Close
Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 41 deri 50 prej 57
  1. #41
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    GATUARJET KRYESORE PER FEMIJET E VEGJEL
    Po paraqesim shkurtimisht disa nga gatuarjet kryesore me te nevojshme per femijet.
    Keto gatuarje ne radhe te pare vlejne per femijet e vegjel. Keto gatuarje kane vecorite e tyre. Keto shpesh nuk njihen mire dhe nuk perpunohen me kujdesin dhe perpikmerine e duhur.
    Gatuarjet per femijet e vegjel kane nevoje per ruajtje te kushteve te higjenes, pastertise dhe sterilitetit.
    Gatuarjet per femijet te medhenj pergatiten me lehte sepse ato jane pothuajse si gatuarjet per te rritur.

    ENET E NEVOSHME PER GATUARJET PER FEMIJET E VEGJEL
    Per gatuarjet e femijeve te vegjel nevojiten disa ene. Keto mbahen vecas nga enet ku gatuhet per te rritur. Rendesi ka qe enet ku gatuhet e zihet qumeshti te jene te vecanta.
    Po radhisim disa ene te nevojshme per gatuarjen e femijeve te vegjel;
    - 3 tenxhere me kapak te puthitur prej gjysem litri, nje litrershe dhe dy litershe.

    - 1 tenxhere e madhe dhe e thelle me kapak ne te cilen zihen enet e tjera qe perdoren per femijen.

    - 1 tenxhere e larte me kapak ku mund te vihen te ziejne ne uje 2-4 shishe (biberona) te pergatitura me qumesht te perzier me lengje ose lende te tjera ushqimore. Kjo tenxhere ka ne fund te saj dy-kater rrathe metalike qe te mos lejojne perplasjen e shisheve gjate zierjes se tyre. Ne rast se nuk kemi rrathe, shishet mbeshtillen me garze nga fundi.

    - 2 tigane per fergesa

    - 5-6 pjata te medha e te vogla prej porcelani.

    - 2 luge te medha dhe 3 luge te vogla.

    - 2 filxhane te zakonshem kafeje.

    - 6-7 shishe, biberona, me gryke mjaft te gjere. Keto perdoren kur femija eshte me ushqim te huaj dhe e merr ushqimin me shishe e kapse. Ne kete rast jane te nevojshem edhe 10-12 kapse gome.

    - 3-4 gota me doreza mundesish te vijezuara me gramature.

    - 1 gote qelqi, mundesisht me vija per te konrolluar gramaturen.

    - 1-2 hinka te vogla ose te mesme.

    - 1-2 rrahese per purene, per vezet etj.

    - 2-3 sita teli te imet.

    - 1 site e zakonshme plastike.

    - 1 rende.

    - 1 shtrydhese me doreze per shtypjen e kalimin e frutave dhe te perimeve.

    - 1 shtrydhese qelqi per limonat e portokallet.

    - Disa ene ose kavanoza te mbyllura prej qelqi per te ruajtur miellrat, niseshtene, sheqerin.

    - Tel per te ferkuar enet.

    - Furce e gjate per te pastruar shishet e biberonat nga brenda.

    - Pirunj, thika dhe te tjera vegla te zakonshme te kuzhines.

    - Tryeze e mbuluar me mushama ose me peceta te pastra.

    - Raft te vecante ku mbahen enet dhe disa ushqime te femijes.

  2. #42
    O Mina, te lutem nderroe fjalen "gatuarjet" me "gatimet" se po me dhembin syte.

    Miqesisht, Nuska.

  3. #43
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    Dua t'i permbahem origjinalit.

  4. #44
    Ok, befsh qef.

    P.S. mund te jete origjinale por s'eshte shqip... Nejse ju e dini me mire...

  5. #45
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    MASAT PER LLOGARITJEN E USHQIMEVE
    Ushqimet qe ne i japim femijes kur jane te ngurta ose ne forme pluhuri, i llogarisim me gram, kur jane le lengshme i llogarisim me centimeter kub ose mililiter.
    Per te thjeshtuar masat e llogaritjeve po japim disa vleresime, duke perdorur luge ose disa ene te zakonshme. Megjithate eshte mire qe enet e femijes te jene te milimetruara.
    Ja disa nga masat;

    1 luge caji plot me lengje te ujshme ose me qumesht merr 4-6 gram.

    1 luge caji e mbushur me vaj merr 3-5 gram.

    1 luge caji e mbushur rrafsh me miell merr 3-4 gram

    1 luge caji e mbushur rrafsh me sheqer merr 4-5 gram.

    1 luge caji e mbushur rrafsh me oriz merr 5-7 gram

    1 luge gjelle e mbushur rrafsh me lengje te ujshem merr 12-15 gram.

    1 luge gjelle e mbushur me vaj merr 10-14 gram

    1 luge gjelle e mbushur rrafsh me miell merr rreth 10 gram

    1 luge gjelle e mbushur rrafsh me sheqer merr 14-15 gram.

    1 luge gjelle e mbushur rrafsh me oriz merr 15 gram

    1 luge gjelle e mbushur plot me pure merr 30-35 gram.

    1 luge gjelle e mbushur me mish te zier te grire merr 18- 25 gram.

    1 luge gjelle e mbushur plot me recel merr 30-35 gram.

    1 filxhan kafeje merr rreth 50 gram

    1 gote uji e zakonshme merr rreth 180-200 gram.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  6. #46
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    HIGJENA E USHQIMEVE
    Te gjitha ushqimet qe gatuhen per femije duhet te ruhen ne kushte higjenike. Nese nuk respektohet ky kriter ato behen shkak per infeksione ose helmime qe demtojne femijen dhe vene ne rrezik jeten e tij.
    Si ruhet qumeshti e kemi vene ne dukje ne postimet e meparshme.
    Mielli dhe sheqeri ruhen ne kavanoza qelqi te mbyllura.
    Mishi ruhet ne frigorifer por jo per nje kohe te gjate, qofte dhe i zier. Peshku, trute, melcite ruhen me po kete kujdes madje jane me pak rezistente se mishi.
    Ushqimet gjithashtu ruhen dhe mbrohen mire nga mizat. Per kete vlen pastrimi i ambjentit rregullisht dhe mbajtja e mbeturinave larg. Higjena e nenes dhe e kujdestareve qe i sherbejne femijes duhet te jete ne shkalle te larte. Eshte e rendesishme qe femijes t'i sherbehet me duar te lara. Thonjte te jene gjithmone te prera shkurt.
    Kujdestaret e femijeve duhet t'i nenshtrohen kontrollit mjeksor dhe analizave ne menyre periodike.

  7. #47
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    HIGJENA E ENEVE
    Higjena e eneve me te cilat ushqehet femija ka po aq rendesi sa dhe higjena e ushqimeve. Enet e perdorura per femije lahen shpejt pas perdorimit me uje te ftohte e me pas me uje te ngrohte dhe detergjente. Mbeturinat e ushqimit largohen nga enet me sfungjer te ashper. Pas kesaj larje eshte mire qe enet te vendosen ne tenxheren perkatese per te valuar per disa minuta.
    Enet qe perdoren per qumesht duhet te lahen mire sepse bakteriet aty gjejne terren te pershtatshem per t'u zhvilluar.
    Shishet dhe biberonat duhen lare me furce. Pas larjes enet kullojne dhe duhet te jene te thata dhe te mbrojtura ne nje raft te paster. Edhe tryeza e femijes pastrohet mire para se te vendosim ushqimet e femijes.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  8. #48
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    PERGATITJA E USHQIMEVE TE FEMIJES
    Femijes, gjate vitit te pare e te dyte, ushqimet i jepen te ziera. Bejne perjashtim lengjet e frutave ose te perimeve.
    Qumeshti i lopes i jepet vetem pas zierjes se kujdesshme. Zierja, i ben me te tretshme dhe te pershtatshme per femijen ushqimet.

    PERGATITJA E LENGUT TE ORIZIT
    Marrim 30 gram oriz te pastruar e te lare qe eshte baraz me dy luge gjelle, e fusim ne nje tenxhere me nje liter uje te ftohte. E vendosim ne zjarr dhe e leme te zieje per rreth nje ore. Gjate zierjes shtojme pak e nga pak sasine e ujit qe avullon, keshtu ne fund te zierjes kemi perseri te njejten sasi lengu si ne fillim. Lengu kullohet dhe ruhet ne nje vend te fresket.

    PER CFARE VLEN LENGU I ORIZIT
    Lengu i orizit vlen per te holluar qumeshtin gjate muajve te pare te jetes. Ne kete rast qumeshtit dhe lengut te orizit i shtojme sheqer.
    Lengu i orizit mund te perdoret per nje kohe te shkurter pa ushqime te tjera ne rast se femija ka heqje barku.
    Lengu i orizit nuk duhet ta zevendesoje asnjehere ushqimin e plote te femijes.

    PERGATITJA E LENGUT TE DRITHERAVE
    Lengu i orizit, tek ne, ka hyre ne perdorim te gjere sepse mendohet qe ka veti te parandaloje e pengoje heqjen e barkut, daljen jashte te shpeshte te femijes. Megjithate ka edhe drithera te tjere me shume vlere me te cilat mund te pergatitet leng i pershtatshem si elbi, gruri e tershera.
    Pergatitja behet ne po ate menyre si lengu i orizit.

    PERGATITJA E PALUZES ME MIELL
    Paluzet pergatiten me miell orizi, me miell gruri, me rralle me miellra te tjere si mielli i misrit, i pastruar dhe i bluar ne menyre te vecante.
    Per pergatitjen e paluzes mielli i orizit merret ashtu sic eshte. Mielli i grurit eshte mire te skuqet lehtesisht. Keshtu ai behet me i tretshem.
    Paluzet vlejne per pergatitjen e muhalebise. Paluzet nuk duhet te zevendesojne ushqimet e plota. Per te pergatitur 500 gram paluze veprojme ne kete menyre:
    Marrim 7-15 gram miell, ne rast se femija eshte nga 3 deri ne 5 muajsh, dhe 20-50 gram miell ne rast se femija eshte mbi 5 muajsh.
    Miellin e fusim ne nje tenxhere me uje te ftohte dhe e perziejme mire derisa te formohet nje trajte llapaje. Me pas e vendosim ne zjarr, i shtojme uje pak e nga pak duke e perzier vazhdimisht deri sa te plotesohen 500 gramet. gjithashtu shtohet nje maje thike kripe.
    Paluzja duhet te zieje per 15-20 minuta duke e perzier vazhdimisht. Paluzen zakonisht e perdorim per te bere muhalebine. Ne kete rast gjate zierjes, paluzes ne sasi 500 gram i shtojme 25 deri ne 35 gram sheqer. Ne fund paluzes i shtojme qumeshtin kur duam te pergatisim muhalebine.

    PERGATITJA E MUHALEBISE
    Muhalebia pergatitet duke i shtuar paluzes qumesht e sheqer.
    Marrim nje pjese paluze, se ciles i eshte shtuar sheqeri dhe e perziejme me dy-tre pjese qumesht lope te paholluar. I vendosim ne zjarr per 5 minuta.
    Muhalebine e bejme me te holle ose me te trashe sipas moshes se femijes.
    Muhalebia pergatitet edhe ne nje menyre tjeter.
    Marrim sasine e nevojshme te miellit dhe e perziejme me uje sa te behet llapa, me pas shtojme qumeshtin dhe sheqerin dhe i vendosim ne zjarr per 20 minuta. Sipas sasise se miellit, muhalebia del me e holle ose me e trashe.

  9. #49
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    PERGATITJA E QUMESHTIT PLUHUR
    Qumeshti pluhur ne rast nevoje, zevendeson mire qumeshtin e lopes.
    Qumeshti pluhur gjendet ne dy lloje; me yndyre te plote, sa permban edhe qumeshti i paskremuar i lopes ose me pak yndyre (i skremuar). Per femijet e shendoshe qe nuk vuajne nga heqja e barkut, perdorim qumeshtin pluhur me yndyre. Qumeshtin pluhur pa yndyre e perdorim vetem per nje kohe te shkurter, ne rast se femija ka heqje barku. Qumeshti pergatitet duke marre nje pjese pluhur qumeshti dhe duke e perzier me 8-10 pjese uje te vaket qe ka valuar me pare. Qumeshti pluhur shtohet pak nga pak duke e perzier vazhdimisht deri ne tretjen e plote te tij. Kur te jete shkrire plotesisht vihet ne zjarr dhe lihet aty derisa te filloje te nxjerre avujt e pare. Me kete qumesht bejme te gjitha pergatitjet si me qumeshtin e lopes. Qumeshti pluhur gjendet ne konfeksione te mbyllura. Pasi hapet kutia nuk duhet te qendroje gjate pa u konsumuar.

    PERGATITJA E QUMESHTIT TE KONDENSUAR
    Qumeshti i shterruar ose i kondensuar gjendet ne kuti te mbyllura. Ai ka permbajtje sheqeri. Per ta pergatitur per femije marrim nje pjese qumesht te kondensuar dhe e perziejme mire me 3-4 pjese uje te vaket, qe ka valuar me perpara. Me pas e vendosim ne zjarr ku e leme deri sa te nxjerre avujt e pare.
    Kutia e qumeshtit te kondensuar, pasi hapet, ruhet ne nje vend te fresket deri ne 24 ore ose ne frigorifer deri ne 48 ore.

  10. #50
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    PERGATITJA E KOSIT
    Kosi shitet i gatshem, megjithate ai mund te pergatitet pa veshtiresi ne shtepi.
    Qumeshti i lopes zihet dhe lihet sa te vaket ne temperature 45-50 grade. kur arrihet kjo temperature qumeshti ruan nje fare nxehtesie por nuk djeg. Qumeshti e fusim ne nje tenxhere prej gjysem litri, qe mund te mbulohet me nje kapak te puthitur.
    Marrim dy luge caji nga kosi i dites se mepareshme (tharm kosi) e perziejme mire me pak qumesht te vaket dhe ia shtojme tenxheres me qumesht, duke e perzier me kujdes.
    Tenxheren e mbulojme mire me kapak dhe e mbeshtjellim nga te gjitha anet me nje rrobe te leshte ku e leme per 3-4 ore derisa te jete formuar mpiksja. Kosin e zene mund ta perdorim shpejt. Ne rast se duam ta ruajme e mbajme ne frigorifer per 24 ore ose dhe pak me gjate.
    kosi i zene si duhet ka thartire te kufizuar.

    SI PERDORET KOSI PER USHQIMIN E FEMIJES SE VOGEL
    Kosi mund te pergatitet me qumesht te plote lope. Ai mund te pergatitet edhe me qumesht te skremuar, te cilit i eshte hequr pjeserisht ose krejtesisht ajka. Kosi i zene me qumesht te skremuar perdoret ne ato raste kur femija vuan nga crregullime te barkut.
    Kosi mund te perpunohet ne menyra te ndryshme. kosi mund te pasurohet duke i shtuar paluze me sheqer te pergatitur me perpara. Paluzja i shtohet kosit pak e nga pak duke e perzier me force.

    QUMESHT I MPIKSUR ME LENDE TE TJERA
    Qumeshti mund te mpikset duke e perzier me disa lende te tharta. Ne kete menyre ai i afrohet kosit. Qumeshti mpikset mire duke i shtuar leng limoni.
    Marrim rreth 200 gram qumesht lope te valuar qe eshte lene dersa te vaket. E fusim qumeshtin ne nje shishe, i shtojme dy luge leng limoni dhe fillojme menjehere ta tundim me force. Qumeshti i mpiksur me leng limoni merr shije te mire. Ai mund te pasurohet me sheqer, me leng orizi ose me miell e sheqer ashtu sic veprohet me kosin.
    Qumeshti mund te mpikset gjithashtu duke perdorur disa lende te gatshme te tharta si acid citrik e acid laktik.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

Faqja 5 prej 6 FillimFillim ... 3456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Këshilla Estetike/Në kushte shtëpiake
    Nga Mina në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 226
    Postimi i Fundit: 26-07-2024, 03:27
  2. Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 24-05-2009, 05:13
  3. Këshilla dhe udhëzime rreth provimeve shkollore
    Nga titi-a në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-12-2008, 09:44
  4. Këshilla për femrat!
    Nga Kërçovare1 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 25-08-2006, 05:14
  5. T`u kerkojme keshilla Femrave?
    Nga Dito në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 05-01-2005, 20:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •