PASURIMI I MUHALEBISE
Muhalebia eshte ushqim i femijes i perbere nga qumesht, miell e sheqer, pasurohet dhe i rritet vlera ushqyese ne rast se i shtojme nje sasi yndyre si gjalpe ose vaj. Gjalpi ose vaji i shtohen ne sasi 5 gram per cdo 100 gram muhalebi.
Muhalebia me rritjen e femijes pasurohet gjithashtu duke shtuar sasine e miellit dhe duke perdorur vetem qumesht te plote. Ne rast se e keshillon mjeku, muhalebia mund te pergatitet duke i shtuar sasi me te medha sheqeri.
Muhalebite e pasuruara ose te trasha u jepen femijeve zakonisht nga muaji i 6-te. Nen kete moshe ato mund te jepen ne sasi te kufizuara, sipas keshilles se mjekut.
Nga muaji i 6-te i 7-te muhalebise mund t'i shtohet gjysem e verdhe veze dhe me vone nje e verdhe e plote
PERGATITJA E USHQIMIT TE PASURUAR ME GJALPE OSE VAJ
Marrim 5 gram gjalpe, e vendosim ne nje tenxhere dhe e veme mbi zjarr derisa te filloje te avulloje. Shtojme 5 gram miell gruri te skuqur dhe e perziejme mire me gjalpin derisa te behet si hallve. Shtojme 100 gram uje dhe 5 gram sheqer dhe i ziejme se bashku. Sapo te marre vale shtojme 100 gram qumesht te valuar dhe i leme ne zjarr per pak kohe.
Ushqimi i pasuruar, ne vend te gjalpit mund te behet edhe me vaj.
Ky ushqim ka vlere kalorike mjaft te madhe. Ai u jeper femijeve pas muajve te pare te jetes, vecanerishtkur nuk shtojne mire ne peshe. Sasia e ketij ushqimi qe i jepet femijes, ndryshon sipas keshilles se mjekut.
Ushqimi i pasuruar me vaj ose gjalpe, mund te pergatitet edhe duke perdorur sasi me te medha gjalpi, sheqeri e qumeshti. Ne keto raste jepet ne sasi te kufizuar dhe ne femijet pas 5-6 muajve te pare te jetes.
PURE ME PATATE
Marrim dy- tre patate mesatare, qe te peshojne rreth 150- 200 gram, i lajme me kujdes dhe i veme te ziejne ne rreth 150 gram uje, te cilit i shtojme nje maje thike kripe.
Pas zierjes se kujdesshme marrim patatet e nxehta, i qerojme dhe i kalojme neper site. Pas kalimit neper site, qullit te patateve i shtojme 100 gram qumesht lope te nxehte, nje luge caji me gjalpe ose vaj, i rrahim mire me rrafse ose me nje piru dhe i veme perseri ne zjarr per nje kohe te shkurter.
Pas muajit te gjashte purese mund t'i shtohet gjysem e verdhe veze ose pak djathe i bute.
Eshte mire qe patatet te zihen me gjithe lekure se bashku me kripe dhe pastaj te qerohen se keshtu kane vlere ushqyese me te madhe. Ne rast se kjo menyre veprimi duket e veshtire, patatet mund te qerohen edhe perpara zierjes.
PATATE TE ZIERA OSE TE PJEKURA
Patatet per femijet mund te pergatiten edhe te ziera ose te pjekura. Ato duhet te jene zbutur jo vetem ne siperfaqe por edhe ne brendi.
U jepen femijeve te prera ne copa me pak gjalpe e kripe. Perdoren gjate vitit te dyte.
PURE ME PERIME TE NDRYSHME
Pureja mund te pergatitet jo vetem me patate por edhe me perime te ndryshme si; karota, spinaq, lulelaker, pazi etj.
Perimet mund te perdoren te vecuara ose te perziera. Ato lahen mire dhe ziejne deri ne zbutjen dhe shkrifjen e plote te tyre, ne nje sasi te kufizuar uji, duke marre trajte qulli.
Qulli i perimeve kalohet neper site pastaj shtohet gjalpi ose vaji, qumeshti, pak miell gruri, kripe. Ato rrihen mire se bashku dhe vihen ne zjarr per nje kohe te shkurter.
Sasite e perimeve dhe lendeve te tjera qe perdoren per purene e perimeve jane po ato qe perdoren per purene e patateve.
Krijoni Kontakt