Close
Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin -9 deri 0 prej 101
  1. #1
    i/e regjistruar
    Anėtarėsuar
    07-09-2002
    Vendndodhja
    kepi rodonit
    Postime
    347

    Fenomeni i gjakmarrjes

    Gazeta sotme ka nje shkrim interesant.

    ##Shoqata franceze "Albania"i ka dėrguar njė letėr papa Gjon Palit II dhe presidentit Alfred Moisiu, pėr tė shpėtuar tė ngujuarit
    Ngujimi i njė artisti shkodran…shqetėsimi i francezėve

    Ngujimi nė Shkodėr i aktorit dhe regjisorit Ndoc Cefa, ka tėrhequr vėmendjen e njė grupi francezėsh tė cilėt janė mbledhur nė njė shoqatė "Albania". Rasti ekstrem, i kėsaj "viktime" tė gjakmarrjes nė qytetin verior tė Shqipėrisė, ėshtė parė nga ky grup si njė nga raste mė tė ēuditshme tė kėsaj dukurie absurde qė mbijeton nėn emrin e kanunit. Dje nė Paris, kjo shoqatė, bashkė me shumė francezė tė tjerė qė kanė kontribuar pėr Shqipėrinė e qė kanė qenė vetė nė Shqipėri, kanė diskutuar rreth kėtij fenomeni nė pėrgjithėsi dhe vetė rastit tė aktorit dhe regjisorit shqiptar Ndoc Cefa. Drejtuar nga regjisori francez Dominique Dolmieu, kėto diskutime, kanė synuar nxjerrjen e disa konkluzioneve dhe gjetjen e rrugėzgjidhjeve tė kėtij problemi shekullor, por qė i ka kaluar pėrmasat kanunore tė dikurshme. Lajmi i kėtij takimi ėshtė njoftuar para pak ditėsh nėpėrmjet njė letre qė ky grup francezėsh, i kanė drejtuar Papės nė vatikan, dhe presidentit tė Shqipėrisė Alfred Moisiut. Nė kėtė letėr tė dėrguar nga gazetarja e Courrierinternationale - Paris, Ilda Mara, ėshtė sqaruar nė detaje rasti i regjisorit shqiptar qė ėshtė ngujuar nga gjakmarrja. Ėshtė kėrkuar gjithashtu nė kėtė letėr qė tė zgjidhet sa mė parė ky rast pėr tė cilin kanė shpjeguar tė gjithė rrethanat e ngjarjes, dhe begraundin e regjisorit, Ndos Cefa.
    Historia e ngujimit
    Siē thuhet edhe nė kėtė letėr, nė dhjetor tė vitit 2000 nipi i Ndoc Cefės vrau nė Londėr njė shqiptar. Rrethanat e kėsaj vrasjeje, nuk u sqaruan deri nė detaje, sidoqoftė, ajo mjaftoi pėr tė ngujuar brenda mureve tė shtėpisė gjithė fisin qė mbante mbiemrin Cefa. Ndaj autorit tė vrasjes nuk u hakmor njeri. Menjėherė pas kėsaj vrasjeje ai u mbyll nė njė spital psikiatrik nė Shqipėri, ku ndodhet edhe sot. Ndėrsa pėrfaqėsuesit meshkuj tė familjes Cefa nė zonėn e Shkodrės jetojnė tė mbyllur nė shtėpitė e tyre, pėr shkak tė gjakmarrjes. Aktori dhe regjisori i njohur, qė nė momentin e ngujimit ishte edhe drejtor i teatrit Migjeni si dhe president i kėshillit bashkiak tė qytetit tė shkodrės, nisur nga kjo ndodhi u deturua tė ngujohej brenda mureve tė banesės sė tij. Ai ėshtė edhe pėrfaqėsuesi mė i shquar i familjes dhe mbi tė rėndon kėrcėnimi kryesor me vdekje, gjė kjo e deklaruar publikisht.
    "Shkodra ėshtė nė tė njejtėn kohė afėr Malėsisė, ku prej njė kohe tė gjatė qenia e shtetit ėshtė shpesh relative, nė favor tė njė kodi zakonor lokal, pėr tė cilin pajtimi ėshtė njė opsion, ndėrsa hakmarrja ėshtė njė pretekst pėr tė vepruar, i njė familjeje ndaj njė tjetre". Kėshtu thuhet nė letėr ndėrsa vijon se ndėrmjetėsit e zonės, tė njohur edhe prej popullsisė dhe institucioneve zyrtare, kanė dėshtuar shpesh herė, sikurse edhe pėr rastin nė fjalė. "Njė mundėsi pajtimi qė ofron zakoni janė vetėm miqtė e familjes sė viktimės dhe prifti i kishės katolike tė zonės, tė cilėt kanė tė drejtė tė kėrkojnė pajtimin (dihet qė Papa vajti nė Shkodėr nė fillimin e viteve '90, dhe qė katedralja e famshme, krenaria e bashkėsisė katolike pati mjetet e nevojshme pėr t'u rindėrtuar). Por njė mundėsi tjetėr ėshtė edhe organizimi i njė amnistie tė pėrgjithshme, njė pajtim nė shkallė tė gjerė. Kjo ėshtė e mundur, ashtu si u veprua nė Kosovė nė vigjilje tė luftės nė ish-Jugosllavi, ku dhjetėra mijėra njerėz u pajtuan nė tė njejtėn ditė, bashkarisht.
    Ėshtė e nevojshme qė e njėjta gjė tė bėhet edhe nė kėtė rast, pasi familja Cefa nuk ėshtė njė rast i vetėm, po janė aq shumė banorė tė kėsaj zone qė pėrjetojnė tė njejtin kalvar"- thuhet mė tej. .
    Siē shkruajnė edhe ata vetė kjo amnisti duhet tė shpallet prej 'krerėve' tė 'shtėpisė Gjonmarkaj' dhe 'burrave tė besės'.
    Rrugėt e shpėtimit
    Nė letėr parashtrohen edhe dy rrugė pėr tė rėnė dakord pėr njė amnisti tė pėrgjithshme.
    "Nė se do ta interpretonim zakonin nė mėnyrė tradicionale, atėhere ne do t'i kėrkonim krerėve tė familjes tė zonės sė Shkodrės, pjesėtarėve tė familjes Gjonmarkaj dhe atyre qė janė nė shėrbim tė flamurit shqiptar tė bien dakord pėr njė amnisti tė pėrgjithshme. Nėse do ta interpretonim zakonin nė njė formė bashkėkohore, atėhere ne do t'i kėrkonim pėrfaqėsuesve tė zgjedhur tė rrethit tė Shkodrės, administratės dhe qeverisė Shqiptare tė shpallte njė amnisti tė pėrgjithshme.Ne, pra, kėrkojmė ndėrhyrjen e autoriteteve tė Republikės sė Shqipėrisė dhe tė Vatikanit, me qėllim qė qytetarėt e Shkodrės tė mund tė qarkullojnė tė lirė e tė sigurtė". Kėshtu pėrfundon letra drejtuar Papa Gjon Palit II nė Vatikan dhe presidentit tė republikės sė shqipėrisė z.Alfred Moisiu ėn Tiranė. Pas takimit tė djeshėm nė Paris grupi i intelektualėve qė janė mbledhur pėr tė diskutuar kėtė problem, kanė vendosur ta vijojnė mė tej kėtė nismė, pėr njė zgjidhje sa mė tė shpejtė.

    Si u njohėn me rastin e regjisorit tė ngujuar

    Shumė artistė e intelektualė francezė u njohėn me gjendjen e rėnduar pėr shkak tė gjakmarrjes nė veri tė Shqipėrisė, gjatė vizitave tė shpeshta nė Shqipėri. Nė shoqatėn e krijuar prej tyre "Albania" (qė mbledh gjithė francezėt qė kanė punuar ose kanė qenė vetė nė Shqipėri), ky fenomen ėshtė diskutuar shpesh dhe ėshtė konsideruar si njė problem, mjaft serioz dhe i rrezikshėm pėr kohėndhe shoqėrinė. Ndėrsa lakimi i emrit tė regjisorit ndoc Cefa, mjaft i njohur nė radhėt kėtyre regjisorėve ( pjesėtarė tė shoqatės), u konsiderua si njė rast ekstrem, ku duheshin marrė menjėherė masat emergjente. Ndėr ta mjaft i indinjuar pėr kėtė rast ishte regjisori francez Dominique Dolmieu, (regjisor dhe bashkėdrejtor i i "L'Espace d'un Instant dhe kordinator i comunitetit shqiptar tė shtėpisė Antoine-Vitez).
    Ky regjisor i cili e njihte mirė rastin e regjisorit shqiptar dhe dinte shumė rreth aktivitetit tė tij nė Shqipėri, ėshtė ftuar nė takimin e djeshėm organizuar nga shoqata "Albania", pėr tė folur pikėrisht pėr rastin e regjisorit tė ngujuar nė Shkodėr. ##SHEKULLI.
    shtriji kembet sa ke jorganin ..se te ha bubi.

  2. #2
    Perjashtuar Maska e Prototype
    Anėtarėsuar
    10-05-2002
    Postime
    1,450
    Ah ke kapur nje teme shuem interesante ja vlen per tu diskutuar hakmarrja eshta ajo qe ka shkaterruar shume familje shqipetare dhe vazhdon ta beje kete artikullin se lexova per arsye kohe por tema nese do diskutohet do ta ndjek me shuem interes

    me respekt proto

  3. #3
    alvi
    i/e ftuar
    Gjakmarrja eshte ndryshe nga hakmarrja ne se nuk gaboj.
    Hak-marrje, hak osh arabisht me duket per "e drejte"

    Jo, o Proto se zhdukja e gjakmarrjes ishte shfaqje e prapambetur e rregjimit komunist, prandaj duhej te kthehej perseri.
    Tani po shifet sa pune kolosale paska bo Dulla me e zhduk gjakmarrjen, nuk i kerkoi ndihm ai as Papes, e as Frances etj.
    Eshte nje fatkeqesi e madhe per ket popull qe pasi vuajti kaq gjate sot po e ngujon veten neper kulla si pasoje e disa zakoneve arkaike.
    Ishalla do i gjehet dermoni kesaj plage, ndonese, me sa di un, vetem fryka e ruka ate vresht te shkrete te quajtur Shqiperi!

  4. #4
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Ore nga ke dale ti?

    Dulla ne fakt mezi priti qe te vendoste drejtesi mbi psh

    Koci Xoxen, Beqir Ballukun, Mehmet Shehun

    po permend te vetet se per te tjeret?

    Po kur te internoshin femijet se arrestune baben, cfare ishte drejtesi apo hakmarrje ndaj foshnjes?

    Harrova dhe foshnja duhet internuar se babai kishte kerku pak me shume mish sesa talloni.

    Hakmarrje ishte gjithcka ne kohen e dulles o pioner!
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  5. #5
    MODERATOR Maska e Letersia 76
    Anėtarėsuar
    23-06-2002
    Vendndodhja
    OXFORD ENGLAND
    Postime
    731
    hakmarrja vesi e i shemtuar ne shoqerine demokratike !
    Prį, mallkue njaj bir Shqyptari,
    Qi ketė gjuhė tė Perendķs,
    Trashigim, qi na la i Pari,
    Trashigim s'i a lźn ai fmķs;
    Edhč atij i u thaftė, po, goja,
    Qi e perbuzė ketė gjuhė hyjnore;
    Qi n'gjuhė t'huej, kśr s'āsht nevoja,
    Flet e t'veten lźn mbas dore.

    AT Gjergj Fishta

  6. #6
    alvi
    i/e ftuar
    O Anton, shume mire ta kam shpjegu qe ka ndryshim midis Hak-marrjes dhe Gjak -marrjes.
    Un e shof qe ti vdes me e sha i cik ate sistem dhe bravo te qofte, po me ven. Qe ai pothuajse e zhduku komplet gjakmarrjen (me ane te terrorrit) kte nuk e moho dot o Anton. Sa veta kishe te ngujuar ti ne kohe te Dulles?Une e kuptoj shume mire, qe ai e beri kete gje pasi donte te kishte monopol mbi vrasjen dhe friken, po prap, qe e zhduku, e zhduku.
    Mos me fol per te persekutumit, se ato jane ceshtje tjeter.
    Me shume respekt, Alvi!

  7. #7
    I Djathtė
    Anėtarėsuar
    16-04-2002
    Vendndodhja
    Deutschland
    Postime
    713
    Alvi,

    degjo ka fenomene qe jane shume te keqij dhe te turpshem.

    Tek ne sot nuk ka gjakmarrje as hakmarrje por vetgjygjesi.

    Koha e dulles ishte koha kur e gjithe Shqiperia ishte e ngujuar, me kupton?

    Ne ishim te gjithe te ngujuar.

    A di ti psh se per te shkuar ne zonat afer kufirit duhet te merrje leje (eshte si viza qe duhet per te shku ne Itali sot)

    Vetgjygjesia vjen nga mungesa e shtetit, nga shteti i korruptuar, nga shteti mafioz.
    Por sot, Shqypni, pa m'thuej si je?

  8. #8
    alvi
    i/e ftuar
    O Anton, un e di shum mire se per se e ke fjalen ti. Dhe ne kohe te Dulles, gjakmarrja nuk ishte zhdukur komplet. Ne c'do rast vrasjeje, nje nga pistat kryesore dhe automatike te hetimit ishte gjakmarrjaose hasmeria.
    Te thash, ai nuk e bente se ju dogj barku per shqiptaret, por per arsyet e veta. Eshte fatkeqesi qe ka filluar perseri te dale kaq ne shesh.
    Po sic e the dhe ti, fajin e ka shteti i korruptuar, qe nuk i mbron shtetasit e tij.

  9. #9
    alvi
    i/e ftuar
    P.S. Si s'e di punen e lejeve te kufirit, jo vetem aq po dhe qe s'te leshin katunaet, sa here qe shifshin ftyra te reja ne ato qytetet ose zonat kufitare, ose lajmeronin ne Dege te mrenshme, ose te vite katunari me pushke ne dore dhe te pyeste per dokumentat ose lejen e kufirit.
    Ah, kohet e bukra te komunizmit.
    Thuj ca te dush, po ka pas store, dhe sot un vete qesh me naivitetin tim, se ne ate kohe, une isha krenar per ata katunaret qe te prisnin rrugen. Po po bohet dhe USA e tille, kan filllu milet me spiunu ca nigjun ne restorant, ose s'ti heqin syt kur te shofin qe flet gjuh te huaj, sidomos ktu ku jam un, u ka bo si Tropoja qemotit.

  10. #10
    i/e regjistruar Maska e peshkatari
    Anėtarėsuar
    19-05-2002
    Vendndodhja
    Anonim
    Postime
    103
    O Alvi mua me duket se ju keni kapur nje teme qe shqeteson sote gjithe shoqerine shqiptare,por gjakmarja e sotme mua me duket se nuk eshte gjakmarja e Leke Dukagjinit por gjakmarja si ligj qe kushdo vret cilindo ne emer gjoja te gjakmarjes. Sepse kur i kap policia keta gjoja hiqen sikur kane pasur gjak me familjen te cilit i kane vrare njeiun e shtepise dhe gjykatat i denojne fare pak ose marrin leke dhe nuk i denojne fare. Persa i perket personit te asaj qe ishte shkruar aty them se ai eshte dhe vete pak fajtor sepse perderisa ai qe kishte vrare ne Londer ishte nipi i tij. Ky regjizori ne fjale duhej te interesohej, si President i Keshillit Bashkiak qe ti behej nipit te tij nje gjyq i drejte dhe te dilte ne pah fajtori i rastit ne fjale. Desha te them se po te zbatohet ligji nuk ka gjakmarje apo ēfardo lloj vrasje tjeter qe te kete nje emer te ligjeruar. Ligji eshte i njejte per te gjithe dhe po te zbatohet drejt gjakmarja zhduket. Dulla beri vetem kete. Zbatoj ligjet qe i kishte krijuar vete.Une theme per momentin ne shqiperi gjakmarja zhduket vetem keshtu .
    Neni 1 Kush vret. Vritet. ( Nga ligji apo Shteti(Antikrimi) nuk ka rendesi).
    Si fillim bashke me te thatin do te digjet dhe i njomi. dhe dal ngadale mund te shkohet ne nje ligj te ri ku Vrasja te shqyrtohet rast pas rasti.
    instruktori

Faqja 0 prej 11 FillimFillim 1210 ... FunditFundit

Tema tė Ngjashme

  1. A e dini c'eshte fenomeni i Katovices?
    Nga kalemi nė forumin Problematika shqiptare
    Pėrgjigje: 11
    Postimi i Fundit: 09-01-2012, 18:30
  2. Fenomeni Phi
    Nga Davius nė forumin Filozofi-psikologji-sociologji
    Pėrgjigje: 2
    Postimi i Fundit: 30-04-2007, 13:51
  3. Fenomeni i glorifikimeve dhe pėrbuzjeve ekstreme
    Nga [A-SHKODRANI] nė forumin Kulturė demokratike
    Pėrgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 16-04-2006, 16:12
  4. Fenomeni Kerlton - shpikesi i ''driblimit te fokes'' !
    Nga inter_forever nė forumin Sporti nėpėr botė
    Pėrgjigje: 8
    Postimi i Fundit: 04-08-2005, 08:26
  5. Fenomeni i terrorizmit – Sfida e rendit te ri boteror
    Nga Enri nė forumin Problemet ndėrkombėtare
    Pėrgjigje: 4
    Postimi i Fundit: 17-01-2004, 10:59

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund tė hapni tema tė reja.
  • Ju nuk mund tė postoni nė tema.
  • Ju nuk mund tė bashkėngjitni skedarė.
  • Ju nuk mund tė ndryshoni postimet tuaja.
  •