Close
Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 11 deri 20 prej 57
  1. #11
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    FRYMEMARRJET E PARA TE FEMIJES
    Porsa del ne jete dhe shkeputet nga organizmi i nenes i porsalinduri fillon te qaje, te bertase me force. Kjo eshte shenja me e mire qe flet per gjallerimin e foshnjes. Nese pas lindjes foshnja nuk qan do te thote qe ka pengesa ne rruget e frymemarrjes. Ne kete rast kemi te bejme me asfiksi ose anoksi.

    SHKAQET E ASFIKSISE
    Ato jane nga me te ndryshmet. Me shpesh eshte prezente ne ato raste kur femija ka thithur mukus, gjak ose lengje te tjera gjate kalimit neper rruget e lindjes. Me rralle asfiksine e shohim kur femija eshte demtuar ose goditur ne tru, kur kerthiza eshte lidhur rreth qafes ose kur mushkerite dhe zemra nuk kane zhvillim normal. Femija me asfiksi nuk bertet, nuk merr fryme, ose merr fryme ne menyre te crregullt dhe te kufizuar. Ai duket i nxire ose i zbehte ne fytyre ose ne pjese e tjera te trupit. Asfiksia e zgjatur, me ngjyre te zbehte te lekures dhe pa levizje te gjalle shpesh perfundon ne vdekje ose ne demtime te renda te foshnjes.
    SI VEPROHET
    Futet nje tub gome(aspirator) ne goje, deri tek gryka dhe thithen lengjet qe mund te kene mbetur ne rruget e frymemarrjes. Kur lengjet kane kaluar poshte behet e nevojshme futja e nje tubi me te holle. Pasi lirohen rruget e frymemarrjes dhe femija reagon, pompohet ajer me nje aparat te vecante ne mushkerite e foshnjes. Te gjitha keto veprime behen duke mbajtur trupin e foshnjes te pjerret, me koken me poshte se trupi.

    KERTHIZA
    Menjehre pas lindjes behet lidhja dhe prerja e kerthizes. Ky veprim behet sapo kane pushuar rrahjet e saj. Cungu i kerthizes se prere lyhet me alkool dhe 1% jod. Me pas ngrihet lart per t'u fiksuar qe te mos levize. Kerthiza nese eshte e lagur ose e ndotur duhet mjekuar.

    KUR BIE KERTHIZA
    Cungu i kerthizes thahet pak e nga pak dhe shkeputet vete 5-10 dite pas lindjes. Tek unaza e kerthizes mbetet nje plage e vogel qe sherohet me kalimin e kohes. Deri sa te sherohet ajo duhet trajtuar me alkool dhe pudra. Nuk keshillohet te laget vendi i kerthizes pa u shkeputur.

    KUJDES
    Cungu i kerthizes si dhe plaga qe mbetet kur ajo bie, jane rruge nga mund te kalojne lehte infeksionet ne trupin e femijes. Eshte gabim trajtimi i kerthizes me lende te papershtatshme. Kur cungu i kerthizes mbetet i lagesht duhet bere kujdes. Nga kerthiza mund te kete edhe rrjedhje hemorragjie. Ndodh qe pas renies se cungut te kerthizes, ne plagen e vogel qe ka mbetur hapur, formohet nje ngritje e vogel, e skuqur si mish i huaj qe merr trajten e kerpudhes.Ne kete rast kemi te bejme me granulomen ose me kerpudhen e kerthizes e cila mjekohet me nitrat argjendi. Ne raste te avancuara infeksionesh, foshnja trajtohet me antibiotike.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Mina : 20-05-2003 më 14:59
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  2. #12
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    MBROJTJA NGA INFEKSIONET
    Foshnja e porsalindur mbrohet nga infeksionet duke krijuar kushte te pershtatshme ne dhomen e tij. Mikrobet q sjellin infeksione ai i merr nga njerezit qe i afrohen dhe i qendrojne prane. Per kete arsye, pervec prinderve dhe te afermve qe i sherbejne, nuk duhet t'i afrohet askush tjeter. Jo cdo vizitor duhet te qendroje prane femijes. Gjithashtu edhe femijet e rritur qe kerkojne te luajne me foshnjen duhet te shmangen. Kur te afermit e foshnjes jane te semure, duhet te perdorin maska mbrojtese.
    TE QARET E FOSHNJES
    I porsalinduri fle i qete diten dhe naten. Ai qendron zgjuar kur ushqehet dhe nderrohet. I porsalinduri qan kur kerkon te pije, te nderrohet ose kur e shtrengon apo ngacmon ndonje rrobe e papershtatshme. Gjithashtu qan kur ka gazra ne zorre dhe kur nuk mbahet rregulli i ushqyerjes. I porsalinduri qan kur mesohet te lekundet ne shtrat ose ne krahe. Ai qan edhe kur eshte i semure. Nena e vemendeshme konstaton arsyen.

    USHQYERJA E TE PORSALINDURIT
    Qumeshti i gjirit eshte ushqimi me i pershtatshem dhe me i domosdoshem. Ai nuk mund te zevendesohet plotesisht nga asnje ushqim tjeter. Kulloshtra, qumeshti i diteve te para ka rendesi te vecante per te porsalindurin. Rendesi te vecante ka edhe venia e shpejte ne gji e foshnjes. Thithja e gjirit eshte alternativa me e mire per te bere ardhjen e shpejte te qumeshtit. Higjena e gjinjve eshte e rendesishme. Nuk duhen lene papasterti qumeshti.

    TE DALURAT JASHTE TE TE PORSALINDURIT
    Te dalurat jashte te te porsalindurit gjate diteve te para te jetes quhen mekonium. Ato ndryshojne nga faza tjeter e jashteqitjes pasi foshnja ka marre ushqim. Mekoniumi formohet ne zorret e femijes (fetusit) gjete jetes se tij ne mitren e nenes. ai perbehet nga lende te ndryshme qe ka gelltitur fetusi si leng amniotik, qeliza e lende te tjera te zorreve e te temthit.. Mekoniumi ka ngjyre te gjelbert te mbyllur. ai nuk ka ere dhe nuk permban mikrobe. I porsalinduri e nxjerr kete mase fill pas lindjes dhe ne 3-5 ditet ne vazhdim. Pas ketyre diteve te dalurat jashte marrin pamje tjeter dhe kane perberjen e ushqimit qe ai merr. Ne rastin e ushqyerjes me gji ato jane te buta dhe te ngjashme me te verdhen e vezes. Nxjerrja e mekoniumit ka rendesi dhe duhet te ndiqet sepse ne rast se i porsalinduri nuk e nxjerr ka mundesi te kete te bllokuar vrimen e daljes se zorreve. Ne kete rast i nenshtrohet nderhyrjes kirurgjikale pasi pasojat jane vdekjeprurese.
    Ujet e holle del gjate lindjes ose shpejt pas lindjes. Gjate dites se pare, i porsalinduri lag 1-4 here ne dite. Pas dites se pare 6-10 here ne dite.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  3. #13
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    TEMPERATURA E TRUPIT TE FOSHNJES
    Temperatura e trupit te foshnjes se porsalindur ka prirje te ulet shpejt pas lindjes dhe arrin 36 grade ose me pak. Pastaj kemi ngritje te lehte te temperatures dhe arrin deri ne 37 grade ose pak me lart nga dita e dyte ose e trete. Ne femijet e lindur nen peshe ose premature temperatura e trupit ka tendenca zbritjeje. Gjate javes se pare te jetes, temperatura e te porsalindurit nuk ka qndrueshmeri. Duhet bere kujdes ne kete faze per temperaturen e ambjentit. Ajo duhet te jete normale.

    ZMADHIMI I GJENDRAVE TE GJIRIT
    Ne disa raste ne foshnjet e porsalindura verehet zmadhim i gjendrave te gjirit gjate diteve te para te jetes. Ky fenomen ndeshet edhe tek femrat edhe tek meshkujt. Kjo ndodh per shkak te qarkullimit te hormoneve. Keto i kalojne foshnjes nga nena. Keto gjendrra mund te nxjerrin edhe nje leng te ngjashem me qumeshtin. Keto gjendrra ulen vete dhe nuk duhen shtrydhur sepse demtohen.

    VERDHEZA NE MOSHEN E TE PORSALINDURIT
    Verdheza ne moshen e te porsalindurit takohet shpesh. Ajo mund te jete e lehte ose e rende. Disa here ngjyra e verdhe e lekures se te porsalindurit eshte aq e zbehte sa nuk bie ne sy, here te tjera me e theksuar. Ngjyra e bardhemes se syrit nuk ndryshon. edhe urina mbetet e paster. Gjendja e pergjitheshme e femijes mbetet e mire. Verdheza e zakonshme fillon te duket nga dita e 2-te e deri ne diten e 4-t dhe zhduket vete nga fundi i javes se pare ose fillimi i javes se dyte te jetes. Verdheza e zakonshme nuk ka nevoje per mjekim. Femija eshte mire te marre qumesht gjiri mjaftueshem.

    VERDHEZA NE INFEKSIONET
    Ne infeksionet e ndryshme te femijes se porsalindur, si ne ato qe perhapen ne te gjithe organizmin ashtu edhe ne ato qe prekin melcine e zeze, kemi te bejme me verdhez mjaft te theksuar si ne lekure ashtu edhe ne bardhemen e syrit. Ne keto raste gjendja eshte e rende.

    VERDHEZA NE MUNGESEN E RRUGEVE TE TEMTHIT
    Ne raste te rrala femija lind me nje te mete ne rruget e temthit. Keto jane te mbyllura dhe keshtu temthi nuk ka mundesi te lirohet e te kaloje nga melcia deri ne zorre. Ne keto raste ngjyra e verdhe behet me theksuar me kalimin e diteve dhe te javeve. Ujet e holle ka ngjyre te erret ndersa jashteqitja eshte e zbehte. Kjo lloj verdheze nuk ka mjekim. Rralle, me ane te nderhyrjes kirurgjikale mund te hapen rruget e kalimit te temthit.

    VERDHEZA NGA SEMUNDJA HEMOLITIKE
    Ne gjakun e njerezve gjenden te ashtuquajturat grupe te zakonshme, disa nengrupe si dhe faktori rezus. Shumica e njerezve e kane faktorin rezus, prandaj quhen rezus pozitiv. Ata qe nuk e kane quhen rezus negativ. Ne rast se nje grua rezus negativ mbetet shtatzane, duke qene burri i saj rezus pozitiv, zakonisht femija eshte rezus pozitiv si i ati. Ne shtatzanine e pare cdo gje shkon ne rregull. Me perseritjen e shtatzanise, ose kur nena ka marre transfuzione gjaku rezus pozitiv, foshnja mund te linde me shenja verdheze dhe anemie. Keto jane te lehta ose te renda. Ka mundesi qe foshnja ne kete rast te linde i vdekur.
    Ne rast semundjeje hemolitike te theksuar, i porsalinduri mund te shpetoje duke i bere nderrimin e gjakut me transfuzione te perseritura e te zgjatura me gjak rezus negativ. Ky proces behet menjehere pas lindjes.
    Qe te mos shfaqet semundja hemolitike e te porsalindurit nuk duhet te lejohet qe njerezve e vecanerisht femrave rezus negativ t'u behet gjak rezus pozitiv. Mjekesia disponon nje lende qe quhet imunoglobuline anti D. Duke ia injektuar nenave kete lende menjehere pas lindjes pakesohet mundesia e shfaqjes se semundjes hemolitike ne shtatzanine e ardhshme.
    Ndryshuar për herë të fundit nga Mina : 20-05-2003 më 16:15
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  4. #14
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    SHKAQET E LINDJES SE FEMIJES ME PESHE TE VOGEL
    Femija mund te linde me peshe te vogel nen 2500 gr per shkaqe te ndryshme.
    - Lind nen peshe ne ato raste kur lindja behet pa mbushur nena zgjatjen e rregullt te shtatzanise, qe eshte cikli 9 muajsh. Nre keto raste themi qe lindja eshte premature. Keto lindje i hasim ne ato raste kur nena ka patur crregullime, semundje, goditje ose lodhje te madhe fizike gjate shtatzanise.
    -Ne disa raste ndodh kjo lindje pa shkak te dukshem. Shumica e femijeve premature lindin ne peshen 2000-2500 gram. Keta rriten me me lehtesi se ata qe lindin nen 2000 gram dhe vecanerisht nen 1800 gram.
    -Femija lind ne kohen e duhur por me peshe nen 2500 gram. Keto lindje i takojne me shpesh rasteve binjake. Ndonjehere kjo ndodh kur nena ka patur dobesim te forte te organizmit gjate shtatzanise ose kur te dy prinderit jane te shkurter dhe te imet ne trup.

    SI PARAQITEN FEMIJET NEN PESHE
    Keta femije paraqesin ndryshime nja njeri-tjetri. Ne ato raste kur pesha e lindjes eshte afer 2500 gram femija ka ndryshime me te pakta. Ne rastet kur pesha eshte nen 1800 gram femija ka ndryshime te medha si nga pamja e jashtme ashtu dhe nga zhvillimi i organeve. Femijet e lindur me peshe te vogel zakonisht kane edhe trupin me te shkurter. Koka e tyre duket me e madhe ne krahasim me trupin.

    DISA VECORI TE FEMIJEVE NEN PESHE
    Femijet e parakohshem, vecanerisht kur pesha e lindjes eshte nen 1800 gram, kane force te kufizuar, nuk bertasin me gjalleri, thithin gjirin dobet, mund te mos jene ne gjendje te gelltisin qumeshtin. Keshtu tretja e ushqimit behet me veshtiresi. Femijet e parakohshem humbasin nxehtesi dhe keshtu ftohen shpejt. Ne rast se lihen ne dhome te ftohte dhe te veshur ne menyre te pamjaftueshme, temperatura e trupit bie ne 35 grado ose me poshte. Kjo ftohje e organizmit sjell deme. Keta femije kane qendrese te ulet ndaj mikrobeve dhe infeksioneve dhe gjendja e tyre rendohet shpejt.
    Kur pesha e lindjes eshte me afer 2500 grameve, femija ka mundesi me te medha per te jetuar. Ne rastet kur pesha eshte nen 1800 gram, mundesia per te jetuar eshte me e paket. Kur nenpesha eshte rrjedhim i semundjeve te nenes gjate shtatzanise, si verdheza, semundje te zemres apo te veshkave, mundesite e foshnjes per te jetuar jane te pakta. Kur femija lind nenpeshe dhe nena nuk ka kaluar semundje gjate shtazanise, mundesia per te jetuar eshte me e madhe. Kjo ndodh edhe kur kemi lindje binjakesh.

    KUJDESI PER FEMIJET E PARAKOHSHEM
    -Mbajtja e temperatures se trupit ne shifrat normale.
    -Ushqyerja e kujdesshme sipas mundesive dhe nevojave te
    femijes.
    -Ruajtja nga semundjet dhe infeksionet.
    Duhet patur parasysh qe temperatura e femijes nen peshe duhet ruajtur ne limitin 36-37 grade.
    Temperatura e ambjentit ku qendron femija duhet ruajtur ne 23-25 grade. Ne stinet e nxehta jo me shume se 27 grade. Dhoma e femijes duhet te kete lageshtire te mjaftueshme. Ajri i nxehte dhe i thate eshte i demshem. Edhe ajri i mbyllur eshte shume i demshem. Ajri i dhomes ku rri femija duhet te nderrohet vazhdimisht. Veshjet dhe mbulesat nuk duhet ta shtrengojne femijen. Ne rast se temperatura e dhomes eshte e pamjaftueshme per femijen e lindur nen peshe, duhet te marrim masa per ngrohjen e saj.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  5. #15
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    USHQYERJA E FEMIJES
    Prinderit duhet te zoterojne njohuri te sakta mbi kete problem. Ata duhet te dine lendet kryesore qe permbajne ushqimet. Nese ushqimit i mungojen keto lende atehere ai eshte i pamjaftueshem per femijen. Ushqimi kryesor eshte gjiri. Ne rast se mungon gjate gjashte muajve te pare te jetes duhet zevendesuar me qumesht lope te perpunuar e te plotesuar. Lendet e domosdoshme qe duhet te permbajne ushqimet jane; Proteinat, yndyrnat, karbohidratet ose sheqernat, kriprat minerale, vitaminat, uji.
    PROTEINAT
    Jane lende te rendesishme e te domosdoshme ushqyese per zhvillimin e organizmit, ndertimin dhe riperteritjen e indeve, per formimin e fermenteve dhe hormoneve. Proteinat sherbejne edhe si burim energjie. nje gram proteine jep rreth 4 kalori. Proteinat perbehen nga aminoacide te ndryshme. Ato kane prejardhje bimore dhe shtazore.
    Proteinat me prejardhje shtazore gjenden ne mish, peshk, djathe, qumesht, veze, gjize, tru, melci.
    Proteinat me prejardhje bimore gjenden ne dritherat, ne miellin e dritherave, ne buke, ne oriz, ne bizele, ne thjerza. Ushqimi i femijes duhet te permbaje me teper proteina shtazore se sa bimore.
    Sasia e priteinave qe kerkon organizmi i femijes per cdo kilogram peshe, ne perpjestim me peshen eshte me e madhe se ajo qe kerkon organizmi i te rriturit. Organizmit te te rriturit i mjafton 1 gram proteine per cdo kilogram peshe, ndersa femija i vogel ka nevoje per 2.5 deri ne 3 gram proteina per cdo kilogram peshe.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  6. #16
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    PERBERJA E QUMESHTIT TE NENES
    Qumeshti i nenes ka perberje te tille qe i pershtatet
    plotesisht nevojave te foshnjes gjate 5-6 muajve te
    pare te jetes.
    Qumeshti i nenes trete plotesisht dhe me lehtesi
    nga organizmi dhe aparati tretes i femijes. Perse
    tretet me lehte dhe ndikon ne zhvillimin e femijes?
    Dihet rendesia qe kane proteinat per zhvillimin e
    trupit dhe te trurit. Proteinat ne qumeshtin e gjirit
    gjenden ne ate sasi qe i duhen organizmit te femijes.
    Ato kane nje perberje te vecante dhe thithen e
    pervetesohen plotesisht nga organizmi i tij. Proteinat
    ne qumeshtin e lopes gjenden ne sasi me te madhe por
    ato pervetesohen pak dhe keq nga femija.
    Yndyrnat ne qumeshtin e gjirit gjenden ne sasi
    mjaft te madhe. Perberja e tyre eshte e tille qe
    plotesojne nevojat e organizmit pa e lodhur ate.
    Yndyrnat ne qumeshtin e lopes jane me pak te tretshme
    dhe me vlere me te paket.
    Sheqernat ne qumeshtin e gjirit gjenden ne nje
    forme te vecante (laktoze) qe tretet lehte, ushqen
    mire femijen dhe pengon zhvillimin e mikrobeve ne
    zorret e tij. Qumeshti i lopes e ka laktozen ne sasi
    me te paket dhe me pak te tretshme, keshtuqe
    detyrohemi ta plotesojme me sheqerin e zakonshem qe
    nuk eshte shume i pershtatshem per femijen e vogel.
    Vitaminat gjenden ne sasi ne qumeshtin e nenes. Ato
    kalojne ne gojen e femijes pa u demtuar. Perkundrazi,
    shumica e vitaminave qe gjenden ne qumeshtin e lopes
    demtohen sepse ky qumesht zihet para perdorimit.
    Disa vitamina qe mungojne ose gjenden ne sasi te
    paket ne cdo lloj qumeshti, duhet t'i shtohen femijes
    ne nje moshe te caktuar. Femija ka nevoje per vitamine
    D dhe C edhe kur eshte me qumesht gjiri por ne sasi me
    te paket se sa kur eshte me ushqyerje te huaj.
    Qumeshti i gjirit permban disa lende mbrojtese qe
    nuk gjenden ne qumeshtin e lopes. Keto lende qe quhen
    antikorpe, lizozime etj. mbrojne zorret dhe gjithe
    organizmin nga zhvillimi e shumezimi i disa bakterieve
    te demshme.
    Qumeshti i nenes kalon ne gojen e femijes i paster
    dhe pa mikrobe. Qumeshti i lopes kalon nje rruge me te
    gjate deri ne gojen e femijes. Gjate kesaj rruge
    marrin papasterti edhe qumeshti edhe ena ku vendoset
    ky qumesht.
    Qumeshti i nenes ka gjithmone temperaturen e
    pershtatshme per femijen. Ushqimi i huaj nuk e ruan
    kete temperature si qumeshti i gjirit qe eshte me e
    pelqyeshmja per femijen.
    Ushqyerja me gji krijon lidhje te shpejte afrimi e
    terheqje midis nenes dhe femijes. Kjo ka rendesine e
    vet te vecante. Duhet te bindemi per vlerat qe ka
    qumeshti i nenes. Cdo ndryshim apo shtese ne ushqim
    duhet bere me kujdes.

    USHQYERJA E FOSHNJES ME GJI GJATE DITEVE TE PARA TE
    JETES
    Ushqyerja me gji gjate diteve te para te jetes ka
    shume rendesi. kjo percakton cfar rruge do te marre
    femija ne kete drejtim. Ne rast se nuk ndihmohet nena
    gjate diteve te para, mund te behen shume gabime qe do
    te pengojne vazhdimin e nje ushqyerje te rregullt te
    femijes.
    Foshnja e porsalindur lihet e qete gjate oreve te
    para te jetes. Nena dhe femija kane nevoje per nje
    periudhe te shkurter pushimi.
    Ne rastet e lindjes ne peshe normale dhe kur nuk
    shfaq shqetesim, femija lihet pa gji per rreth 12 ore.
    Gjate ketyre 12 oreve te para foshnja mund te nxjerre
    me te vjella lengjet e gelltitura gjate lindjes. Gjate
    kesaj kohe ai urinon dhe mund te dale jashte.
    Ne rastet kur ai tregon shqetesim dhe qan, mund t'i
    jepet pak uje i zier me pak sheqer.
    Kur nena eshte ne gjendje te mire dhe foshnja
    kerkon te pije, mund te vihet ne gji me shpejt, nga
    8-10 ore pas lindjes.
    Koha e venies ne gji mund te zgjase mbi 12 ore kur
    nena ka lodhje, si rrjedhim i nje lindje te veshtire
    ose i nje nderhyrjeje.
    Eshte mire qe venia ne gji e femijes mos t'i kaloje
    24 oret.
    Femija qe ka lindur me peshe te madhe dhe fle i qete
    zakonisht lihet pa pire edhe 24 ore.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  7. #17
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    SI I JEPEN LENGJET FEMIJES SE PORSALINDUR
    Lengjet, femijes se porsalindur, i jepen me luge te vogel te sterilizuar ne uje te valuar.
    Lengjet jepen me shume kujdes per te mos i shkaktuar femijes zenie fryme dhe kjo ndodh kur lengjet kalojne ne rruget e frymemarrjes.
    Lengjet nuk duhet t'i jepen femijes me shishe e biberon sepse keshtu ai thith me lehtesi. Duke u mesuar keshtu ai do te kete pengese ne kapjen e gjirit. Thithja e gjirit kerkon force me te madhe dhe keshtu foshnja mesohet dhe kerkon biberonin dhe le pas dore gjirin.

    PSE FEMIJA DUHET MESUAR TE VIHET SHPEJT NE GJI
    Venia e shpejte ne gji e te porsalindurit eshte menyra me e mire per te ndjelle qumeshtin.
    Venia e shpejte ne gji e meson femijen me veprimin e thithjes se gjirit. Ky eshte instikt natyral qe femija e mbart.
    Kur foshnja vihet me vonese ne gji ka pasoja.
    -Qumeshti vjen me vonese ose nuk vjen fare dhe keshtu humbet.
    -Femija harron ose humbet refleksin e thithjes.
    Ne ato raste kur femija lind nen peshe aftesia e thithjes zhvillohet me vonese. Duhet kembengulur me durim per te mesuar venien e femijes ne gji.

    ARDHJA E QUMESHTIT
    Pas lindjes, tek gruaja lehone, vihet re tendosja dhe fryrja e gjinjve. Kemi te bejme me ardhjen e qumeshtit. Tek disa gra kjo ndodh menjehere, brenda pak oreve. Ne raste te tjera mund te vonoje edhe 2-3 dite.
    Ardhja e qumeshtit verehet zakonisht nga dita e dyte deri ne diten e peste te lindjes. Qumeshti vjen me vone tek grate qe lindin per here te pare dhe me shpejt ne lindjet e dyta. Gjithashtu tek disa gra qumeshti vjen me shejt dhe ne sasi me te madhe, ndersa ne disa gra te tjera ai vjen me vone dhe ne sasi me te paket.
    Ardhja e qumeshti eshte proces natyral qe lidhet me daljen ne qarkullim te disa hormoneve. Sa me shpejt ta thithe femija gjirin aq me shpejt vjen qumeshti. Edhe kur vjen shume pak qumesht duhet insistuar.
    Kur qumeshti vjen me vonese perpiqemi ta terheqim me pompe ose ta shtrydhim me duar pa demtuar gjendren. Eshte efikase ne kete rast te vendoset ne gji nje femije i shendoshe e i zhvilluar sepse ndihmon me forcen thithese.

    CILESITE E QUMESHTIT TE DITEVE TE PARA
    Qumeshti i diteve te para quhet kulloshter. Kulloshtra ka ngjyre te verdhe dhe eshte me e trashe se qumshti i diteve te mepasme. Ajo ka vlere dhe nuk duhet humbur.
    Kulloshtra permban sasi te medha proteinash e kriperash dhe tretet lehte nga i porsalinduri gjithashtu permban edhe antikorpe te cilat i sherbejne organizmit te femijes per t'u mbrojtur. Kulloshtra ka veti te ndihmoje per lirimin shpejte te zorreve te te porsalindurit nga mekoniumi. Kulloshtra nxirret nga gjiri gjate javes se pare dhe me pak edhe gjate javes se dyte te lindjes. Pak nga pak ajo shnderrohet ne qumeshtin e vertete qe ndryshon ne perberje nga kulloshtra.

    SA HERE VIHET NE GJI FOSHNJA GJATE DITEVE TE PARA TE JETES
    Per here te pare foshnja vendoset ne gji pas 12 oresh. Dy ditet e para te jetes vihet cdo 3 ose 4 ore.
    Pas dy diteve te para i porsalinduri eshte mire te vihet ne gji ne menyre te rregullt dhe jo me rralle se cdo 3 ore.
    Ne ditet e para te jetes eshte mire qe femija te vihet ne gji ne cdo kuarje (vakt) ne te dy gjinjte, perderisa nuk ka ardhur qumeshti mire. Foshnja mbahet ne cdo gji 5-10 minuta. Ai duhet mesuar qe te kape pervec thithit edhe nje pjese te lekures perreth tij.
    Ne rast se foshnja tregohet i ploget ose i pergjumur, duhet t'i bejme ngacmime te vogla ne menyre qe te thithe gjirin me me force. Ky moment kerkon durim dhe jo shqetesim.
    Gjate 7- 10 diteve te para si i porsalinduri ashtu edhe nena eshte mire te bejne nje pushim gjate nates prej 5-6 oresh. Pas diteve te para, kur qumeshti vjen mjaftueshem, pushimi i nates prej 6 oresh behet i domosdoshem.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  8. #18
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    POZICIONI I NENES KUR USHQEM FEMIJEN ME GJI
    Ne ditet e para te lehonise nena e ushqen me gji femijen ne pozicionin shtrire, anash. Kur femijen e ushqen majtas, ajo kthehet plotesisht nga ky krah. Femija qendron ne shtat nga e majta e nenes. Edhe ne krahun tjeter keshtu veprohet. Pas diteve te para te lehonise nena fillon te ushqeje femijen me gji ne pozicionin ulur. Me vone, kur ngrihet nga shtrati, ajo e ushqen ate ne pozicionin e zakonshem dhe keshtu vazhdon deri ne fund te ushqyerjes me gji. Nena duhet te qendroje ulur ne nje objekt jo shume te larte dhe njeren kembe ta mbeshtese ne nje stol qe gjuri ne te cilin mbeshtetet femija, te jete me i ngritur se sa tjetri. Krahu ne te cilin ndodhet femija mban koken e femijes ne pozicionin e pershtatshem ndersa dora e kundert duhet te mbaje gjirin per te ndihmuar femijen derisa e fut ne goje. Gjate ushqyerjes me gji, nena duhet te qendroje lirshem, pa u sforcuar.

    SI FUTET GJIRI NE GOJEN E FEMIJES
    Kur goja e femijes ngacmohet nga maja e gjirit, femija e kap dhe fillon ta thithe ate. Perserisim qe femija duhet mesuar qe te kape vec thithit edhe nje pjese lekure qe rrethon majen. Keshtu shmangen carjet apo plasaritjet (regadat) e gjirit dhe qumeshti rrjedh me lehte.
    Carjet verehen perreth majes se gjirit dhe per se gjati kundrejt majes. Ato zakonisht shfaqen dy javet e para dhe ne lindjet e para. Carjet behen shkak per pakesimin e qumeshtit dhe humbjen e tij. Ato japin dhimbje te forta dhe nepermjet mahisjeve kalojne mikrobe. Kur futet ne gojen e femijes, gjiri duhet mbajtur pak i shtypur ne mes te gishtit te dyte dhe te trete. Duke mbajtur gjirin me dy gishtat e dores se kundert, nena i jep gjirit formen e nje hinke. Keshtu behet me e lehte futja e tij ne gojen e femijes. Ky veprim vlen edhe per te ruajtur hapsiren e hundes se femijes ne menyre qe ai te marre fryme lirshem, perndryshe ai nuk eshte ne gjendje te thithe.

    ORARI I DHENIES SE GJIRIT
    Dhenia e gjirit me orar eshte e dobishme edhe per nenen edhe per femijen.
    Qumeshti qe pi femija ne cdo vakt perpunohet per rreth 2 ore e gjysem. Dhenia me rregull e gjirit eshte e rendesishme sa ushqyerja me rregull e te rriturit. Kur femija eshte i shendoshe dhe gjiri jep qumesht te mjaftueshem, ai vetvetiu kerkon te pije me orar. Ne mes te dy vakteve foshnja pushon, fle qete ose luan. Nena nderkohe ka hapsire per te kryer pune te tjera. Femijet qe jane mesuar te pijne ne menyre te crregullt, jane te shqetesuar dhe kane crregullime ne tretjen e ushqimit.
    Kur femija pi me orar, pas nje pushimi prej disa oresh, eshte ne gjendje ta boshatise plotesisht gjirin. Zbrazja e plote e gjirit eshte menyra me e mire per te mbajtur rrjedhjen e mjaftueshme te qumeshtit.
    Kur femija vendoset kohe e pa kohe ne gji, gjiri nuk boshatiset plotesisht. kjo con ne pakesimin e qumeshtit dhe ne humbjen e tij. Kur femija vendoset me rregull ne gji, gjiri demtohet me pak.

    USHQYERJA ME GJI NE DY MUAJT E PARE
    Gjate dy muajve te pare femija vendoset ne gji 7 here ne 24 ore. Femijet e lindur ne peshe normale mesohen shpejt me kete orar. Keshtu i bie qe femija te ushqehet cdo 3 ore me nje pushim prej 6 oresh ne nate. Nese vaktin e pare femija e merr ne oren 6 te mengjesit vazhdon me kete rend te dytin e merr ne oren 9, te tretin ne 12, te katertin ne 15, te pestin ne 18, te gjashtin ne 21, te shtatin ne oren 24. Ne femijet me peshe me te vogel dhenia e gjirit behet me e shpeshte.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  9. #19
    i/e regjistruar
    Anëtarësuar
    04-05-2003
    Vendndodhja
    london
    Postime
    18
    o mina kam nje pyetje .pse te vihet femija ne gji pas 12 oreve dhe jo sa lind.kur nena e ve femijen ne gji sa lind athere femija e meson me shpejt dhe qumeshti vjen me shpejt.te pakten une keshtu mendoj
    Nese, nese
    larg do te iki,
    nje lot te paster
    do te le kujtim,
    ne pastertine e tij
    shpirtin tim do gjesh,
    pra serish
    me mua do te jesh...

  10. #20
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Ky material nuk eshte pergatitur nga une. Une e kam marre nga nje liber. Kur te perfundoj materialin atehere mund te diskutojme dhe te japim eksperiencat personale. Libri sherben per t'i ardhur ne ndihme nenave te reja dhe eshte shkruar nja nje mjek me titull shkencor.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

Faqja 2 prej 6 FillimFillim 1234 ... FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Këshilla Estetike/Në kushte shtëpiake
    Nga Mina në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 226
    Postimi i Fundit: 26-07-2024, 03:27
  2. Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 24-05-2009, 05:13
  3. Këshilla dhe udhëzime rreth provimeve shkollore
    Nga titi-a në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-12-2008, 09:44
  4. Këshilla për femrat!
    Nga Kërçovare1 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 25-08-2006, 05:14
  5. T`u kerkojme keshilla Femrave?
    Nga Dito në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 05-01-2005, 20:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •