Pershendetje te gjitheve njehere se kam kohe pa vizituar kete faqe! Deshiroj te jeni mire me shendet ne radhe te pare pastaj me pune dhe me halle!Lexova me interes disa shkrime qe kishit bere mbi rracizmin dhe me duhet te pohoj se nuk di kujt t'i jap te drejte dhe kujt jo!Megjithate per nje gje duhet te jemi te vetedijshem , te pakten ne qe ndodhemi ne Greqi, na duan greket aq sa i duam edhe ne!Kush eshte rracist do te thote se eshte edhe i paditur, nuk eshte i sigurte tek vehtja dhe ka frike te shohe realitetin ne sy!Te pakten keshtu mendoj une!Dikush thote se nuk duhet t'i fusim te gjithe greket ne te njejtin kazan , ketu do te theksoja se nje pjese jo e vogel e tyre e bejne kete gje me ne, d.m.th na fusin ne te njejtin kazan.Zakonisht na shohin nga larte, ne te njejten kohe kur nje shkrimtar i madh ka thene se : Njerezit duhet t'i shohesh nga larte vetem atehere kur do te duhet t'i ndihmosh per t'u ngritur!Na shohin me zili dhe ne te shumten e rasteve kane paragjykime ndaj nesh.Nuk e ve ne dyshim qe patjeter kur dy kultura te ndryshme takohen do te kete edhe kontradikta por ketu flasim per tejkalime nga nje kontradikte e thjeshte!Nuk e di ne se bashkeatdhetarit tim Noertit i ka rastisur ndonjehere te mos e sherbejne ne ndonje kafeteri per te vetmen arsye se eshte shqipetar,d.m th t'i thone : nuk ju sherbejme sepse ne kafeterine tone nuk u sherbehet shqipetareve:Ne se ky nuk eshte rracizem atehere cfare eshte?Eshte mikpritje, eshte bujari, eshte zemergjeresi??????????Pa dashur te hyj ne kontradikte me Noertin ketu!Ky eshte vetem nje rast i cili permenda , por ka edhe te tjere. Nuk dua te marr ne mbrojtje ata shqiptare te cileve nuk u pelqen puna dhe mundohen te sigurojne ndryshe jetesen e tyre se patjeter qe ka shume raste te tilla por gjithesesi nuk mund te perfaqesoje kjo pjese e shqipetareve nje komb , nje popull te tere ,apo jo Noert?Nejse tema eshte shume e veshtire dhe nuk dua te zgjatem me tej , thjesht deshiroja edhe une te shkruaj dy fjale ! Pershendetje te gjitheve dhe ne vecanti Don_Kishotit!
Krijoni Kontakt