ta shohė si njė dėshtim tė ėndrrės sė madhe tė 29-vjeēares pėr t'u bėrė gruaja e parė e Shqipėrisė. Por jo. Xhoi ka ridalė nė skenė. Kandidatura (kėsaj radhe e opozitės) pėr presidenti tė mirėkuptimit ka qenė ajo e Alfred Moisiut. Mė nė fund vendoset. Pranohet presidenti konsensual. Pas euforisė (sė justifikuar) pėr arritjen e kėsaj marrėveshjeje, prezantohet presidenti i ri.
    Nė CV-nė e gjeneralit figuron edhe gjendja civile: i ve. Tė njėjtat burime pohojnė se kjo ka qenė njė prej arsyeve pse Nano i tha "po" propozimit tė Opozitės. Duke marrė postin e kreut tė ekzekutivit, kryesocialisti ka kėnaqur edhe gruan e tij tė re. Shumė shpejt (nėse Nano bėhet kryeministėr) Xhoana Nanon do ta shohim shpesh tė na pėrfaqėsojė brenda dhe jashtė vendit si Zonjė e Parė. Do tė "udhėheqė", edhe pse jo nga Pallati i Brigadave.

  4. #4
    me nder qofsh
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Vendndodhja
    ne fluturim e siper
    Postime
    810
    brari te paguajne gje ty keto gazetat/revistat si referues e rektutues i mire qe je? rreklame me te mire se ti si ben kush klanit. lum si ato qe te kane!
    Memory is a kind
    of accomplishment
    a sort of renewal
    even
    an initiation

  5. #5
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Gruas se diteve tona i mungon nje gjethe fiku!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  6. #6
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Eva e kishte nga halli.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  7. #7
    Konservatore Maska e Dita
    Anėtarėsuar
    17-04-2002
    Postime
    2,925

    Thumbs up

    Mina,

    E shkreta gjethe fiku, sa shume gjera i duhet te mbuloje..........apo me mire s'ka nevoje t'i mbuloje fare, kur nuk e duan te zonjat e trupit kete, pse te lodhet ajo.

    Eshte bere per t'u ironizuar kjo gjendje e sotshme.
    Po mendoj se fajtoret kryesore per kete jane meshkujt qe i duan t'i shohin gati sic i ka bere nena. S'ka mbetur gje per kontaktet intime, intim eshte bere cdo shikim.

    Nejse, se po e teproj me ate konservatorizmin qe ka mbetur mberthyer brenda tek une, po edhe meshkujt meritojne ate qe po e ndertojne vete me duar, sipas kokes festen.


    Kjo per zhveshjen e femres.

  8. #8
    i/e regjistruar Maska e Brari
    Anėtarėsuar
    23-04-2002
    Postime
    18,826
    Mina ate gjethen e fikut e ke fjalen si mbules aty perpara tek lulka apo si mjet me qeru ngjala ? Gjithsesi duhen dy gjethe fiku tash per vere.
    lol.

    Katana degjo moj cuc ne kemi nevoj me degju dhe kuriozitete nga bota e femrave Shqiptare.
    Klani shkruan shpesh per Femra me emer. Se i lexojme nuk bejm dem.

    Psh. a na gjen material per LIRI RASHEN kengetaren e famshme qe kendon..oj fusha e korabit..

    Per Saje poleshin di nje humor..

    Ajo kendonte dikur kengen..ma mir n'fshat se ne qytet..
    nji dit shkon tek kryetari i Komitetit e ankohet se megjithse punonte prej shum kohesh ne estrad te Qytetit ala nuk i kishin dhan shpi.
    kryetari qellon shkodran dhe shkodranet kan humor..dhe ai i thot..
    Fol Caje pse ke ardh ktu..
    kjo thot kam ardh se dua shpi.
    ky i thot posi oj Caje te nap por mbasi ta kendosh ndryshe kangen.
    Qysh ta kendoj thot Caja..
    ky i thot ..kendoje.. Ma mir ne qytet se ne fshat..lol.


    dingi tringiii tingi,,, te dashur degjues ..degjuat..emisionin..gruaja e ditve tona..lol.

  9. #9
    Shpirt i Lirė
    Anėtarėsuar
    15-04-2002
    Postime
    898
    uee

    po na dalin gocat me konservatore se ēunat uee

    ncuq, ncuq, ncuq ....

  10. #10
    Moderatore
    Anėtarėsuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Une e di more Brar qe ju pelqen t`i shihni femrat me gjethe fiku por me shume ju pelqen te vije vjeshta.
    Te lutem mos e merr seriozisht!
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

Faqja 0 prej 2 FillimFillim 12 FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. Deklarata universale e tė drejtave tė njeriut dhe Islami
    Nga Cappuccino nė forumin Toleranca fetare
    Pėrgjigje: 98
    Postimi i Fundit: 30-11-2013, 13:37
  2. Esmihan Hanėm, gruaja qė “hante” pashallarė...
    Nga flory80 nė forumin Historia shqiptare
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 19-06-2009, 12:39
  3. Si Dashurojnė Burrat Dhe Si Dashurojnė Gratė?
    Nga Albin nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 28-12-2005, 09:39
  4. Fetva te dijetareve islame ne lidhje me ceshtjet Islame
    Nga aluando nė forumin Komuniteti musliman
    Pėrgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 29-03-2005, 14:50
  5. Kongresi: Mbeshtetesit e Metes ngelen jashte KPD socialiste
    Nga Albo nė forumin Tema e shtypit tė ditės
    Pėrgjigje: 263
    Postimi i Fundit: 20-12-2003, 22:24

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •