Kjo teme eshte vazhdim i temes nje debat per te gjithe besimtaret. Une kembengula ne nje pyetje timen por s'morra pergjigje prandaj vendosa te hap nje teme te re se ndoshta kesht ua terheq me shume vemendjen.
Ne si muslimane besojme qe te gjithe profetet kane predikuar besimin ne nje Zot te vetem siē eshte dhe ne Islam pra Islami nuk erdhi si nje mesim i ri por ishte forma e besimin e predikuar gjate gjithe historise se njerezimit me pare por qe ishte ndryshuar nga njerezit dhe nuk ekzistonte ne formen origjinale. Kete besim predikoi madje edhe Zarathustra dhe me sa di une edhe Buda. Dhe perderisa Islami pretendon te jete feja e vertete s'mund te jete ndryshe pasi profetet s'mund te predikonin nje doktrine jo te vertete. Ndersa me sa di une doktrina e trinise gjendet vetem ne Krishterim dhe ne asnje fe apo filozofi a botekuptim tjeter te ēfaredolloj epoke, gjeografie apo kulture nuk shihet diēka qofte dhe e ngjashme me te. Nese eshte keshtu do doja nga besimtaret e krishtere te me sqaronin si eshte e mundur kjo duke marre parasysh qe trinia sipas tyre eshte pjese e besimit te vertete dhe, nese une gabohem ne ne ate ēka parashtrova me lart te jepnin provat e tyre per ekzistencen e ketij mesimi ne fe te tjera ose ne mesimet e profeteve te tjere.
Krijoni Kontakt