Close
Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit
Duke shfaqur rezultatin 31 deri 40 prej 57
  1. #31
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    USHQYERJA E HUAJ GJATE MUAJIT TE 2-TE DHE TE 3-TE
    Ne kete moshe eshte mire qe foshnja te ushqehet 6 here ne dite qe do te thote se kuarjet femija i merr cdo 3 ore e gjysem duke ruajtur pushimin e nates prej 6 oresh e gjysem.
    Qumeshti i lopes hollohet duke i shtuar leng orize ne sasi me te paket. Mund te themi se qumeshti ze dy pjese dhe lengu i orizit nje pjese dmth ne raport 2:1.
    Nga raporti 1:1 ne 2:1 kalojme gradualisht, jo menjehere. Mesatarisht, femija ne kete moshe ka nevoje per keto sasi ushqimesh:
    Qumesht lope i paskremuar 400-500 gram
    Leng orizi 250 gram
    Sheqer 30-40 gram
    Sasia e ushqimit ne cdo kuarje shkon nga 100 deri ne 130 gram. Eshte permendur gjithmone lengu i orizit por ai mund te zevendesohet edhe me lengje dritherash te tjera si elbi etj.
    Nga muaji i trete ne shumicen e femijeve, ne vend te lengut te orizit, hollimin e qumeshtit mund ta bejme me paluze shume te holle.
    Lengu i frutave jepet ne sasi, se paku nga 25-50 gram. Ne vend te lengut te frutave mund te japim leng te holluar domatesh ose perimesh te tjera. Ne rast nevoje lengjet e fresketa zevendesohen nga nje tablete vitamine C.
    Vitamina D vazhdohet sipas udhezimeve qe jane dhene me perpara.

    USHQYERJA E HUAJ GJATE MUAJIT TE 4-t E TE 5-te
    Ne kete moshe eshte mire qe femija te ushqehet 5 here ne 24 ore qe do te thote se femija ushqehet diten cdo 4 ore dhe naten ruhet pushimi prej 8 oresh. Ne perzierjen e ushqimit qumeshti ze tre pjese ndersa paluzja e orizit ose e dritherave te tjera, nje pjese. Kete hollim e quajme 3:1.
    Ne kete moshe hollimi i qumeshtit behet jo me lengjet e dritherave por me paluze.
    Paluzet pergatiten duke marre rreth 3 gram miell orizi ose gruri te skuqur, qe perzihet me 50-100 gram uje te ftohte dhe pastaj vihet te zieje per 15-20 minuta. Nje luge caji e rrafshet permban 3-4 gram miell. Paluzja e gatshme perzihet me qumesht e sheqer dhe i jepet nje vale e shkurter.
    Mesatarisht per cdo 24 ore femija ka nevoje per keto sasi ushqimi.
    Qumesht 550-650 gram
    Paluze 250 gram
    Sheqer 40-50 gram
    Sasia e ushqimit ne cdo kuarje shkon nga 150-180 gram. Lengu i frutave ose i perimeve shkon nga 50-80 gram. Ne vend te lengut te frutave mund te perdorim fruta te grira ne rende, te kaluara neper nje site te imet. Ato mund te pergatiten edhe si kisel. Sasia e tyre shkon nga 100-150 gram.
    Vitamina D vazhdohet rregullisht. Ne moshen 5 muajshe nje ushqyerje mund te zevendesohet me nje pure patatesh ose perzierje perimesh.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  2. #32
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    USHQYERJA E HUAJ GJATE MUAJIT TE 6-TE, 7-TE DHE TE 8-TE
    Ne kete moshe femija zakonisht vazhdon te ushqehet 5 here ne 24 ore. qumeshti i lopes perdoret i paholluar. Me qumesht pergatiten muhalebite dhe purete. Sasia ditore e nevojshme e qumeshtit te lopes eshte prej 650-750 gram.
    Ne muajin e gjashte eshte e nevojshme qe nje kuarje te perbehete nga nje pure me patate ose me perime te perziera. Pureja duhet filluar ne muajin e peste. Ne muajin e gjashte, zakonisht purese ose muhalebise u shtohet gjysem e verdhe veze.
    Ne kete moshe fenija merr 4 kuarje me muhalebi dhe nje kuarje me pure. Ne muajin e 7-te dhe te 8-te, ushqimit te femijes i shtohet nje supe. Supa pergatitet me perime, me miell gruri, me gjalpe ose vaj me pak kripe. Ajo mund te pergatitet edhe me leng kockash ose leng mishi.
    Ne muajin e 7-te dhe te 8-te femijes i jepen tre muhalebi gjithnje e me te trasha, nje pure me perime dhe nje supe. Vazhdohet dhe dhenia me ushqimin e gjysmes se te verdhes se vezes ose nje e verdhe e plote. Ne kete moshe femija duhet te jete i mesuar me gjelle me kripe. Ai gjithashtu duhet te mesoje te pertypet. frutat jepen ne forme qulli, duke i shtypur kur jane te buta dhe duke i kaluar neper site kur jane te forta. Ato mund te perzihen me biskota te thermuara. Sasia ditore e frutave mbetet ne rreth 150-200 gram. Ato jepen njeheresh ne mes te kuarjeve ose te ndara pas dy kuarjeve gjate dites.
    Sasia e ushqimit per cdo kuarje shkon me kalimin e muajve nga 160-220 gram.

    USHQYERJA E HUAJ NGA MUAJI I 9-TE DERI NE MUAJIN E 12-TE
    Ne kete moshe shumica e femijeve vazhdojne te ushqehen 5 here ne 24 ore, megjithse ndonje femije mjaftohet me 4 here.
    Sasi ditore e qumeshtit me te cilin pergatiten ushqimet e nryshme nuk ka nevoje t'i kaloje 750 gramet.
    Kufizimi i sasise se qumeshtit e meson dhe e detyron femijen te haje ushqime te tjera shume me te nevojshme per te si; perimet, superat, mishin, peshkun, djathin, buken e thekur te thermuar etj.
    Ushqimi ditor mund te kete kete perberje;Nje here qumesht me buke te thekur, te thermuar ose me biskota. Dy muhalebi te dendura ose syltiac. nje supe me leng mishi, me perime, me buke te thekur te thermuar. Nga muajt e fundit supes mund t'i shtohet pak oriz ose makarina te imta. Nje pure me patate ose perime te perziera.
    Mishi i perpunuar mire, i zier dhe i grire imet, ne sasi 20-30 gram i shtohet supes ose purese. Djathi mund t'i shtohet purese ne sasi prej 15-20 gram.
    E verdha e vezes e plote i shtohet muhalebise, purese ose supes. Ajo gjithashtu mund te jepet e zier lehte ose e rrahur me pak sheqer.
    Qulli i frutave jepet ne sasi 180-250 gram. Frutat e buta nuk eshte nevoja t'i pergatisim ne forme qulli, ato mund t'i jepen femijes me copa te vogla.
    Sasia e qumeshti per cdo kuarje shkon nga 220-250 gram. Koha e dhenies se ushqimit ndermjet kuarjeve ndryshon sipas shijes se femijes dhe mundesive te nenes.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  3. #33
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    ME CFARE MUND TE ZEVENDESOHET QUMESHTI I LOPES
    E kemi theksuar vazhdimisht qe qumeshti me i pershtatshem per ushqyerjen e femijes se vogel eshte qumeshti i lopes i paskremuar. Qumeshti i dhise mund te zevendesoje qumeshtin e lopes per nje periudhe te shkurter kohe. Perdorimi i tij ne foshnjat e vogla si dhe perdorimi i zgjatur nuk jane te keshillueshme. Qumeshti i deles mund te perdoret vetem ne femijet me te rritur.
    kur mungon qumeshti i lopes, foshnja mund te ushqehet me qumesht pluhur te paskremuar.
    nje pjese qumesht pluhur perzihet me 8-10 pjese uje, atehere mund te themi qe kjo mae i afrohet qumeshtit te lopes.
    Ne ndonje rast mund te perdoret edhe qumeshti i kondensuar. Ky hollohet me 3-4 pjese uje. Veme ne dukje se ne disa raste qumeshti mund te zevendesohet me kosin.
    Perserisim qe paluzet, peltet, lengu i orizit nuk zevendesojne ne asnje menyre qumeshtin.

    MENYRA E DHENIES SE USHQIMIT TE HUAJ
    Femija i vogel me ushqyerje te huaj, gjate muajve te pare te jetes, e merr ushqimin me ane te shishes me biberon. Perdorimi i shishes dhe i biberonit, kerkon qe ato te mbahen me higjene te vecante. Gjate ushqyerjes shishja mbahet pjerret ne menyre qe ne biberon te mos kete ajer. Ne rast se nuk ruhet pjerrtesia, femija gelltit shume ajer. Gelltitja e ajrit i shkakton probleme femijes sepse behet shkak per gromesitje, per nxjerrjen e nje pjese te ushqimit dhe per dhembje barku. gjate marrjes se ushqimit, foshnja shume e vogel mbahet shtrire por me shpatullat dhe koken pak te ngritura.
    Me vone, dhe sa me shpejt te jete e mundur, nga muaji i 2-te dhe i 3-te, foshnja ushqehet duke e mbajtur ne preherin e nenes ose te kujdestares mbeshtetur dhe pak e ngritur mbi gjoksin e saj ne nje qendrim gjysem ndenjur.
    Kur femija eshte ne gjendje te qendroje ndenjur, vendoset ne nje karrige me tryeze ku jane vendosur ushqimet perpara tij.
    Eshte mire qe femija me ushqyerje te huaj te mesohet sa me shpejt te haje me luge dhe me pjate.
    Ushqimet me leng pas muajve te pare mund te jepen me filxhan ose me gote te vogel. Ushqimi i nje kuarje duhet t'i jepet femijes per rreth 20 minuta, shume rralle ne 30 minuta.
    Ushqimi ne cdo rast duhet te kete temperature te vaket, te afert me temperaturen e trupit. Perpara se t'ia japim femijes eshte gjithmone e nevojshme te provojme nxehtesine e ushqimit. Ne rast se ushqimi eshte ne shishe, e mbeshtesim ne fytyre ose mund te hedhim pak ushqim ne kurrizin e dores per te ndjere nxehtesine e tij.
    Kushdo qe ushqen femijen duhet te mbaje qendrim te qete e te embel. duhen menjanuar perkedheljet pa vend, largimi i vemendjes se femijes nga ushqimi gjithashtu dhe shfaqjet e nervozizmit.
    Ka shume rendesi ushqyerja e femijes me orar te vecante. Ky orar varion sipas moshes.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  4. #34
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    USHQYERJA E PERZIER
    Ne rastet kur nena gjate 5-6 muajve te pare te jetes ka qumesht gjiri, por ky nuk eshte i mjaftueshem per te plotesuar nevojat e femijes, detyrohemi qe krahas gjirit, t'i japim edhe ushqime te tjera. Ne keto raste themi se femijen e mbajme me ushqim te perzier.
    Ushqyerja e perzier eshte shume me e vlefshme per shendetin e femijes se sa ushqyerja plotesisht e huaj, megjithese nuk e ka vleren e ushqyerjes se plote ne gji.

    NE CFAR RASTESH FEMIJA VIHET NE USHQYERJE TE PERZIER
    Femija vihet ne ushqyerje te perzier ne ato raste kur nenes i pakesohet qumeshti. Pakesimi i qumeshtit mund te kete shkaqe te ndryshme. Keto shkaqe mund te lidhen me semundje te pergjitheshme nenes, me infeksione e demtim te njerit ose te dy gjinjve. Shkaqe te tjera mund te jene mungesa e zbatimit te rregullave te keshillueshme per ushqyerjen e femijes ne gji. Eshte e rendesishme te zbatohet orari i ushqyerjes se femijes.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  5. #35
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    KUSH VENDOS PER VENIEN E FEMIJES NE USHQIM TE PERZIER
    Per venien e femijes ne ushqim te perzier vendos mjeku ose Konsultorja e femijes. Ky vendim merret pasi verehet se qumeshti i gjirit eshte pakesuar dhe nuk ploteson nevojat per zhvillim te mire te femijes.
    Pakesimi i qumeshtit te gjirit vihet ne dukje duke bere disa prova te dyfishta si dhe duke pare qe femija nuk shton ne peshe, megjithse nuk vuan nga ndonje semundje.

    SI ZBATOHET USHQYERJA E PERZIER
    Ka dy menyra: plotesuese dhe zevendesuese.

    MENYRA PLOTESUESE
    Nena i jep gjirin femijes rregullisht cdo 3 ore, cdo 3 ore e gjysem ose cdo 4 ore. Pas boshatisjes se plote te te dy gjinjve, shtohet ajo sasi ushqimi qe i mungon femijes per te plotesuar nevojen e nje kuarje.
    Shtesa e ushqimit nuk behet e njellojte ne cdo kuarje, zakonisht femija merr me teper qumesht gjiri ne mengjes dhe me pak ne pasdite dhe ne darke. Per kete arsye, shtesat behen kryesisht ne pasdite dhe ne darke. Sasia e ushqimit qe i mungon femijes ne cdo kuarje percaktohet nga konsultorja pas disa peshave te dyfishta.
    Lloji i ushqimit me te cilin plotesohet mungesa e qumeshtit te gjirit, ndryshon sipas moshes se femijes.
    Mund te themi se lloji i ushqimit qe i shtohet femijes ka ate perberje si ne ushqyerjen plotesisht te huaj, kuptohet se sasia qe i jepet femijes eshte me e paket se ne rastin e ushqyerjes se huaj.
    Per te qene me te qarte po sjellim nje shembull;
    Nje femije 4 muajsh pi ne cdo kuarje 100 gram qumesht gjiri ne vend te 180 grameve qe i nevojiten. Ne kete rast pas dhenies se gjirit shtojme 80 gram me muhalebi te holle.
    E theksojme edhe nje here se plotesimi i gjirit me leng orizi, me paluze, me pelte nuk ka vlere ushqimore te mjaftueshme dhe prandaj keto shtesa nuk mund te zevendesojne ushqimet me baze qumesht lope.
    Ushqimet plotesuese nuk duhet asnjehere te jepen me biberon por me luge. Ne rast se e mesojme femijen ta ushqejme me biberon, ai mesohet te thithe lehte ushqimin dhe brakktis shpejt e plotesisht gjirin.

    MENYRA ZEVENDESUESE
    Ne menyren zevendesuese i japim femijes nje kuarje te plote me ushqim te huaj ne ate kohe qe nena nuk i jep gji.
    Ushqimi zevendesues mund te jepet nje here, dy here ose tre here ne dite.
    Ushqimi zevendesues jepet me ate perberje dhe me ate sasi si ne ushqyerjen e huaj.
    Per te qene me te qarte po sjellim nje shembull;
    Nje femije 3 muajsh ne cdo kuarje duhet te marre 130 gram qumesht gjiri. Ne rast se ne nje kuarje i japim ushqim te huaj, ky mund te perbehet nga 130 gram qumesht lope me leng orizi ose nga nje muhalebi shume e holle.

    SHTESA TE TJERA TE NEVOJSHME
    Ne ushqyerjen e perzier duhet te shtohen po ato lende qe jane permendur ne ushqyerjen natyrale, vecanerisht lengu i frutave dhe vitamina D.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  6. #36
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    USHQYERJA E FEMIJES GJATE VITIT TE DYTE
    Me mbushjen e vitit ushqyerja e femijes ndryshon mjaft ne sasi, ne cilesi dhe ne menyren e pergatitjes. Gjate vitit te dyte organizmi i femijes zhvillohet mjaft shpejt. Dalja e dhembeve e ben te mundur pertypjen e mjaft ushqimeve. Aparati tretes pranon ushqime me te ndryshme se gjate vitit te pare.
    Vitit i dyte fillon me muajin e 13-te e perfundon me muajin e 14-t. Gjate kesaj kohe kemi mjaft ndryshime ne ushqyerjen e femijes.

    A ESHTE I NEVOJSHEM QUMESHTI I GJIRIT GJATE VITIT TE DYTE
    Gjate vitit te dyte femija nuk ka nevoje per qumesht gjiri, perkundrazi vazhdimi i gjirit shpesh nuk lejon femijen te mesohet me ushqime te tjera te nevojshme.
    Nenat qe vazhdojne dhenien e gjirit gjate vitit te dyte lodhin veten e tyre dhe crregullojne ushqyerjen e femijes.
    Disa nena i japin gji femijes gjate nates. Keto ushqyerje krijojne zakone te keqia ne femijen dhe prishin qetesine e pushimin e tij gjate nates.

    CILI ESHTE ORARI I USHQYERJES SE TIJ NE KETE MOSHE
    Gjate vitit te dyte femija mbahet me 4 kuarje ne dite.
    Ushqimi jepet ne mengjes, ne dreke, ne zemer dhe ne darke. Midis dy ushqyerjeve asnjehere nuk duhet te kete diference kohe me pak se 4 ore.
    Ky rregull nuk duhet te shkelet ne asnje rast dhe ne asnje stine si ne shtepi, ashtu edhe ne cerdhe.
    Ne rast se megjesi i jepet shpejt, duhet dhene shpejt edhe vakti i drekes. Ne mes te njeres kuarje dhe tjetres femija nderrohet, fle, luan, nxirret ne ajer te paster dhe ne diell.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  7. #37
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    MENYRA E USHQYERJES
    Gjate vitit te dyte ushqyerja e femijes behet me e lire, me e ndryshme dhe me e pasur se gjate vitit te pare.
    Femija mesohet te pertype gjithnje e me mire. Ai tret ushqime te ndryshme kur geto gatuhen ne menyre te pershtatshme. Gatuarja e ushqimeve duhet te jete e vecante dhe e ndryshme nga ajo e te rriturve. Ushqimet jepen me te dendura, me te trasha. Atro ushqime qe kane nevoje per zierje, vazhdojne te zihen me kujdes.
    Ushqimet nuk kane nevoje te kalohen neper site, me perjashtim te ndonje rasti gjate muajve te pare te vitit te dyte.
    Shija e femijes ndryshon dhe behet me e ndjeshme. Per kete arsye behet i nevojshem ndryshimi, larmia ne ushqimet dhe ne gatuarjet, perndryshe oreksi pakesohet.
    Gjate nje kuarje mund te jepet jo me nje ushqim i vetem por disa ushqime.
    Qumeshti jepet ne sasi ditore nga 400-600 gram. Sasi te medha qumeshti pengojne marrjen e disa ushqimeve te tjera me vlere.
    Qumeshtit mund t'i shtohet edhe pak kafe elbi per ta bere me te pelqyeshem. Muhalebite nuk jane te domosdoshme. Ne vend te tyre mund te jepet qumeshti si pershesh ose si syltiac.
    Perimet perdoren gjeresisht, kryesisht patatet, karotat, spinaqi, bizelet, fasulet, domatet, sallatrat. Po ashtu perdoren orizi, makaronat e buka.
    Superat gatuhen jo vetem te lengshme si bujon por behen gjithnje e me te dendura. Orizi e makaronat gatuhen se bashku me supen. Ato gjithashtu gatuhen si gjelle me vete, duke i zier mire e duke shtuar leng mishi, gjalpe ose djathe.
    Veza jepet se bashku me te bardhen. Ajo gatuhet ne menyra te ndryshme.
    Mishi ose peshku, melcia, trute eshte mire te jepen cdo dite. Mishi ka nevoje te zbutet e te perpunohet mire vecanerisht gjate muajve te pare te vitit te dyte.
    Gjalpi e vaji jepen me gjeresisht. Ata ndihmojne per te shtuar vleren ushqimore dhe shijen e ushqimeve te ndryshme.
    Djathi si ushqim me vlera nuk duhet te mungoje.
    Recelet ose mjalti, ne sasi te kufizuar, zakonisht jepen me buken. Sheqeri perdoret ne sasi te nevojshme per te embelsuar qumeshti, syltiacin dhe per te pergatitur disa embelsira jo te renda.
    Eshte mire qe femija te mos mesohet me llokume, sheqerna e karamele.
    Frutat e fresketa jepen rregullisht. Ato pertypen mire nga femijet. Edhe frutat e thata jepen ne sasi te kufizuar. Disa perime jepen te paziera si domatet e sallatat. Kripa vihet ne gjellet me kohe dhe ne sasi te nevojshme. Femija duhet te jete i mesuar me gjelle te kripur qe gjate vitit te pare.
    Uji i jepet femijes ne sasi te ndryshme, kryesisht sipas stines. Eshte mire qe femija te mos pije uje ne kohen kur merr ushqimin por ne mes te dy vakteve te ngrenies.
    Sasia e ushqimit te nje kuarje zakonisht nuk kalon 300 gram.
    Pas vitit te pare femija mesohet te haje vete me luge, duke i qendruar nena prane ose nje pjestar tjeter i familjes.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  8. #38
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    GATUARJA KRYESORE
    Gjate vitit te dyte vihen re nga muaji ne muaj ndryshime te medha ne zhvillimin e femijes dhe ne aftesine ne tretjen e ushqimit.
    Ne fillim te vitit te dyte ushqimet pergatiten mjaft te perpunuara per t'i bere me te tretshme, kurse nga fundi i vitit te dyte me pak te perpunuara duke iu afruar disa gatuarjeve qe pranon femija me i madh.
    Ne megjes zakonisht jepet 200-250 gram qumesht i embelsuar me sheqer. Ne fillim qumeshtit i shtohen grimca buke te thekur duke e bere si pershesh jo te dendur. Me shtimin e numrit te dhembeve jepen rriska buke, me pak gjalpe, me recel ose mjalte e djathe. Disa femije pelqejne qe ne megjes nje gjysem veze ose nje veze te plote.
    Ne dreke mund te jepet nje supe me shume ose me pak e trashe sipas moshes e shijes se femijes. supa pergatitet me leng mishi, me perime, me vaj ose gjalpe si dhe me oriz ose makarona. Nga supa mund te kalohet ne nje pjate me oriz ose makarona te imta, te ziera mire. Ato gatuhen me gjalpe ose me leng mishi dhe ne fund i shtohet pak djathe i grire.
    Ne dreke i jepet gjithashtu nje sasi me tul mishi qe shkon nga 30-50 gram. Ne vend te mishit vlen peshku, melcia e trute.
    Mishi jepet i zier, i zbutur, i ndare ne copa ose grimca te vogla sipas moshes. Me mish mund te pergatiten qofte, kurse bifteket e bute zakonisht pelqehen e treten nga fundi i vitit te dyte.
    Ne rast se nuk i japim mish, ne vend te tij i japim femijes veze duke e hequr nga mengjesi.
    Ne zemer i jepet qumesht ose kos me buke e djathe, ose me gjalpe e recel si dhe nje frute e njome.
    Ne darke shume femije pelqejne supen dhe vezen. Ne rast se keto ushqime pelqehen ne darke hiqen nga ushqyerja e dites.
    Veza nuk jepet vetem e zier ose e rrahur me sheqer por edhe e skuqur me gjalpe ose vaj.
    Disa femije vazhdojne te pelqejne purete. Keto jane mjaft te tretshme dhe mjaft te pasura me lende ushqyese.
    Perimet duhet te zene nje vend me rendesi ne ushqyerjen e femijes. Ato jepen me supe ose me pure. Mjaft femije mesohen me patate te pjekura, te ziera ose te skuqura.
    Disa femije e kerkojne ne darke qumeshtin, kosin me buke ose sultiacin. Ne rast se keto jepen ne darke duhet te kemi kujdes qe femija te mos marre ushqime te tjera te lengshme si superat.
    Nje frute e njome eshte gjithnje e pelqyeshme.
    Ne pergjithesi do te theksojme se gjate vitit te dyte ushqimi i femijes duhet te kete ndryshime. Gjate nje kuarje mund te jepet me shume se nje lloj ushqimi. Gatuarjet e femijeve ne vitin e dyte duhet te pergatiten te vecanta nga ato te te rriturve. Femija duhet te mesohet te pertype mire.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  9. #39
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    USHQYERJA GJATE VITIT TE TRETE
    Gjate vitit te trete organizmi i femijes merr shume zhvillim. Keshtu plotesohen edhe dhembet e perkohshem. Kjo ben te meundur pertypjen dhe tretjen e ushqimeve pa veshtiresi.
    Gjate vitit te trete femija merr 4 vakte ushqim ne dite, si gjate vitit te dyte.
    Ushqimet jane te peraferta me ato qe jepen gjate vitit te dyte por ndryshon sasia e tyre ashtu edhe menyra e gatuarjes.
    Gatuarja e tyre i afrohet deri ne nje fare shkalle asaj te te rriturve. Femija fillon te kete me te shprehura shijet dhe pelqen me teper disa ushqime. Ai gjithashtu ka deshire per ndryshime ne ushqimet.
    Duke dhene ne nje kohe ushqime te ndryshme dhe gatuarje e shije te ndryshme, shtojme oreksin e femijes.
    Qumeshti dhe kosi jane ushqime te vlefshme. Ato nuk duhete t'i mungojne femijes ne sasi ditore prej 400-500 gramesh.
    Ushqime te tjera si buka, perimet, mishi, orizi, makaronat, yndyrnat u jepen ne sasi te medha.
    Sasia e ushqimeve varet mjaft nga levizjet e gjalleria e femijes.
    Femij deri ne nje fare mase e rregullon vete kerkesen per ushqime. Megjithate ne duhet te kemi kujdes qe femija te mos marre ushqime te njeaneshme.
    Proteinat, me permbajtje bimore e shtazore, jane te domosdoshme si dhe yndyrnat.
    Gjalleria e femijes kerkon me pak ose me shume karbohidrate, sheqerna, brumera. Te domosdoshme jane perimet e ndryshme te ziera e te njoma, sallatrat dhe frutat.
    Supat, orizi, makaronat, pergatiten si per te rriturit duke i zier mire.
    Mishi pergatitet ne forma te ndryshme, me kusht qe te jete i bute dhe te pertypet pa veshtiresi.
    Mishi i dhjamosur, mishi i derrit, nuk duhet te perdoren gjate tre viteve te pare te jetes.
    Per te bere gjellet me te shijshme, mund te perdoren salcerat e zakonshme, kryesisht me domate.
    Nuk duhet te perdoret piperi, specat djeges, turshite.
    Pijet alkoolike, qofte edhe birra, nuk duhete t'u jepen asnjehere femijeve.
    Ushqimi i jepet femijes me temperature te perafert me ate te trupit. Gjithashtu femijes nuk keshillohet t'i jepen ushqime te nxehta qe te djegin gojen si dhe shume te ftohta sic jane akulloret.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

  10. #40
    Moderatore
    Anëtarësuar
    09-06-2002
    Postime
    1,812
    USHQYERJA E FEMIJES PAS VITIT TE TRETE
    Pas vitit te trete femija ka mundesi te haje, te trese shumicen e ushqimeve qe ha i rrituri. Ai ushqehete ne tryeze se bashku me prinderit e tij.
    Gatuarja e ushqimeve nuk ka shume ndryshime nga ajo e te rriturve. Megjithate disa gatuarje te renda, me shume yndyre, me shume sheqer, ose me piper e turshi, nuk duhet t'u jepen shpejt femijeve. Sasia e ushqimeve shkon duke u shtuar me rritjen e femijes. Ajo percaktohet deri ne nje fare shkalle nga vete kerkesat e femijes, nga gjalleria e levizjeve te tij. Masa me e mire per mjaftueshmerine e femijes eshte rritja dhe zhvillimi i rregullt i tij.
    Ashtu sic u vu ne dukje edhe per femijen gjate vitit te trete nuk duhet te mungojne ushqimet me vlere, vecanerisht proteinat, yndyrnat, frutat e njoma. Karbohidratet plotesojne nevojat e organizmit, sipas gjallerise se jetes se tij.
    Qumeshti ose kosi ne sasi prej rreth 300 gramesh eshte shume i vlefshem.
    Femija nga viti i trete deri ne vitin e gjashte eshte mire te vazhdoje te marre kater vakte ne dite. Megjithate, gjate dimrit, kur dita shkurtohet, si dhe pas vitit te gjashte mund te kufizohemi ne tre vakte.
    Ne ato raste kur femija merr shpejt ushqimin e mengjesit dhe vone ate te drekes, mund te jepet nje ushqim i kufizuar ne mes te dy ushqimeve.
    Ruajtja e rregullt e urarit ne ngrenien si dhe pertypja e kujdesshme, duhet te behen me kohe shprehi per femijen.
    Kemi vene ne dukje se femijes nuk duhet t'i jepen pije alkoolike te asnje lloji. Alkooli, edhe ne sasi te vogla, i sjell deme femijes.
    Edhe pirja e kafese nuk eshte as e nevojshme as e dobishme per femijen. Ne rast se femijes i pelqen mund t'i jepet kafe prej elbi me buke te perzier me qumesht.
    Ujin femija e pi sipas kerkesave te organizmit te tij, sipas stines, sipas aktivitetit fizil. Sidoqofte, perserisim qe pirja e ujit gjate ngrenies pengon tretjen e mire te ushqimit.
    Kenga me e larte qe mund te degjoje njeriu eshte belbezimi i shpirtit njere

Faqja 4 prej 6 FillimFillim ... 23456 FunditFundit

Tema të Ngjashme

  1. Këshilla Estetike/Në kushte shtëpiake
    Nga Mina në forumin Bukuri dhe estetikë
    Përgjigje: 226
    Postimi i Fundit: 26-07-2024, 03:27
  2. Përgjigje: 9
    Postimi i Fundit: 24-05-2009, 05:13
  3. Këshilla dhe udhëzime rreth provimeve shkollore
    Nga titi-a në forumin Komuniteti musliman
    Përgjigje: 0
    Postimi i Fundit: 28-12-2008, 09:44
  4. Këshilla për femrat!
    Nga Kërçovare1 në forumin Në kërkim të romancës
    Përgjigje: 100
    Postimi i Fundit: 25-08-2006, 05:14
  5. T`u kerkojme keshilla Femrave?
    Nga Dito në forumin Tema shoqërore
    Përgjigje: 102
    Postimi i Fundit: 05-01-2005, 20:26

Regullat e Postimit

  • Ju nuk mund të hapni tema të reja.
  • Ju nuk mund të postoni në tema.
  • Ju nuk mund të bashkëngjitni skedarë.
  • Ju nuk mund të ndryshoni postimet tuaja.
  •